Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Nano-Rexhepi: Standardet në Kosovë të ecin paralelisht me statusin

    Shih more bur krejt punet jane krye e edhe shtetsia asht ne vend dhe shteti eshte formue e ketu kane mbete qe keta dy far tu themi kryeministra te diskujtojen jo per tjeter por per ndertimine shtepive qe ata me punene e tyre i kan shkatrue.Marri si eshte e mundur kjo.Ka shqipetar qe nga 98/99 kur shkau ua djegu shtepiat e nuk intersohen pere te as Nano e as ky far rexhepi.
    Me mire kishte qene te bisedohej per pavaresin e Kosoves se per gjera te kota mendoj une.Pra po shihet ku eshte politika kosovare dhe ajo shqipetare.
    Nuk duhen shum komente per te kur ne tere rajonin eshte nje ofanizive ne dam te Kosoves,eshte nje ofanzive famkeqe,nje mjerim i politkes Kosovare dhe shqipetare ne drejtim te qeshtjes se Kosoves e keta dy far kryeministra nuk pasakan pune tjera por djegejet dhe dnertimine shtepive.Cka ka kerkue ky far Rexhepi atje?
    A me u ttregue tjereve se po nderton shtepia te djegura apo cka.Populli i Kosoves nuk e ka dergue atje per keto "marrina" po per qeshtjen kombetare te Kosoves.

    Nano-Rexhepi: Standardet në Kosovë të ecin paralelisht me statusin


    SALZBURG (29 Korrik) - Para largimit nga Salzburgu kryeministri shqiptar Fatos Nano u takua me kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi, dhe së bashku kanë diskutuar kryesisht për situatën parazgjedhore në Kosovë. Situata është vlerësuar përgjithësisht pozitive, pas dhunës që shpertheu në mars në këtë vend. Kryeministri Rexhepi është shprehur se janë bërë hapa përpara për bashkëjetesen në Kosovë, gjë për të cilën ka luajtur rol të madh Ministria e Minoriteteve. Sipas Rexhepit, me krijimin e kësaj ministrie është krijuar njën klimë më e mirë në vend. Ndërkaq, kryeministri kosovar e njohu Nanon me punën që po bëhet për rindëritmin e objekteve, të cilat u shkatërruan gjatë ngjarjeve të dhunshme të marsit për të cilat qeveria ka financuar 11 milionë euro. Dy kryeministrat ndanë të njëjtin mendim se procesi i plotësimit të standarteve në Kosovë, duhet të ecë paralelisht me atë të përcaktimit të statusit final të saj. Takimi u zhvillua para largimit nga salsburgu, ku 2 kryeministrat merrnin pjese ne Samitin e Kryeministrave të Europës Juglindore me temë "Stabiliteti në Europën Juglindore për shekullin e 21". bm/bm

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E Premte, 30 Korrik 2004


    NANO-REXHEPI, TAKIM PER STATUSIN E KOSOVES

    Kryeministri Fatos Nano, gjate qendrimit ne Salzburg, ku mori pjese ne Samitin e Kryeministrave per Stabilitetin ne Europen Juglindore ne shekullin XXI, ka zhvilluar nje takim te vecante me kryeministrin e Kosoves, Bajram Rexhepi. Ne kete takim dy autoritetet kane diskutuar rreth hapave qe po ben Kosova ne proceset e zhvillimit dhe konsolidimit te institucioneve dhe ceshtje te tjera ne kete drejtim. Kryeministri Nano ka vleresuar zhvillimet ne kete periudhe si inkurajuese per demokratizimin e Kosoves.

    Ata shkembyen informacionin me te fresket per situaten ne rajon dhe proceset ku jane perfshire vendet ne permbushjen e reformave integruese, ku tashme eshte i konfirmuar fakti se vendet e Europes Juglindore po bejne hapa te rendesishem ne kete drejtim per te qene pjese e bashkuar e Bashkimit Europian. "Edhe Kosova ka te njejtin terminal me keto vende, ate te Brukselit", tha Nano. Ne takim u fol se tashme Kosova duhet te ece ne funksion te idese se theksuar edhe nga Koordinatori i Paktit te Stabilitetit ne Samitin e fundit te kryeministrave te Europes Juglindore per Kosoven, se duhet te veprohet me permbushjen e "Standardeve me Statusin" per Kosoven. Kryeministri Nano tha se autoritetet ne Kosove do te kene mbeshtetjen e vazhdueshme te qeverise shqiptare, ne funksion te

    ketyre proceseve te rendesishme per te ardhmen e saj.

    Kryeministri Rexhepi ka informuar kreun e ekzekutivit se ka filluar tashme procesi i rindertimit te demeve te shkaktuara nga ngjarjet e marsit ne Kosove, e cila kap nje shifer prej 11 milione eurosh, ku nga keto 3.7 milione do te perdoren per rindertimin e kishave.

    Zgjedhjet e tetorit ne Kosove ishin nje pike tjeter ku Nano dhe

    Rexhepi u ndalen ne takimin e tyre. Kryeministri i Kosoves tha se

    situata paraqitet optimiste, duke theksuar se marreveshja per krijimin e ministrise se minoriteteve ka ndikuar ne nje klime pozitive per pjesemarrjen ne zgjedhje te te gjitha forcave politike. "Qeveria do te punoje per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme sipas kuadrit nderkombetar", tha ai. Dy autoritetet kane zhvilluar kete bisede perpara takimit te kryeministrit Rexhepi, ne Salzburg, me kryeadministratorin e ri te UNMIK-ut ne Prishtine, Sorren Jessen Peterson.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  2. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  3. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •