Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    PD: Nė zgjedhje me qeveri teknike

    Nėnkryetari i PD-sė Bamir Topi tha se qėllimi kryesor nė sesionin e ri do tė jetė krijimi i njė qeverie tė re

    PD: Nė zgjedhje me qeveri teknike


    N.Perndoj

    TIRANE- Krijimi i njė qeverie teknike ėshtė synimi bazė i demokratėve pėr t’u futur nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė vitit 2005. Muaji shtator do tė hapet me negociata mes opozitės dhe pėrfaqėsuesve tė maxhorancės me qėllim krijimin e njė qeverie teknike. Qėllimi ėshtė vetėm njė. Tė mos shkohet nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare me njė qeveri, qė kryesohet nga kryeministri Fatos Nano. Nėnkryetari i Partisė Demokratike, Bamir Topi deklaroi dje se njė nga synimet kryesore tė PD-sė pėr sesionin e ardhshėm parlamentar do tė jetė krijimi i njė qeverie teknike, apo edhe njė forme tjetėr, vetėm socialiste jo. Topi pėrmendi nė axhendėn paraprake tė punės gjashtėmujore tė sesionit tė ardhshėm edhe pėrmirėsimin e reformės zgjedhore me qėllim qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė konform standardeve tė kėrkuara nga rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit tė Venecias.
    “Ne do tė vazhdojmė me impenjimin tonė pėr betejėn nė reformėn zgjedhore sepse pa njė reformė zgjedhore adekuate nuk mund tė ketė zgjedhje. Natyrisht kėsaj do t’i bashkangjitet edhe vullneti i munguar politik i maxhorancės pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira. Ne do tė kėrkojmė me ēdo kusht qė Shqipėria dhe shoqėria shqiptare tė shkojė nė zgjedhjet e vitit 2005, jo me njė qeveri socialiste, qė ėshtė e gatshme pėr tė vjedhur votat, por tė shkojmė me njė qeveri tė pėrgjithshme, qoftė edhe teknike, pasi termi nuk ka rėndėsi, qė tė garantojė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme”, -tha dje Topi.
    Negociatat pėr mundėsinė e krijimit tė njė qeverie teknike do tė fillojnė vetėm nė muajin shtator. Burime zyrtare nga selia blu shtuan dje pėr “Shekullin” se demokratėt do tė kėrkojnė negociata edhe me pėrfaqėsues tė lėvizjes socialiste pėr integrim.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    PD kete pune ka, grin sallate si i thone llafit.

    Sigurisht kush eshte pasoja e qeverive teknike, apo te perkohshme apo tranzitore? Statusi i nje qeverie teknike ne thelb eshte ai i nje qeverie formale dhe qe nuk ka asnje pergjegjesi per te arritur gjera. Eshte thjesht nje qeveri qe e con vendin ne zgjedhje, apo shkurt qeveri per te pasur nje.

    Nje qeveri e tille krijon imazhin e pasigurise, te rremujes dhe te kaosit apo anarkise ne Shqiperi, imazhin e nje vendi ku te ze frika te investosh sepse asgje nuk eshte sheshuar, imazhin pra te nje kombi ne tranzicion dhe aspak stabel. Asnje investitor i huaj nuk ben bisedime me nje qeveri teknike dhe keshtu shqiperia bllokohet nga kjo ane.

    PD-istet jane vertet te felliqur kur me ane te nje konflikti politik kerkojne bllokimin ekonomik te shqiperise. PD e di mire se gjate ketij nje viti te mbetur ka shume projekte dhe investime te medha per te filluar ne shqiperi. TEC-i i Vlores, Aeroporti i Rinasit, rreth 300 km autostrade ne punim e siper apo qe do fillojne kete vit dhe vitine ardhshem, firma Deka me investimin e saj ne Tirane qe sapo mori miratimin e qeverise etj etj jane investime statusi i te cileve behet i pasigurte gjate nje qeverie teknike.

    Kjo rrjedhe llogjike e asaj c'ka PD ka sjelle gjithmone ne Shqiperi, sherr, rremuje, shtet te dobet, trazira dhe destabilitet.

    Qe nga qeveria e Nanos ne 91 qe u kerkua te jape doreheqjen per 3 jave mbasi ishte formuar, duke vazhduar me ate te stabilitetit qe u shkaterrua per "mustaqet e Celos" sepse PD kerkonte arrestimin e menjehershem te Nexhmijes, dhe kur kjo ndodhi pak dite pas afatit te PD, PD doli nga qeveria e Shqiperia ngeli pa qeveri dhe u zhyt ne kaos nen nje qeveri tjeter teknike.

    Me pas qeveri teknike beri PD eshe kur e la pushtetin, por tashme qeveria teknike nuk ishte ajo qe e coi shqiperine ne kaos e anarki, por ishte qeveri teknike me detyre per ta nxjerre prej andej.

    PD e zhyti shqiperine ne kaos, destabilitet dhe anarki ne 91, me teorine e gjendjes se shokut, nen parrullen "Oburra ta shkaterrojme se e ka bere komunizmi"- PD e qeverisi shqiperine me kaos dhe anarki ku aty per here te pare mbas 50 vjetesh triumfoi hajduti, drogaxhiu, skafisti e kontrabandisti, - PD e la Shqiperine te zhytur ne kaos e anarki totale ku humben jeten 2000 shqiptare dhe u zhduken qindra milione dollare, dhe edhe sot PD perseri kerkon ta coje shqiperine drejt destabilitetit, pasigurise dhe kaosit.

    Nuk ben nena me xhahile dhe koketrashe se liderat e PD. Nuk ka ne kete bote njerez me me pak takt, vizion dhe klas ne mendim politik se bajraktaro-barbaret e PD.

    Edhe me prozhektore ti kerkosh neper bote nuk i gjen dot kaq njerez te paafte, te pasuksesshem, te falimentuar dhe anadollake te mbledhur bashke ne nje vend. Per fat te keq na kane rene ne ne dere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 30-07-2004 mė 15:14

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    www.lajme.net
    30.07.04

    Brokaj:Ne shtator PSSH do humbase mazhorancen ne Parlament.


    Partia Socialistel, e drejtuar nga Fatos Nano. ne shtator , e humb shumicen numerike ne Parlament, ka deklaruar dje, njeri nga deputetet socialiste Sabit Brokaj.Por , sipas tij, socialistet do te jene serisht ne mazhorance,por te perfaqesuar nga forca e re qe do te krijohet nga deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim.Ai tha se kjo levizje qe pritet te dale me nje force te re politike do te jete forca e trete ne Parlament dhe suksesi i saj tashme eshte pothuajse i sigurte.Sipas tij.kjo levizje eshte ne nje pozicion qe eshte nje sfide e politikes aktuale dhe nje zgjidhje premtuse per zhvillimin politik qofte edhe ne te ardhmen e afert.Brokaj shprehet se : Gjykoj se objektivisht ishte e domosdoshme ndersa,subjektivisht suksesi i sa eshte pothuajse i sigurte duke nisur nga domosdoshmeria, mbeshtetja dhe protagonistet.Deputetet socialiste te mbledhur pas Levizjes Socialiste per Integrim pritet qe ne shtator, kur te filloje sesioni i ri parlamentar te dalin me nje grup me vete dhe po keshtu sipas deklaratave te tyre, te krijojne edhe forcen politike para shtatorit.I pyetur se nese ky grup deputetesh qe do te shkeputet nga grupi parlamentar socialist do te sjellin edhe humbjen e mazhorances nga PS-ja , Brokaj tha se numerikisht kjo do te ndodhe.

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43
  5. A Do Te Kete Qeveri Teknike
    Nga alumni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-07-2002, 20:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •