Profesoresha e artit nė Universitetin e Sirakuzės, tregon se si do tė shfrytėzojė nė Butrint, pėrvojėn e saj me kulturat indigjene
Whitefeather: Mozaikėt tuaj nuk janė tipik romak
E.Demo
Carolynne Whitefeather u lind nė Florida, por origjina e saj ėshtė nga kufijtė e vjetėr nė juglindjen e Amerikės sė madhe, nga toka e pasur me lumenj tė kulluar, pyje tė dendur, dhe zogj tė llojeve tė ndryshėm. Origjina e saj ėshtė nga toka e vendasve tė amerikės. Njė shenjė ėshtė edhe nė mbiemrin e saj, qė i pėrkthyer nė shqip ka njė shenjė tė bukur e kėsaj origjine, pra: Whitefeather ose ndryshe Pendėbardhė.
Karolina (Carolynne) ėshtė asistent profesore nė Fakultetin e Utikės nė Universitetin e Sirakuzės, ėshtė profesoreshė e arteve tė bukura, e nė karrierėn e saj 20- vjeēare, ka edhe njė kuriozitet, tė pashkruar nė curriculum vitae. Kjo grua i ka dhėnė leksione arti edhe ish presidentit amerikan Bill Klinton.
Karolina vjen nė Butrint me projektin e antropologėve amerikanė, dhe jo si profesoreshė arti, por si artiste. Ajo realizon imazhe nė serigrafi dhe nė metoda monotipe. Krijimtaria e saj, vizatimet dhe piktura me bojė shkrimi ka pasur si motive ndjesitė nga vendlindja e saj, nga kultura indigjene amerikane. Kėrkimi im konsiston nė artin e vjetėr, nė kulturėn etnike, folklorike, nė imazhet e besimeve shpirtėrore qė kanė krijuar njerėzit e asaj kohe dhe vlerat e tyre deri nė sot, pėr tė kuptuar si janė realizuar dhe sa kanė ndryshuar. Pėr tė njėjtėn gjė ndodhem nė Butrint. Gjurmimi pėrfshin njėkohėsisht banorėt vendas tė lokaliteti, indigjenėt dhe tė huajt. Do tė ekzplorojmė kėtu shtresat, imazhet, pikturat e lashta, pėr tė kuptuar kush i ka bėrė ato, shprehjen e natyrės nė kėto imazhe, imitimet etj.
Pas kėsaj Karolina mendon tė riprodhojė nė pikturė imazhet antike tė Butrintit.
Thotė se historitė dhe vėzhgimet e saj tė gjatė nė pyll nė vitet e fėrmijėrisė, mesazhet e tyre arrin ti kuptojė vetėm sot. Dhe i hedh nė pikturė. Puna e saj ėshtė e orientuar kah gjuhės, kodit tė imazheve tė vjetra. Piktura i saj i referohet pikėrisht gjuhės vizuale tė tė parėve tė Amerikės. Ajo thekson se qysh fėmijė arti dhe natyra kanė qenė pjesė e jetės, natyra dhe gjithė kultura indigjene amerikane kanė qenė pjesė e saj. Nė shkollė do tė informohej mė mirė pėr kėtė kulturė, nis tė kuptojė mėmirė kėto lloj formash tė artit. Por ajo qė pėlqen ėshtė printmaking sepse nėpėrmjet kėsaj teknike ajo realizon monotipe origjinale. Pėrdor materiale tė ndryshme dhe sidomos bojėn e shtypit, qė ėshtė transparente e lagėsht e me pigment tė shndritshėm.
Pėr tu kthyer tek qėllimi i vizitės sė saj nė Butrint. Ajo di qė ky ėshtė njė qytet greko-roman. Para se tė vinte kėtu ka lexuar e studiuar pėr njė vit literaturė pėr historinė e artit e tė tjerė libra pėr tė mėsuar diēka mė shumė. Mė duket se kultura heleno-romake ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e kulturės sė Butrintit, pėrderisa aty kemi edhe kulturė ilire, ashtu sikundėr vetė kultura greko-romake nė Butrint duket tė jetė unikale nė krahasim me kulturėn greko-romake nė tėrėsi. Unė shpresoj ta shoh, ta prek dhe ta kuptoj kėtė gjė. Karolina ka parė imazhe nga mozaikėt e Butrintit dhe deklaron se ato nuk janė tipike romake, duhet tė jenė vendase. Imazhe tė tilla me zogj, mund ti kenė bėrė banorėt e kėsaj zone. Kam parė disa imazhe tė tjera mozaiku, kanė qenė ato me peshq. Dua tė di se ēfarė thonė kėto imazhe. Eshtė me shumė interes, sepse bėhet fjalė pėr njė gjuhė vizuale. Shumė kohė mė parė njeriu ishte tepėr i lidhur me natyrėn, dhe shprehej me gjuhė vizuale. Me kalimin e kohės njerėzit e injoruan kėtė gjuhė vizuale, u bėnė mė profesionistė dhe mė llogaritės. Do tiu kthehem kėtyre imazheve tė shoh se pėr ēfarė flasin e ēmund tė gjej.
Eshtė hera e parė qė profesoresha e artit vjen nė Butrint dhe pas vėzhgimeve do tė vizatojė e pikturojė imazhet qė do tė gjejė aty. Mendon se ndoshta me to do tė hapė njė ekspozitė nė Nju Jork.
21/05/2004
Krijoni Kontakt