Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Lobi Grek dhe ai Çifut përplasen per Tiranën

    LOBI GREK DHE AI CIFUT PERPLASEN PER TIRANEN

    Nga Stavri Marko


    Pse ka ngjallur shume interes vizita e fundit e Kastriot Islamit ne Eashington, i cili u takua me Sekretarin Shtetit Kolin Paeell? Perse ftohet Ilir Meta ne Eashington? Perse flasin OJQ-te e Tiranes ne Kongresin Amerikan dhe kush e perkrahu Edi Ramen per te dale ne BBC? Cilat pritet te jene zhvillimet e ardhshme mes Tiranes, Eashingtonit, Athines dhe Tel Avivit? Jane keto pyetjet qe politiken shqiptare e shqetesojne kaq shume levizjet e fundit diplomatike te cilat kane perfshire madje dhe nje pjese te gjeopolitikes ne Ballkan. &_gje ka nisur te levize kohe me pare, por vecanerisht pas vizites se ministrit te Jashtem Kastiot Islamit ne Eashington, ne ditet e para te korrikut. Prej Departamentit te Shtetit nuk ka asnje njoftim zyrtar rreth takimit, me perjashtim te Zerit te Amerikes i cili dha dhe kuadrot filmike te takimit. Por gjeja me kryesore qe ra ne sy ishte nje marreveshje zyrtare te cilat shpesh ndikojne ne politikat e ketij vendi te vogel sic eshte Shqiperia. Pra, u njoftua se Shqiperia ka detyrime me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te mbrojtur kulturen semitiste te hebrenjve, te cilet tashme jane larguar gjate kohes se tranzicionit dhe priten te kthehen ne Shqiperi!...

    Islamit i interesonte takimi me Pauell

    Islamit i interesonte ky takim publicistik me Paeell, por qe tregon forcen e lobit hebre per te ndikuar drejteperdrejte mbi Tiranen qe "zyrtarisht ende konsiderohet si e mberthyer nga ethet e Athines". Ne vazhdim te ketij argumenti, lobi hebre me ndikimin e tij ne State Departament, beri te mundur te fshinte nga pretendimet numrin e minoritetit grek ne Shqiperi nje muaj me pare, duke e cuar ate ne 1.17 perqind te popullsise ne Shqiperi. Mesa duket interesimi i hebrenjve ka filluar te rritet drejt Tiranes per disa arsye. Fillimisht ne planin gjeostrategjik, lobi cifut ka rritur ndikimin e tij ne Ballkan, por vecanerisht ne Shqiperi, ku ata kane pasur nje shtrese jo te vogel zejtaresh me prejardhje nga cifutet e Greqise. Gjithashtu Tirana ka ambasador ne Tel Aviv, i cili ka rritur autoritetin e vet dy vitet e fundit te veprimtarise. Ne kete pikepamje, Izraelit i duhet te forcoje dhe te mbeshtese nje "Shqiperi te madhe" ide te cilen e ka hedhur nje vit me pare gazeta e madhe spanjolle "El Pais" ne editorialin e Francesko Vignas dhe per kete i duhet mbeshtetja e Eashingtonit, per me teper ne kohen e sotme qe Bush kerkon ndihmen e tyre per presidencialet. Madje me nderhyrjen e hebrejve, Tirana mban ne Lidhjen Islamike te Botes, ambasadorin e saj, te diktuar nga Eashingtoni. Ne kete kontekst, vete maxhorances etnike shqiptare do t'i pelqente nje inisiative e tille, ndryshe nga lideret aktuale brenda dhe jashte kufijve qe duan te ruajne pozitat e tyre ne vendet perkatese pa kontribuar per bashkimin e kufijve ame.

    Pse duhen nderruar Nano dhe Berisha?

    Atehere pse duhet fillimisht te ndryshohen lideret e Tiranes, duke filluar nga Nano dhe Berisha? Leme pas inisiativen e Paeell per te rritur e ringjallur kulturen e hebrenjve ne Shqiperi dhe le te fokusohemi ne pritjet ne Kongresin Amerikan te Erion Veliajt, Fatmir Mediut, Eduart Selamit, Osmo Liponen, Nikolas Pano dhe Kreshnik Spahiut. Ne planin e diskutimeve qe te peste ishin kritike madje kaluar dhe opoziten shqiptare. Por pse duhej nje prezantim i tille pikerisht ne mes te nje salle me kongresmene, ku te drejttat e njeriut dhe strategjia e OSBE se, pra misioni amerikan ne brendesi te saj, ishin fokusuar ne te gjitha temat. Ndryshe nga c' priste lobi grek ne seance, asnje fjale nuk u fol per te drejtat dhe dhunimet e tyre ne Shqiperi. Analiza te con ne perpjekjet qe ben lobi hebre, per te ndryshuar nje klime ne favor te tyre, ku ne vecanti, pengese ka qene lobi grek i Amerikes, i cili e ka mbeshtetur qeverine socialiste deri me sot. Sipas analizave qe vijne nga media amerikane, vendimet per te mbeshtetur kete strategji ne mbare rajonin e Mesdheut, rodhen menjehere pas doreheqjes se Shefit te CIA-sGeorge Tenet, i cili shihej vazhdimisht si nje pengese serioze e lobit hebre, per vete faktin se Jaser Arafat kreu i Palestines, ishte mjaft i lidhur me Tenet. Madje vizita e Tenet perpara dy vjetesh ne Jeruzalem, u komentua nga shtypi izraelit jo si inisiative per te promovuar te ashtequajturen paqe mes izraeliteve dhe palestinezeve nen strategjine e "Road Map", por per te takuar Jaser Arafat. Por lobi hebre, menjehere pas doreheqjes se Tenet, ndermori nje fushate ndaj tij ne median amerikane duke e fajesuar per deshtime ndaj terrorizmit ne perghjithesi. Sulmi ndaj Tenet shikohej si sulm ndaj influancave te lobit grek se sa ndaj administrates se Bush, ne te cilen ai kishte pozicionin me te favorshem qe nga Presidenti Klinton per te pasur nje kontrroll mbi boten. Megjithate lobi grek, inicioi nje takim te kryeministrit Grek Kostas Karamanlis dhe me lobin hebre gjate vizites se fundit te tij ne Eashington. Takimi ishte diplomatik ne kuader te Lojerave Olimpike te Athines, ku lobi hebre kerkonte garanci per lojtaret e vet, ne kembim te perkrahjes qe do t'i jepnin Greqise ne keto evenimente.

    Edi Rama dhe Ilir Meta, ndikim ne kete loje

    Ne gjithe kete lufte te fshehte deri tani, nuk ka ngelur pa ndikimin e vete as ish-kryeministri Ilir Meta dhe as kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama, ky i fundit njihet nga rrethe te ndryshme intelektualesh dhe politikanesh si i financuar nga lobi hebre per sukseset e aritura ne krye te misionit te vet. Ndersa per Edi Ramen, nuk munguan madje dhe publicitetet ne BBC dhe ne gazeta te tjera te medha, analistet e percaktuan daljen e tij ne median britanike, si nje perpjekje publicistike per te nderruar lidershipin ne Partine Socialiste, vecanerisht pas deshtimit te iniciatives se Ilir Metes per te vazhduar ekzistencen e tij ne Partine Socialiste, por Fatos Nano, u tregua mjaft i ashper duke e "masakruar" Ramen ne Konferencen e PS-se ne Tirane. Megjithate duhet permendur qe zyrtarisht interesat e lobit hebre ne Shqiperi, kane filluar qe me mbeshtetjen financiare te Edi Rames, financa qe nga menyra se si jane dhene dhe investuar, kane qene mjaft largpamese dhe te cuditshme per nje kryeqytet te ardhurat e te cilit jane te paperfillshme per te kryer gjithe keto investime publike.

    Po Eduart Selami?

    Ndersa ne aspektin perfundimtar ngelet te analizohet Ilir Meta dhe Eduart Selami. Meta i cili e ka ndare mendjen per te krijuar partine e tij, i ka ndare gjithashtu miqte e vjeter te tij. Lobi grek sigurisht eshte ndare me Meten, duke filluar nga Nikolas Gage dhe duke vazhduar me senatorin greko-amerikan demokratin Paul Sarbanis te cilit iu hap porta per te takuar Bushin dy vjet me pare. Meta ka zgjedhur miq te tjere ne SHBA, qe sigurisht jane miq dhe kongresmene te ndikuar nga lobi hebre, per te patur mundesine te rimarre pushtetin ne Shqiperi, duke qene kundershtar i hapur i Fatos Nanos, i cili nuk ndryshon drejtim nga perkrahja, qe ne dukje lobi grek e ka mbeshtetur, por jo i kenaqur me te. Por Nano, duke pare sulmin qe po i ben lobi hebre ne amerike, votoi pro nje rezolute ne Kombet e Bashkuara, e cila e detyronte Izraelin te prishte murin qe po ndertonte ne tokat e palestinezeve ne Bregun Perendimor. Inati i tij sigurisht vjen jo nga Izraeli, por nga ndikimi teper i fuqishem i ketij lobi per te ndryshuar lidershipin ne Shqiperi duke favorizuar sa s'behet elemente te rinj ne politiken shqiptare dhe per ta perdorur kete vend me qellime ekspansioniste kund`r Europes. Nano gjithashtu ka goditur dhe SHBA ne si vend pro izraelit per te gjitha inisiativat qe ata ndermarrin kunder palestinezeve. Ky acarim i Fatos Nanos ka shkakun e vetem se kjo levizje tashme ka filluar dhe pritet te konkretizohet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nese Nano dhe Berisha, do te mund te dobesohen nga keto presione.

    A do ta pranoje Berisha Selamin?

    Ne vijim te strategjise se Lobit hebre ne Shqiperi, Eduart Selami eshte thirrur per te kryesuar opoziten shqiptare, por veshtire se Doktor Berisha te pranoje nje dhurate simbolike ne partine e tij, duke iu bere paraprakisht edhe kerkesa nga Eashingtoni, si "President Nderi i PD". Ne kete plan te nderrimit te lidereve, sigurisht Brukseli po e veshtron me kujdes situaten ne Shqiperi. Tirana ka pranuar se do vazhdoje te beje nje politike pragmatiste me SHBA-ne, dhe si e tille ajo e shikon lidhjen me Eashingtonin si teresi te politikave te veta strategjike, e pelqyer dhe nga opozita dhe i gjithe spektri populist ne vend. Si i tille, Brukseli duket me hapur se kurre te kete braktisur Tiranen, perderisa jo vetem fonde nuk japin, por njekohesisht kane bllokuar Tiranen ne kontaktet me te. Nderkaq ne Eashington, ethet e zgjedhjeve kane pushtuar gjithcka, ndersa lobet me se fundi jane ndare. Lobi hebre ka zgjedhur me kete rast republikanin Bush qe te mbeshtetet ne fushate, ndersa lobi grek me se fundi zgjodhi demokratin Kerry per ta favorizuar, duke i kerkuar me kete rast dhe ndryshime favorizime te interesave helene ne rajonin e Ballkanit. Por ne kete strategji qe po lind, a do te duan evropianet nje diktat te lobit izraelit ne vendet e Ballkanit Perendimor, kryesisht ne Shqiperi? Si do te reagoje Vatikani i cili ka fuqi ekskluzive ne diplomacine e Brukselit? Shenjat thone te kunderten, pasi Brukseli nuk mbeshtet asnje iniciative pro amerikane ne politikat e vendeve europiane, per me keq akoma qe mardheniet e Tel Avivit me Brukselin, ndodhen me te acaruara se kurre, po te kemi parasysh polemikat e fundit mes Sharon dhe Shirak per largimin e hebrenjve nga Franca!!!

    Si perfundim te kesaj analize, mbeten zhvillimet e metejshme. A do te kete rrezik qeveria e Nanos? Si do te kaloje rajoni me zhvillimin e Lojerave Olimpike te Athines? A do te cahet koalicioni qeveritar? Kur firmos Meta per partine e re dhe a do te kete zhvillime ne Partine Demokratike?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Me shume se lajm i vertete apo "analize", kjo qe lexova me lart eshte nje teori konspiracioni si ato te komunizmit ku armiku imagjinar bente kerdine, edhe pse njerezit nuk e shihnin me sy. Po rendis disa fakte qe autori nuk i nxjerr ne drite pasi eshte shume i zene per te bere pyetje retorike?

    1. Kastriot Islami nuk vjen me qejf ne Washington per te takuar Powell, vjen me urdher.

    Ideja se Kastriot Islamit i intereson qe te vije ne Washington apo se ai dhe partia e tij do te perfitojne dicka nga kjo vizite eshte qesharake. Islami u thirr ne Washington per tiu komunikuar ne person, nje mesazh i ashper i Washingtonit per Tiranen zyrtare. Islami ne Washington vihet perballe fakteve qe sherbimet sekrete kane grumbulluar mbi Tiranen zyrtare dhe i duhet te japi shpjegime per qendrime qe Fatos Nano mban ne Tirane. Ne te tilla pozita ishte edhe Ilir Meta, ish minister i jashte i qeverise shqiptare, i cili pasi u njoh nga afer me qendrimet e qeverise amerikane dhe disa qeverive evropiane, beri divorcin me Nanon.


    2. Ne administraten Bush lobi grek ka ndikimin zero

    Greket i tremben administrates Bush si djalli thimjamit dhe ata i kane vendosur te gjitha vezet e tyre ne shporten e Xhon Kerrit, pretendenti per president i partise demokratike. Qendrimi i ashper i administrates amerikane ndaj qeverise greke ne frymen e luftes kunder terrorizmit, beri qe Greqia te pastroje terrorizmin shtepiak qe ajo kish ushqyer vete per 30 vjet. Brenda pak muajsh ata shkaterruan organizaten anti-amerikane "17-Nentori", fale trysnise se Washingtonit. Gjithashtu, rotacioni i pushtetit ne Greqi u ndikua ne nje fare menyre edhe nga politikat e administrates amerikane ndaj qeverise socialiste greke. Pa harruar gjithashtu se pika e gravitetit ne Evropen Jug-Lindore eshte Roma e cila prej 4 vjetesh drejtohet nga nje qeveri e djathte qe eshte ne nje linje me administraten amerikane.


    3. Lobi hebre nuk mbeshtet individe, mbeshtet interesat kombetare

    Ideja se lobi hebre ne Washington ka arritur deri ne ate shkalle interesi sa te kerkoje te katapultoje njerez te rinj ne krye te politikes shqiptare eshte foshnjore dhe qesharake. Lobi hebre e ka ndihmuar ceshtjen tone kombetare dhe vazhdon ta ndihmoje ate fale aktivitetit te disa shqiptaro-hebrejve qe jetojne ne SHBA, te cilet prezantojne Shqiperine ne komunitetin hebre. Jane dy fakte qe justifikojne mbeshtetjen e hebrejve:

    - Shqiperia eshte vendi i vetem ne Evrope ku numri i hebrejve pas luftes se II boterore ishte me i madh se ai i paraluftes. Shqiptaret i mbrojten refugjatet hebrenj nga gjermanet dhe holokausti.

    - Dashamiresia qe populli shqiptar ka deshmuar ne mase ndaj interesave amerikane. Interesat amerikane perfshijne edhe interesat e shtetit te Izraelit dhe anasjelltas. Cilet prej fqinjve tane manifestojne te njejtat ndjenja dashamiresie ndaj SHBA?

    Per tu prere rrugen aludimeve mbi Meta dhe Selamin po ju bej te qarte se:

    - Kur Meta ishte kryeminister, ai mbylli ambasaden shqiptare ne Telavidh.
    - Selami nuk eshte kthyer ne Shqiperi jo se nuk i jane bere oferta apo ofruar mundesi, por se ai nuk ka vendosur qe te kthehet ne Shqiperi.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Se kuptoj ket llogjike tenden ne kundersulm te artikullit. Po vete thua qe numri i Hebrejve qenka shtuar ne Shqiperi, dhe pastaj nuk te duket i vertet ky artikull? Islami me nanon skan cte bejne bashke hic, sado shpjegime te japi Islami, i zoti i tyre eshte vete Nano dhe pislliqet qe ai kryen me prima donnen e tij. Bush-i nuk eshte e thene se do fitoj zgjedhjet perseri apo jo? dhe mesa di un prioritet per Kerry-n do jete ballkani... se ne cfare aspekti, asnjeri nuk e di deri tani. Qe ka levizje konkrete ka, dhe kjo shifet nga kritikat qe i jane bere UNMIK-ut qofte nga Shqiptaret e qofte nga Evropa, dhe sidomos nga zhvillimet e fundit ne Maqedoni, qe nxjerrin ne pah se sa shume Shqiptare ka atje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Shqiperia mbetet jashte financimeve te SHBA

    E Merkure, 28 Korrik 2004

    Bordi i Llogarise se Synimeve te Mijevjecarit, i drejtuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, nuk e perfshin Shqiperine ne listen e vendeve kandidate per perfitimin e shumes prej 2,5 miliarde dollare. Deshtimi i dyte i Shqiperise per te marre financimet nga Shtetet e Bashkuara dhe lista e plote e shteteve qe do te jene ne gare

    Elton METAJ

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk e kane klasifikuar Shqiperine si nje nga vendet e mundshme per te perfituar nga Llogaria e Synimeve te Mijevjecarit, qe ka nje buxhet prej 2,5 miliarde dollare per vitin 2005. Nje mbledhje e Koorporates se Synimeve te Mijevjecarit, te drejtuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka percaktuar nje liste me 70 vende, qe do te jene ne gare per te fituar financimet e SHBA. Tirana nuk eshte rreshtuar mes ketyre vendeve kandidate, duke mbetur per te dytin vit me rradhe jashte perfitimit te financimit.

    Ne nje njoftim te Koorporates per perzgjedhjen e perfituesve, thuhet se nder kriteret baze per te hartuar listen e vendeve kandidate kane qene te ardhurat per fryme. Ne kete menyre, jane renditur si kandidate te gjithe ato vende qe kane te ardhura per fryme nen 1465 dollare. Shqiperia ka mbetur jashte listes se atyre shteteve qe do te konkurojne per te ndare mes tyre 2,5 miliarde dollare per vitin fiskal 2005. Megjithate, ne principet baze te funksionimit te Llogarise se Mijevjecarit eshte sjellja e vendeve te caktuara per nxitjen e politikes se reformave dhe luften ndaj korrupsionit. Pikerisht per nivelin e larte te korrupsionit, Tirana eshte kritikuar ne vazhdimesi dhe ai vleresohet te kete qene nje nga shkaqet qe e skualifikuan Shqiperine ne perfitimin e fondeve nga viti fiskal 2004. Vendi yne nuk ishte ne listen perfundimtare prej 16 vendesh, qe Uashingtoni perzgjodhi si fituese te shumes prej 1 miliard dollare. Megjithate, qeveria shqiptare synonte te merrte financime nga perfshirja ne "vendet e pragut", nje klasifikim per te cilin do te ndahet rreth 10 % e fondit total.

    Gjate vizites se tij te fundit ne Uashington, Ministri i Jashtem shqiptar, Kastriot Islami, ishte shprehur optimist per nje perfshirje te mundshme te Shqiperise ne projektet amerikane te financimit. Edhe ne nje intervsite per "Zerin e Amerikes", Islami kishte thene me 12 korrik se "Shqiperia ka nje sere matricash, nje sere objektivash, nje sere detyrimesh". Ai dorezoi edhe nje raport progresi ne duart e Sekretarit te Departamentit te Shtetit Amerikan, Kolin Pauell, "ne menyre te vecante qe lidhet edhe me diskutimin qe do te behet shume shpejt per t'u bere anetare e Fondit te Sfides se Mijevjecarit". Por vleresimi i bere nga Bordi i Koorporates duket se nuk ka qene pozitiv, ndonese kete rradhe nje nga faktoret qe kane ndikuar ka qene edhe niveli i te ardhurave per fryme.

    Deklaratat

    FATOS NANO:

    "Ne kemi te gjithe vullnetin politik per te zgjeruar bashkepunimin me ju (USAID) dhe kemi provuar se jemi serioze ne administrimin e ndihmes dhe te mbeshtetjes qe na jepet. Jemi te gatshem per te punuar bashkarisht ne kete mision per te sfiduar veshtiresite qe Shqiperia te perfshihet ne listen e vendeve qe do te perfitojne nga programi amerikan i ndihmes MCA (Llogaria e Sfidave te Mijevjecarit)".

    18 maj 2004

    KASTRIOT ISLAMI"

    "Ne kete kontekst, ajo (Shqiperia) ka nje sere matricash, nje sere objektivash, nje sere detyrimesh per te cilat une bera nje panorame te qarte duke i dorezuar edhe nje raport progresi Sekretarit te Departamentit te Shtetit Amerikan, ne menyre te vecante qe lidhet edhe me diskutimin qe do te behet shume shpejt per t'u bere anetare e Fondit te Sfides se Mijevjecarit"

    12 korrik 2004

    Shtetet candidate per vitin 2005

    1 - Afganistani

    2 - Angola

    3 - Armenia

    4 - Azerbajxhani

    5 - Bangladeshi

    6 - Benini

    7 - Butani

    8 - Bolivia

    9 - Burkina Faso

    10 - Kameruni

    11 - Cadi

    12 - Kina

    13 - Komorosi

    14 - Republika Demokratike e Kongos

    15 - Kongo - Brazavil

    16 - Xhibuti

    17 - Egjipti

    18 - Guinea

    19 - Eritrea

    20 - Etiopia

    21 - Gambia

    22 - Gjeorgjia

    23 - Gana

    24 - Guinea

    25 - Guajana

    26 - Haiti

    27 - Hondurasi

    28 - India

    29 - Indonezia

    30 - Iraku

    31 - Kenia

    32 - Kiribati

    33 - Kirgistani

    34 - Laosi

    35 - Lesoto

    36 - Madagaskar

    37 - Malavi

    38 - Mali

    39 - Mauritania

    40 - Moldova

    41 - Mongolia

    42 - Maroku

    43 - Mozambiku

    44 - Nepali

    45 - Nikaragua

    46 - Nigeri

    47 - Nigeria

    48 - Pakistani

    49 - Guinea e Re Papua

    50 - Paraguaj

    51 - Filipinet

    52 - Ruanda

    53 - Sao Tome dhe Principe

    54 - Senegali

    55 - Sierra Leone

    56 - Ishujt Solomon

    57 - Sri Lanka

    58 - Svaziland

    59 - Taxhikistan

    60 - Tanzania

    61 - Timori Lindor

    62 - Togo

    63 - Turkmenistan

    64 - Tuvalu

    65 - Uganda

    66 - Ukrahina

    67 - Vanuatu

    68 - Vietnami

    69 - Jemeni

    70 - Zambia

    Fituan per vitin 2004

    1 - Armenia

    2 - Benini

    3 - Bolivia

    4 - Bregu i Fildishte

    5 - Gjeorgjia

    6 - Gana

    7 - Honduras

    8 - Lesoto

    9 - Madagaskar

    10 - Mali

    11 - Mongolia

    12 - Mozambiku

    13 - Nikaragua

    14 - Senegali

    15 - Sri Lanka

    16 - Vanuatu
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ska si te perfshihet ne plan duke pare se cbejne politikanet Shqiptare atje, qe vetem vjedhin, ose sulmojne ata qe kerkojne te bejne ndryshime rrenjesore, sic bejne dit per dit me Ramen, ose izolojne te rinjte qe duhet te kene prioritet ne politike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Mos Prekni Tiranen!
    Nga Qerim në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 17:17
  2. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  3. Anglezja lë Londrën për Tiranën
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 09:07
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. Buçkovski do ta vizitojë Tiranën më 12 janar Rajon
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •