Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni pro apo kunder abortit?

Votues
282. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Jam pro

    105 37.23%
  • Jam kunder

    143 50.71%
  • Jam i pavendosur

    34 12.06%
Faqja 22 prej 37 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 368
  1. #211

    Ėshtė e vėrtetė qė asnjė kontraceptiv nuk ka 100% siguri.

    Citim Postuar mė parė nga R2T
    Ketu pagan, ja ke fut kot fare. As pilula dhe as ndonje mjet tjeter nuk te garanton 100% parandalimin e shtatzanise. Te gjitha kane nje rrezikshmeri nga 20%-5%. Ne rastet me ekstreme i bie qe 1 ne 5 cifte, megjithese perdor mjet parandalues, te jete ne rrezik te mbesi shtatzene pa deshire.

    E keto jane femra budallacka sipas teje, se u ra shorti?

    Ke fol pa menduar, pagano...

    Jam dakort me ty R2T , sepse asnjė mjek apo shkencėtar nė kėtė fushė nuk ka garantuar sigurinė 100% me mjete kontraceptive apo perzevativ.
    Njė rast shtatzanie i tillė , pėr mua quhet aksidental dhe i duhet lėnė zgjedhja prindėrve nėse duan apo nuk duan ta mbajnė fėmijėn.
    Ka ēifte qė e pėrballojnė njė situatė tė tillė, siē ka tė tjerė qė nuk munden.
    Nuk duhen hedhur gjykime nė raste tė tilla , ose ndryshe duhet njerėzia tė mbyllet nė kuvend duke u kthyer nė murgjėr e murgesha.

    Mendimi im ky.

    Elna.

  2. #212
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Citim Postuar mė parė nga R2T
    Pra sipas teje Pink dhe ato 9-10 qe perdoren pilulen, prape budallacka jane?
    Jo mer po te me ndodhte mua s'do dija ku te futesha , aman eshte pergjegjsi e madhe e kam frike

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    Citim Postuar mė parė nga R2T
    Ketu pagan, ja ke fut kot fare. As pilula dhe as ndonje mjet tjeter nuk te garanton 100% parandalimin e shtatzanise. Te gjitha kane nje rrezikshmeri nga 20%-5%. Ne rastet me ekstreme i bie qe 1 ne 5 cifte, megjithese perdor mjet parandalues, te jete ne rrezik te mbesi shtatzene pa deshire.

    E keto jane femra budallacka sipas teje, se u ra shorti?

    Ke fol pa menduar, pagano...
    nje pilule e du tre kllufa, dhe te siguroj qe s'ngel, ndryshe te kap dhe sida apo jo.

    pastaj lale, budallēkat i thashe ne forme alegorike, me tregu se vetem aty ka ka mizerje ka dhe shtim te popullsise, nuk shtohen racat e mira. fare e hisllit min gjithandej.

    nje qe ka pare nuk e ka problem rritjen e femise e s'ka pse ta deshtoje ate, problemi eshte per femrat injorante qe pjellin si dosat dhe i leshojne kalamajt rrugeve, t'ja u rrise SHOQERIA CIVILE me subventione te shtetit. pranej permena dhe ate qe kisha s'ka pse fut hundet, se nuk eshte as ajo as zoti qe i rrit femijet, por shoqeria civile.

    prandaj shoqeria moderne eshte pro abortit, megjithese jane po ata qe i kane ngrite dhe katedralet me te larta zotit.

    ps; si dhe femra bashke me mashkullin te bejne kujdes bashkarisht, me 100 % nuk ka mundesi lindjeje. problemi eshte qe femrat bejne seks me burra alkolike ose qe jane tape ne te shumten (pija stimulon deshiren), nga kjo vjen dhe belaja.
    pra sido qe te vije puna dalim po te femra, eshte ajo qe duhet te rruhet dhe bile te pytet me vone se ēfare deshiron te beje me embrionin e vet.

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    dy ngarje te verteta ne lidhje me abortin

    meqe nuk ka sjelle ndonjeri ndonje rast nga jeta e tij ne lidhje me abortin po sjell une nja dy raste te cilat nuk jane te fantazuara por dhe te degjuara nga veshet e mi, nje ne shqiperi dhe rasti tjeter ne itali

    kur jetoja ne shqiperi u lidha ne maredhje intime me nje femer ne tirane ku edhe jam lindur dhe kam kaluar nje pjese te rinise time, ajo femra kishte qene e lidhur ne maredhenje intime me nje djale tjeter perpara meje dhe kuptohet qe kishte kaluar disa vjet e dashuruar me ate djale , gjate viteve te maredhenjeve intime seksuale me ate djalin ajo femer kishte mbetur shtazene , dhe kuptohet qe duke qene se nuk ishte e vendosur qe ta mbante ate foshjen e saj , ajo kishte vendosur qe ta abortonte ne menyre klandestine kuptohet , sepse duke qene se lidhja e saj intime nuk ishte e ditur ose e hapur ne menyre ligjore , ajo vendosi qe ta deshtonte ,dhe keshtu beri nje dite prej ditesh ajo ne menyre te fshehte ajo e abortoi foshnjen e saj..................

    por edhe pse kishin kaluar shume rreth 5 vjet nga aborti i foshnjes se saj ,,ajo e mbante mend deri ne hollesirat me vogla momentet e procesit te deshtimit te foshnjes se saj dhe sic edhe tregonte ajo duke qare me syte e mbushura me lot , foshnja e saj ishte djale dhe ajo e kishte abortuar ne muajin e 4 te shtatezanise se saj, dhe nga menyra se si ma tregonte ajo (me syte e lotuar) dhe edhe pse kishin kaluar disa vjet ajo vazhdonte ta ndjente nga pas hijen e femijes se saj qe ajo nuk pranoi ta sillte ne jete , keshtu qe pavaresisht se cfare mund te thoshte ajo ne publik ne lidhje me abortin pro apo kundra, fakti qe asaj i mbusheshin syte me lot kur e kujtonte kete cast te hidhur ne jeten e saj,forcon mendimim tim eshte se mua nuk ka njeri ne bote qe te me mbushi mendjen se nje femer mund te shkeputet me dashje apo me deshire nga instikti i saj i pakushtezuar per jeten dhe per te sjelle femije ne jete, edhe pse shume femra nuk e kuptojne me vetedije une jam i bindur se femra si qenje me e plote se mashkulli ne kete drejtim e don jeten pa kushte

    nje rast tjeter qe me rastisur ketu ne itali ishte gjate kohes qe studioja ne itali

    atje ne qytetin e verones ku une kam bere dy vjet shkolle , kam njohur nje djale nga nje qytet i shqiperise se mesme , i cili perpara se te njihej me mua ai kishte qene nje anetar i nje grupi shqiptar qe bente oborte klandestine ne shtepi ne menyre ilegale , mbas disa vjetesh te ushtrimit te ketij aktiviteti ai bashke me grupin ku bente pjese ishte zbuluar dhe arrestuar nga polizia italiane, dhe sic tregonte ai duke perdorur nje avokat te shquar dhe duke harxhuar pothuajse te gjitha parate e mbledhura gjate ketyre viteve te tij ne emigracion, me pak fjale kishte arritur te dilte i pa denuar nga ligji italian i cili ne raste te tilla eshte shume i ashper

    por cfare thoshte ai ne biseden e tij me mua kur pinim kafe??

    ai kishte kaluar nje depresion te forte dhe mbasi i kishte kaluar ato krizat e forta ,dhe kishte fenomene anesore qe i kishte peshqesh nga depresioni , dhe ishte shume i demtuar nga ky ndeshkim sic kemengulte ai, dhe kur une i jepja kurajo duke i thene qe te vazhdonte jeten, etj , ai me thoshte se me kane zene mallkimet e foshnjeve te palindura te cilat i ndjej une ne kurrizin tim , dhe ky denim sic thoshte ai vete , me ndjek nga mbrapa kudo qe une shkoj , me pak fjale ai kishte rreshkitur pak , por kete ai thoshte e se kishte peshqesh nga zoti si pasoje e punes se ndryre qe kishte bere ai , sepse ai thoshte se une nuk kam te drejte te ndaloj ardhjen e nje krijese ne bote, dhe per kete arsye une ndjehem keshtu keq , ne deshperim.

    pra u zgjata pak per te sjelle keto dy raste te verteta te degjuara direkt nga persona te lidhur me kete fenomen drejtpersedrejti , subjekti i pare qe ishte femer, nje nga ish te dashurat e mija, qante kur e kujtonte abortin qe kishte bere , kurse subjekti i dyte qe ishte autor bashkepunetor ne procesin e abortimit kishte bindjen e patundur ne veten e tij se depresionin qe ai kishte kaluar e kishte peshqesh nga zoti per shkak te punes se tij te ndyre qe kishte bere ne itali
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 10-11-2004 mė 06:34

  5. #215
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Arun me kujtove filmin Vdekja e Kalit ...
    Deshtimi mund te sjelle dhe ne vdekjen e nje femre prandaj duhet te jemi te kujdeshem qe mos te arrije deri aty puna ..

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Citim Postuar mė parė nga Pink^ Pearl
    Arun me kujtove filmin Vdekja e Kalit ...

    Deshtimi mund te sjelle dhe ne vdekjen e nje femre prandaj duhet te jemi te kujdeshem qe mos te arrije deri aty puna ..

    nuk e kam pare ate film

    por te betohem qe keto dy rastet qe solla nga jeta ime jane te verteta , ndoshta nuk i kam treguar me hollesira sepse kur tregon histori tilla nuk eshte gje e gezueshme, por thelbi i asaj qe desha te them nuk ka humbur

  7. #217
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Citim Postuar mė parė nga Pink^ Pearl
    po tani sikur me kujtohet dicka si neper tym po nejse me duket se eshte film me diversanta , apo me agjenta te fshehte , po nuk jam i sigurte , nejse ........

    qe te mos e bojme chit chat neser me kismet do sjell nje shkrim shume te bukur qe lidhet me moralin dhe qe lidhet edhe me temen e abortit besoj

    ika tani se po me mbyllet supermerkato dhe ngela pa darke masanej, ehh jeta ...

    nje ciao te madhe per te gjithe forumsat

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    aborti&(pergjegjesia morale)

    cdo specie njerzore per natyren e mendimit te vet qe permban gjykim vleresues, qe perputhet me domosdoshmerine e ekzistences dhe qe persoset nepermjet emetimit shpirteror ,eshte e paisur me pergjegjesi

    shprehja e mirefillte e bindjeve te qenjes njerzore eshte menyra se si vepron dhe jo ajo qe thote,si e tille eshte subjekt kryesor dhe nuk karakterizohet nga padija e dobesia qe sjellin mjerimin dhe veset e saj ,as nga gjera qe pengojne progresin e vertete te arsyes dhe te zhvidhimit; por eshte plotesi e vehtes se vet

    ndrydhja,ngushtesia ose atrofizimi i mendjes sjellin mungesen e vleres me te larte dhe karakterit Unikal te cdo njeriu qe si qenje e afte,zgjedh rruget dhe qellimet e individit te cilat i japin lirine e mendimit dhe te veprimit nga burime psikologjike,kur kjo zgjedhje mungon sjell mosnjohjen e pergjegjesise dhe domosdoshmerise morale,deri ne tronditje te thelle ne logjiken e sejcilit dhe turbullime shpirterore ku preket padyshim qellimi njerzor,ky qellim nuk eshte ciklik apo zig-zag ,por rrjedhe e njetrajtshme e se vertetes dhe dijes, ku entitet eshte virtyti qe behet i palekundshem duke u ndjere qetesisht natyren e tij te lire

    por shpesh ne ndeshemi me zbrazesine e kesaj vendosjeje te crregullt te vlerave me moral diametralisht te kundert me thelbin e qenjes njerzore, qe krijon norma te menduari dhe vepruari te tjera jo korrekte ,ku veprimet nuk kane afrime themelore dhe permasa te verteta me fiziologjine ,ndjenjen dhe qendrimin estetik te saj,duke sjelle qemtim dhe shemtim arbitrar ,me te meta morale dhe intelektuale

    mungesa e distilimit dhe pastrimit te ketyre impulseve solli metoda absurde dhe disiplina me karakteristika hapesinore dhe kronika e ngjyrime thare ku personazhe te pa lidhur e tone vagellt,shpesh levizin ne menyre te ligjshme duke shkaterruar pergjegjesine morale njerzore dhe duke sjelle reagimin e tyre te neveritshem

    dhe jo vetem kaq ,por ky shkaterrim imponoi trajtimet e qenjeve njerzore ne menyre jo te vertete dhe prishi akordin e suazes te nje teresie te vetme me vecori dhe lidhje te ndermjetme per nga natyra,qellimin dhe dhe determinimin ne baze te arsyes qe eshte vetia per te kuptuar natyren e vertete te saj si njeri pa konflikte e drame kozmike

    ketu e drejta e pranuar nga arsyeja eshte ne unison me rendin e te gjitha gjerave , ta detyrosh te drejten e shkallezuar te dorezohet tek arsyeja me dashje,me entitet paresor domosdoshmerine dhe pergjegjesine morale,do te thote te jesh krejtesisht i pa cenuar dhe ligji i autonomise per nga vlera njesohet ose shkrihet me autoritetin tend

    me te drejte te shkallezuar do te vizionojme mos shtypjen dhe mos mbytjen e pasioneve ose deshirave ,por zoterimin e qenjes tone njerzore; gje qe gjendet tek cdo njeri qe e meriton te jete i tille dhe qe meriton gjithashtu ti afrohet e drejta qe nuk bie ne kundershtim me arsyen

    pasi vetem drita e arsyes i parapelqen ligjet e saj ku moraliteti ka karakter universal, duke njohur arsyen e veprimit ,si eksperte merr mbi vete pergjegjesi ; shtyp elemetet e denigruara,siguron qetesine e qenjes njerzore si askush tjeter dhe pa pasoja

    se gjykatesi gjykoi veten e vet me ligjet qe ka nxjerre vete, me ate te natyres se tij dhe te njejta per te gjithe,ku dija njesohet shkrihet me virtytin dhe pranon tja nenshtroje subjektivitetin e vet arsyes duke flakur tutje arbitraritetin e gjerave dhe duke gjetur eukuilibrin e vet ..........


    Z.SH.
    E.B.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 11-11-2004 mė 06:19

  10. #220
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    JEPINI PRINDĖRVE TĖ ARDHSHĖM MUNDĖSINĖE ZGJEDHJES, QĖ PASOJAT TĖ MOS BIEN MBI FĖMIJĖN MĖ VONĖ.
    Prindi perpara se te arrije deri ne kete pike ku te beje hesape mes lindjes dhe vdekjes, i jepet nje mundesi zgjedhjeje pa risk: te zgjedhe se kur eshte momenti i duhur per te kryer marredhenie seksuale.

    A duhet te rrezikoje jashte marteses per te bere dicka te tille? Mos valle ne kete menyre provon frutin e pabere? A ka njeri qe nga tetevjecarja te kete kaluar direkt ne universitet? Nuk besoj. Dicka e tille eshte e pamundur. Se pari sepse njohurite e nxenesit nuk jane ende te plota dhe, se dyti, sepse nuk ka pervojen e duhur per kete hap kaq te rendesishem ne jeten e tij.

    Dicka e tille vlen edhe per marredhenien e parakohshme mashkull-femer.
    Ligjet morale nuk jane ndertuar thjesht per te qene, por si kod harmonie per shoqerine.

    Morali nuk eshte demode dhe as individi i moralshem nuk eshte jashte mode.
    Shoqeria mund te evoluohet, por pa ligjet morale, bashke me zhvillimin, ecen drejt shkaterrimit. Dhe kete gje vonojme ta kuptojme. E kuptojme kur eshte teper vone.

    Ashtu si shteti dhe shoqeria kane nevoje per ligje, ne menyre qe te sigurohet harmonia, paqja dhe mireqenia, keshtu, cdo shoqeri dhe shtet, ka nevoje per ligjet morale, per te forcuar paqen, harmonine dhe mireqenien.

    Une perseris te njejten pyetje qe kam bere dikur: pse duhet te paguaje foshnja gabimin e dikujt tjeter?

    Nese orientohemi duke patur kete mendim ne koke, te jemi te sigurt se ne asnje menyre nuk mund te justifikojme abortin.

    Edhe nese nje femer e perdhunuar mbetet shtatzene, ne vend qe te mendoje se femija eshte e perdhunuesit, le te mendoje se ne rradhe te pare eshte e saj femija dhe pastaj e perdhunuesit.

    Kur nje cift kerkon te ndahet dhe ne ato momente urrejne njeri-tjetrin saqe nuk duan t'i shihin syte sho-shoqit, gjeja e pare qe mendojne eshte mbajtja e femijes me cdo menyre. Secili deshiron me gjithe shpirt ta mbaje per vete femijen. Dhe ben cmos per kete gje. Askush prej tyre nuk mendon: "femija eshte i atij faqeziu, le ta mbaje ai, le ta mbaje dikush tjeter, nuk me intereson". Secili e konsideron TE TIJIN femijen.

    E pra, e njejta gje duhet te ndodhe, nuk ka se si te ndodhe ndryshe, edhe ne rastin e shtatzanise.

    E perseris: e vetmja mundesi zgjedhjeje per ciftin eshte te matet perpara se te hedhe hapin e gabuar. Nuk kemi te bejme me kafshe, e cila nga mungesa e arsyes, vepron me reflekse shtazarake dhe prandaj eshte e justifikueshme.

    Kemi te bejme me njerez, te cileve u eshte dhene arsyeja per te menduar pasojat e nje veprimi te gabuar. Duke folur ne kete menyre eshte si te nenvleftesojme qenien njerezore. Mundesi e kesaj natyre u jepet ose kafsheve ose njerezve te paafte menderisht.

    Duke thene: "JEPINI PRINDĖRVE TĖ ARDHSHĖM MUNDĖSINĖ E ZGJEDHJES", eshte si te thuash: "t'ju japim nje mundesi sepse niveli i tyre i perceptimit eshte teper i ulet".
    Eshte si te thuash, "gjynah budallai, kaq mend ka, kaq ben". Zonjushe, nuk mund te mohojme inteligjencen e qenies njerezore ne kete menyre. Te gjithe e dine se c'bejne, te gjithe i dine pasojat e nje zgjedhjeje te gabuar.

    Dy gjera mbeten: ose te pranojne se inteligjenca e tyre eshte e "semure" dhe nuk iu vjen keq t'i therrasin idiote ose se e dine c'bejne dhe veprimi i tyre nuk justifikohet.

    Pra, ne rast aborti, (sipas konkluzioneve te mesiperme) ose kemi te bejme me persona jo mire nga trute ose me persona qe e dine se c'bejne dhe kryejne nje krim, mekat, gabim fatal, cnjerezor, me deshire dhe duke qene ne dijeni te plote te veprimeve te tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ndreu : 13-11-2004 mė 09:58

Faqja 22 prej 37 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aborti
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 11:26
  2. Shkodėr: Muslimanėt kundėrshtojnė bustin e Nėnė Terezės
    Nga FЯODO nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:15
  3. Ligj kunder abortit ne South Dakota
    Nga Pasiqe nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 14:13
  4. A duhet tė legalizohet aborti?
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 18:47
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •