Shpërthen mina në Irak, plagosen 3 komando shqiptarë
TIRANE (27 Korrik) - Shpërthimi i një mine ka shkaktuar sot plagosjen e tre komandove shqiptarë të cilët janë të dislokuar në Mosul të Irakut. Sipas News24, makina e komandove tona ka shkelur një minë, shpërthimi i së cilës ka shkatuar plagosjen e Egert Celës, Elton Abazllarit dhe Dashamir Gjylës. Mësohet se gjatë këtij shpërthimi ka mbetur i plagosur dhe një ushtarak amerikan. Patrulla e komandove shqiptare po kontrollonte zonën 7 km larg aeroportit, kur ka ndeshur në një minë e cila s'dihet se kujt kohe i përket. Pas kontaktimit të televizionit News24 me njërin nga të plagosurit, Elton Abazllarin, mësohet se komandot shqiptare janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre, Egert Cela, gjendet ende i shtruar në spital, ndërsa dy të tjerët i janë bashkuar shokëve në vendndodhjen e tyre në Mosul. Incidenti ndodhi 7 km larg aeroportit të Mosulit bm/bm (News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt