Vetėm pėr tre vota Kuvendi nuk arriti tė miratojė propozimin e presidentit pėr anėtar tė KKRT-sė

Anėtari i KKRT, PS rrėzon sėrish dekretin e Moisiut

Braēe: “Ulqini mashtron hapur, tė ndiqet penalisht. S’kemi miratuar kandidatura pėr KKRT” .

Anila Rama

TIRANE- Shumica parlamentare hedh poshtė njė tjetėr dekret tė presidentit Alfred Moisiu duke thelluar hendekun e mosmarrėveshjeve me kreun e shtetit. Votimi i fshehtė rrėzoi dje me 62 vota kundėr, 59 pro dhe 3 abstenime, kandidaturėn e gazetarit Lutfi Dervishi i propozuar nga presidenti Moisiu pėr vendin vakant nė Kėshillin Kombėtar tė Radio Televizionit. Ndėrkaq u miratuan me shumicė votash katėr anėtarėt e rinj tė KKRT-sė, sipas propozimeve tė ardhura nga PS dhe PD, pėrkatėsisht, Halil Lalaj dhe ish -kryetari e KKRT-sė Sefedin Ēela, tė ardhur nga selia rozė, ndėrsa Visar Xhiti e Agim Duro, tė propozuar nga opozita. Kreu demokrat Sali Berisha, e konsideroi votimin kundėr kandidaturės sė Dervishit si primitivizmin e radhės tė socialistėve qė hedhin poshtė dekretet e presidentit pa shkaqe tė mirėqėna. Ai tha se nuk kishte asnjė pasion pėr presidentin, por kėtu po votohej nė njė mėnyrė tė papėrgjegjshme duke rrėzuar njė pėrfaqėsues tė njohur tė botės sė medias. Pavarėsisht nga rezultati i votimit pėr kandidaturat e miratuara dje, relacioni i paraqitur nga komisioni parlamentar i Mediave, ėshtė konsideruar i falsifikuar dhe nė shkelje tė plotė me procedurat parlamentare nga anėtarėt e kėtij komisioni, Nikollė Lesi dhe Erjon Braēe. Sipas tyre, pėr shqyrtimin e kandidaturave tė ardhura nga dy partitė politike, nuk ėshtė marrė asnjė vendim nga komisioni i Mediave si dhe dorėheqja e ish -kryetarit tė KKRT-sė Sefedin Ēela, ishte administruar nga komisioni nė 28 korrik jo nė datėn 27, siē paraqitej nė relacionin e firmosur nga Ulqini. Madje Braēe tha se do tė jepte dorėheqjen si anėtar i komisionit tė Medias nė rast se Parlamenti do tė miratonte njė vendim qė nuk ishte nė rregull procedurialisht. “Ulqini mashtron hapur, sepse ka sjellė nė Parlament njė relacion qė nuk ėshtė miratuar nga komisioni. Ky veprim qė ai ka bėrė duhet ndjekur penalisht. Ne kemi diskutuar nė datėn 27 korrik pėr ēėshtje tė tjera dhe jo pėr kandidaturat qė u paraqitėn njė ditė mė pas dhe nuk u miratua asnjė prej tyre. Duhet tė shtyhet votimi i anėtarėve tė rinj tė KKRT-sė pėr nė shtator”, -tha Lesi. Ndėrsa Braēe vėrejti se relacioni ishte njė gėnjeshtėr e madhe, pasi aty thuhet se ishin miratuar kandidaturat nga komisioni 2 orė para se tė miratoheshin nė grupin e PS-sė. Lesi dhe Braēe i konsideruan tė papėrshtatshėm dhe joprofesionalė kandidaturat e paraqitura nga grupet parlamentare tė PS-sė dhe PD-sė. Por Ulqini, i hodhi poshtė akuzat e Braēes dhe Lesit, duke pohuar se ēdo gjė ishte e protokolluar nė komision. Nė mbėshtetje tė tij u shprehėn edhe deputetėt e opozitės nė komision Vili Minarolli, Edi Paloka dhe Preē Zogaj, tė cilėt kėrkuan votimin e kandidaturave tė paraqitura, pasi shtyrja do tė shoqėrohej me humbjen e kontrollit nė tregun mediatik televiziv, pasi KKRT-ja nuk mund tė funksiononte me 4 vende vakant. Nga ana tjetėr deputeti tjetėr i komisionit socialisti Luan Rama, tha se nė rast se nuk ishte bėrė mbledhja nė 27 korrik ai do tė jepte dorėheqjen dhe tė njėjtėn gjė duhet tė bėnte edhe Ulqini.

Kandidaturat pėr KKRT
Lufti Dervishi 59 pro, 62 kundėr, 3 abstenime
Sefedin Ēela 90 pro, 24 kundėr, 3 abstenime
Halil Lalaj 86 pro, 24 kundėr, 4 abstenime
Visar Zhiti 90 pro, 20 kundėr, 5 abstenime
Agim Duro 78 pro, 34 kundėr, 10 abstenime