Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Vajza ther të atin me thikë!!

    DEVOLL

    Meqë nuk e pranon në shtëpi për të jetuar me vëllezërit, një vajzë ka tentuar të vrasë të atin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Menkulas të Devollit. Sipas policisë lokale, Julianda Ametlli ka tentuar mbrëmjen e së martës të vrasë me thikë babanë e saj, Fiqiri Ametllin. Por thika e ka plagosur këtë në këmbë. Po dje policia ka arrestuar 27-vjeçaren, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Burime të policisë bëjnë të ditur se, sipas deklarimeve që Julianda ka bërë në komisariat, qëllimi i saj ishte vrasja e të atit, pasi ai nuk e pranonte si bijën e tij dhe e cilësonte atë të shthurur. Ndërkohë, babai i saj, Fiqiriu, ka treguar për Gazetën konfliktin e tij me të bijën dhe tentativën e saj për ta vrarë.

    Kur ju kanë lindur mosmarrëveshjet me vajzën tuaj?
    Në vitin 1991 unë u divorcova me gruan time. Djalin e madh e mora unë, kurse vajza, Julianda, dhe djali i vogël ndenjën me të ëmën. Pas disa vitesh mora në shtëpinë time djalin e vogël, i cili nuk donte të rrinte me të ëmën. Kështu, vajza, Julianda, mbeti vetëm me nënën dhe të dyja, prej vitit '93 jetonin në Greqi. Kur ishte vetëm 16 vjeçe, vajza vendosi të jetonte me një burrë, me të cilin ka një djalë 10 vjeç. Ajo u nda nga i shoqi para pesë vjetësh dhe tani jeton me djalin, herë në Greqi dhe herë në Bilisht. Nuk e kam ditur asnjëherë se çfarë jete bënte ime bijë, por njerëzit thoshin se ajo nuk ishte e rregullt.

    Çfarë ju ka kërkuar vajza që marrëdhëniet mes teje dhe asaj janë acaruar aq shumë?
    Unë refuzoja ta takoja, edhe pse ajo këmbëngulte vazhdimisht. Vajza më kërkonte që unë ta merrja në shtëpi, ku jetoj me dy djemtë dhe gruan time të dytë, por kjo gjë nuk mund të pranohej. Para dy javësh, Julianda më sjell me një shoqen e saj kameriere një letër, por unë nuk pranova ta merrja atë, duke e kthyer mbrapsht. Siç e thashë më sipër, ajo bënte një jetë të shthurur dhe unë nuk doja të fusja në shtëpi një vajzë të tillë.

    Çfarë ndodhi kur Julianda erdhi për t'ju vrarë?
    Pasi unë refuzoja ta takoja, ajo, më 2 gusht, rreth orës 22.30, erdhi në furrën e bukës ku punoj dhe më kërkoi që t'u ktheja përgjigje atyre që më kishte shkruar. Unë i thashë se nuk e kisha marrë letrën e saj, pasi nuk doja të kisha punë me të. Si edhe herët e tjera, kërkonte që ne të kishim një komunikim normal. Unë pikërisht këtë gjë nuk kam për ta pranuar kurrë, sepse ajo ka jetuar gjithmonë sipas kokës së saj, duke më turpëruar mua dhe familjen time. Kur ia thashë këto, ajo filloi të më godiste me çfarë t'i dilte përpara dhe u largua. Por kthehet sërish pas një ore dhe duart i mbante mbrapa. Duke parandier rrezikun, u thashë dy kolegëve të mi të punës që të largoheshin. Në këtë çast vajza sulet të më godasë me thikë në bark, por unë u shmanga dhe thika më zuri në këmbën e majtë.


    "Babanë doja ta vrisja, se më mohoi për 15 vjet rresht"

    Duket se 27-vjeçarja është mërzitur shumë që ka plagosur babanë e saj. Në të vërtetë, nuk është mërzitur për këtë, por për faktin se nuk ka arritur ta vrasë. Ajo ka pranuar në polici se kishte shkuar e bindur në vetvete për të vrarë të atin. Para uniformave blu ajo ka treguar edhe arsyet, sipas saj, që e kanë detyruar ta ndërmarrë këtë veprim. "Shkova në furrën e bukës ku punonte babai për ta vrarë atë, pasi ai më ka mohuar për 15 vjet rresht. Madje, nuk ka denjuar asnjëherë të pyesë se çfarë bëja unë, vajza e tij", ka thënë Julianda, e cila ka pranuar se "për të marrë rrugën me thikë në dorë, i është dashur të kthejë disa gota me pije alkoolike. "Edhe pse kisha pirë disa gota, e kisha shumë të kthjellët mendjen për të realizuar qëllimin tim, që ishte vrasja e babait", ka thënë ajo. Pasditen e së mërkurës ajo pritet të dalë përpara gjykatës për të marrë vlerësimin e masës së sigurisë. Ndërsa për fëmijën e saj tashmë do të kujdeset e ëma, e cila, bashkë me të bijën, para disa kohësh është kthyer nga Greqia dhe banonin së bashku në një dhomë në qytetin e Bilishtit.

  2. #2
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    dhe duke mohuar evlatin e tij, ky baba pandehte qe bota do e respektonte me teper ate, do e shikonte me sy tjeter? perkundrazi kete 'shthurjen' e vajzes do ja fajesonin prinderve...femija pasqyre e prindit, ne maje te gjuhes i kemi keto theniet.
    dhe jo se e mbeshtes kete tentativen e vajzes per te vrare babain se eshte e paperceptueshme...por te thuash nuk e kam qasur femine tim se kam degjuar fjale te liga, eshte akoma me shokuese.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  3. #3
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683

    turp

    wow edhe kete se kisha pare a degjuar ndonjehere .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Babai dhe vajza me duken te shkalluar te dy. Por mire si ka zemer babai te refuzoj vajzen e tij, sa i liget, me vjen keq ne nje fare menyre per vajzen qe ka nje baba te tille. Sado shthurur eshte vajza, ai duhet ta pranoj me kraht hapur, ehh po crendesi ka te gjykosh keta njerez te tille. Dhe vajza meduket eshte e semure nga mendja, ose thjesht "a desperate lunatic" te veproj kete akte. E refuzoj babai per 15 vjete prandaj tentoj ta vriste? ajde mendje ajde. Ca njerez skan dinjitet fare...te refuzoj mire, tani vazhdo jeten moj vajze. Kurse babai eshte sic mund te pershkruash nje person qe vec per reputacionin, dhe per veten e tij mendon, "a cold hearted SOB" sorry for my "french"
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 05-08-2004 më 11:09
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #5
    Prandaj kur vendos te behesh prind duhet ta pyesesh veten mire...po mireee ama. Dhe po nuk pate takat, mos iu fut fare me mire asaj pune. Budallenjte edhe pse deshtojne njehere ia fusin edhe nje tentative tjeter...bejne edhe nje qerre tjeter me fatkeqe dhe fatkeq...
    Ky baba zuzar gjakun e tij e la rrugeve dhe pastaj kur ajo (vajza) u shkaterrua ne luften per mbijetese(duke mos pasur asnje figure apo hije mashkulli te aferm te kujdesej per te dhe ta perkedhelte), atehere, ky maskara nuk donte t'ia shihte me as syte! Sa turp! Tamam low IQ edhe shpirtkazem.
    Vajzat jane shume te lidhura me baballaret. Kete e them nga vetja ime dhe nga c'kam pare verdalle. Baballaret i duam dhe na duan shume. Si mund t'ia mohoje prindi dashurine e tij femijes se vet apo te mos e lejoje femijen ti shpreh dashurine e vet babait dhe nenes? Prinderit jane ata qe do na duan dhe do ti duam gjithmone pa kushtin me te vogel...eshte ligj i pandryshueshem i natyres!
    Me vjen shume keq per kete vajze...se me duket se ka kaluar mbi shume te keqia, e vetme fare dhe kjo e fundit qe beri ia damkosi dhe me keq jeten...

    green

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Sa vite burg mendoni se do bej kjo. Kjo sduhet te dal me nga burgu ter jeten. Po atije ku esht nuk besoj se ka per te ber me shum se 6 muaj. Krimineli ne shqiperi nuk esht kjo vajz esht fatos nano me shok qe i len kriminlat te lir.

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    ehhh sick people
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    Sa vite burg mendoni se do bej kjo. Kjo sduhet te dal me nga burgu ter jeten. Po atije ku esht nuk besoj se ka per te ber me shum se 6 muaj. Krimineli ne shqiperi nuk esht kjo vajz esht fatos nano me shok qe i len kriminlat te lir.
    Te jesh i sigurte friendlyboy se qyqaret si puna e kesaj e bejne burgun tamam atje! Ah, per te dobtin ne Shqiperi, ato ligjet e Nano rrugacit me shoke nuk pine uje!!

    green

  9. #9
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    ahahahah green nice come back

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    "NIKITA" is back !

    Monstrave të tilla nuk u hapen dyert. Se po ua hape, jo me thikë, por me mitraloz ua hyn të gjithëve.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •