Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Mafiozët shqiptarë, armë kurdëve

    Gazeta "Sabah" publikon raportin e shërbimeve sekrete turke mbi krimin e organizuar



    Nga ky trafik janë xhiruar 7,7 miliardë dollarë në vit




    Mafiozët shqiptarë kanë furnizuar me armë krahun e armatosur të Partisë Komuniste kurde në Turqi.

    Kjo është bërë e ditur para dy ditësh në gazetën turke "Sabah" (Mëngjesi), e cila citon burime nga shërbimet sekrete turke dhe Interpoli. Në artikull pohohet, gjithashtu, se mafia shqiptare pavarësisht nga mosha e re, arrin të qarkullojë rreth 7,7 miliardë dollarë në vit. Mosha e re nuk e ka penguar atë që të rritet me ritme të shpejta, duke u renditur, sipas gazetës, në një ndër organizatat mafioze më me "reputacion" në Evropë. Në artikull thuhet se përmasat e krimit të organizuar shqiptar janë rritur falë pozicionit gjeografik, në të cilin ndodhet Shqipëria, por edhe qarkullimit masiv të njerëzve dhe mallrave.

    Fillesat e mafias
    "Zanafilla e mafias shqiptare ngjason pak edhe me atë të mafias turke, që ka filluar me një armë e më pas, dy, tre, duke u rritur me një shpejtësi marramendëse që nuk njeh kufij", thuhet në të përditshmen turke. Gazeta, duke pohuar se bëhej fjalë për raporte të Interpolit, pohon se veprimtaria e mafias shqiptare është shtrirë gjerësisht jashtë kufijve të Shqipërisë. Ndërsa pohohet se një rol të rëndësishëm në ecurinë e mafias shqiptare ka luajtur ajo italiane. Por mafiozët e rinj shqiptarë kanë ditur të përfitojnë nga ky bashkëpunim, veçanërisht në trafikun e drogës dhe të armëve, ku kanë pasur mjaft sukses. Sipas raporteve të Interpolit, mafia shqiptare ka arritur të sigurojë tregjet për trafikimin e armëve, edhe brenda organizatave të ndryshme terroriste.

    Shqiptarët u shitën armë kurdëve
    Duke cituar shërbimet sekrete turke, gazeta pohon se një pjesë e konsiderueshme e këtyre armëve janë trafikuar në Turqi, ku kanë pasur si destinacion krahun e armatosur të Partisë Komuniste kurde të Abdullah Oçalanit, i cili në Turqi akuzohet për akte terroriste. Krimi i organizuar shqiptar arrinte të trafikonte armë të ndryshme me një çmim më të lirë dhe më lehtë se organizatat konkurrente. Dhe kjo duket se u ka dhënë atyre mjaft avantazhe në treg. Ndërsa gazeta pohon se në 6 muajt e fundit armët e trafikuara nga shqiptarët kanë filluar të shiten me çmime me të larta. Kryesisht, shqiptarët trafikojnë cigare dhe pije alkoolike, trafiqe, të cilat e kanë renditur mafian në vendet e para në Evropë. Aftësia e mafias shqiptare ka bërë, sipas "Sabah", që brenda një kohe të shkurtër ata të nxjerrin "jashtë loje" homologët e tyre nga vendet e tjera.



    Bashkëpunimi mes policisë shqiptare e turke
    Si u godit rrjeti i trafikut të heroinës

    Trafikatët e heroinës mes Turqisë dhe Shqipërisë kanë filluar të ndiejnë goditjen e policisë së dy vendeve. Kjo është theksuar edhe në artikullin e para dy ditëve të gazetës "Sabah". Kapja e 369 kilogramëve heroinë, tre muaj më parë në kufirin Turqi-Bullgari, ka qenë një prej operacioneve policore të zhvilluara me bashkëpunimin e të dyja policive. Aksioni i policisë turke, i zhvilluar në provincën e Edirnes të Turqisë, ka bërë të mundur bllokimin e heroinës dhe arrestimin e 11 personave, dy prej të cilëve shqiptarë. Agjencitë turke të lajmeve bënë të ditur se sasia, nga më të mëdhatë e kapura ndonjëherë, kishte për destinacion vendet e Perëndimit. Ky operacion u zhvillua vetëm disa ditë pas vizitës së drejtorit të përgjithshëm të policisë turke në vendin tonë dhe, sipas pohimeve të drejtuesve të policisë shqiptare, ishte një produkt i bashkëpunimit mes dy palëve. Dy shqiptarët e arrestuar nga policia turke, ishin drejtues të mauneve, në të cilat ndodhej heroina.



    Harta e trafikut të heroinës

    Organizatat kriminale shqiptare dhe turke janë, sipas Interpolit, liderët e trafikut të heroinës për në Perëndim. Rruga që ndjek pluhuri i bardhë për të mbërritur në vendet ku do të shitet, kalon edhe në këto dy vendeve. Sipas një raporti të Interpolit, një ka rrugët më të rëndësishme të trafikut të heroinës drejtohet nga këto organizata. Harta e trafikut nis në Afganistan, ku prodhohet opiumi që është edhe lënda e parë për të bërë narkotikë, më pas kalon në Turqi, ku edhe përpunohet dhe shndërrohet në heroinë. Kjo e fundit kalon më pas në Bullgari, Maqedoni dhe në Shqipëri, për t´u hedhur më pas në anën tjetër të Adriatikut.

    2003 Gazeta Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sa qef kena ta qujm veten mafioza ne Shqiptaret. Ceshte ky term i her "mafie" !!! Hec se ska mafie Shqiptare, trillime turqenie me na poshteru ne Shqiptareve, sic boni ene Ata Turku qe na shiti tek Grekerit e Serbet me na shujt si komb. Ska mafie Shqiptare, ka rob qe vujne per buken e gojes e i futen rruges se krimit. Mafie quhet Italiani po qe ka nja 90 vjet qe ben krime te organizuara, qe akoma sot e kesaj dite trashegohet ajo pasuri, dhe gazetat ne NY bucasin me gjyqe e rryshfete te tilla me politiken. Politika eshte kyci pra, sma merr mendja ta ken bo zap Shqiptaret ene Politiken Angleze, ene Italiane, edhe Turke brenda ketyra 10-15 viteve. Cjane keto gazeta i her qe japin keto lajme idioteske mbi ekzistencen e mafies Shqiptare. Thuj gango cuba aty se me i nderu je.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Cyclo !

    Une kot po flas se ndoshta dhe e kan ekzagjeru gazetat , por me sa kam degju une shumica e mafjozeve ne bote kan qene te varfer , dhe nga ky biznec kondraband jane bere aq te pasur sa te quhen mafioze . Te tille ke plot ne Shqiperi te cilet ngrejne pallate 20 kateshe apo katrodome , dhe qeveria as nuk ju intereson se ku i gjejn paret sepse e marin pjesen e tyre ata dhe nuk bejn ze .

    Cuba e gango mund ti them nje hajdut xhepash , apo nje qe shet drogen ne rruge por jo atyre qe ju kapet droga me kile ne gomone apo ne makine .


    Pra ku i marin paret ata ? Apo ja u ka len gjyshi trashigimi ?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Qe te quash mafie, apo krim te organizuar nje organizate, duhet qe struktura e saj te perfshije sic tha Cyclo, politikane, gjykates, avokate (pra njerez te rangu te larte te afte per te mare vendime). Ne mafie antaret kane si cdo organizate tjeter, nje stukture, kod dhe ligj te cilit i permbahen. 30 lapanjoze qe lidhen me turqit per te kaluar drogen ne Itali nuk mund te quhen mafie. Vete fakti se organizata e tyre eshte eleminuar tregon se nuk kane qene asgje me teper vec nje bande ordinere.

    Nga vine apo dalin parate ajo eshte pune tjeter.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    me duket se e keni krejt gabim, MAFIA e cila ne itali ka emra regionale (psh; kamora ne napoli, etj.) eshte organizim mbi baze FISI (ose thjesht familje, familja lufton per hegjemoni me familjen tjeter).

    mendoj se per ket aresye shqiptaret jane te vetmit ne bote qe e MERITOJNE plotesisht kete titull origjinal, bile une them themeluesit e vertete te mafias qe mesa di lindi ne Kalabri apo Siçile e ku familja eshte e shenjte si ne shqiperi.

    pse nuk lindi mafia qysh heret ne shqiperi? nga KANUNI! i vetmi rregullator ligjor (me vone zakonor) mbi larjen e gjakut.

    ndersa tek mafiozet italiane, pikerisht mungesa e nje mekanizmi kaq origjinal e jashtezakonisht efikas, beri te lindte mafia, nje forme e shthurrur e gjakmarrjes e cila pothuaj gjithmone degjeneron ne vrasje pa hesap e per qellime qe e kalojne larjen e gjakut, ku nderfuten dhe interesa ekonomike.

    tablloja sot eshte e tille; italiani (mafioz) vret per lek, ndersa shqipetari kanunor VETEM PER GJAK. ne rastin kur vret per lek ai quhet mafioz.

    dhe jo siç tha zojusha Alba qe ngaqe merren me krim te organizuar apo droge, per kete ta çajne piten dhe kolumbianet pa qene hiç mafioze, bile as kosovaret nuk e kane krimin te ngritur mbi baza gjaku e fisi si ne, por per qellime shtrese ose komuniteti.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Italianet vrasin vellain e vet per interesa ti po na thua per kanune e larje gjaku. Un njof shume italian te NY, po te them nje mbiemer , Tomasetti. Jane ndertuesit me te medhenj ketu ne NY, punojne per Trump-in aktualisht dhe kane qene me mafien supertelidhur dhe i lejne verdalle, kane garazhe plot me makina 200.000 e siper neper Manhattan edhe nuk i luan njeri nga vendi. Biznesi i tyre eshte ndare kohet e fundit dhe gati sa nuk vriten vllai me vellane, megjithate ta solla si shembull se keta njerez jane MBI LIGJIN. Nuk i kap dot ore, gjerat qe bejne ata bien ere po nuk i kap njeri, sepse kane njerez te implikuar gjithandej.

    E vertete qe nis si familje, por ajo eshte vetem fillimi, me vone interesat percajne edhe vet familjen, vellai nuk shifet si vella po si mall, si njeri qe sjell profite, si njeri qe te mbron krahet jo sepse e ke vella, por sepse ka interesa ndaj teje(prandaj dhe i ruhesh). Nuk mund te kete mafie Shqiptare per vete faktin se edhe po ta kene kushtin numer 1 fillestar(ate familjar), i mungon kushti tjeter, qe eshte faktori kohe, faktori i lidhjeve qe duhet te kesh, dhe mbi te gjitha lufta per tregje, qe tashme jane te zene nga lubi te tjere. Nuk mund te qush mafie nje bande qe ska as lidhje familje meqe e permende vete, azgje, as kod sic thote R2T. Keto jane idiotesirat e Gazetave Shqiptare dhe e atyre gazetareve qe i duket vetja sikur po bejne ndonje superscoop kur shkruajn fjalen Mafie.


    Alba, pikerisht varferia, por edhe faktori kohe, faktori organizim sic thashe me siper etj etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 26-07-2004 më 18:59
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga pagan
    me duket se e keni krejt gabim, MAFIA e cila ne itali ka emra regionale (psh; kamora ne napoli, etj.) eshte organizim mbi baze FISI (ose thjesht familje, familja lufton per hegjemoni me familjen tjeter).

    mendoj se per ket aresye shqiptaret jane te vetmit ne bote qe e MERITOJNE plotesisht kete titull origjinal, bile une them themeluesit e vertete te mafias qe mesa di lindi ne Kalabri apo Siçile e ku familja eshte e shenjte si ne shqiperi.

    pse nuk lindi mafia qysh heret ne shqiperi? nga KANUNI! i vetmi rregullator ligjor (me vone zakonor) mbi larjen e gjakut.

    ndersa tek mafiozet italiane, pikerisht mungesa e nje mekanizmi kaq origjinal e jashtezakonisht efikas, beri te lindte mafia, nje forme e shthurrur e gjakmarrjes e cila pothuaj gjithmone degjeneron ne vrasje pa hesap e per qellime qe e kalojne larjen e gjakut, ku nderfuten dhe interesa ekonomike.

    tablloja sot eshte e tille; italiani (mafioz) vret per lek, ndersa shqipetari kanunor VETEM PER GJAK. ne rastin kur vret per lek ai quhet mafioz.

    dhe jo siç tha zojusha Alba qe ngaqe merren me krim te organizuar apo droge, per kete ta çajne piten dhe kolumbianet pa qene hiç mafioze, bile as kosovaret nuk e kane krimin te ngritur mbi baza gjaku e fisi si ne, por per qellime shtrese ose komuniteti.
    rastin e fundit per te mos e zgjatur qe edhe shqiptari vret edhe per lek, e ke para dy jave ne nje lagje te tiranes ku per te grabitur nje familje tregtaresh te telefonave celulare vrasin djalin 22 vjeqare dhe plagosin prinderit e tij

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    hehe, me kujtohet tek ky forum njoni perdorte nje shprehje plot lezet: une tregoj qiellin me gisht, te tjeret shohin gishtin tim. hehehe! nji keshtu dhe ju. hahaha!


    ps; o gazi po kush tha o vlla qe s'vrasin shqiptaret per lek, bile sot kryesisht per te, kush tha!
    bile ky eshte shkaku sipas meje qe dhe kane fillu e imitojne italianet. pranej dhe quhen mafioze. (ndersa ai rasti jot eshte vjedhje ordinere, edhe ne itali ka plot te tilla e qe s'jane mafioze)

    sidoqofte vetem mafia do te na e ngreje nivelin ekonomik, siç ja ngriti italianeve. morali ta len barkun thate, siç na e la partia.

    ciklomatik; kush t'tha ty qe s'jane te lidh mafiozet shqiptare me qeverine, bile me ate italiane. vetem ketu ne forum po te shohesh ke plot tregime te tilla. bile njoni pak me poshte se ky, flet per vellain apo kushon e nje ministri te akuzuar per droge. at'her....!?

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pakan,

    Dora e dyte edhe e trete po, por kurre dora e pare. Mos u mundoni me e nxjerr mafiozat Shqiptare nga shishja se lat nam i her. Car mafiozash jena ne qe tentojme te vrasim qeverine e jo ta bejme mike. Ja dhe nje rast tjeter per ty. Banda e Xhevded Mustafes dhe historia e saj. Duke pare arkivat e NYT por edhe duke pytur shume Shqiptar sidomos Dibran qe kane pasur dhe lidhje atehere dhe kan ardh me kohe, shef se banda e Xhevded Mustafes nuk qe bande, po nje organizate e vertete [super]mafioze(ashtu sic perdoret termi nga gazetat Shqiptare). Mirepo car shef, shef qe ishin kaq mafioza saqe kishin nderrmend me zhduk qeverine... qeveria ne ate kohe qe nje fare Guiliani e quanin... qe u be Mayor me vone. Ai vllai qe prokuror i pergjithshem ketu. Keta si trima dhe supermafioza qe ishin deshin me e qeru qe te vidhnin rehat.

    Ja kush jane mafiet Shqiptare... me te dhonme damari e jo truri.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga pagan

    sidoqofte vetem mafia do te na e ngreje nivelin ekonomik, siç ja ngriti italianeve. morali ta len barkun thate, siç na e la partia.
    shume e sakte dhe keshtu e ngrejn nivelin ekonomik gati te gjitha shtetet e zhvilluara ekonomikisht por ne menyra mafioze me te sofistikuara, mendoj se e kupton se cfare dua te them.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •