Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Po te ishin keta dy kandidat si po mundohen ti paraqesin ketu disa ateher perse Lobi Shqiptar investoi ne ta nji shume te madhe dollaresh qe te vin ne pushtet?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Te nderuar shqiptare te Amerikes,
    veproni edhe kesaj here sipas tradites se sprovuar dhe te lashte te popullit tone te vjeter: mbani "nje dore ne bakllava dhe nje dore ne revani", behuni disa me Bushin e disa me Kerryn ashtu sic u bete disa me Partine e disa me Ballin, disa me teser partie e disa me biografi te keqe, disa me PD-ne e disa me PS-ne.

  3. #33
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Shume lajm bombe ky mesazhi Kerryt per lobin grek ne SHBA.
    Flet per minoretet greke ne Shqiperi qe sbejne as edhe 2%, duke harruar ata mijera Shqipetare qe sot jane asimiluar 100% me te gjitha format e dhunes nga greket, duke harruar edhe ata mijera refugjate te tjere ne greqi qe shkelen me kemb si ti doje 'menderja' (se keshtu e meriton ta thuash) rraces se "Paster" helene.
    Xhanem nuk mund te presesh dhe me shume nga republikanet amerikane. Amerikane nga jashte e greke nga mbrenda jane.

    Nuk e ditka ky zoti Kerry qe ne Shqiperi jane me zona te tera ku nxenesve Shqiptare i duhet te ecin nga 20km e te kalojne edhe lumin dimer e vere ne kembe vetem per te ikur ne shkolle me klasa me 20 e ca nxenes e siper, nderkohe qe ne zonat ku ka minoritete jo vetem qe ekzistojne shkollat por ka dhe klasa me 2-3 nxenes. Po qe "vorio-epiriotet" vijne e mbajne kongres mu ne mes te Tiranes e di ky zoti Kerry?
    Te mjeret ne qe sna do njeri. Megjithese prite kur te beje dhe Nanosisi ndonje deklarate buje per minoritetet greke. Ka per te nxjerre me shume greke sesa Shqiptare, biles do e çoj vorio-epirin matane lumit Shkumbin saqe do çudis edhe vete greket. Ku ka me mire sesa te kesh nje kryeminister qe punon e derdh djerse me shume per greqine sesa per vendin tone.
    Shyqyr qe nuk jetoje ne Amerike se do ja kisha dhene voten Bushit jo me shume qejf. Natyrisht nepermjet ketyre dy alternativave nuk do te kisha zgjedhur kurrsesi Kerryn.
    Edhe juve qe jetoni ne Amerike ju paska zene ca halli per kete. Por duhet te shqetesohemi edhe per zgjedhjet parlamentare qe po afrohen pak nga pak ne Shqiperi. Te mos bejme gabim trashanik e ti japim voten Tosit e klanit te tij greko-komunist. Nuk dua te beje propagande per njeren parti ose per tjetren, por duhet te na behet mesim e te mos votojme per Tosin, çdo alternative tjeter eshte me e mire. Boll po heqim, boll po na marrin neper kembe fqinjet per rreth, boll me!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 31-07-2004 më 13:59
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kandidati për president të SHBA-ve Xhon Keri pohon se populli i Kosovës duhet të vendosë vetë të ardhmen e tij

    Uashington, 12 gusht - Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrati Xhon Keri pohon se populli i Kosovës duhet të vendosë vetë të ardhmen e tij dhe mënyrën se si do të qeverisen. Deklarata e z. Keri erdhi në një moment kritik. Ai e bën të qartë se dëshiron të shohë zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, se ai mbështet vetëvendosjen për popullin e Kosovës dhe se është i gatshëm të riangazhohet në këtë proces, ka thënë Ilir Zherka në një intervistë për "Zërin e Amerikës", i cili shërben si këshilltar në fushatën e senatorit Keri.
    Ai ka mohuar njoftimet se z. Keri ka bërë një deklaratë për pakicën greke në Shqipëri, duke shtuar se për këtë ka pasur njëfarë paqartësie dhe ka nënvizuar se Xhon Keri nuk ka bërë deklaratë mbi pakicën greke në Shqipëri.
    Zherka thotë se z. Keri ka mbështetur luftën për çlirimin e Kosovës dhe ka këshilltarë njerëz që janë miq të fuqishëm të shqiptaro-amerikanëve, si ish-sekretarja e Shtetit Medlin Ollbrajt dhe Xhejms Rubin. Riçard Hollbruk është gjithashtu shumë i angazhuar në këtë çështje. Natyrisht edhe gjenerali në pension Uesli Klark. "Mund ta mendoj se nëse Xhon Keri zgjidhet president, ne do të shikojmë një politikë amerikane shumë më të angazhuar në Ballkan dhe që mbështet zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës", ka thënë veç tjerash z. Zherka.

    nga QIK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    13
    Shqiptarët në Gadishullin Ilir

    Greqia që flet Shqip

    Furriqis

    Zakonet ashtu si edhe kultet, mitet e motivet e kulturës e të besimit, kanë një lidhje organike në të gjithë shtrirjen gjeografike të shqiptarëve. Kështu, autori Furriqis në “ Mbi zakonet e arvanitëve ” të vitit 1926, shkruan se motivi që është skalitur aq bukur në ciklin epik shqiptar për zanat e bjeshkve që mund të kthejnë në gur shtegëtarin, është i përhapur edhe tek shqiptarët e Salaminës. Kjo në variantin që krushqit në një farë vendi në bjeshkë duhet të ecin pa zë e me kujdes që të mos zemërojnë shpirtërat e këqinj që iu bëjnë gjëmën.

    Anonimi

    Për shqiptarësinë e Epirit pohon edhe kronisti bizantin Anonimi “... në krejt atë vend, që në kohët e vjetra, ka qënë i ndarë në fise etole, akarnane, amfiloke, kasiope, dolope, ambrakiote, atamane, tesprote, mollose e kaone, që shtriheshin në malet Akrokeraune. Këto fise të vjetra e të shumta, që në të kaluarën kishin burra të shumtë e trima, tani janë pushtuar nga një varfëri e madhe...tani gjithë ai vend, Epiri, banohet në mënyrë të shpërndarë në grupe të vegjël dhe në fshatra shqiptare, popullsi ilire ...”.

    Hobhaus

    Vizitorë, funksionarë apo studiues të ndryshëm që kanë përshkuar viset shqiptare kanë vërejtur se kostumet e tyre (shqiptarëve) ishin të një niveli për tu admiruar dhe se ishin të papërsëritshëme. Kështu Lik në “ Travels ...” vëren se grekët por dhe turqit me banim në Greqi, e pëlqenin shumë dhe e përdornin veshjen shqiptare. “ Është bërë zakon për turqit e Greqisë që fëmijët e tyre ti veshin si shqiptarë -shpjegon ai, -sepse për vete nuk ua lejon dinjiteti dhe paragjykimet.... Djali i Hasan Beut vishet ala shqiptarçe ”. Ndërsa Hobhaus shkruan se “ Gati çdo shqiptar e bën vetë veshjen e tij ”.

    M.Lik

    Konsulli anglez në Greqi, M. Lik shkruan “ Shqiptarët e Greqisë e ruajnë veshjen e tyre kombëtare. Fshatarët shqiptarë që popullojnë Atikën kanë një kostum ndryshe prej grekëve. Kjo gjë konstatohet qartas edhe në krahinën e Beotisë dhe krahina të tjera ku shqiptarët kanë vendbanimet e tyre ”.

    Pangallos

    Në një moment oportuniteti në marrëdhëniet me shqiptarët, kryetari i qeverisë greke, gjeneral Pangallos, shkruante “ Teza që është mbajtur deri më sot se ortodoksët shqiptarë janë grekë, është një mendim krejt i gabuar.... Unë mora masat e duhura dhe shpërndava të gjithë shoqëritë e Epirit të Veriut.... Të gjithë e dijnë për shpërblimet që i kanë bërë Epirotët e veriut kriptotezës greke ...”.

    Lambrinidhi

    Që shqiptarët arvanitë ishin mbizotërues në popullsinë e Peloponezit në shekujt 14 dhe 15-të, flasin dhe kryengritjet e tyre kundër pushtetit të despotëve bizantinë. Kështu, autorë si Lambrinidhi apo K. Biri, njoftojnë për këto lloj kryengritjesh. Në vitin 1448, shqiptarët e Mistrës e Patrës ngrihen për të krijuar një principatë autonome me në krye Zotin e tyre arvanitas, Teodor Bohalin. Në Halandria e në rrethina ngrihen shqiptarët nën komandën e arvanitit Centurion Zaharia dhe krijojnë Principatën e Ahaisë dhe të Ilisë. Po ashtu, përkundër Despotit Thoma Paleologu, Zoti i Manit, Manuil Kantakuzino, afron shqiptarët e zonës së Manit, Lakonisë dhe Arkadisë. Duhet shënuar se kryengritjet e arvanitëve, despotët Paleologë kërkonin ti shtypnin duke thirrur në ndihmë si aleatë turqit selxhukë, të cilët më pas u shtrinë për vehte këtyre anëve.

    G. Vrabie

    Përkundër tezës se një nga shtyllat e eposit shqiptar, ajo e “ Konstantini e Garentina ”, përkon me këngën greke me të njëjtin subjekt (tezë që niset nga emrat në dukje grekë, por që s'janë të këtillë kurrsesi), edhe rumuni G. Vrabie në ‘Balada populara Romana ” konstaton se “ praktika greke dëshmon për një traditë mjaft pak të konsoliduar ”.

    Furriqi

    Duke pasur parasysh praninë e madhe aktive të shqiptarëve në territoret e Greqisë së sotme, dhe protagonizmin e tyre në historinë e atyre viseve, historiani Furriqi detyrohet të shprehet “... asnjë përfundim nuk mund të arrihet për helenizmin mesjetar nëqoftëse nuk studiohet me vëmendje dhe me hollësi ajo që ka të bëjë me popujt fqinjë, dhe veçanërisht popullin shqiptar, me të cilin populli grek jetoi pranë shekuj të tërë, luftoi bashkë me të ...”.

    Turneferd

    Autori Turneferd në “ Relation ...”, shkruan “ Deri aty rreth viteve 1700, banorët e Arnas dhe të Amolokos, dhe të ishujve përreth, mbanin dhe përdornin akoma veshjet e tyre tradicionale shqiptare dhe jetonin në mënyrën e tyre të jetesës, pa iu nënshtruar pushtetit të pushtuesve turq, dhe pa qëndruar besnikë të fesë ”. Duke mbështetur kështu të dhënat e shumta të dëshmive, dokumentave, burimeve të tjera, për praninë e shqiptarëve me shumicë në ishujt jonianë, të Egjeut, apo të Mesdheut.

    “Toska”

    Në Greqinë e 1900-ës, numri i shqiptarëve ishte tepër i madh, sipas dokumentave e shkrimeve të kohës. Kështu, shkëpusim nga “ Toska ” që botohej në Egjypt, nga numri i prillit 1902, se “... Gazetat greqishte të fundit na thonë se mbreti Gjeorgji paskërka thënë që të vërë mësimin e gjuhës shqipe ndër tri qytete ku ndodhen më tepër shqiptarë.... Si deri dje na e fshihnin të vërtetën, dhe sot vijnë të na thonë se mbreti Gjeorgji u mendua që të vërë ndën hijen e tij gjuhën shqipe të cilën e flasin Nëntëqint mijë (900 000) nënhijes (nënështetas) të tij..... Pse gjer më sot nuk na rrëfenin numrin e vërtetë? Që të besojë Europa se nuk është komb shqiptar? ... Se janë 900 mijë e më tepër e besojmë këtë punë, e për të cilën e dinim fort mirë që është ashtu, se duhet të hapin shkolla shqipe jo vetëm ndë tre qytete, por nëpër tërë viset e Greqisë se siç e shikojmë gjysmë e avromit (popullit) janë shqiptarë ...”.

    Marre nga shtojca kulturore Milosao.

  6. #36
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Ky material eshte marre nga radio Zeri i Amerikes.

    Ilir Zherka: deklarata e senatorit Kerry për çështjet shqiptare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, ishte mjaft e fuqishme

    Shaqir Salihu
    11 gusht 2004


    Këtu në Shtetet e Bashkuara mbeten më pak se tre muaj deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe dy kandidatët kryesorë kanë ndërmarrë fushata në pjesë të ndryshme të vendit. Tradicionalisht, dhe kështu po ndodh edhe këtë herë, kandidatët synojnë të bëjnë për vete një kategori votuesish siç janë grupet e ndryshme etnike që jetojnë në Amerikë, midis tyre edhe shqiptarët. Senatori nga shteti Massachussetts John Kerry, tashmë ka bërë një deklaratë në mbështetje të vetvendosjes për popullin e Kosovës. Adminsitrata e Presidentit Bush ka caktuar mesin e vitit 2005 si afat për të bërë një rishikim të gjendjes në Kosovë për hapjen e bisedimeve për statusin përfundimtar. Por,kolegu ynë intervistoi një nga shqiptaro-amerikanët që angazhohet në fushatat presidenciale, zotin Ilir Zherka, i cili së bashku me disa figura të tjera të komunitetit shqiptar, ndihmoi për hartimin e deklaratës së zotit Kerry. Zoti Zherka, i cili shërben si këshilltar për fushatën e senatorit Kerry, thotë se deklarata që ai bëri për çështjet shqiptare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, ishte mjaft e fuqishme.

    “Në këtë deklaratë thuheshin një numër gjërash shumë të rëndësishme. Në radhë të parë thuhej ze John Kerry pranon faktin që shqiptarët janë ndër njerëzit më pro amerikanë në botë, dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Ai pohon gjithashtu se populli i Kosovës duhet të vendosë vetë të ardhmen e tij dhe mënyrën se si do të qeveriset. Kjo është në kontrast të drejtpërdrejtë me deklaratën e kohëve të fundit të Presidentit serb. Ka rëndësi fakti që deklarata e zotit Kerry erdhi në një moment kritik. Ai e bën të qartë se dëshiron të shohë zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, se ai mbështet vetvendosjen për popullin e Kosovës dhe se është i gatshëm të riangazhohet në këtë proces.”

    Zoti Zherka mohoi njoftimet se zoti Kerry ka bërë një deklaratë mbi pakicën greke në Shqipëri.

    “Për këtë tha ai ka patur një farë paqartësie. Instituti amerikano-helenik i kishte kërkuar fushatës së zotit Kerry të bënte një deklaratë por kjo u refuzua. Pra John Kerry nuk ka bërë deklaratë mbi pakicën greke në Shqipëri.”


    Zoti Zherka thotë se John Kerry ka qenë mbështetës i fortë i ndërhyrjes amerikane në Ballkan.

    “Ai mbështeti luftën për çlirimin e Kosovës dhe ka si këshilltarë njerëz që janë miq të fuqishëm të shqiptaro-amerikanëve si ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe James Rubin. Richard Holbrooke gjithashtu është shumë i angazhuar në këtë çështje, dhe natyrisht edhe gjenerali në pension Wesley Clark. Pra mendoj se nëse John Kerry zgjidhet president, ne do të shikojmë një politikë amerikane shumë më të angazhuar në Ballkan dhe që mbështet zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.”

    Seanca e dëshmive për Shqipërinë që u organizua muajin e kaluar nga Komisioni amerikan i Helsinkit tregoi qartë se Kongresi amerikan mund të ndikojë ndjeshëm në përpjekjet për t’i dhënë shtytje luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si dhe për të sensibilizuar politikanët e të gjitha krahëve mbi rëndësinë që do të kenë zgjedhjet e ardhëshme. Zoti Zherka mendon se në këtë drejtim mund të ndihmojë edhe komuniteti shqiptar, por në fund të fundit, thotë ai, përgjegjësia kryesore bie mbi vetë shqiptarët.

    “Mendoj se komuniteti shqiptar i Amerikës është i angazhuar shumë aktivisht për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve përmes Kongresit dhe Departamentit të Shtetit. Por në fund të fundit, janë vetë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri por kudo në Ballkan, janë ata drejtpërdrejt përgjegjës për të ardhmen e tyre. Pra, ajo që synojmë të bëjmë ne këtu në Amerikë është t’i inkurajojmë njerëzit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të angazhohen për të garantuar se qeveritë do t’u përgjigjen nevojave të popullit. Ky është edhe thelbi i demokracisë.”

    Zoti Zherka thotë se diaspora do të vazhdojë të luajë rolin e saj në Uashington, në Nju Jork dhe në OKB për të ndihmuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jonian : 12-08-2004 më 16:09
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  7. #37
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Intervista/ Flet Ilir Zherka, një nga hartuesit e deklaratës së fuqishme të senatorit Kerry për çështjet shqiptare në përgjithësi

    “John Kerry do të angazhohet në pavarësinë e Kosovës”


    Shaqir Salihu

    Këtu në Shtetet e Bashkuara mbeten më pak se tre muaj deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe dy kandidatët kryesorë kanë ndërmarrë fushata në pjesë të ndryshme të vendit. Tradicionalisht, dhe kështu po ndodh edhe këtë herë, kandidatët synojnë të bëjnë për vete një kategori votuesish siç janë grupet e ndryshme etnike që jetojnë në Amerikë, midis tyre edhe shqiptarët. Senatori nga shteti Masstchusets John Kerry, tashmë ka bërë një deklaratë në mbështetje të vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Administrata e presidentit Bush ka caktuar mesin e vitit 2005 si afat për të bërë një rishikim të gjendjes në Kosovë për hapjen e bisedimeve për statusin përfundimtar. Por, kolegu ynë intervistoi një nga shqiptaro-amerikanët që angazhohet në fushatat presidenciale, zotin Ilir Zherka, i cili së bashku me disa figura të tjera të komunitetit shqiptar, ndihmoi për hartimin e deklaratës së zotit Kerry. Zoti Zherka, i cili shërben si këshilltar për fushatën e senatorit Kerry, thotë se deklarata që ai bëri për çështjet shqiptare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, ishte mjaft e fuqishme. “Në këtë deklaratë thuheshin një numër gjërash shumë të rëndësishme. Në radhë të parë thuhej se John Kerry pranon faktin që shqiptarët janë ndër njerëzit më pro amerikanë në botë, dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Ai pohon gjithashtu se populli i Kosovës duhet të vendosë vetë të ardhmen e tij dhe mënyrën se si do të qeveriset. Kjo është në kontrast të drejtpërdrejtë me deklaratën e kohëve të fundit të presidentit serb. Ka rëndësi fakti që deklarata e zotit Kerry erdhi në një moment kritik. Ai e bën të qartë se dëshiron të shohë zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, se ai mbështet vetëvendosjen për popullin e Kosovës dhe se është i gatshëm të riangazhohet në këtë proces”.
    Zherka mohoi njoftimet se zoti Kerry ka bërë një deklaratë mbi pakicën greke në Shqipëri. “Për këtë tha ai ka patur një farë paqartësie. Instituti amerikano-helenik i kishte kërkuar fushatës së zotit Kerry të bënte një deklaratë por kjo u refuzua. Pra John Kerry nuk ka bërë deklaratë mbi pakicën greke në Shqipëri”.
    Ai gjithashtu thotë se John Kerry ka qenë mbështetës i fortë i ndërhyrjes amerikane në Ballkan. “Ai mbështeti luftën për çlirimin e Kosovës dhe ka si këshilltarë njerëz që janë miq të fuqishëm të shqiptaro-amerikanëve si ish -sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe James Rubin. Richard Holbrooke gjithashtu është shumë i angazhuar në këtë çështje, dhe natyrisht edhe gjenerali në pension Wesley Clark. Pra mendoj se nëse John Kerry zgjidhet president, ne do të shikojmë një politikë amerikane shumë më të angazhuar në Ballkan dhe që mbështet zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës”.
    Seanca e dëshmive për Shqipërinë që u organizua muajin e kaluar nga Komisioni amerikan i Helsinkit tregoi qartë se Kongresi amerikan mund të ndikojë ndjeshëm në përpjekjet për t’i dhënë shtytje luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si dhe për të sensibilizuar politikanët e të gjitha krahëve mbi rëndësinë që do të kenë zgjedhjet e ardhshme. Zoti Zherka mendon se në këtë drejtim mund të ndihmojë edhe komuniteti shqiptar, por në fund të fundit, thotë ai, përgjegjësia kryesore bie mbi vetë shqiptarët.
    “Mendoj se komuniteti shqiptar i Amerikës është i angazhuar shumë aktivisht për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve përmes Kongresit dhe Departamentit të Shtetit. Por në fund të fundit, janë vetë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri por kudo në Ballkan, janë ata drejtpërdrejt përgjegjës për të ardhmen e tyre. Pra, ajo që synojmë të bëjmë ne këtu në Amerikë është t’i inkurajojmë njerëzit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të angazhohen për të garantuar se qeveritë do t’u përgjigjen nevojave të popullit. Ky është edhe thelbi i demokracisë”. Zherka thotë se diaspora do të vazhdojë të luajë rolin e saj në Uashington, në Nju Jork dhe në OKB për të ndihmuar.



    12/08/2004

    Kjo deklaratë u demantua, pra ka qenë mashtrim i opinionit nga shovinistat grekë.
    Tani administratorët dhe moderatorët, mbylleni këtë temë ose të paktën ndërrojani titullin.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Dicka shume palidhje, me duket dicka shume fjale e papjekur sikur te mos dinin ato se sa jane grek e sa nuk jane...gjithe keto sipas meje jane marketing politik, qe te fitojne me shume vota nga Lobi grek ne USA ne zgjedhjet e ardhshme...si do qofte ne i duam amerikanet sepse ato na e shpetuan Kosoven, por nese vazhdojne me kesoj deklaratat te pa verteta shume lehte do fitojne antipati tek shqiptaret ku do qe jane...
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ilir Zherka: deklarata e senatorit Kerry për çështjet shqiptare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, ishte mjaft e fuqishme
    Eshte per te cuditur naiviteti me te cilen disa shqiptaro-amerikane po vazhdojne te shprehen ne publik. Instituti amerikano-helenik grek, eshte zemra e lobit grek ne SHBA dhe nuk eshte nje organizate qe mashtron aq hapur, sic pretendon Zherka. Ne faqen e tyre ata kane publikuar draftin e letres se derguar Kerrit dhe pergjigjen qe kane marre nga Kerry dhe kjo nuk le aspak vend per hamendje.

    Cila eshte letra qe i derguan kreret e Keshillit shqiptaro-amerikan perpara se te dilnin hapur ne mbeshtetjen e Kerry?
    A i artikuluan shqiptaro-amerikanet prioritetet kryesore te botes shqiptare per te pare reagimin e Kerry?
    Cila eshte pergjigjia qe moren ne leter nga Kerry?

    Sigurisht, qe ata nuk bene asnje nga ato me lart por u mjaftuan si gjithmone me nje darke, nje cek dhe nje fjali te Kerry per Kosoven. Ky eshte adeti dhe me kaq mbaroi filmi. Me shume se nje shfrytezim i situates nga Kerry, kjo tregon nje naivitet dhe mungese serioziteti nga ata qe pretendojne se perfaqesojne lobin shqiptar ne SHBA.

    Mendohet se jetojne 1 milion shqiptare ne SHBA te shtrire ne 3-4 breza. Organizimi i tyre, sic del dhe me lart le shume per te deshiruar. Mendohet se jetojne 3 milion greke ne SHBA, qe jane shume mire te organizuar dhe njihen historikisht si elektorat i partise demokratike. Kerry nuk eshte vetem kandidati i demokrateve per president por eshte edhe zevendesi i governatorit te Masachusets, Michael Dukakis, (me origjine greke) qe ne 1988 ishte edhe kandidati i demokrateve per president, kundrejt babait te Bushit.

    Se si "interesat greke" rezonojne me "interesat shqiptare" tek Xhon Kerry, kete vetem Ilir Zheka mund ta kuptoje e sqaroje.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    13

    me avash

    Mos i beni petullat me uje se kur u bene zgjedhjet presidenciale ne 2000 eshte deklaruar publikisht ne mediat greke qe Bushi financohej nga biznesmene te fuqishem greke. Kjo deklarate per shtyp, nga njerez jo pa rendesi te klases politike greke, erdhi si pasoje e polemikave me te njejten tematike (ke te mbeshtesim aman oreeeeee) qe jane bere asokohe ne opinionin publik te atij vendi. Prandaj mos i lani duart aq lehte duke thene "i kane vene vezet ne nje shporte".
    Keto zgjedhjet nuk jane filem me "partizane e me gjermane" o popull.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •