Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 133
  1. #31
    inshallah hollanda do fitoje ndonje kupe bote me se na merziti... po na zhgenjen gjithmone...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  2. #32
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Redi,pasioni yt lidhur me Marcon eshte i gershetuar e nuk ndahet dot nga pasioni tjeter qe quhet Milan lol.
    Nese flasim seriozisht kurre nuk munt te pranoj pa qene produkt i ekstremitetit qe shoqeron ndjenjat e mia futbollistike sa here flas per hollandezet,ta quaj ate sulmuesin me te madh qe njohu bota.
    Ne listen time veshtire se futet ne 5 me te miret.

    Kolombi, kur vjen puna tek talentet une nuk shoh skuadren apo nacionalitetin dhe aq me pak tifozllekun. Mundohem te jem objektiv.

    The objektiviteti im me thote qe nuk ka dale deri me sot nje Sulmues me i kompletuar se Marco Van Basten. As Muller dhe asnje tjeter nuk mund te krahasohet me te. Padyshim qe Muller e te tjere jane talente te futbollit qe kane bere histori, por si ai mund te permenden shume te tjere, ndersa si Van Basten eshte veshtire per te gjetur lojtare qe te kene patur te njejtat karakteristika.

    Per mua sulmuesi me i madh aktualisht eshte Ronaldo megjithese ka luajtur me Interin dhe luan me Realin. Te dyja keto skuadra jane antagoniste te Milanit, por kjo nuk me ben qe te them qe Ronaldo eshte kot, pasi eshte budallallek.


    Interesant eshte fakti tjeter qe Holanda eshte i vetmi vend ne Bote qe ka nxjerre 3 futbolliste ne 3 vendet e para si lojtaret me te mire te Botes.

  3. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mos harrojme qe Van Basteni u terhoq ne nje moshe shume te re nga futbolli, dhe filloi demtimet dhe problemet akoma me heret. Perseri ka fituar cka fituar, dhe ka 3 topa te arte. Bashke me Maradonen per mua keta jane lojtar qe per shpirt qe kane dhene ne fushe dhe per cfare kane fituar(duke marre parasysh dhe se cfar kaliber lojtaresh luanin ne ato kohe, kishim psh skuadrate ish - Jugosllavise qe tmerronin Evropen, apo dhe Gjermanet qe ishin ne kulmet e tyre ne ato periudha) per mua ata jane lojtaret numer 1 ne bote.

    Si trajner nuk dime gje, dhe mbase eshte me mire qe nuk dime gje, te pakten sdo rrim te bejme procese qofte ne si tifoza e qofte te tjeret si specialista rreth aftesive te tija si trajner qe nuk i ka shprehur akoma. Na ngelet vetem te kujtojme koherat mahnitese ne te cilat ai luante dhe te shpresojme se do na mahnisi dhe si trajner i kombetares hollandeze.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #34
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Ore Njesha Juve Jeni Ngaterruar Shume Me Duket Sepse Marco Ishte Lojtar Njesh Fare Duhet Te Jet Edhe Tranjer??? Kush E Tha Kete ??prandaj Mos Beni Enderra Se Edhe Gjermanin E Greqise Te Kishit Kuptojeni Skini Skuader Edhe Pike .prandaj Flijeni Mendjen Per Nja 200 Vjete Smirrni Asnje Kupe.te Vij Vanbasten E Krojf Bashke

  5. #35
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tomorro duku duku andeja se ku humb fare, mos rri e na shkruj ketu se ska fillu kampionati.

    Hmmm kot tu pergjigja sec mu kujtua nje ndeshje Hollande 2 - Argjentine 1 e 1998 tek po lexoja postimin tend.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #36
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Ore Njesha Juve Jeni Ngaterruar Shume Me Duket Sepse Marco Ishte Lojtar Njesh Fare Duhet Te Jet Edhe Tranjer??? Kush E Tha Kete ??prandaj Mos Beni Enderra Se Edhe Gjermanin E Greqise Te Kishit Kuptojeni Skini Skuader Edhe Pike .prandaj Flijeni Mendjen Per Nja 200 Vjete Smirrni Asnje Kupe.te Vij Vanbasten E Krojf Bashke
    Mire e ke ti, se je gjithe tru per ate pune, por vetem nje gje s'kuptoj une! A merr vesh aq shume nga futbolli sa c'merr edhe nga rregullat drejtshkrimore te gjuhes shqipe? Nese po, atehere ketu shpjegohen te gjitha.
    HOLLAND...

  7. #37
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Mire qe mblidheni te tere bashke shkruani dhe keshtu ja mbeshtesni njeri tjetrit ...mendimet.
    Pompozohuni si zakonisht dhe na flisni per fytyre engjellorin si te ishte vete perandor Cezari.
    Thjesht nje lojtar shume i mire,kurre nga me te medhenjte e njerezimit,ndaj ne cdo votim rralle e sheh ne 10 te paret,ndoshta e shikoni ju me syzet e Xha Beqos,duke pasur prane ataken tone gjermane.............Me ke e pate qe Marco eshte me i miri me ate me xham apo ate pa xham.
    Puthuni me Milon se kurre nuk ben vezen Mylerit te madh qe ju perdhunoi rendshem me syte ne kurriz ne ate finalen e paperseritshme te 74,qe e kujtoni dhe renkoni.
    Tifoza portokallesh si ju hollandezet do kalojne vite dhe do tregoni kalamaqve tuaj xhevahire te tjera se nj here e nje kohe na lozte me Manceterin nje fare Van Nisterloy qe ka qene sulmuesi me i madh qe kane pare fushat e futbollit.

    Nuk kam piken e dyshimit qe kariera ne bankinen hollandeze do e kete me te shkurter se ate futbollistike.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Ec aty Van Bastino....

    Edhe pse Van Basten shihet si i pa pershtatshem per nga mosha per drejtimin e nje ekipi legjende si Hollanda dhe mungesa e experiences si trajner krijon nje fare pesimizmi tek tifozlliku per Hollanden e madhe, kam besim se Van Basten eshte mese i ndergjegjshem per pergjegjesite qe dalin perpara ne lidhje me detyren, te cilen ai ka shfaqur interes (doemos) per te qene protagonisti kryesor (trajnerskis) i nje ekipi si Hollanda.

    Ne shpjegimin psikologjik qe mund ti behet kesaj ngjarje me rendesi te madhe ne historine e futbollit hollandez si dhe famen e papershkruar te Van Basten gjate karieres se tij futbollistike vihet re nje fare vet-besimi i patundur nga Van B. perderisa ai ka shfaqur interes dhe ka pranuar oferten per te mare persiper nje pergjegjesi te nje rendesie te tille ne drejtimin e nje ekipi te nje kalibri sic eshte Hollanda.

    Nje ngjarje e tille eshte politika qe po ndiqet nga figurat e medha qe drejtojne Federaten e Futbollit Hollandez te cilat marrin vendime ne lidhje me fatin e se ardhmes se Hollandes.

    M. Van Basten tregoi gjate karieres se tij futbollistike se ishte nje lojtar i tipit te pa arritshem nga cdo aspekt ne fushen e lojes (pershkrimet e perseritura nuk kane nevoje, pasi i kane bere te tjere pak me lart) dhe kam besimin se nuk do te deshtoje edhe si trajner i Hollandes...kam po ashtu besim se ai eshte i etur te vazhdoje te qendise librat e historise se Futbollit Boteror.

    Rajkard si ish-trajner i kombetares tulipane...e shoqeroi ekipin hollandes deri ne gjys-finale por fatkeqesisht hollanda u denua serish nga fati. Nese Rajkard pati mundesine te ngjiste shkallet deri ne gjysfinale dhe duke marre parasysh se Rajkard dhe M. Van Basten bashke me Gulit jane quajtur "trekendeshi famoz hollandes", i njohur si i tille ne gjithe boten, atehere nuk besoj se M. Van B. si nje lojtar akoma me egzemplar (se kolegu Rajkard) te hase pengese per te thyer rekordin e vendosur nga Rajkard, duke e shoqeruar Hollanden deri ne finalen e madhe...( kam nje deshire qe te jete ai Gjermani kundershtar e t'ju a qethim koken qeros nazisteve e t'ua lidhim me peshqir kinez [lol])


    Marco Van Basten ka bere emer jo vetem ne Europe por ai njihet si futbollisti, sulmuesi me i shkelqyer i te gjitha koherave ne Arenen e futbollit Boteror!
    Nejse...nuk ka mbetur te shkruhet me teper se nga cka tashme eshte shkruar... dhe nese do te vazhdoja te perserisja me fjalet e mia ato cka tashme kane thene postuesit e meparshem, egziston probabiliteti, qe personat te cilet ndiejne antipati ne lidhje me futbollin hollandez, sidomos me lojtaret yje te saj, te rrezikojne ne menyre fatale, te pesojne no i infarkt te lloj-sojllekut hollandistiko-marrje-rrokullisje-mendsh per kusurin e jetes (lol)
    Kam vene re tek postimet tyre se edhe ata qe nuk e cmojne Van Basten apo Hollanden, kane shprehur nje fare simpatie, por ama, teper-shume-mucho te fshehur ne menyre te tille qe mos te merren vesh nga pjesa derrmuese (ca kodoshash qe jane mer jahuski [lol]). Hajt mer mo i rruani sqetullat se e kuptojme shume drejte shqetesimin tuaj, se fundja fundja njerez jemi, mbi te gjitha patriote...njeri-tjetrit do i rrefehemi ne lidhje me thellesite shpirterore me natyre te fshehur simpatizante-tulipanistike (lol)


    Me poshte vijon nje pershkrim i perkthyer (nga une prej anglishtes) ne lidhje me karrieren futbollistike te te madhit, te pa arritshmit Marco Van Basten!

    -------------------------------------------------------------------------

    Marco Van Basten lindi me 31 tetor 1964 ne Utrecht (Hollande). Debutimin e pare ne arenen futbollistike e beri me AFC Ajax ne 81-82 dhe shenoi nje gol ne ndeshjen e tij te vetme per ate sezon. Sezonin vijues ai tregoi nje sukses te jashtezakonshem. Ai ngjalli intetres tek investitore te shumte, pasi ai shenoi 9 gola ne 20 ndeshje tek te cilat mori pjese dhe po ate sezon Ajax-i fitoi kampionatin. Ai tregoi shenja te theksuara perparimi edhe ne sezonin 83-84, kur ai shenoi 28 gola ne 26 ndeshje te zhvilluara. Van Bastino vazhdoi te fluturonte mbi te njejtin qilim suksesi (lol) edhe me 85 kur ai se bashku me ekipin e tij Ajax fituan serish Kampionatin Hollandes. Po ashtu Kampion i kupes se Hollandes ne 86 dhe 87.
    Ai i la lamtumiren e madhe Ajax-it ne "Cupwinnerscup" kunder Dinamo Dresden me 86-87 dhe u quajt lojtari kryesor i asaj ndeshje. Ai luajti nje total prej 133 ndeshjesh kampionati dhe shenoi 128, gola njerin me te arte se tjetrin per Ajax-in. Me 87-88 vazhdon kariera e tij plot suksese por tashme nen fanellen e Klubit me prestigj gjigandesk ne bote, kush tjeter pra, vec ---> Milan. Ne sezonin 87-88 per shkak te nje demtimi afatgjate i cili e privoi te luante, pjesen me te madhe te sezonit italian. Ai luajti vetem 3 ndeshje dhe ashtu i demtuar shenoi 3 gola ate sezon kur Klubi i tij i ri fitoi Kampionatin e pare qe prej 78-79.

    Kusurin per ata te interestauruarit (lol), po e vazhdojme kur te na therrase ngeshmeria...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 07-08-2004 mė 01:49

  9. #39
    Citim Postuar mė parė nga Vjosa
    Ore Njesha Juve Jeni Ngaterruar Shume Me Duket Sepse Marco Ishte Lojtar Njesh Fare Duhet Te Jet Edhe Tranjer??? Kush E Tha Kete ??prandaj Mos Beni Enderra Se Edhe Gjermanin E Greqise Te Kishit Kuptojeni Skini Skuader Edhe Pike .prandaj Flijeni Mendjen Per Nja 200 Vjete Smirrni Asnje Kupe.te Vij Vanbasten E Krojf Bashke

    Vjosa, ketu diskutohet per dicka qe dihet, apo qe duhet te dihet normalisht: Pra qe Marco Van Basten eshte futbollisti me i madh per rolin qe kishte, per karrieren e shkurter qe pati, per trofete qe mori si me skuadrat qe luajti ashtu dhe ato individuale.

    Pra ne 10 vjet karriere, asnje futbollist nuk ka arritur ato qe arriti Van Basten.

    Se cfare do te arrije ai si trajner, kete nuk mund ta dije asnjeri dhe prandaj cdo diskutim do te ishte i kote. Koha do ta provoje.


    Kolombi, sukseset ne sport kane lidhje me mireqenien ekonomike qe nje shtet ka dhe me numrin e popullsise dhe me interesin qe popullsia e atij vendi ka per ate sport ne vecanti

    Gjermania dhe Holanda kane pak a shume te njejten mireqenie ekonomike por kane popullsi te ndryshme dhe interes te ndryshem ne futboll. Normalisht qe Gjermania duhet te kete me suksese dhe me talente sesa Holanda.

    Puna eshte qe Holanda ka bere shume me teper emer sesa kane bere shtete te te njejtit nivel.

    Asnjeri nuk kujton Gjermanine e 74-es, por perkundrazi, kujtohet Ajax-i dhe Holanda e viteve 70, ajo qe i ndryshoi pergjithmone pamjen futbollit; ajo qe futi futbollin modern, lojen totale e cila praktikohet edhe sot.

    Padyshim qe Gjermania ka bere emer ne futboll dhe eshte nje nga shtetet me te forta ne Bote, por eshte Holanda ajo qe ka mahnitur Boten me lojerat e saja, me talentet qe ka nxjerre.

    Gert Muller etj jane telente te futbollit dhe asnjeri nuk mund tua uli vleren, por mos i perdorni si shembuj per te ulur vlerat e Van Basten, Gullit, Cryuff etj pasi ata kane hyre tashme ne legjenden e futbollit.

    Ketu po flasim per futbolliste dhe jo per trajnere, pasi atehere ndryshon puna.

    Trajneri nuk gjykohet nga emri qe ka patur si lojtar apo sa i mire eshte. Mund te jesh lojtar i mire dhe mund te deshtosh si trajener. Gjithashtu mund te jesh trajner i mire dhe mund te deshtosh perseri.
    PSh: I njejti trajner qe nxorri Brazilin Kampion Bote u mund dy here nga Greqia ne kampionatin europian. Gjermania ka vite qe deshton keq dhe rrihet nga 3-0 me skuadra te dores se dyte megjithese drejtohej nga trajnere me emer te madh si Vogst dhe Voller. Nga ana tjeter Sacchi qe ka bere aq emer si trajner, nuk ka luajtur kurre futboll ne jeten e tij dhe ka qene shites kepucesh ne rinine e tij.

    Pra mos i be gjerat corap.

    Mos e krahaso Holanden me Gjermanine pasi ja ul komplet vlerat Gjermanise. Teorikisht gjermanet duhet te jene shume me lart se holandezet, por qe jeni ju tifozat e tyre qe ja ulni komplet vleren.
    Praktikisht dhe ne realitet Holanda ka nxjerre me shume talente futbolli se asnje ekip tjeter ne europe.

    Permenda Gjermanine meqe e kape si shembull, por mund te permendja cdo ekip tjeter europian.

  10. #40
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    tani vec s'na mbetet vec gje tjeter vetem te presim edhe te shohim se si do vej puna e Van Basteni ne pankinen e Hollandes.

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Futbollisti juaj i preferuar
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:01
  2. Maradona, trajneri i ri i kombėtares argjentinase
    Nga Ka Vetem DINAMO nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2008, 19:14
  3. Van Basten le jashte Boterorit Seedorf , Davids dhe Makay !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 13:36
  4. Van Basten dhe Hollanda - Cifti Ideal!
    Nga DeuS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 23:15
  5. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •