Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Anijet greke derdhin naftë në Jon

    Anijet me flamuj grekë, që hyjnë e dalin nga Korfuzi, kanë derdhur prej tre ditësh tonelata vaji e nafte në Jon



    Vaj në sipërfaqe të detit nga Vlora në Qeparo. Kërkohet ndihma e italianëve për kapjen e anijeve greke

    Ardian Dauti

    VLORË- Anijet greke ndotin me naftë, vaj dhe mazut detin Jon, në kulmin e sezonit turistik. Gjendje alarmante është krijuar në jug të vendit, ku e kaltra e detit është kthyer në ngjyrë të zezë, pas hedhjes së mijëra tonelatave vaji dhe nafte nga anijet greke që kryejnë linjën e Korfuzit. Të parët që e kanë vënë re ndotjen e detit, duke filluar nga Gjiri i Vlorës e deri në Qeparo, kanë qenë peshkatarët
    e zonave të Himarës, Dhërmiut dhe Jalës, të cilët kanë alarmuar më pas policinë dhe distriktin detar të Vlorës. Pas sinjalizimit të ardhur nga peshkatarët, anijet e këtij distrikti kanë dalë në det, për të inspektuar gjendjen. Nuk bëhej fjalë për një alarm të rremë, por për një katastrofë të vërtetë ekologjike, në ditët që sezoni turistik në vendin tonë ka arritur kulmin. Duke filluar nga gjiri i Vlorës e deri në Qeparo, uji është tejet i ndotur e me vajra në sipërfaqe. Bregdeti i Jonit, i preferuar veçanërisht për detin e pastër, vazhdon të ndodhet prej tre ditësh nga disa anije greke, të cilat tashmë po kërkohen nga forcat tona detare.
    Ndotja e detit
    Vaji i lyrshëm në sipërfaqen e detit ka shqetësuar së tepërmi pushuesit shqiptarë, të cilët këtë vit kishin zgjedhur plazhet e Vlorës, Dhërmiut apo Himarës, për të kaluar ditët e pushimeve. Arben Agalliu, tiranasi që ka ardhur në Jalë për të kaluar pushimet verore shprehet për “Shekullin” se ndotjen e detit e ka vënë re që para dy ditësh. “Kur dola nga uji, në trup kisha një lëng si vaj që nuk rrëshqiste kollaj. Nuk i kushtova shumë rëndësi, por sot gjendja është bërë më alarmante”,-pohon Agalliu. Ai shton se dy fëmijët e tij kanë dalë nga uji gjithë vaj, gjatë ditës së djeshme, gjë që e shtyu atë të lajmëronte policinë. “Kemi lajmëruar policinë, por edhe sot plazhi i Jalës vazhdon të jetë gjithë vaj në sipërfaqe”,-shton Arben Agalliu.
    Anijet greke
    Shefi i shtabit të distriktit detar të Vlorës, Artur Meçollari pohon për “Shekullin” se ndotja e detit ka filluar katër ditë më parë. Sipas tij, deti është ndotur nga sasira të mëdha vajrash, nafte e mazuti, të hedhura nga anijet që lundrojnë me flamuj grekë. “Prej tre ditësh, ne po patrullojmë në ujërat tona detare dhe internacionale, për të identifikuar se cilat janë këto anije, që i kanë sjellë ndotje të madhe bregdetit tonë të virgjër”,-thotë Artur Meçollari. Sipas tij, ende nuk mund të thuhet me saktësi se cilat janë anijet që ndotin prej tre ditësh detin Jon, por sipas Meçollarit, anijet janë me flamuj grekë dhe hyjnë e dalin nga ishulli i Korfuzit. Derdhja e vajit dhe e naftës në detin Jon ka alarmuar gjatë ditës së djeshme edhe krerët më të lartë të Ministrisë së Rendit dhe të Mbrojtjes. Për të identifikuar dhe kapur anijet greke që gjatë tre ditëve po “shkatërrojnë” pushimet e mijëra njerëzve, e ç’është më e keqja po ndotin plazhet më të bukura e më të pastra në vendin tonë, është kërkuar ndihma e Guardia di Financës. Gjatë ditës së djeshme, drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes u kanë kërkuar ndihmë forcave të Guardia di Financës, të vendosura në ishullin e Sazanit, që së bashku me anijet e Distriktit Detar të Vlorës të ndalojnë anijet greke që të vazhdojnë të derdhin në pjesën shqiptare të detit Jon tonelata me vajra dhe naftë. Ende nuk dihet nëse anijet e Guardia di Financës kanë dalë në det, përkrah atyre të forcave detare shqiptare, për të ndaluar anijet greke që shkaktuar dëme të mëdha ekologjike në detin dhe bregdetin e Jonit.


    shekulli
    14/08/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Shefi i shtabit, Artur Meçollari pohon se anijet greke kursejnë para, kur hedhin mbetjet e vajrave në det

    “Vajrat hidhen në det për arsye financiare”


    A.Dauti

    VLORË- Shefi i shtabit të Distriktit Detar të Vlorës, Artur Meçollari pohon për “Shekullin” se ende nuk dihet arsyeja e derdhjes së naftës dhe vajrave të detin Jon. “Nuk jam në gjendje të pohoj nëse këto mbeturina hidhen me qëllim, apo si rezultat i defekteve të ndryshme. Më shumë mundësi ka që ato të hidhen në ujërat tona territoriale për arsye financiare”,-shton Meçollari. Sipas tij, këto anije mbledhin në depot e tyre vajra dhe lubrifikantë të tjerë, që në porte të ndryshme i heqin ato me çisternë, kundrejt një pagese. “Ndoshta mund të jetë kjo, arsyeja e ndotjes së detit tonë. Për të kursyer ca para, ato anije i hedhin mbeturinat e karburanteve në detin tonë”. Shefi i shtabit pohon se është mjaft e vështirë që anijet e ishullit të Korfuzit të kapen në flagrancë. “Këto mbeturina mund të hidhen në formën e silureve, sipërfaqja e të cilave tretet me vonesë. Edhe vajrat dalin me vonesë në sipërfaqe”,-shton Meçollari. Ai shton se anijet e Distriktit Detar të Vlorës kanë filmuar dhe fotografuar gjithçka që ka ndodhur në detin Jon, gjatë tre ditëve që patrullojnë në det për të ndaluar anijet që hedhin vajra. “Nuk ka sesi një detar të kryejë një veprim kaq të ulët, të shkaktojë një dëm kaq të madh ekologjik në gjithë bregdetin e Jonit”,-thotë Meçollari, i cili pohon se edhe në ditët në vazhdim, deti Jon do të patrullohet nga anijet e Distriktit Detar të Vlorës, me qëllimin e vetëm, ndalimin e anijeve greke që ndotën detin Jon në kulmin e sezonit turistik.

    shekulli

    14/08/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Plazhi i Himarës, më i ndoturi


    A.Dauti

    HIMARË- Plazhi i Himarës rezulton më i ndoturi, pas katastrofës ekologjike të shkaktuar nga anijet greke. Duke filluar nga Bristani e deri në Porto-Palermo, i gjithë deti dhe bregu është i ndotur me mazut, i cili vihet re menjëherë. Sipas Shefit të Shtabit të Distriktit Detar të Vlorës, kjo është edhe zona më e ndotur, nga derdhja në det e vajrave, naftës dhe mazutit. Ndërkaq, në kapitenerinë e Portit të Vlorës mësojmë se nuk disponohen mjete të tilla detare, që të zbulojnë anijet që hedhin në det mbeturina vajrash. “Ne nuk kemi mjete të tilla. I identifikojmë mbeturinat, kur ato dalin në sipërfaqe”,-thotë për “Shekullin” oficeri Pano Xhori. Duket se kjo është edhe arsyeja që është kërkuar ndihma e italianëve të Guardia di Financës, për të identifikuar dhe kapur anijet që ndotin prej tre ditësh ujërat e detit Jon, duke filluar nga Gjiri i Vlorës e deri në Qeparo.


    shekulli
    14/08/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Çfarë idiotash, me qëllim e kanë bërë mu në kulmin e sezonit turistik. Flota detare shqiptare duhet të ushtroj kontroll të rreptë anijeve greke tani e tutje, dhe të arrestoj e mos të lejoj anije të dyshimta greke në ujërat tona.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    pse e derdhin naften ato.

    ata me mire tja hedhin vetes, pastaj nje shkrepse ndize dhe greket mish ne hell.

    ca do i bejme ne atyre pederastave te lashte, ne jemi shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga good devil : 14-08-2004 më 03:29
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    po te jene vertetuara me fakte keto qe thote gazeta nuk ke pse te mendohesh dy here por ate anijen greke mund ta hedhesh ne gjygj dhe te paguaje demin qe i ka shkaktuar ekologjise ne detin shqiptar, ka konventa nderkombetare per kete qellim .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dodon..

    nuk do te pelqehej protesta ndaj dhj-erjes se bregut tone nga wc-anijet greke nga ana e shokve jakup-qose-namik-nano ruc..

    ne tani kemi detyra tjera... te ruajme si qen kufiri mos ndoj "arab" hyn ne greqi..

    ndonse ne fakt..qendrat e terrorizmit boteror kane ne Athinen politike.. aleatin e vjeter..e te ri..

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Anijet greke ndotin Jonin shqiptar
    E Shtune, 14 Gusht 2004
    Hapesira detare nga nga Jala ne Dhermi, ne rajonin jugor, eshte ndotur dje nga lende djegese dhe mazut, qe dyshohen te jene hedhur ne det nga mjete lundruese helene qe depertojne ne ujerat shqiptare. Ministria e Mbrojtjes: "Tre anije tonat po ndalin qarkullimin e trageteve greke ne afersi te brigjeve". Ministri i Mjedisit mberrin ne Himare. Reagon nga Dhermiu, ekologu i njohur Xhemal Mato. Nga nafta, ndotet edhe kryeparlamentari Pellumbi

    VLORE/SARANDE - Ndotet hapesira detare e Jonit ne bregdetin jugor, duke perfshire siperfaqe te konsiderueshme ne rrethin e Vlores dhe ne vijen bregdetare deri ne Sarande. Burime te ndryshme ne vendngjarje i thane "Korrieri:"-t se ndotja e detit Jon eshte me e rende nga Jala deri edhe ne Dhermi. Nderkohe edhe vise te tjera jugore si ne Palase dhe deri ne Palermo e Himare, rezultojne nga mengjesi i djeshem te ndotura masivisht. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht edhe ministria e Mbrojtjes e cila beri te ditur dje se "per shkak te informacioneve per ndotje te ujerave tona territoriale ne jug nga mbetje te ndryshme te lendeve djegese, jemi detyruar te instalojme tre anije tonat luftarake, per te mos lejuar asnje traget apo mjet tjeter te rende lundrimi helen qe te depertoje ne afersi te brigjeve tona ujore ndersa kryejne itineraret e tyre ne detin Jon".

    Ruka ne vendngjarje

    Per shkak te situates se rende te raportuar nga vendngjarja, ne Himare ka mberritur me urgjence dje padite, Ministri i Mjedisit Et'hem Ruka. Ai shoqerohet nga nje grup specialistesh si dhe perfaqesues te shoqatave mjedisore qe veprojne ne vendin tone. Per skandalin e ndotjes se plazhit, ministri i Mjedisit Et'hem Ruka ka reaguar ngduke deklaruar se ndotja ne zonen e Himares dhe Livas eshte evidente, nderkohe qe priten te dhena per ndotjen dhe ne Sarande.

    Saranda, pjeserisht e paster

    Hapesira detare joniane nga Kepi i Stillos deri ne afersi te Qeparoit, ne ujerat territoriale shqiptare, ndryshe nga Vlora, rezultonte e paster dhe e pandotur dje, nga mbeturina nafte. Shefi i policise kufitare te Sarandes, Asim Canaj tha dje se jane ndermarre operacione kontrolli pergjate gjithe vijes kufuitare detare. "Nga verifikimet tona deri pasdite, ne ujerat e kesaj vije detare dhe me konkretisht ne kepin e Stillos, ne Ksamil dhe ishujt e tij, ne plazhet: Pasqyrat, Gjirin e Sarandes, Kakome, Krorez, Bunec dhe Borsh nuk jane konstatuar ndotje te detit me origjine nga mbeturinat e naftes", theksoi nenkomisar Canaj. Por ai shtoi se "gjurme te nje ndotjeje te pjesshme jane konstatuar prane disa shkembinjve ne afersi te Gjirit te Baxhos dhe ne nje vend prane Ksamilit". Sipas tij, keto gjurme jane rezultat i hedhjes se ndonje mbeturine karboranti nga ndonje anije qe ka lundruar pergjate Kanalit te Korfuzit. Nga ana tjeter, dje, ne afersi te ishujve te Ksamilit, disa plazhiste kishin konstatuar disa njolla te vogla te mbeturinave te karburanteve me madhesi deri ne nje meter".

    "Ja pse u ndot deti"

    ne lidhje me situaten e renduar ne hapesiren detare gjate dites se djeshme, komandanti i kapitenerise se Vlores Anastas Goga i deklaroi mbreme "Korrieri"-t, se behet fjale per nje hapesire qe nga Jala dhe deri ne Dhermi, qe eshte ndotur nga keto mbeturina". Sipas Goges, "nje faktor per perhapjen e tyre ka qene era, ndersa kjo sasi ndotese ka gjetur fole neper shkembinj". Sipas komandantit te Kapitenerise, "nuk mund te behet asgje per ta izoluar kete derdhje". Megjithate Goga shton se "ajo do te zhduket me kalimin e diteve nga valezimi i detit".

    "Kjo ndotje, jo e demshme"

    Mesohet se per te mundesuar pastrimin e detit nga kjo ndotje, ne vendin tone nuk ka ende mjete te tilla qe pastrojne keto mbeturina nafte dhe mazutin. Goga thote se "mbeturinat e mazutit nuk jane te demshme per pushuesit por ato jane thjeshte nje bezdi". Nderkaq, sipas burimeve te korrespondentes sone nga vendi i ngjarjes, ne oret e vona te mbremjes se djeshme, e gjithe vija bregdetare nga Jala deri ne Dhermi, ka nje pasterti te dukshme por ne breg dhe ne vijen ranore, demi eshte i madh per shkak se ndotja ka bere te veten. E njejta gje shihet edhe ne mjediset shkembore ne brigjet e hapesires joniane.

    Mato: Ndotje e organizuar

    Ekologjisti i njohur Xhemal Mato ndodhej dje ne Jale per te pare nga afer ndotjen e atjeshme. Ne nje bisede me "Korrieri"-n, Mato deklaroi se "ketu shihet qarte se kemi te bejme me dicka te organizuar pasi eshte hedhur nje sasi e madhe lende ndotese e cila ka sjelle pasoja te konsiderueshme ne bregdetin jugor". Mato pohoi se hedhja e mazutit dhe lendeve te tjera djegese nga tragetet greke "nuk behet per here te pare", por shtoi se "kete here gjendja u pa te jete me e rende". Sipas tij, "nje gje e tille ndodh kur verehet se ne jug te vendit fluksi i pushuesve eshte teper i madh dhe per t'u admiruar". Mato pranoi se kjo ngjarje le shije te hidhur dhe me ndikim negative per turizmin shqiptar. Nga ana tjeter ai shtoi se "per floren dhe faunen, pasojat do te jene te mevonshme". Duke dashur te tregoje realisht ate 'ka kishte pare me syte e tij dje ne bregdetin jonian, ekologu i njohur Mato shtoi: "Mendoni, mbi 70 perqind e te rinjve qe jane future ne det kane dale jashte me pantallona te nxira dhe te pista per shkak te ndotjes se madhe".

    MOISIU NDODHET NE JALE

    Kryeparlamentari Pellumbi, ndotet ne Dhermi

    DHERMI - Nga ndotja e konsiderueshme e hapesires ujore joniane ndermjet Vlores dhe Sarandes nuk ka shpetuar as kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi. Se bashkum me familjen e tij, ai ndodhet ne Dhermi ku eshte duke kaluar pushimet verore. Por sipas te dhenave, dje ai ka qene ne breg te detit dhe eshte perballur edhe vete me ujin e ndotur nga mbetjet e lendeve djegese qe kishin depertuar deri afer bregut, per shkak te hedhjes nga anije te huaja qe ne oret e para te mengjesit.

    korrieri
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Ruka: Ndotja e detit, skandaloze



    “Situata në 20-30 km vijë bregdetare është alarmante, vështirë të pastrohet”

    Anila Rama

    TIRANE - Pas alarmit të dhënë dy ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes për ndotjen e detit Jon dhe të vijës bregdetare të Rivierës shqiptare, një ekip i posaçëm ka inspektuar dje të gjithë zonën e ndotur. Ministri i Mjedisit Ethem Ruka tha dje për gazetën “Shekulli” se ajo që kishte ndodhur ishte skandaloze. Ai tha se nuk mund të konfirmonte nëse kjo ndotje ishte e qëllimshme, por ka vërejtur se vendet komunitare i dinë mirë rregullat ndërkombëtare mjedisore, të cilat i kanë nënshkruar. Sipas tij, përpara se të kërkojnë nga të tjerët përmbushjen e standardeve, duhet t’i respektojnë vetë ato.
    Z. Ruka, si është gjendja sot (dje) në bregdetin jonian? A është i lartë niveli i ndotjeve që ka sjellë deti në breg?
    Unë jam në plazhin e Jalës dhe gjatë gjithë ditës kam inspektuar nga afër vijën bregdetare ku ishin vërejtur prurje ndotjesh nga deti. Së bashku me zv/kryeministrin Namik Dokle ne ishim pjesë e ekipit të posaçëm me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit të Hidrokarbureve, i cili ka ndjekur në vend atë që kishte ndodhur. Kemi komunikuar edhe me autoritetet detare dhe portuale të Vlorës për të marrë më shumë informacion rreth kësaj ngjarjeje. Por kemi kontaktuar edhe me shumë pushues në Dhërmi, Jalë, Himarë të cilët kanë pohuar shqetësimet që kanë pasur gjatë ditëve të fundit si pasojë e ndotjeve që ka sjellë deti. Ndotjet kanë qenë në formën e mazutit, pra të mbetjeve nga djegia e naftës dhe janë ngjitur nëpër guralecë në të gjithë bregun ku është shtrirë prurja nga dallgët e detit. Nga ekipi janë marrë kampione nga guralecët dhe rëra në breg, për të analizuar se çfarë materiali është. Nuk është në përmasat e një katastrofe ekologjike që vjen si pasojë e derdhjes së boteve me naftë, gjë që do të ishte e papërballueshme, por gjithsesi situata e krijuar është alarmante edhe për faktin se 20-30 kilometër vijë bregdetare ku është vërejtur ndotja, është vështirë të pastrohet.
    A vazhdon deti të jetë i ndotur edhe sot (dje)?
    Jo absolutisht. Deti sot (dje) është i pastër dhe nuk ka pasur më ndotje si ato të dy ditëve më parë. Por shqetësim ngelet për pushuesit ndotja e bregut, pasi mazuti u është ngjitur në trup dhe në rroba. Është e vështirë që të pastrohen dhe të mblidhen të gjithë gurët me këto mbetje, gjë që ne provuam ta bënim me pushuesit këtu në Jalë. Tashmë anijet tona kanë dalë në det dhe po kontrollojnë zonën nga ka ardhur ndotja për të parë nëse ky rast do të përsëritet. Sipas informacioneve që ne kemi, kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi janë vërejtur edhe më parë prurje ndotjesh, por jo në këto përmasa. Problemi qëndron edhe në faktin se anije të huaja kalojnë shumë afër ujërave tona territoriale dhe në këtë rast ndonjë nga ato kanë shfrytëzuar rastin duke derdhur në det mbetjet nga nafta e djegur për të shmangur shpenzimet financiare për përpunimin e tyre të mëtejshëm.
    Nga ajo që keni parë a mund të na thoni nëse ky veprim është bërë i qëllimshëm dhe çfarë rruge do të ndjekë qeveria shqiptare në rast se do të identifikohet anija që ka shkaktuar këtë problem ekologjik?
    Unë nuk jam personi kompetent për të pohuar se derdhja e mbetjeve të naftës është bërë e qëllimshme. Por ajo që ka ndodhur, është skandaloze, është dhunim i një vlere të paçmuar natyrore. Është njësoj si t’i dhunosh një vendi gjënë më të shtrenjtë që ka, sidomos në kulmin e sezonit turistik kjo bëhet edhe më e ndjeshme. Do të thoja se vendet komunitare i njohin mirë konventat mjedisore dhe detare, të cilat janë të detyruara t’i respektojnë edhe për ato vende që nuk janë komunitare. Para se të kërkosh nga të tjerët arritjen e standardeve, duhet që t’i respektosh vetë ato.
    Pas kësaj që ndodhi, e shihni të nevojshme ngritjen e një strukture të posaçme që duhet të kontrollojë dhe monitorojë ujërat tona detare, përveç rojeve bregdetare?
    Sigurisht që Shqipëria duhet të marrë masa për mbrojtjen dhe monitorimin e detit. Sot (dje), unë kam parë anijet luftarake që kanë dalë nga Porto Palermo dhe kanë kontrolluar detin.
    Së fundmi kanë filluar studime të ndryshme për gjendjen në gjiret e mëdhenj detarë dhe për çështje të tjera nënujore. Por duhet angazhim më i madh. Ne kemi kërkuar që së shpejti në Durrës të ngrihet një qendër studimore për detin.


    Intervistoi: Anila Rama

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Shumë dinakë këta grekët, më duket se e bëjnë që pengojnë zhvillimin e zonës së Bregut që ta lënë të varfër e të braktisur.

    Unë mendoj se shteti shqiptar duhet t'i hedhë në gjyq kompanitë pronare të anijeve përgjegjëse dhe t'u kërkojë dëmshpërblim për këtë dëm të madh në radhë të parë ekologjik por edhe turistik. Le ta bëjmë çështje në organizmat europianë, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj gjërave të tilla.
    Para dy vjetësh Franca arrestoi kapitenin dhe detyroi kompaninë e një anije që derdhte naftë pranë brigjeve të saj të paguante dëmshpërblim për dëmin e bërë.

    Më duket së në Shqipëri po e marrin shumë lehtë këtë punë, por pasojat e një ndotje të tillë zgjasin disa vjet, akoma këtu në Francë pastrojnë plazhet e ndotura para disa vjetësh.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Anijet ilire, histori 2200-vjeçare në Bosnje
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-02-2012, 09:27
  2. Anijet e luftës nën ujë rrezik potencial berthamor
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2008, 09:26
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Beteja e Atlantikut 1939-1945
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:59
  5. Historia e lundrimit që nga kohët e lashta
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2003, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •