Bot: Prioritet, forcimi i rolit tė BE-sė pėr Kosovėn
PRISHTINE (23 Korrik) - Kryesuesi i Kėshillit tė Ministrave te BE-sė, Ministri i Jashtėm i Holendės, Bernard Bot, porositi qytetarėt e Kosovės qė tė punojnė me kėmbėngulje nė implementimin e standardeve. Ndėrkaq, ai tha se prioritet pėr Kosovėn gjatė mandatit tė tij ėshtė forcimi i rolit te BE-sė nė Kosovė. Bot deklaroi dje nė Prishtinė se bisedat aktuale pėr statusin e Kosovės janė tė padobishme dhe do tė krijonin precedencė pėr rajonin. Kjo ēėshtje, sipas tij, duhet tė zgjidhet nė kontekst tė integrimit tė Serbisė e Malit tė Zi dhe Kosovės nė Bashkimin Evropian. "Bisedat aktuale vetėm pėr statusin janė tė padobishme, sepse nė fakt krijojnė presedencė pėr situatėn nė Ballkanin perėndimor. Duhet tė punojmė nė standarde dhe nė implementimin e tyre, e pastaj nė konktekst tė integrimit tė tė dyjave nė BE, Serbisė e Malit tė Zi si dhe Kosovės, ne mund tė zgjidhim nė mėnyrė mė konkrete ēėshtjen e statusit", deklaroi shefi i diplomacisė holandeze Bot, pas njė takimi me zėvendėsshefin e UNMIK-ut, Ēarls Brajshou. ro/ro (QIK/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt