Me vjen me te vertete keq kur lodhem duke folur me njerez kompleksike- por e bej nganjehere se them se mund ta lexoje ndonjeri qe di te kuptoje dhe nuk i ka ven kufinje mendimit te tij. Perseri dikush qe nuk ka mendim te tij, t'a nxjerre e ta mbroj me argumente, del me vrap me akuza ne goje. Njehere dal antiamerikan, pastaj komunist, pastaj filogrek dhe ne fund arab -"sigurisht" kjo e fundit sjell gjitha ato te keqijat e tjera - kolomb je bere me te vertet per t'i ardhur keq dikujt per ty. Amerika nuk eshte Bushi, si nuk eshte Shqiperia Nano, as Bota Arabe nuk eshte Sadami - kjo llogjike mori fund me fundin e Luftes se Pare Boterore por fatkeqesisht disa idealiste(supernacionaliste) te shekullit te 21 duan te na i kthejne pereseri kete llogjike. Jo nuk jam antiamerikan, sa hyn dikush ne dhomen e gjumit tim do shohi nje foto te madhe te E. Prisley (e jo te Papariges e as te Leninit Kolomb), po te hapesh syrtarin nje larmi cd-sh me grupe amerikane te muzikave Rock, Hip-Hop, RnB, Dance etj.etj., hap frigoriferin do shofesh nje shishe te madhe qe shkruan Coca Cola (megjithese kete te fundit po mundohem ta eleminoj po nuk mundem dot) dhe ndonje kuti nga McDonalds, sa vjen mbremja shkoj me vrap te shoh ndonje film (radhe here e shof filmin po nuk ishte made in Holliwood), aktoret e mij te dashur te gjithe amerikan. Pra sic e shef Kolomb nuk djeg flamurin e SHBAs sa here zgjohem nga gjumi, me thene te drejten sapo del fytyra e Bushit ne televizor e ndroja kanalin (them e ndroja se kam filluar ketu e gjashte muaj dhe nuk shof me lajme ne TV, beheni edhe ju dhe do me falenderoni). Me ben me te vertet pershtypje kur akuzuesit jane ata qe shajne popuj, fera e raca te tera, gje qe une nuk e kam bere kurre me asnje shkrim.
Le t'i kthehemi thelbit:
Leci shkrimi jot, ku na kritikoje, nuk kishte lidhje me ato qe shkruajta une dhe me perpara ASD prandaj u pergjigja pak nervozisht. Une nuk thash qe shteti nuk mund te mbaj ndokend ne burg pa gjyq, nuk fola fare per burgimin por per paraburgimin sepse ata ne Guantanamo ashtu quhen "te paraburgosur" (absurditeti ketu: nuk pritet t'i behet ndonjehere gjyq). Une e di qe shteti mund te mbaj ne qeli dike (si paraburgim) per nje periudhe - te cilen e quan te nevojshme deri sa te pergatitet gjyqi- ndryshe nuk shpjegohet qe burgjet greke jane te mbushura me Shqiptare qe nuk kan bere gjyqin akoma, as mbajtja e K. Devoles ne qelite italiane derisa i'u be gjyqi. Problemi: kur te vjen prokurori te shtepia per te te vene ne qeli mban me vete nje flete-arest, aty permendet edhe akuza dhe andej e tutje pasoja llogjike eshte pergatitja e gjyqit, gje qe nuk ndodh ne rastin e Guantanamo. Pra problemi eshte se keta te burgosurit e Guantanamos - qe torturohen si kafshe perdite- u burgosen pa fleten-arest e duhur dhe nuk i'u lexuan ndonjehere akuzat dhe keshtu per ta nuk po pergatitet ndonje gjyq (ky eshte procesi-shkak qe e len te akuzuarin ne qeli, ose te lire me kushte). Mos-akuzimi i ketij lloji ose futja ne burg sipas stilit stalinian perben ate qe referova si shkelje e te drejtave te njeriut (sipas Kartes Boterore per te Drejtat e Njeriut, e nenshkruar nen veshgimin e OKBs). Te shenoj ketu, se une per vete nuk di te ket ndonje nen drejtesie ne ndonje shtet te botes qe thot se parashikohet burgim per terrorizem - kjo per mendimin tim nuk mund te ndodhi ne asnje shtet demokrat, sepse ligjet juridike denojne veprat e jo fenomenet.
Histori nga Guantanamo:
Fatkeqesisht nuk i'a mbaj mend emrin qytetarit anglez - midis te tjereve- qe ndodhet ne Guantanamo, po megjithate kete histori e kisha shkruajtur edhe here tjeter dhe mbase aty gjenden emrat. Ne nje emision ku ishin ftuar prinderit e djalit dhe avokati i tij (avokati ishte bjond, sybojqell nuk kishte asnje shenje arabe - sqarim i pershtatshem per epoken qe jetojme) por edhe anetare te shoqatave angleze tregohej historia e nje qytetari anglez- me prej'ardhje aziatike muslimane- qe kishte vajtur per t'u fejuar ne Pakistan. Ky person kishte vajtur emigrant me familjen ne Angli qe i vogel (si shume anetare te Forumit) dhe qe atehere nuk ishte larguar ndonjehere nga Anglia, vecse diten kur do fejohej. Gjithashtu ne familjen e tyre Islami nuk perbente gje tjeter vecse tradite, djali nuk shkonte ne ndonje xhami e as kishte lidhje me njerez te dyshimte. Kur vajti ne Pakistan i riu humbi dhe mbas disa muajsh arin ne Londer te familja nje leter ku thuhet thjeshte qe djaloshi (reth njezetave) gjendet i burgosur ne Guantanamo, nuk permendet asnje akuze. Prinderve nuk i lejohet ta takojne dhe ata ankohen ne organet shteterore angleze (organet angleze e jo ato shqiptare ose sudaneze) te cilat nuk u interesuan fare. Kur u mbyll emisioni treguan dhomen e djalit ku kishte ngulur ne mure nje bluze te Manchester United, dhe dikush tha "feja e vetme qe njifte ishte Manchester United".
Anetaret qe kritikuan praktiken Guantanamo me siper nuk thane qe t'i jepet azil politik krimineleve - te shenojme ketu se dhe ata qe akuzohen per krime kane te drejtat e tyre- por e kishin fjalen qe nuk duhet te ikin njerezit "mish per top" vetem sepse fatkeqesia e tyre ishte qe te dyshoheshin (nuk e dime akoma se kush i nxjerre keto listat e te dyshuarve) si terrorista - mos na rafte ky fat!
shtese: kercenimi me i madh per SHBAn sot jane semundjet e Kancerit (shifni sa vdesin nga Kanceri ne SHBA cdo vit dhe sa nga terrorizmi) megjithate duket se shteti amerikan po harxhon me shume per perballimin e terrorizmit.
Krijoni Kontakt