KORRIERI
SHBA bllokon Gramoz Rucin
E Enjte, 29 Korrik 2004
Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste nuk ka marre pjese ne Konventen e Partise Demokrate te SHBA ne Boston. Arsyet: Mosdhenie e vizes apo keshillim per te mos qene i pranishem ne Kuvendin per shpalljen e Xhon Kerrit si rival te Bushit per Shtepine e Bardhe. Burimet e PS nuk japin asnje shpjegim per mosperfaqesimin e socialisteve
Shtetet e Bashkuara nuk kane lejuar qe Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, te marre pjese ne Konventen Kombetare te Partise Demokrate te Xhon Kerrit. Ne Konvente, qe ka nisur punimet te henen ne Boston per t'u mbyllur sot, ishte ftuar te merrte pjese edhe nje delegacion i PS. Drejtuesit socialiste kishin vendosur qe te perfaqesoheshin ne Kuvendin, ku Xhon Kerri do te zyrtarizohet si rivali i Presidentit Bush per Shtepine e Bardhe, me Sekretarin e Pergjithshem, Gramoz Ruci. Megjithate numri dy i socialisteve, ndryshe nga sa ishte paralajmeruar, nuk ka udhetuar drejt Shteteve te Bashkuara. Burime nga selia roze kane qene te rezervuar per te komentuar arsyet e mosudhetimit pertej Atlantikut te njeres prej figurave me te rendesishme te socialisteve. Zyra e Shtypit e PS dhe zyrtare te mandatuar per mbulimin e mediave, te kontaktuar nga gazeta Korrieri ne dy ditet e fundit kane heshtur. Burime te tjera po prane PS i kane thene korrespondentit tone se Ambasada Amerikane ka refuzuar te pajise me vize Sekretarin Socialist. Nje burim tjeter, ka shtuar se Rucit i eshte sugjeruar te mos shkoje ne kete konvente ku PS ka pasur nje ftese zyrtare per te marre pjese. Gjithsesi, nga shqyrtimi I te gjitha burimeve ka dy versione per mospjesmarrjen e Gramoz Rucit dhe delegacionit socialist ne Konventen e Demokrateve Amerikane.
Versioni i pare qe jepet nga burime te rezervuara te Partise Socialiste eshte se Gramoz Rucit nuk i eshte dhene viza e udhetimit per ne Shtetet e Bashkuara. Sipas ketyre te dhenave, pasaportes diplomatike i eshte refuzuar pajisja me vize nga zyra konsullore e Ambasades Amerikane ne Tirane. E pyetur nga "Korrieri" per kete problem, Ambasada Amerikane ne kryeqytetin shqiptar nuk beri komente. Ne kete menyre, diplomatet e Uashingtonit, as nuk pohuan, por as nuk mohuan te kene refuzuar dhenien e nje vize udhetimi per Kryetarin e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, duke shtuar se nuk ju lejohet te bejne komente per aplikime personale.
Por nje situate e tille ka ngjare edhe jashte Shqiperie, Pak kohe me pare, autoritetet amerikane refuzuan dhenien e vizes per ish-Kryeministrin maqedonas Ljubco Gjeorgjevski, ndersa "viktima" te rregullave te ashpra kane qene edhe disa drejtues politike ne Kosove, Maqedoni dhe Serbi.
Nderkohe, ne versionin e dyte, burime te tjera te PS-se shprehen se krahut te djathte te Nanos ne parti, ne rruge te ndryshme nga SHBA i eshte keshilluar te mos marre pjese ne Kuvendin e Bostonit. Gjithsesi ky version mbetet mjaft I dyshimte per arsye se PS e ka pranuar nje here ftesen dhe se ajo kishte pergatitur nje delegacion per te qene e pranishme atje. Mbi te gjitha, askush nuk jep arsyet per te cilat, qofte edhe ne rruge diplomatike, Sekretarit te Pergjithshem te PS, mund t'i jete keshilluar te qendroje ne Shqiperise dhe te mos preferoje nje vizite ne verilindje te SHBA-se.
Sidoqofte, i sigurt eshte fakti se socialistet nuk kane mundur te marrin pjese dhe perfaqesohen ne Konventen e Demokrateve Amerikane. Partia Demokrate po zhvillon prej tre ditesh ne Boston Kuvendin e saj Kombetar, duke kritikuar ashper politikat e Presidentit Bush dhe duke ftuar amerikanet qe te zgjedhin Xhon Kerrin si President te ardhshem. Ne Kuvend, ish-Presidentet Bill Klinton dhe Xhimi Karter u bene thirrje demokrateve te sjellin Xhon Kerrin ne Shtepine e Bardhe me zgjedhjet presidenciale te nentorit. Ata kritikuan republikanet dhe Presidentin Bush per politiken e tij lidhur me Irakun dhe ekonomine.
Krijoni Kontakt