Nuk hakmerret dot. S’di ku te kerkoje meshire, lutjet e tij s’kane te sosur e megjithate ja ku eshte: i gjunjezuar, pa shprese, me temthat qe pelcasin si gjemime brenda kokes.
Ne dere degjohen disa trokitje te lehta. Kthehet i pavendosur e pergjon. Edhe nje here, pastaj peshperima qe i njeh mire.
-Eshte brenda, e pashe une kur u fut,-degjon nje ze qe i duket i afert.
Ngre te dy krahet deri afer gjoksit, mbeshtillet me to e nuk flet, as leviz, pret qe ata te ikin. Nuk ka nevoje ta ngushellojne, s’di si te beje ne sy te tyre. Pas pak peshperimat humbasin ne zbrazeti. Ata qe ishin jashte jane dorezuar, kurse ai, brenda asaj dhome, thote me ze te larte :
-Babai im !
Qendron ashtu deri sa afrohet nata. Hijet lepijne me rradhe te gjithe sendet, njera pas tjetres, edhe ate vete. Ai perqafohet me tisin e zi, sikur brenda tij te jene duart e hapura te te ndjerit. Shpreson per keshtu, te pakten.
-O zot,-e shtrengon dhembet deri sa ndjen te kercasin mbi dysheme lote te ngrire, qe thyhen si rruaza ne goditjen e pare. Marramendet, ec dhe rreshket mbi lotet e tij, rrezohet i plagosur ne shpirt, e ngrihet per t’u mjekuar me harresen e diteve qe do vijne me vone. Ben nje xhiro ne forme gjysem rrethi, e ndalet me koken pertoke. Telefoni i tij eshte bere ciflash. Nje nate te tere pa gjume, per te degjuar koben e fatit ne oren tete te atij mengjesi:
Kaq shpejt e papritur, sikur te ishte nje cudi e frikshme e gjithe kjo. Qesh me zor te madh, i drejton gishtin vetes, nis te thote gjysma gjera qe i tronditin shqiptimin. Fikson duart, gishtat e drejte, te vegjel, qe dridhen plot ankth, kapen njeri me tjetrin e kercasin te thyer, te humbur, ne vetmi. Perseri po trokasin ne dere. Edhe nje here tjeter. Trokitjet jane te rregullta, sikur ta dine qe ai eshte brenda e patjeter do ta hape me ne fund ate porte.
Heshtje. Pastaj nga e para ritmi i trokitjeve qe e egerson te gjithin. Rremben ne duar nje karrige dhe e flak pas deres. ajo thyhet. Zhurma qe ben ka dicka te huaj, te gjalle, nje shije tjeter-bote qe ai e ka harruar brenda nje dite. Kalojne disa sekonda ne heshtje, pastaj prape trokitje. Kete rradhe kafshon buzen, ngre supet, rrotullon koken, perkul celesin ne brave dhe hap deren.
Nje ere e furishme hyn brenda me vrull dhe e shtyn per mbrapa, e rrezon pertoke.
-Baba-klith, mbyll syte si per te pritur dicka hyjnore, pastaj si e ndjen qe s’po ndodh gje i hap, ngrihet me kembe, kontrollon jashte dhe dallon qe nuk ka njeri.
Dritarja eshte hapur pa e ditur perse, e tutje saj degjohet nje fishkellime lamtumire, aq sa ai nuk iu beson vesheve dhe kerkon te mbyte me renkime zhurmen e pertej dhomes.
-Njeriu me i afert me braktisi, e une s’munda te jem dot prane tij,-mendon, kur ritmi i botes se tij po prishet nga gjera qe i kercejne prej mendjes dhe i kujtojne per cfare behet fjale. Toka, qielli, qe e ka privuar njehere e pergjithmone nga hija e babait te tij.
-Tani si i behet? E gjitha nuk vihet dot ne vend asnjehere. Mua po me ndodh per here te pare, e shikoj, e jetoj, i pafuqishem sic jam duke degjuar-pergjuar hapat e te tjereve qe vijne te me takojne. Ngushellimet e tyre! Jeta vazhdon, keshtu do me thone, por une e di qe asgje s’eshte me si dikur. Perkedheljet e Tij ne fytyren time do jene te hershme, si endrra, gjurmet e gishtave nuk do lene groptha te vegjel mbi lekure, buzeqeshja ime s’do jete me ajo e meparshmja, e lumtur dhe e lire si asnjehere. Kurse jashte njerezit vazhdojne. Mblidhen te gjithe naten ne shtepite e tyre, shtrengohen njeri me tjetrin e flasin sa te lumtur jane. Sikur nje dite, sikur ajo dite, s’do ekzistoje edhe per ta; Sa keq!
Por une nuk dua te jete keshtu!
Nuk dua!
Tani ka gjetur nje album fotografish, te marre me vete ne kete vend te huaj, e me syte mbyllur, kerkon, mendon, fotot me atin e tij. Shpirti i tij i veshur me nje mantel te paforme, uron te dije, me friken mos humbase shpejt perfytyrimin e atij qe i dha jete njezet vjet perpara.
U be shume kohe qe s’po qan me. Nje mekanizem e kujton te vere kujen, e nis te zbrazet posacerisht nga helmi i zemres. Duket sikur gjithcka ka marre fund. Por as nje sekonde me teper dhe ja ku eshte, i veshur nga koka te kembet e me nje shikim te zhytur ne pikellim, hap deren e pengohet jashte, ne nje rruge qe e di ku e con...
% % %
Endrra e kishte cuar ne nje pyll te pagjendshem, diku mes baltes dhe ajrit, aty ku duhej te ndodhej ajo qe po kerkonte. Ishte e vetmja enderr qe kishte prekur me dore, e kishte pare naten e shpirdhenies se prindit, ndaj besnik deri ne fund i asaj dhimbjeje pa shprese, tani kishte shkuar aty ku duhej.
Ne zemer te atij pylli ngrihej nje qetesi e hershme, qe gelltiste zhurmat me te vogla, i pertypte dhe i peshtynte me fuqi, per te zene te carat nga hynin klithma e vajtime. U ul te degjoje zemren e tij, tik-taket e saj te dobta i dhane nje perfytyrim te frikshem per cfare kishte ndodhur. Duhej te kerkonte dicka ne mes te gjithe atyre pemeve. Nje grope te shtruar pertoke, te mbuluar me nje mantel gjembash te mprehte, te larte, qe dukeshin vetem kur iu shkoje afer.
Perreth kishte rene erresira, e ai u ul, ndezi nje qiri qe u dogj pergjysme dhe u shojt vete.
Diku aty afer mesnates, u lodh, kujtoi se po klithte, por nuk nxorri dot ze. Perkundrazi, gjembat qe mbulonin porten u gelltiten ne hic, ajo po hapej ngadale, nentoka e squllur ne tym e flake, zuri te levize nofullat. Iu be sikur degjoi nje ze jonjerezor. Iu afrua me shume atij vendi, e nje drite e cuditshme tani binte mbi nje skene te vogel, ku dukeshin dy hije njerezish te ulur mbi nje ure disa metra ne ajer.
-O zot,-klithi dhe te dyja hijet kthyen koken pa u afruar.
-Uf, me trembe,-foli hija e pare, duke leshuar dicka pertoke. –Eshte hera e pare qe vijne e na ndajne ne mes te nje bisede.
-Edhe ti…Sikur s’e dije qe do vinte djali,-foli e dyta, duke bere nje hap me shume perpara.
-Ah, domethene ti je ai qe te shqetesuam mbreme! E more vesh apo jo? Babai yt kaloi ne tjeter bote!
-Ku eshte? A mundem ta shoh!
Ato nisen te qeshin.
-Atehere perse me sollet ketu?
-Te sollen kujtimet e njeriut qe doje me teper. Vetem ti ke celesin e shpirtit te tij, i jep drite kur ka nevoje, ose ne te kunderten e le te zhytet ne harrese dhe erresire deri ne fund.
-E gjithe kjo nuk ka kuptim!
-Menyra si e mendon jeten nuk ka kuptim i dashur! E shikon kete( dhe hija qe eshte me larg ngre me dore ate qe kishte rrezuar pertoke), kape!
Ishte nje sfere e shndritshme, e vogel sa nje grusht, qe ai e priti ne ajer. E rrotulloi nga te gjitha anet, e kontrrolloi e nuk gjeti asgje te vecante.
-Ec, fol pa frike, permes saj te degjojne njerezit, te gjithe njerezit e kesaj bote.
-C’te bej?-peshperiti i lodhur ai.
-Duhet te pershkruash nga koka te kembet prindin tend. Te tregosh cdo cast te botes tende, gjithe ate dhimbje te madhe qe te fryn damaret e kercen tej rrugeve, per te rrafshuar e permbytur shpirtin tend.
Ai fishkelleu lehte, e permes sferes u ngrit nje stuhi zhurme qe cau driten e gjemoi kobshem mbi bote. Ishte e vertete gjithcka. Por ai e kishte te pamundur te ecte perpara, nje hap me shume do te thoshte te ndante me te panjohur boten e tij, dhimbjen e tij, kujtimet, perfytyrimet, endrrat qe e mbanin akoma lidhur me babain e vdekur!
-Kjo bote nuk i meriton njerezit!-e ndersa sfera percoi mesazhin aty ku duhej, ai gelltiti ne vetvete dobesine e tij. -Njerez, duhet te qani bashke me mua sot! Une per prindin tim te vdekur, per veten time, per te tjeret qe do vdesin pastaj. Te njejten gje dhe ju, duke filluar numerimin nga vetja dhe te dashurit tuaj!
Me degjoni?
Hijet filluan te qeshin duke ferkuar duart. Atij i erdhi inat, u mat te thoshte dicka te paqarte, ofenduese, pastaj u mbeshtoll ne vetvete, mendoi nje grusht shkronjash e ne kurriz te tyre, kerkoi qe permes sferes te ndodhej tek babai i tij.
-Nese eshte kjo ajo qe do,-dhe hijet u afruan, e sa me afer qe vinin aq me shume ngjanin si hije njeriu.
-Te shkosh tek ai, posi,-e me vete kishin sjelle dherin e nje varri mesatar, ia hodhen njehere e mire persiper e i kercyen me kembe per ta ngjeshur sa duhej. Ai kujtoi se vdiq, por shume shpejt gjeti menyren t’i shpetonte ankthit, luti meshire, hijet e degjuan dhe e nxorren andej.
-E gjete ?-i thane ndersa ai po perpiqej te justifikohej. Te tregonte qe per te vetmin cast te asaj dite ishte perpjekur te shpetonte veten e t’i bente bisht dherit, ne vend qe te kerkonte ate per te cilin kishte erdhur.
-Eh, njeriu,- ia bene hijet dhe zune pozicionet qe kishin duke u larguar.
Nuk i pelqeu ai ton. Sikur e kishin marre me perdhune, per ta tallur me te qeshura mbytese ne moment e asaj fatkeqesie. Megjithate ishte afer, kaq afer dickaje qe kishte kuptim, sa nuk duhej te bente vec te zgjaste doren e te peshkonte ne ajer mallin per fytyren e prindit.
-E beni dot te ngjallet?-iu foli si mendoi qe ujerat ishin qetesuar.
-Ne? Te NGJALLET? Kjo eshte e pamundur per nje te vdekur! Shiko ketu…,-dhe njera hije u fry, ngriti gishtin kercenues dhe i kerceu persiper hijes tjeter. Kjo e fundit, e zbardhur ngan nje frike-llahtar, ia futi nje vrapi te ceket, deri kur u rrotullua e ndaloi ne vend. Ishte si nje njeri i ndodhur nen nje rrezik te kobshem, qe ndalet atehere kur s’duhet, i bindur t’i shkoje deri ne fund fatit te tij.
-Pranoj,-tha ne menyre teatrore hija qe i ngjante njeriut te pashprese. –Le te mendojne per mua te tjeret,-e ne qeshjen e saj perbuzese kishte dicka te njohure dhe per veshet e Atij.
Nderkohe tjetra hija, e zeze si nate-vdekja, iu hodh persiper, e gllaberoi me nje te hapur te gojes, e treti ne hic e iu kthye atij duke thene:
-Une dhe ajo jemi nje tani!...Upsss,-e duke gromesitur plot zhurme, nxorri nje flluske te bardhe ku notonin dite te mbushura plot diell e jete.
Atij nuk iu durua me. E gjithe kjo ishte tallese dhe ofenduese. Maskarade turpi, keshtu i quajti ato shfaqje skene. Me gjithe fuqine cau pertoke sferen qe mbante ne duar...Dhe mrekulli, ne habine e tij, nga sfera erdhi nje arome e lehte, qe e perkedheli ne gjume dhe e bindi te ishte diku larg, ne pritje te atit te tij. Brenda nje shtepie ku te gjithe ishin jashte, e ai akoma i vogel, pergatiste me kujdes dreken e pare qe kishte gatuar vete. Zilja qe ra tre here, sinjali qe babai po priste jashte dere. Qeshi me te madhe. Sikur t’i ishte kujtuar qe kishte mbajtur ne dore, nje sfere te vogel ne momentin kur lindi, e heret a vone do ta kishte thyer per nje gje te bukur. Te embel. Magjike. Ishte sfera e refleksit te tij, mbushur me nje dashuri te plote, qe po plotesonte ngadale ngadale humbjen e larget, aq te larget sa s’po e mbante mend.
Brenda asaj shtepie ndihej aroma e gjelles qe vlonte ne zjarr. Ai ishte vetem, por ne porte degjoheshin trokitjet e njohura te nje njeriu te dashur. Ai ishte aty, pas asaj porte i sjelle nga sfera e shpirtit te tij. Le te priste. Te vonohej. Heret a vone porta do hapej. Dikur! Ne piken e panjohur te nje te ardhmeje per te gjithe. Brenda nuk kishte me inat, i bindur qe nje dite do plotesoheshin gjysmat e ai do takohej me Ate. Gjella vazhdonte te digjej ne zjarr. Jashte deres, trokiste i lodhur babi i tij!
Q
Krijoni Kontakt