I ndeshkuar ne pavdekshmeri. Nje medimtim mbi Ringjalljen - Arikimandrit Justin Popovic
Njerezit e ndeshkuan Perendine me vdekje; me ringjalljen e Tij, Ai i ndeshkoi ata me pavdekshmeri. Goditjeve te tyre, Perendia u ktheu perqafime; per fyerje, bekime; per vdekje, pavdekshmeri. Asnjehere nuk kish treguar njeriu aq urrejtje ndaj Perendise, se sa kur e kryqezuan Ate; edhe Perendia e tregoi dashurine e tij, si asnjehere, se sa kur Ai u ringjall. Njerezia e desh Perendine te vdekur, por Perendia, me ringjalljen e Tij, u dha njerezve jete, se i kryqezuari Perendi u ringjall te treten dite edhe me ane te saj e vrau vdekjen! Nuk ka me vdekje. Pavdekshmeria po e rrethon njeriun edhe te gjithe boten e tij.
Me ringjalljen e Perendise-njeri, natyra e njeriut eshte shpene pa kthim drejt pavdekshmerise, edhe natyra e njeriut behet shkaterrimtare per vete vdekjen. Sepse, deri ne ringjalljen e Krishtit, vdekja ishte shkaterrimtare per njerine, ndersa, qe prej ringjalljes, natyra e njeriut behet shkaterrimtarja e vdekjes. Nqs njeriu jeton ne besen Perendise-njeri te ringjallur, ai jeton mbi vdekjen, edhe behet i paarritshem prej saj. Vdekja eshte nen kembet e njeriut. Vdekje, ku eshte thumbi yt? Ferr, ku eshte fitorja jote? Edhe, kur njeriu qe beson ne Krishtin vdes, ai le pas vetem trupin, sikurse robet e tij, me te cilin do te vishet serish Diten e Gjykimit te fundit.
Para Ringjalljes se Perendi-njeriut, vdekja ishte natyra e dyte e njeriut; jeta ishte e para, ndersa vdekja e dyta. Njeriu u mesua me vdekjen, si dicka natyrale. Por pas ringjalljes, Zoti shnderroi gjithshka. Ka qene deri ne ringjalljen e Krishtit, qe njerezit ishin vdekatare, keshtu qe pas ringjalljes se Krishtit, u be e natyrshme qe njeriu te ish i pavdekshem.
Me ane te mekatit njeriu behet i vdekshem edhe i perkohshem; me ringjalljen e Perendi-njeriut, ai behet i pavdekshem edhe i perjetshem. Ne kete qendron edhe fuqia, e ne kete qendron pushteti. Ne kete qendron forca e ringjalljes se Krishtit. Pa ringjallje, nuk ka krishterim. Nder mrekullite, kjo eshte me e madhja; te gjitha mrekullite fillojne edhe mbarojne me te. Prej saj buron besa edhe dashuria edhe shpresa edhe lutja edhe dashuria ndaj Perendise.
Krijoni Kontakt