Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Mediat elektronike: "DigitAlb" eshte pirateri

    E Enjte, 29 Korrik 2004
    Shoqata e Mediave Elektronike te Shqiperise shprehet se "DigitAlb" ka shkaterruar nje pune disavjecare, duke rikthyer piraterine: "Programet e vjedhura po shiten me leke. Ndersa televizionet e tjera, programet e vjedhura do t'i japin falas". Sefedin Cela: Pse u largova nga drejtimi i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit

    Kryetari i Shoqates Mediave Elektronike te Shqiperise, Aleksander Frangaj, ka reaguar ndaj transmetimit televiziv dixhital nga kompania "DigitAlb", duke e cilesuar ate si pirateri qe po shkaterron punen per nje media elektronike sa me te ligjshme. "'DigitAlb' shkaterroi gjithe punen tone disavjecare, por dogji edhe veten. Askush ne Shqiperi nuk ka pse blen 'DigitAlb'-in me leke, per te pare ato programe qe do te japin gjithe televizionet pa pagese. Teknologjia e re nuk justifikon vjedhjen. Cdo prodhim televiziv, pavaresisht sesi dhe ku transmetohet, ne radhe te pare duhet te blihet", ka deklaruar Frangaj.

    Ne nje deklarate te Shoqates se Mediave Elektronike te Shqiperise thuhet se tashme ne vendin tone pirateria eshte kthyer. "Ende pa u mbushur viti nga miratimi i ligjit dhe fillimi i respektimit te te drejtave televizive, gjithcka eshte shkaterruar. Shqiperia eshte perseri i vetmi vend ne Evrope e me gjere, qe piraton programe televizive. Prej tetorit te vitit te kaluar, te gjitha televizionet, pa perjashtim, respektojne ligjin duke transmetuar programe te prodhuara vete apo te blera, por gjithe kete pune e prishi 'DigitAlb', i cili me 24 kanale transmetoi prej dates 15 korrik, programe pirate te pablera", thuhet ne deklaraten e Shoqates. Sipas saj, ne keto kushte, televizionet e tjera i kane kerkuara Keshillit Kombetar te Radio-Televizionit mbrojtjen e ligjit dhe konkurences mes operatoreve. Por, KKRT pervec premtimeve qe ligji do te zbatohet, asnje veprim konkret nuk morri, thuhet ne deklarate.

    Sipas Shoqates, piraterine e "DigitAlb" e ndoqi menjehere "Shijak TV", i cili mbremjen e se martes e lidhi kalanin e tij me sinjalin satelitor te "Canale5", duke transmetuar ne menyre pritare ndeshjen e futbollit te trofeut TIM ne Itali, Inter-Milan-Juventus dhe duke premtuar publikisht se tani e tutje do te japin, jo vetem sport, por edhe filmat e Hollvudit, ashtu sic ben edhe "DigitAlb". "Pas Shijakut, edhe televizionet e tjere kane te drejte te vjedhin dhe te mos shpenzojne me para per te blere programe. Aq me teper qe "DigitAlb" programet e vjedhura i shet me leke. Ndersa televizionet e tjera, tani e tutje, programet e vjedhura do t'i japin falas", thuhet ne deklaraten e Shoqates Mediave Elektronike te Shqiperise.

    Filmat e vjedhur

    Pjese e piraterise eshte edhe transmetimi i filmave dhe lojen e ka rihapur perseri "DigitAlb". Shoqata Mediave Elektronike, ne deklarates e saj, ka bere me dije se "DigitAlb" ka vjedhur filmin e TV Klan. "Ne vijim te transmetimeve pirate, 'DigitAlb' ka transmetuar edhe filmin "A Beautiful Mind", nje film i kompanise se njohur amerikane 'Dream Works'. Ky film, bashke me disa te tjere, si 'Road Trip', 'Meet the Parents', 'Cast Aeay' etj. jane blere nga TV Klan per t'u transmetuar ne sezonin e ri, pas nje shtatorit. Por prona amerikane e blere me te drejte ekskluzive per tre vjet nga TV Klan u vodh duke u transmetuar nga 'DigitAlb'", thuhet ne deklaraten e Shoqates. Sipas saj, kjo kompani qe ka marre persiper t'u shese me leke filma te rinj qytetareve, nuk mund ta ushtroje kete biznes duke vjedhur filmat e televizioneve qe i kane blere ato per t'i transmetuar falas. TV Klan i kerkoi kesaj kompanie "te ndale piraterine qe transmeton ne kanalet e veta, pasi keshtu po demton gjithe procesin dhe te ardhmen e te drejtave televizive ne Shqeiperi. Ndryshe per te vjedhur nuk do shume mund e kesaj do t'i kthehen te gjthe televizionet".


    korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    "Po nuk u ndal pirateria, do vjedhin te gjithe"
    E Enjte, 29 Korrik 2004
    Flet Kryetari i Shoqates Mediave Elektronike te Shqiperise, Aleksander Frangaj

    Cili eshte komenti juaj per fillimin e transmetimeve te "Digitalb"?

    "Sipas verifikimeve tona dhe te gjithe operatoreve te tjere televizive, rezulton se kjo kompani keto programe i ka te piratuara, nuk i ka te blera, sic kane bere te gjitha televizionet e tjera. Kjo kompani me 24 kanale, transmeton 24 ore pirateri. Ky shqetesim eshte percjelle ne KKRT, sepse dalja e tyre pirate do te shkaktonte prishjen e ketij rregulli dhe daljen ne transmetimet private dhe nga televizionet e tjera. Ne keto kushte deri dje, te gjithe teleshikuesit u njohen me deklarimin e Tv Shijak ku e lidhi televizionin me "Canale 5", duke transmetuar pa asnje blerje dhe pa asnje te drejte televizive dhe per me teper, duke deklaruar se keto transmetime do t'i vazhdojne edhe ne te ardhmen".

    Nese KKRT nuk zbaton ligjin per piraterine, sipas jush cfare do te ndodhe? Do t'i rikthehemi te gjithe piraterise perseri?

    "Logjika te con qe nese dikush do te vjedhe, te gjithe te tjeret do te vjedhin. Nuk mundet qe televizionet qe transmetojne pa pagese me sistem tokesor, t'i blejne programet dhe nje televizion tjeter qe transmeton dixhital, duke u marre para qytetareve per abonimin, t'i vjedhe keto programe. Nese "Digitalb" vazhdon transmetimin e programeve pirate, deri neser (sot) ne mbremje, une si kryetar i Shoqates se Mediave Elektronike, i bej thirrje te gjithe televizioneve te Shqiperise, qe nga tropoja e deri ne Sarande, te fillojne te vjedhin te gjithe programet qe trasmetojne. Ne qofte se nuk ka shtet, nese KKRT eshte inekzistent, nese shteti aktual prej kartoni nuk eshte ne gjendje te menaxhoje keto frekuenca, te menaxhoje ligjin, te garantoje konkurrencen e ndershme, i bej thirrje te gjitheve te vjedhin".

    Komisioni parlamentar i Medias me propozim te deputeti Nikolle Lesi, tentoi qe tre dite me pare te aprovonte nje ligj per transmetimin dixhital tokesor. Cili eshte mendimi juaj?

    "Sigurisht, nisma per te transmetuar ligje dhe per te permiresuar ligje eshte gjithmone pozitive dhe i vleresoj te gjitha iniciativat. Por, nuk mund te le pa permendur qe tentaviva per ta miratuar kete ligj ne tre dite, per ta kaluar ne Komision Parlamentar sot (e merkure) e per ta kaluar ne Parlament neser (e enjte) meqenese eshte seanca e fundit, pa kaluar ne asnje komision tjeter, me duket nje tentative pak mafioze, pasi u jane marre firmat disa deputeteve pa ditur se c'kane firmosur dhe pa ditur se per cfare behet fjale. Ne keto kushte, nje dyshim i madh me lind ne kete drejtim, por fatmiresisht nuk kaloi kete rradhe. Me vjen keq me disa deputete injorante qe jane dhe anetare te Komisionit Parlamentar te Medias. Ne kater shtetet me te medha ne Evrope, kjo teknologji ka deshtuar. Qeveria angleze para tre-kater ditesh deklaroi shtyrjen e afatit te implementimit te kesaj teknologjie per ne vitin 2012. Ne Spanje ka deshtuar, ne Suedi, ne Finlande. Ne Itali keto masa jepen falas nga shteti. Nuk u shiten qytetareve per sa kohe nuk eshte ende e garantuar si teknologji. Dhe ne keto marresa digitale nuk transmetohen programe pay tv, pra, qe do paguhen nga qytetaret, por transmetohen kanalet e licensuara. Une nuk jam kunder dixhitalit, sikunder ne do te kemi projektin tone si shoqate per ta kaluar ne komision parlamentar. Por, une nuk mund te pranoj qe meqenese nuk eshte miratuar ligji ende hajde te piratojme".

    Cili eshte mendimi juaj per deputetin Vili Minarolli, i cili eshte edhe anetar i komisionit Parlamentar te mediave, qe eshte shprehur qe perderisa nuk ka ligj le te transmetoje, pra eshte fjala per "Digitalb"-in?

    "Deputeti Minarolli nuk eshte hera e pare qe jep deklarata totalisht te papergjegjshme. Eshte nje deklarate totalisht idiote, sepse nuk i lejohet nje deputeti, i cili ka qene anetar i Komisioni parlamentar edhe ne parlamentin e kaluar dhe qe ka miratuar ne kete komision parlamentar ligjin numer 8655, date 31.07.2000, i cili ne nenin 137/4, thote: denohet me gjobe deri ne 4 milion leke per rastet kur nje person instalon pajisje televizive ose radioje, duke dale ne transmetim me figure ose me ze pa autorizimin e KKRT-se. Pra, ligji e ka shqip. Si dixhitali, edhe analogu transmetojne ne te njejten bande, ne banden e frekuencave UHF. Pra, dixhital ka okupuar 4 frekuenca UHF, te cilat jane pasuri kombetare, qe me ligj administrohen dhe jepen vetem nga KKRT. Zoti Vili, i cili nuk ka lidhje me ate detyre qe ka, ben nje gafe jashtezakonisht te madhe, sepse ligji eshte. Papergjegjshmerine e zotit Vili e kemi lejuar disa here ne media dhe do t'i lutesha lidershipit te PD, t'i heqe te drejten e daljes para mikrofonave dhe kamerave te ketij njeriu totalisht te paafte, qe vetem turperon PD dhe nuk e nderon aspak ate ne syte e opinionit publik".

    Socialistet kane vendosur te rrezojne dekretin e Presidentit per zgjedhjen e anetarin e 7 te KKRT-se dhe eshte fjala per gazetarin Lutfi Dervishi. Si e mendoni ju, kete kontradikte qe po lind midis tyre dhe institucionit te Presidentit?

    "Kohet e fundit PS ndihet e corientuar me vendimet politike qe po merr. Me duket nje vendim absurd partiak, pasi eshte marre ne grup parlamentar dhe jo ne Parlament. Eshte skandal, sepse ligji e thote qarte. Ligji per RTV publik e privat i tetorit 1998 ne menyre eksplicite shprehet, qe KKRT perbehet nga shtate anetare, 3 prej te cileve i propozon shumica, tre opozita dhe nje Presidenti. Dhe as mazhoranca e as opozita nuk kane te drejte t'i thone Presidentit, jo Lutfiun, po Aleksandrin, se pastaj nuk do te ishte me propozim i Presidentit. Moisiu e ka propozuar: Emri im eshte Lutfi Dervishi, parlamenti vetem do ngreje doren. Mund ta ktheje mbrapsht zotin Dervishi vetem ne rastin kur ky, mund te kete precedente penale, mund te jete njeri i denuar, mund te jete shpallur ne kerkim nderkombetar per terrorizem, por nuk mundet qe me propozimin e zotit Ben Blushi, qe thote se Lutfiu eshte gazetar i djathte, te rrezohet dekreti i Presidentit. Me duket nje vendim teper absurd i PS nese neser do ta rrezoje dekretin e Presidentit dhe do te konsiderohet nje tjeter carje mes ketyre dy institucioneve, te cilat jane ne dem te funksionimit te shtetit ne rradhe te pare dhe te demokracise ne rradhe te dyte".





    korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vėrejtjet e OSBE-sė pėr projektligjin “Akti i lirisė sė shtypit”


    Shekulli

    Ēėshtje si detyrimi pėr tė treguar burimin e tė ardhurave pėr tė vendosur njė ēmim dysheme pėr gazetat dhe fitim maksimal pėr shitėsit e gazetave si dhe pėr tė vendosur kufizime ndaj aftėsisė sė pronarėve pėr tė konkurruar pėr kontrata me prokurime publike janė masa qė kanė pėr qėllim tė zgjidhin pėrmes njė mbirregullimi tė medias, njė ēėshtje qė nė thelb ėshtė politike.

    ----------------------------egullimi i tepruar i medias nuk do tė eliminonte korrupsionin zyrtar dhe shpėrdorimin e kompetencave tė pakufizuara apo edhe kontrollin politik mbi median.


    Nuk ka nevojė qė tė kemi ligje ekskluzive vetėm pėr kompanitė e mediave tė shkruara

    Dispozitat do tė ndodhen nė fakt, nėn rrezikun e abuzimeve nga qeveria pėr t’i pėrdorur ato si armė kundėr medias kritike ndaj saj


    Efekti rrjetė i dispozitave do tė jetė pengimi i zhvillimit tė medias nė linja tė hapura e konkurruese, duke i shkaktuar dėm zhvillimit tė tregut tė medias


    Transparenca lidhur me strukturėn e pronėsisė sė medias, duhet pėrcaktuar me ligj dhe duhet tė jetė e njohur pėr publikun por nė ligjin “Pėr shtypin”, nuk duhet tė ketė dispozita nė lidhje me transparencėn financiare tė mediave tė shkruara


    Kompanitė private tė medias nuk duhet tė detyrohen qė tė deklarojnė regjistrat e tyre financiarė, nėse kjo gjė nuk u kėrkohet tė gjitha kompanive private dhe organizmave qeveritare njė gjė e tillė


    Nuk duhet tė ketė ēmim dysheme pėr gazetat sepse kjo nuk do tė arrinte rezultatet e dėshiruara dhe do tė ishte dizavantazh pėr popullsinė shqiptare

    Propozimi pėr tė ndaluar pronarėt e medias, familjarėt e tyre dhe aksionerė tė tjerė tė kėtyre kompanive tė kenė kontrata me qeverinė nuk qėndron, sepse kjo dispozitė do tė kufizonte lojtarėt e rinj qė do tė hynin nė treg

    Vendosja e njė detyrimi mbi kompanitė publike pėr tė reklamuar nė tė gjitha gazetat ėshtė e vėshtirė dhe ndoshta pėrbėn njė shpėrndarje tė gabuar tė parave publike.

    Vendosja e njė detyrimi mbi qeverinė pėr tė pėrkrahur tė drejtėn e marrjes sė informimit ėshtė pozitive, por gazetat qė mbėshtetin qeverinė nuk duhet tė favorizohen nė shpėrndarjen e tyre nė zonat e largėta.


    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anėtarėsuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    po do te vjedhim

    sat+dhe digitalb jane te dyja pirate

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2004
    Postime
    24
    Eh, vecse lajme te mira degjon nga Shqiperia, te behet zemra mal.

  6. #6
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    ajo dihej qe ne fillim per DigitAlb-in.
    Prandaj edhe Klan, TVA, dhe Koha u bene bashke dhe hapen SAT+, i cili eshte gjithashtu sherbim pirat!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

Tema tė Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Nė Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarėve.
    Nga Agim Doēi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Pushteti i katėrt i mediave
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Sa Kriminale Jane Mediat?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 01:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •