Postuar më parë nga
Kryeplaku
Eshte dicka normale te degjosh ne cdo shtet te botes njerez qe ankohen per sistemin politik ose per qeverine duke shprehur shume here pakenaqesi dhe urrejtje. Vet praktika ka treguar qe nuk ka sistem politik ose qeveri nga e cila do mbetet e gjithe popullsia e kenaqur, gjithmone do ekzistojne grupacine njerezish qe nuk do ndjehen mire me politiken e ushtruar. Por problemi qendron kur te pakenaqurit nuk jane disa grupacione por shumica e popullsise, sic ndodh ne Shqiperi. Sa here qe ndonje kanal televiziv mer mundimin te pyesi banoret e kryeqytetit ose te qyteteve te tjera te Shqiperise nese jane te kanqur me gjendjen ne vend dhe me politikanet, rradhe here degjon pergjigje pozitive. Problemi i Shqiperise duket se eshte me serioz ne krahasim me shume vende te tjera te Europes Lindore, qe pak a shume qytetaret e ketyre vendeve kane te njejta shqetesime me Shqiptaret. Ne Shqiperi kemi edhe nderhyrje nga jashte e cila me pak fjale thote "ndroni politike se ndryshe jeni vetem". Keto nderhyrje nuk behen nga ndonje "armik" i qeverive shqiptare qe do te ngatrohet aty ku nuk duhet por behet nga organizata politike nderkombetare qe kan prezence mbarboterore ose nga shtete me potence mbi Shqiperine. Midis ketyre organizatave mund te permendim OKB e cila e ka futur Shqiperine pothuajse ne te gjitha listat e zeza qe lidhen me varferine, shendetesine, ruajtjen e te drejtave demokratike, mjedisin etj. Nga ana tjeter kemi organizatat europiane sic eshte Keshilli i Europes, ku mer pjese edhe Shqiperia, Bashkimi Europian, OSBE etj. Verejtjet e Keshillit te Europes per vitin 2004 ishin nga me seriozet kundrejt Shqiperise sepse mbi te gjitha ato referoheshin te te drejtat e njeriut dhe te drejtat demokratike ku sipas kesaj organizate Shqiperia shfaq mangesira te teperta dhe duket se vendi jone brenda 13 vjeteve qe nga renja e sistemit diktatorial komunist nuk paska bere hapa te medhaja. Kete konkluzion e verteton edhe perparimi kolosal - ne krahasim me Shqiperine- i vendeve te tjera te Europes Lindore qe kaluan nga Komunizmi ne Ekonomine e Lire. Te njejtat afersisht konkluzione per Shqiperine duket se kan nxjerre edhe OSBE me Bashkimin Europian. Sigurisht verejtjet e Bashkimit Europian jane me problematike per Shqiperine po te marim parasysh se BE eshte sponsorizuesi me i madh i Shqiperise dhe nga ana tjeter gjithe dipllomacia shqiptare sot perkufizohet nga nje deshire per te hyre ne kete komunitet. Me ne fund, pa u shqetesuar nga gjendja politike ne Shqiperi nuk mbeti as SHBAja e cila nuk nguroi ne 1997ten te keshilloje z. Nano midis ambasadores amerikane ne Tirane te mos mari persiper rolin e kyeministrit, sepse dicka e tille sipas Uashingtonit mund te sillte krize politike ne vend. SHBA deshiron te ket aleance me nje shtet ku ka stabilitet politik e jo me nje shtet ku politikanet aventuriere e kan te veshtire te themelojne politike largpamese.
Ku ndodhet problemi i Shqiperise?
Nga ato qe shkruajta me siper duket qarte se realiteti politik shqiptar ka anomalira te cilat shqetesojne popullin por edhe faktoret e huaj. Pra nuk eshte llogjike qe qeveritaret te na flasin vetem per perparim "kolosal" te Shqiperise dhe t'i lejne menjane keta faktore, qe shume here duket se nuk i marin fare parasysh. Nuk duhet qe politikanet shqiptare te pranojne si realitet te palekundshem faktin qe Shqiperia gjendet ne te gjitha "listat e zeza" te organizatave nderkombetare dhe te shteteve me potence si SHBA etj. Pra mbi te gjitha mendoj se politikaneve edhe qytetareve Shqiptare i nevojitet nje ndryshim mentaliteti. Duhet qe Shqiptaret me ne fund te hyn ne shekullin e 21. Eshte e vertete se vendit tone i mungon pervoja e politikes demokratike dhe i larmise se mendimeve. Problemi i Shqiperise nuk fillon nga viti 1945, kur u vendos sistemi diktatorial komunist, por qe nga dita e pare e krijimit te Shtetit te Pavarur Shqiptar. Qe atehere kur Shqiperia megjithese kishte krijuar shtet ishte e copetuar gjeografikisht ose ideologjikisht, qe atehere kur atdheu ishte bere protektorat ose vasal i shteteve fqinje, qe atehere kur qeverisja e vendit u merte me dhune nga dikush qe mendonte se kjo e drejte i vinte nga qielli. Pra duket qarte se Shqiperise i mungon kultura politike dhe Shqiptareve vetebesimi. Pesimizmi do ishte diagnoza me e duhur per qytetarin e sotem Shqiptar. Qytetaret Shqiptare duket se nuk kane besim se mund te ndryshojne dicka, mendojne se fati i vendit varet vetem nga nje "dore e padukshme" qe vjen nga jashte. Mbase ky eshte mentaliteti qe do te na imponoj dikush tjeter por dicka eshte e sigurte, nese pret nga nje "dore e padukshme" qe te besh perpara atehere do jesh gjithmone ne te njejten gjendje - gjithmone duke pritur. Ndryshimi nuk mund te vij menjehere por ne nje shtet demokratik sic deshiron te quhet Shqiperia qytetari eshte ai qe sjell ndryshimin kurse politikani eshte ai qe ploteson deshirat e votuesit. Pra eshte me te vertet qesharake te ankohet populli shqiptar per politiken qe ndjekin disa qeveritar, kur keta qeveritar i kan mare ato poste me votat tona. Nga ana tjeter duket se disa politikane Shqiptare - per shkak te mungeses se kultures politike qe permenda me siper- nuk e kan mare seriozisht rolin qe perfaqesojne. Kam mendimin se nuk eshte stermadhim te thot dikush se pak jane politikanet Shqiptare qe ne Parlament mendojne se perfaqesojne votuesit e tyre. Duket se shume politikane ne Kuvendin Popullor perfaqesojne nje epror te tyre, partine, ambicjet dhe-sipas mendimit te shume Shqiptareve- interesin personal etj. Perndryshe nuk ka pergjigje llogjike qe te shpjegoj se si mund te kalojne ne Kuvendin Popullor vendime kundra te cilave ngrihet ne demostrata nje popull i tere si psh. vendimi ne lidhje me mbeturinat urbanistike. Gjithashtu nje problem tjeter i politikes shqiptare duket decentarlizimi i mendimit te publikut. Sot me shume se kurre mediat shqiptare referohen te problemet nderkombetare ose me mire te ngjarjet qe ndodhin ne nje vend te larget te cilat shume here shfaqen sikur te ken lidhje edhe me fatin e vendit tone. Sigurisht qe ne epoken e globalizimit te cilen po e jetojme sot problemet dhe krizat i kalojne kufijnte e shteteve dhe behen probleme ose kriza te pergjithshme te cilat duan perballim te gjitheanshem. Por ne nje vend qe mban rekordin e vetvrasjeve nga varferia e problemet shoqerore, ne nje vend ku mbiezoteron kriminaliteti, haosi, gjakmarja, ne nje vend qe mban rekord ne Europe per semundje qe shkaktohen nga ndotja e mjedisit, ne nje vend ku qytetaret mendojne vetem sesi ta braktisin ate etj. nuk eshte aspak dicka normale qe me shume rendesi t'i jepet luftes ne Irak e hyrjes ne NATO sesa problemeve te brendeshme e te perditshme qe po gjymtojne popullsine. Gjithashtu sot ne Shqiperi partite kryesore e bazojne te gjithe fushaten e tyre elektorale tek reklamimi i hyrjes ne Bashkimin Europian- megjithese momenti i hyrjes duket shume larg. Politikanet Shqiptare e permendin aq shume hyrjen ne BE sa nganjehere te japin pershtypjen se nuk e kan kuptuar se hyrja ne BE nuk perben qellim vetvetiu. Qellimi i nje politike realiste do ishte ritja e mireqenjes, ruajtja e stabilitetit, mbrojtja e interesit kombetar dhe ngritja e rolit te Shqiperise ne arenen nderkombetare kurse hyrja ne Komunitetin Europian nuk perben gje tjeter vecse rrugen per aritjen e ketij qellimi. Pra nese politika shqiptare nuk ben hapa per te aritur synimet kryesore qe ven ne prioritet cdo shtet - te cilat i siperpermenda- atehere lojrat dipllomatike me shtetet e BE sjellin vetem fryte te perkoheshme. Gjithashtu duhet me ne fund te kuptojme se Bashkimi Europian si dhe NATO nuk jane gje tjeter vecse organizata ndershteterore ku cdo shtet mundohet te kaloje interasat e tij. Keto organizata nuk ekzistonin gjithmone. Dikur u krijuan me idene e dikujt tjetri. Pra nuk mundet nje shtet te ndertoje nje politike serioze duke u bazuar te nje ide qe nuk ishte e tij. Nuk them se Shqiperia nuk duhet te jet e hapur ndaj ideve te reja por duhet fillimisht te ndertoje strategjine e saj politike dhe e bazuar ne kete strategji e cila mbi te gjitha ruan interesat e qytetarit e te kombit adopton menyrat e realizimit te saj. Duket qarte se edhe per shtetet europiane Komuniteti perben nje menyre realizimi te strategjise se vecante te cdo anetari, ky eshte edhe shkaku i mosmareveshjeve te anetereve te BE mbi shume tema.
Te gjitha keto konkluzione negative mbi gjendjen politike ne Shqiperi nuk duhet ne asnje menyre qe te na heqin shpresen mbi te ardhmen. Nuk duhet gjithashtu te jemi me optimist se c'duhet sepse nuk eshte e lehte te ndrojne fenomenet. Nuk duhet te harrojme se Shqiperia ka nje pervoje gjymtuese prej 46 vitesh Komunizem nga e cila doli e izoluar. Politikani dhe shkencetari-politik Shqiptar hyri ne epoken e demokracise duke pasur parsysh vetem teorine marksiste. Ne vitin 1991 ne Shqiperi nuk ekzsitonin libra ku te flitej te pakten per shtyllat themeluese te ideologjive kryesore ku bazohen shkencat politike sic jane Realizmi e Pluralizmi. Ne nje fare menyre politikani Shqiptar i pas-Komunizmit u detyrua te shpiki teorite e veta per te shpjeguar fenomenet politike. Mendimi shkencor politik ne Shqiperi shfaq mangesira te medha edhe sot. Institucionet e vetme qe analizojne politiken e brendeshme e te jashtme jane kanalet televizive - me perkufizim- ku gazetari vihet ne vendin e nje shkencetari politik. Pra ne nje shtet me mangesira kaq te medha behet e qarte se rezultatet jane varfera edhe vet politikanet nuk kane perkrahjen e duhur qe te ndjekin nje politike reale e frytedhenese. Biles shume here rezultatet pozitive ne politiken e jashtme e te brendeshme jane pasoje e politikes se personave qe e ushtrojne ate, vecantisht, e jo te nje veprimtarie qe ushtrohet nga nje mekanizme politike e organizuar mire. Ky fenomen shkakton gjithashtu edhe mos-vashdimesine ne rezultate pozitive ne politiken e jashtme e te brendeshme, per shkak te ndrimit te personave qe e ushtrojne. Sidoqofte duhet me ne fund qe udheheqesit e Shqiperise te marin inisjativen e ndertimit te nje politike larpamese e afatgjate, e cila do te jet e mbeshtetur mbi institucione qe krijojne politike dhe do te ket baze shkencore, duhet te ndertojne nje politike qe mer parasysh interesat e publikut e te kombit dhe e cila nuk do nryshoje sa here qe nryshon qeverisja e vendit. Ndryshimi i qeverise nuk do te thote ndryshim ne qellime strategjike e politike por ndryshim ne menyren e realizimit te tyre. Ne nje shtet demokratik qellimet politike ndryshojne kur ndryshojne interesat ose nevojat kombetare.
Krijoni Kontakt