Kishe qene perhere aty
me shikimin e keqkuptueshem te nje ikone.
por une isha lodhur nga zberthimi i miteve
dhe kenga e sirenave
Sa kish nisur te plaste uje ne anije
dhe flaka e vdekjes digjej
ne syte e marinareve
Kishe qene perhere aty
per te me kujtuar se
nder njemije ēelsat qe mbaja ne duar
asnjeri nuk ishte i duhuri,
por ne deshperimin dhe ankthin tim
s'munda te shoh se dyert ishin te hapura.
Mjafton te shkulej nje stuhi gjaku.
Kishe qene perhere aty
per te me shkundur se
duhet ti trembesha fitores me shume sesa humbjes
por mirazhi qelloi me i gjalle se e verteta
dhe deshira me e forte se frika
Kishe qene perhere aty per te me thene se
syri eshte pengesa qe vonon kohen
por atebote ikonat i varnin ne mure
dhe u gezoheshin arit te kornizave
Nuk e dija se ikonat kishin zemer
nuk e dija se te verbrit shihnin pertejin...
Krijoni Kontakt