E Enjte, 29 Korrik 2004
Shoqata e Mediave Elektronike te Shqiperise shprehet se "DigitAlb" ka shkaterruar nje pune disavjecare, duke rikthyer piraterine: "Programet e vjedhura po shiten me leke. Ndersa televizionet e tjera, programet e vjedhura do t'i japin falas". Sefedin Cela: Pse u largova nga drejtimi i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit
Kryetari i Shoqates Mediave Elektronike te Shqiperise, Aleksander Frangaj, ka reaguar ndaj transmetimit televiziv dixhital nga kompania "DigitAlb", duke e cilesuar ate si pirateri qe po shkaterron punen per nje media elektronike sa me te ligjshme. "'DigitAlb' shkaterroi gjithe punen tone disavjecare, por dogji edhe veten. Askush ne Shqiperi nuk ka pse blen 'DigitAlb'-in me leke, per te pare ato programe qe do te japin gjithe televizionet pa pagese. Teknologjia e re nuk justifikon vjedhjen. Cdo prodhim televiziv, pavaresisht sesi dhe ku transmetohet, ne radhe te pare duhet te blihet", ka deklaruar Frangaj.
Ne nje deklarate te Shoqates se Mediave Elektronike te Shqiperise thuhet se tashme ne vendin tone pirateria eshte kthyer. "Ende pa u mbushur viti nga miratimi i ligjit dhe fillimi i respektimit te te drejtave televizive, gjithcka eshte shkaterruar. Shqiperia eshte perseri i vetmi vend ne Evrope e me gjere, qe piraton programe televizive. Prej tetorit te vitit te kaluar, te gjitha televizionet, pa perjashtim, respektojne ligjin duke transmetuar programe te prodhuara vete apo te blera, por gjithe kete pune e prishi 'DigitAlb', i cili me 24 kanale transmetoi prej dates 15 korrik, programe pirate te pablera", thuhet ne deklaraten e Shoqates. Sipas saj, ne keto kushte, televizionet e tjera i kane kerkuara Keshillit Kombetar te Radio-Televizionit mbrojtjen e ligjit dhe konkurences mes operatoreve. Por, KKRT pervec premtimeve qe ligji do te zbatohet, asnje veprim konkret nuk morri, thuhet ne deklarate.
Sipas Shoqates, piraterine e "DigitAlb" e ndoqi menjehere "Shijak TV", i cili mbremjen e se martes e lidhi kalanin e tij me sinjalin satelitor te "Canale5", duke transmetuar ne menyre pritare ndeshjen e futbollit te trofeut TIM ne Itali, Inter-Milan-Juventus dhe duke premtuar publikisht se tani e tutje do te japin, jo vetem sport, por edhe filmat e Hollvudit, ashtu sic ben edhe "DigitAlb". "Pas Shijakut, edhe televizionet e tjere kane te drejte te vjedhin dhe te mos shpenzojne me para per te blere programe. Aq me teper qe "DigitAlb" programet e vjedhura i shet me leke. Ndersa televizionet e tjera, tani e tutje, programet e vjedhura do t'i japin falas", thuhet ne deklaraten e Shoqates Mediave Elektronike te Shqiperise.
Filmat e vjedhur
Pjese e piraterise eshte edhe transmetimi i filmave dhe lojen e ka rihapur perseri "DigitAlb". Shoqata Mediave Elektronike, ne deklarates e saj, ka bere me dije se "DigitAlb" ka vjedhur filmin e TV Klan. "Ne vijim te transmetimeve pirate, 'DigitAlb' ka transmetuar edhe filmin "A Beautiful Mind", nje film i kompanise se njohur amerikane 'Dream Works'. Ky film, bashke me disa te tjere, si 'Road Trip', 'Meet the Parents', 'Cast Aeay' etj. jane blere nga TV Klan per t'u transmetuar ne sezonin e ri, pas nje shtatorit. Por prona amerikane e blere me te drejte ekskluzive per tre vjet nga TV Klan u vodh duke u transmetuar nga 'DigitAlb'", thuhet ne deklaraten e Shoqates. Sipas saj, kjo kompani qe ka marre persiper t'u shese me leke filma te rinj qytetareve, nuk mund ta ushtroje kete biznes duke vjedhur filmat e televizioneve qe i kane blere ato per t'i transmetuar falas. TV Klan i kerkoi kesaj kompanie "te ndale piraterine qe transmeton ne kanalet e veta, pasi keshtu po demton gjithe procesin dhe te ardhmen e te drejtave televizive ne Shqeiperi. Ndryshe per te vjedhur nuk do shume mund e kesaj do t'i kthehen te gjthe televizionet".
korrieri
Krijoni Kontakt