Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni pro apo kunder abortit?

Votues
282. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Jam pro

    105 37.23%
  • Jam kunder

    143 50.71%
  • Jam i pavendosur

    34 12.06%
Faqja 18 prej 37 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 368
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    E drejta pėr njė jetė njerėzore

    Fėmija nė bark te nenes

    Kur fillon jeta ? Me mbarsjen e femrės, kur tek krijesa e re lindin ndjenjat apo kur vjen njė ėngjėll pėr t“i dhėnė shpirt asaj pas 120 ditėsh ? Njė spermie ka njė detyrė pothuajse tė pamundur. Me pak fat ajo sė bashku me mbi 700 milionė spermie tė tjera derdhen brenda gruas. Pastaj fillon njė garė e gjatė masive mbi se kush tė mbėrrijė i pari pėr tė mbarsur vezėn e gruas. Kur kėto qeliza tė farės sė mashkullit i afrohen oviduktit tė vezės sė femrės kokat e tyre ndryshojnė nė atė mėnyrė qė ato tė munden tė mbėrthehen pas vezės e cila mbrohet nga disa shtresa tė ndryshme proteinash. Ajo spermie qė arrin e para, ēpon me kokėn e saj shtresėn e jashtme tė vezės. Nė kėtė ēast ēlirohen enzima qė e ndihmojnė spermien tė vazhdojė tė ēajė pėrpara. Mė pas ndodh njė reaksion tjetėr kimik. Sa hap e mbyll sytė veza ngren njė shtresė tė padepėrtueshme, njė membranė, e cila i kyē jashtė tė gjitha spermiet e tjera. Pas disa orėsh masa e tashėgimisė sė spermies ėshtė shkrirė me DNA-nė e vezės. Veza ėshtė mbarsur. A ėshtė ky ēasti i fillimit tė jetės ? Pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė me rėndėsi pasi disa shkencėtarė duan tė pėrdorin vezėt e mbarsura qė teprojnė gjatė mbarsjes epruvetore qė ndodh nė laborator pėr studime tė qelizave zanafillėse tė embrionit. Shkencėtarėt shpresojnė qė kjo teknikė njė ditė tė ēojė drejt krijimit tė metodave kuruese pėr sėmundje tė rėnda kronike. Kritikėt e shohin vezėn e mbarsur si njė jetė njerėzore. Ndėrsa studimin nė fjalė si tė pa etikė. Ai hedh baltė mbi vlerėn e njeriut si dhe ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut. Shumė vende i kanė ndaluar studimet me vezėt e mbarsura. Suedia ėshtė nga ato vende qė nuk kanė marrė akoma njė qėndrim. - Kjo ēėshtje ka tė bėjė para sė gjithash me njerėzinė. Mendimet e shkencėtarėve nuk vlejnė mė tepėr se tė ndonjė tjetri. Midis njerėzisė ata janė vetėm njė grup. Detyra e tyre ėshtė tė marrin pjesė nė debatin publik dhe tė pėrpiqen qė njerėzit t“ua vėnė veshin arsyeve tė tyre, thotė Ulf Görman, docent i etikės nė Universitetin e Lundit nė Suedi. Ndarja e qelizave menjėherė pas mbarsjes
    Pothuajse njė ditė pas mbarsjes ndodh ndarja e parė e qelizave. Pas pesė ditėsh ajo krijesė qė do tė bėhet njeri ėshtė e pėrbėrė prej qindra qelizave qė u ngjajnė njė bullunge tė fryrė dhe qė me emrin shkencor quhet blastocyst. Janė pikėrisht kėto blastocyst'era qė shkencėtarėt shfrytėzojnė pėr studimet e tyre. Gjatė mbarsjes epruvetore qė ndodh nė laborator gruas i duhet nė fillim tė kalojė pėrmes njė kurimi me hormone qė sjell ēlirimin e disa vezėve. Vezėt mbarsen nė epruveta dhe lihen tė piqen deri sa arrijnė gjendjen blastocyster, pėrpara se njė ose disa prej tyre tė mbillen nė mitrėn e gruas. Por shumė prej vezėve qė mbarsen nė epruveta nuk zhvillohen si duhet kėshtu qė duhen flakur tutje. Prandaj mjekėve u duhet tė mbledhin dhe tė mbarsin tė gjitha vezėt qė nxjerr gruaja gjatė kurimit me hormone, qė mund tė jenė deri nė 20. Si rezultat mbetet tepėr njė numėr i madh vezėsh tė cilat futen nė ngricė ku - nė rastin e Suedisė - mund tė ruhen deri nė 5 vjet. Mė pas duhen flakur. Nė parim tė gjitha tė dhėnat qė nevojiten pėr tė ndėrtuar njė njeri gjenden brenda blastocyster-it. Por vetė qelizat janė akoma krejt tė papjekura. Asnjėra prej tyre nuk ka vendosur nė kėtė pikė nėse do tė bėhen qeliza mushkėrie, zemre apo truri. Ato janė krejt tė "paprogramuara". Shkencėtarėt i quajnė kėto - qeliza embrionale. Ėshtė pikėrisht fakti qė qelizat - nė teori - mund tė jenė burim i secilit prej atyre 220 llojeve tė ndryshme tė qelizave qė gjenden nė trupin tonė, qė i bėn kėto qeliza kaq tė lakmueshme. Duke i mbjellur qelizat embrionale nė laborator dhe mėsuar se ēfarė i bėn kėto qeliza tė specializohen nė lloje tė ndryshme qelizash, shkencėtarėt shpresojnė qė njė ditė teknika do tė bėjė tė mundur mjekimin apo lehtėsimin e sėmundjeve tė rėnda. Mundėsitė janė tė mėdha. Dy javė pas mbarsjes qelizat qė do tė bėhen foshnje ndahen nė dy shtresa. Mbas disa ditėsh krijohet njė shtresė e tretė qelizash, apo ndryshe gjethja embrionale. Kėto shtresa qelizash do tė bėhen mė vonė zanafilla e tė gjitha indeve dhe organeve. Ky proces quhet gastrulim dhe ėshtė pėrshkruar si ngjarja mė e rėndėsishme e jetės. Lindja, martesa apo edhe vetė vdekja nuk janė asgjė nė krahasim me gastrulimin. Pa tė ne do ngjanim si krimba. Tani njeriu qė po krijohet ėshtė vetėm disa milimetra i gjatė. Nė gjethen e jashtme embrionale ngrihet pastaj njė brazdė e cila pėrfundon nė njė gyp, prej sė cilės do tė krijohet truri dhe sistemi qendror i nervave. Shtresa e mesme qelizore ėshtė zanafilla e muskujve, skeletit, veshkave dhe zemrės ndėrsa shtresa e poshtme zhvillohet mė tej nė zorrė dhe mushkėri. Pas pesė javėsh shtohen krahėt dhe kėmbėt si degė tė sheshta. Njė javė pas kėsaj truri fillon tė marrė formė dhe mendohet se poashtu edhe gishtėrinjtė dhe thonjtė. Pas tetė javėsh embrioni ėshtė disa centimetra i gjatė dhe fillon tė duket si njė njeri nė miniaturė. Tani nis zhvillimi i krijesės. Krijesa rritet dhe trupi bashkė me organet e tij stėrviten pėr detyrat e tyre tė ardhshme. Kur tė lindė foshnja, pėrafėrsisht 38 javė pas mbarsjes, gjithēka duhet tė funksionojė nė mėnyrė tė pėrsosur. Diku gjatė kėtij udhėtimi - nga mbarsja e vezės deri nė lindjen e foshnjes - krijohet njeriu. Por me saktėsi se kur, ėshtė njė pyetje me tė cilėn janė marrė njerėz nga kohė tė ndryshme. Qė pėrpara 2000 vjetėsh filozofi grek Aristoteli vendosi qė krijesa mashkullore e merr shpirtin 40 ditė pas mbarsjes. Ndėrsa krijesa femėrore pėr ndonjė arsye duhej tė priste edhe 3 muaj tė tjerė. Me po kėtė ēėshtje u mor edhe kisha gjatė mesjetės, ndonėse Bibla nė kėtė pikė luhatet dhe nuk jep ndonjė vendim tė qartė. Kisha katolike ka qenė e ndarė nė shumė vjet mbi kėtė ēėshtje. Njė palė beson se jeta fillon vetėm kur kanė kaluar disa javė shtatzanie, sė bashku me lėvizjet e para tė krijesės. Por nė vitin 1869 Vatikani vendosi qė jeta e njeriut fillon qė me mbarsjen. Kjo ėshtė akoma edhe sot e kėsaj dite pikėpamja e kishės katolike, prandaj ajo edhe i ėshtė kundėrvėnė nė ēdo ēast studimit tė qelizave embrionale. Edhe pse studimi mund tė sillte shėrimin e sėmundjeve tė rėnda. - Tė gjitha zgjedhjet e vėshtira shkaktojnė grahma tė mėdha. Dhe kjo ėshtė njė zgjedhje e vėshtirė. Por unė jam prapėseprapė i mendimit qė veza e mbarsur ėshtė njė person, qė do tė thotė se ka njė vlerė tė qenėsishme dhe tė drejtėn tė ketė njė jetė. Nėse do tė zhvendosej krijimi i personit nė njė fazė tė mėvonshme tė zhvillimit atėherė kam frikė se mos shtyrja e kėtij kufiri nė kėtė rast bėhet dogmatik, nė rastin mė tė keq e zgjedhur sipas dėshirės, thotė Erwin Bischofberger, i cili ėshtė profesor kėshillues nė etikėn mjekėsore nė institutin Karolinska nė Solna tė Suedisė dhe njėkohėsisht at jezuit, njė rend brenda kishės katolike. Kisha moderne lutheriane ka marrė njė qėndrim tepėr tė kujdesshėm. - Por kjo nuk ka ndodhur pėr shkak tė truthatėsisė por sepse ėshtė pėr traditė qė pėrgjegjėsia pėr tė mbajtur qėndrim ndaj ēėshtjeve etike t“i mbetet vetė individit. Nė kėtė rast kisha luan vetėm rolin e kėshilltarit, thotė Ulf Görman. Shkollarėt e judaizmit dhe islamizmit janė pėrfytur gjithashtu me kėtė problem. As atyre nuk u vjen nė ndihmė ndonjė burim i shkruar qė tė jipte njė pėrgjigje tė qartė. Brenda judaizmit pikėpamja tradicionale ėshtė qė krijesa nė barkun e gruas ėshtė "njė njeri foshnjor". Kėshtu qė njė nga mėnyrat mė mbizotėruese tė tė kuptuarit ėshtė ajo sipas tė cilės krijesa, pėr sa kohė qė gjindet nė mitėr, nuk mund tė shihet si njė njėsi e pavarur por si njė pjesė e tė ėmės sė tij. Mė tepėr mbi kėtė ėshtė shkruar nė librin e David M Feldman "Birth control in jewish law", NJ: Jason Aronson 1998. Myslimanėt thonė se profeti Muhamed pėrligji qė krijesa zhvillohet pėrgjatė tre periudhave 40-ditore, pas 120 ditėsh vjen njė ėngjėll pėr t“i dhėnė shpirt. Kėshtu mėnyra mė e zakonshme e tė kuptuarit tė kėsaj ēėshtje tek myslimanėt ėshtė ajo sipas tė cilės dėshtimi lejohet pėrpara kufirit 120 ditor, i cili i pėrgjigjet 19 javė shtatzanie. Mė tepėr mbi kėtė ėshtė shkruar nė librin e Abdel Rahim Omran: "Family planning in the legacy of Islam", London, Routledge 1992. - Mėnyra liberale myslimane e tė kuptuarit tė kėsaj ēėshtje pėr mahni pėrputhet me ligjin suedez tė dėshtimit i cili vė kufirin tek java e 18-tė, thotė Ulf Görman. Sot shkencėtarėt e dinė qė tek fetusi ndjenjat lindin qė tetė javė pas mbarsjes. Pas disa javėsh shqisa ndjenje janė zhvilluar nė duar dhe krahė dhe rreth javės sė 14-tė mbi tė gjithė sipėrfaqen e lėkurės. Para disa vjetėsh disa studiues britanikė zbuluan se fetusi, qė pas 20 javėsh, reagon ndaj dhimbjes duke ēliruar hormone stresi. Por nuk ėshtė e thėnė qė mund tė ndjejė dhimbje, pasiqė truri ėshtė akoma shumė i pazhvilluar. Fetusi reagon edhe ndaj zhurmės si edhe ndjen edhe shije. - Pjesa mė e madhe mendojnė se jeta nė njė farė mėnyre fillon me mbarsjen. Por kjo nuk do tė thotė se veza e mbarsur ka njė vlerė tė plotė njerėzore. Unė e shikoj kėtė si njė proces qė mė pas i sjell jetėn njeriut. Kjo ėshtė njė ēėshtje e vėshtirė pėr t'u zgjidhur. Por nėse duhet tė zgjidhet midis hedhjes sė vezės sė mbarsur dhe shfrytėzimit tė saj pėr njė ēėshtje tė mirė, do tė zgjidhja kėtė tė dytėn. Me kėtė nuk dua tė them qė njerėzit mund tė bėjnė ē“tė duan me to, thotė Ulf Görman.

    Pėrgatiti Alvin Ekmekēiu Burimi: suedezja Dagens Nyheter

  2. #172
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2004
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    4

    pro

    pro...................................(pikat jane per efekt te 10 germeshit)

  3. #173
    kuptohet se nena nuk mund te vendos per femijen, sepse eshte individ ne vetvete (edhe pse jeton ne barkun e nenes... por jane 2. individe te ndryshem), keshtu qe assesi nuk mund te vendos qe te abortoj!!! Kush ia dha kete te drejte!?

    >>> MENDIMI IM, NUK ESHTE MENDIMI YT!

  4. #174
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    un jom pro Bebeve,po ka disa raste qe noshta aborti osht zgjidhje.Smund te gjykojm asnji.
    o-le-le firma

  5. #175
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Cool

    Une per vete jam kunder!!Kunder po keq fare...Pastaj sot secili vendos vete sipas rrethanave,sipas kushteve.Une personalisht nuk do ia keshilloja asnjeriu...Mbeshtes gjithashtu mendimin e Stormangel...

    Flm...

  6. #176
    Po mo po te ishim pro abortit te gjithe sdo kishte jete , ca jan pro ca jan kundra it's a personal choice ..i think
    !!!

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Jam pro abaortit perjete. Gruaja duhet te kete kontroll mbi trupin e saj, e kjo eshte nje e drejte elementare e rraces njerezore.

  8. #178
    *Shijo*Jeten* Maska e *Dorina*83*
    Anėtarėsuar
    04-10-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    48
    Une jam kunder aborteve po ndonjeher eshte zjedhje e vetme qe mund te besh.
    LA VITA E BELLA SE SAI VIVERLA
    SE NO FA SCHIFO.

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2004
    Postime
    19
    Per Mua Aborti Eshte Nje Krim-vrasje E Nje Femije . Pastaj Eshte Edhe Shumw I Domshem Per Shendetin E Femres . Dhe Mendoj Se Si Pasoj E Kesaj Eshte Mungesa E Besimit

  10. #180
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Abort=Krim

Faqja 18 prej 37 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aborti
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 11:26
  2. Shkodėr: Muslimanėt kundėrshtojnė bustin e Nėnė Terezės
    Nga FЯODO nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:15
  3. Ligj kunder abortit ne South Dakota
    Nga Pasiqe nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 14:13
  4. A duhet tė legalizohet aborti?
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 18:47
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •