Arsyhet qe permend me larte Di68 ne pergjithesi jane te rradha.Postuar mė parė nga Di68
Po persa i perket aborteve te shumta qe ndodhin sot jane ato te nje maredhenie e pa mbrojtur e adoleshentve.<-- per kete jam shume kundra.
Jam pro
Jam kunder
Jam i pavendosur
Arsyhet qe permend me larte Di68 ne pergjithesi jane te rradha.Postuar mė parė nga Di68
Po persa i perket aborteve te shumta qe ndodhin sot jane ato te nje maredhenie e pa mbrojtur e adoleshentve.<-- per kete jam shume kundra.
Eshte e vertete qe jane te rralla, por ndodhin....dhe si te tilla duhet te merren parasysh nga ligji, nuk mund te kete nje ligj qe te jete i prere: pro apo kundra abortit.Postuar mė parė nga KoTeLja_VL
Prandaj c'do ligj ka dhe klauzola te vecanta ku mund te perfshihen raste te tilla.
Postuar mė parė nga R2T
se ku kam degjuar nje thenie qe me eshte fiksuar mire " me derdhjen e spermes detyra e mashkullit mbaron " ;P dhe aty fillon detyra e femres .. ose me mire prodhimi * lol
seriozisht R2T .. kur thashe me lart qe eshte femra eshte ajo qe vendos .. nuk desha te zgjatesha shume .. por pa diskutim eshte dhe mashkulli ai qe vendos ...por po ta shikosh pak me thelle eshte femra ajo qe do heqi cdo gje ne kurriz te vet .. so vendimi perfundimtar i takon asaj ..
kur thashe jam pro abortit .. i meant ..kur shendeti i nenes eshte ne rrezik , perdhunimi , prishja e planeve qe mund te kushtojne shtrenjte .. se ndonjehere njeriu e planifikon jeten .. ben sakrifica te medha .. like school , work .. etc . dhe nje gabim i mashkullit i kushton femres jeten e saj .. mos realizimin e endrrave te saj .. gjithashtu dhe ana ekonomike luan nje rol te madh .. nese ti vertet e shikon qe nuk je ne gjendje ti japesh nje jete te mire femijes tend .. tani nuk pretendojme lol te kemi 100 grand per koke por e pakta nga 50 te jene aty .. gjithesesi ..
gjithashtu e thashe dhe me lart .. femra eshte ajo qe vendos ..se me sa kemi pare ketu ku jetojme ka ligje nga me idjotet . te del nje social worker aty .. dhe te hedh ne gjyq .. te tregon se cfare duhet te besh .. ta mbash apo ta heqesh ? so vendos gjyqi per ty :P ..
anyway kjo eshte ne doren e cdo cifti .. nese do e mbajne apo jo ?
pink
Nuk ka arsye njerezore e cila justifikon abortin.Bisha si bishe e do te voglin e vet,po ja qe mire thone se njeriu eshte armiku me i madh i vetvetes.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Mqs jam edukuar ne nje universitet me lidhje fetare ceshtja e abortit debatohej shpesh ne lenden e "Etikes". Kuptohet qe kyci i ceshtjes eshte ne cilin segment kohor mund te konsiderohet 'human' nje grup qelizash qe vazhdojne te ndahen deri gjate lindjes. Gjithashtu duhet konsideruar edhe kostoja vazhdimit te mbartjes te barres deri ne lindje per persona qe mund te jene ne situata te ndryshme ne jete (psh te varfer, te perdhunuar, te rrezikuar nga vdekja gjate lindjes etj etj]. Per keto arsye mund te them se jam pro-zgjedhjes per sa kohe qe femija nuk eshte i imi.Postuar mė parė nga Albo
Personalisht nuk jam ne gjendje te vendos se kur embrioni mund te klasifikohet si njeri me te drejta te plota. Prandaj, edhe e urrej kete dhe i lutem Zotit te mos me vere ndonjehere perpara pergjegjsise per te vendosur.
Thjesht blindohuni me prezervative, 'the pill' e kontraceptive te tjere qe te shijoni aktin pa pasojat![]()
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
Po si mundeni valle qe anashkaloni kaq pa te keq, ardhjen deri tek aborti. E kam fjalen tek pergjegjesirat qe bien mbi ate cift qe krijoi femijen. Shpirterisht, jam totalisht kunder abortit, por llogjikisht, mendoj qe ka raste kur duhet bere.
Por ajo qe me duket e padrejte eshte menyra se si trajtohet ketu. Pra nese nuk paskam mundesi ti krijojne femijes nje jete normale u dashka vrare. Po pse valle u krijua qe ne fillim femija? E di qe shumekush mund te pergjigjet "epo c'u be u be..." Po pse? Jane te gjitha mundesirat, qe te mos behet. Femjia i krijuar eshte njeri. Nuk eshte aspak as dora as kemba dhe as ndonje organ tjeter i gruas. Aspak. Eshte qenie krejtesisht e vecante qe ne krijim. Fakti qe eshte i lidhur dhe qendron ne trupin e nenes per nje fare kohe, nuk mendoj qe i jep te drejte nenes ta vdese ate.
Edhe njehere e perseris, qe per mua personalisht ceshtja e abortit eshte vertet teper komplekse dhe shume me komlekse nga sa duket ne pamje te pare. Ajo qe me cudit eshte menyra e papergjegjeshme e diskutimit.
Si mund te mendosh ta vrasesh ate krijesen qe edhe ne muajt e pare te jetes se saj ndjen dhe njeh rrahjet e zemres se nenes se vet dhe njeh dhe dallon zerin e se jemes ( midis zerave te tjere) qe kur eshte ne bark?
Sikur i shikoj qesendite ne fytyrat e disave qe me lexojne dhe e di qe shkrimi im mund ti duket skolastik, por mua as qe me behet vone dhe iu them edhe njehere te gjitheve ju qe jeni kaq te vendosur pro abortit qe eshte shume me kollaj qe te mbledhesh mend ne koke dhe mos e cosh punen deri tek aborti, se sa te vrasesh nje njeri te pafajshem krijuar nga kapriciot tuaja te momentit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lule Portokalli : 28-07-2004 mė 19:51
Ji Vetvetja!
Bisha si bishe e do te voglin e vet por ushqimin ua merr nga goja te vegjelve ama ...prandaj le te mos bejme krahasime te tilla.Postuar mė parė nga StormAngel
Nje nga diskutimet me problematike te shoqerise bashkohore eshte pikerisht aborti. Teper e komplikuar per faktin se cdo rast eshte unik dhe cdo njeri e percepton ndryshe. Per kete arsye jam Pro-choice.
Te mos harrojme faktin qe aborti gjithnji eshte praktikuar nga shoqerite me patriarkale deri ne ato me modernet...qofte legale apo ilegale, eshte nje fenomen qe ka qene gjithnji i pranishem. Kjo eshte nje ceshtje teper personale ndaj dhe duket e papranueshme qe ne kete vendim duhet te pyetet Parlamenti, Congresi, UN apo mbi te gjitha Feja. Keto institucione nuk e kan penguar me pare abortin, sado te jen munduar, dhe nuk kan per ta penguar tani, eshte e pa-mundur.
Shume e konsiderojne krim abortin por duke lene pervijimet ligjore menjane, do perqendrohesha me teper tek pervoja personale njerezore e cdo kujt. Eshte nje ves shume i bezdisshem ky i paragjykimit, secili ka arsyet e tij per te vendosur Pro ose Kondra. Bravo ju qofte atyre nenave dhe baballareve qe kurre nuk do hiqnin dore nga femia tyre qofshin troke, te semure apo ne shtrat te vdekjes por nje keshille miqesore...mos u hidhni menjehere ne sulm tek ata te rinj qe zgjedhin te abortojne sepse secili e di sh mire se cfare eshte me mire per ate si individ dhe cift, dhe gjthashtu, ne ato momente veshtirsie besoj qe gjeja e fundit qe do donin te degjonin jane fjalimet mbi etiken apo moralin.
Njoh disa femra te cilat kane abortuar dhe kurre nuk guxova ti shihja si te pashpirta, thjesht per faktin se jam asnjanese, e pa perfshire ne problemin e tyre.
Nje nga arsyet me te degjuara, te pakten arsya qe me eshte dhene mua me teper eshte se per shume prinder nuk mjafton thjesht fakti qe te sjellin nje femi ne jete, puna ka pune, dhe e shohin si detyre ose me sakt si zotesi e cdo cifti qe ta sjelle ne jete femin ne kohen e duhur pasi rritja e nje femije nuk kufizohet vetem tek te mbijetuarit. Po nuk pati nje ambjent te mirefillte gjate vegjelise se tij, atehere dashje pa dashje kjo ka per te ndikuar dhe ne formimin e tij te ardhshem.
Duan maksimumin per foshnjen e tyre dhe nuk mund ti kundershtosh per kete.
Madje do thoja qe tani pikerisht keto ciftet e lartpermendura te cilet jane bere prinder ne kohen e duhur per ta, jane po aq te dashur me femijet e tyre, jan po aq te denje si prinder, jan po aq te koordinuar ne jeten e femis' tyre sa cdo prind tjeter.
Thjesht nga fakti qe aborti eshte nje zgjedhje teper personale, duhet lejuar e drejta veprimit.
Toleranca, eleksiri i lirisė.
Teme interesante!
Ka patur edhe te tjera tema, te cilat permbanin te njejtin debat, por zakonisht jane anashkaluar. E pra ceshtja e abortit ka qene dhe do mbetet nje ceshtje teper delikate per t'i dhene vendimin e duhur.
Do keshilloja te gjithe ata qe votojne qe te mendohen gjate perpara se te klikojne mbi opsionet e ofruara me lart. Eshte kollaj te hedhesh nje vote, por eshte e veshtire te bindesh veten se zgjedhja jote eshte , zgjedhja e drejte.
Vota ime do i takonte atij opsionin i cili "mungon" ne sondazh!
Eshte ai opsioni i cili e zgjidh me mire se kushdo kete dileme kaq te madhe. Nuk ndahen gjerat me thike ne kete bote , por gjindet gjithmone nje rruge e ndermjetme. Ka biliona njerez ne bote prej te cileve krijohen triliona rrethana dhe kushte te ndryshme te cilat per nje arsye apo tjeter nuk ngjajne apo ndryshojne me njera-tjetren. Secili/a kerkon te beje ashtu sic i leverdis atij, prandaj nje rruge e ndermjetme eshte e domosdoshme!
--------
Dikush thote qe aborti eshte mekat, krim dhe duhet ndaluar me ligj. Jam dakort me te. Ama, a eshte kjo zgjidhja e drejte?! ...Kete nuk jam i zoti ta pohoj! Nuk kam sesi...
Nuk kam c'ti them asaj femre, e cila ne barkun e saj po gatuan femijen e nje maniaku seksual i cili e perdhunoi brutalisht disa dite perpara...
Nuk kam c'ti them asaj femre, e cila ishte thjeshte adoleshente (sapo ka kaluar fazen e pubertetit) dhe ka rene viktime e injorances se saj rreth seksit , ose e dashnorit te saj , i cili nuk mendoi per jeten e vajzes, por ju bind instiktit te tij duke kaluar ne ejakulacion...
Ka raste e raste or miq...dhe rasti rastit nuk i ngjan!
Dikush tjeter thote qe aborti duhet lejuar dhe nuk ka asgje te keqe ne te.
A mundem dot une, t'i them ketij njeriu qe e ka absolutisht gabim ?! Normalisht qe jo, pasi sapo i shpreha disa raste me lart , te cilat kane mese te drejte per abort...
Por cfare mund t'i them une ketij njeriu?! ...Mund t'i drejtohem me plot sigurine dhe ta kritikoj per lehtesine qe i ben ketij akti. Nje njeri qe nuk don femijen e vet, eshte me keq se kafsha. Mund ti bej te ditur qe nese nena e tij do kishte bere te njejtin veprim dikur , sot ai nuk do egzistonte. Do detyrohesha ta bind qe brenda asaj erresire qe mbulon barku i nenes, po krijohet nje qenie kryeveper, nje njeri. Nje njeri me shpirt, me zemer, nje mrekulli per Zotit, e cila nuk mund te masakrohet njelloj si nje gjethe fiku...
Eshte nje bote, nje univers qe kerkon jete brenda atij barku. Ore njerez, e dini se c'vlere ka nje femije?! A e kuptoni se nuk do keni pasuri me te shtrenjte ne kete dynja, pervec femijes tend?! ...ehh...
Por prape, a jane keto fjale mjaftueshem per te vendosur se cila eshte zgjidhja e drejte?!...Nuk besoj!
Atehere zgjidhja ime do ishte e tille : (jo e zgjeruar, por thjesht thelbin po shtroj)
Aborti te jete i ndaluar me ligj! Me perjashtim te rasteve teper te vecanta, per te cilat te merret mendimi i psikologeve, terapisteve, punonjesve sociale, mjekeve, etj dhe nese ato vendosin qe femra eshte e pazonja per te perballuar shtatzanine, eshte viktime e nje aksidenti, eshte viktime e dhunes etj...ligji ne kete rast mos te veproje mbi to!
Ky eshte mendimi im!
Ka prape...Edhe pse ne keto raste ligji ben perjashtim, nese femija ka arritur fazen ne te cilen aborti eshte i rrezikshem (ku rrezikohet jeta e nenes)...pas 24 javesh me duket eshte...aborti te mos lejohet.
Ky ligj nuk duhet te kete fuqi vetem mbi femren, por edhe mbi cdo mjek , i cili merr pjese ne abortim.
----------
Pershendetje!
----------
PRO Abortit 100%!
Askush nuk mendon per Abort pa pasur nje arsye te llogjikshme qe e kundershton mbajtjen e femijes. Ne te gjithe e dime qe, ne te kundert, ne keto raste ka akoma me shume pasoja se sa vetem Aborti.
Pothuajse te gjithe jane te informuar dhe mundohen ta parandalojne por ja qe dhe ky fenomen per "ne" eshte dhe ne rastet kur ndodh me konsensus, duke peshuar situaten, eshte zgjedhje e te dy "shkaktareve" te vendosin!
LIV
P.S Sa per Zot.........per ata qe besojne fuqishem....le ta falenderojme per faktin qe krijoi dhe kete mundesi njerezise!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Living in Vain : 29-07-2004 mė 03:53
Krijoni Kontakt