Kete te drejte dhe pergjegjesite i mban femra dhe as kisha e as politikanet....Ik or se jemi ne shekullin e 21 dhe s`jemi skllever te asnjerit....
Jam pro
Jam kunder
Jam i pavendosur
Kete te drejte dhe pergjegjesite i mban femra dhe as kisha e as politikanet....Ik or se jemi ne shekullin e 21 dhe s`jemi skllever te asnjerit....
It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.
Pse je pro?Postuar mė parė nga Klaraaa
![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Te presesh nje dore apo nje gisht te trupit tend dhe te heqesh nje femije nuk eshte hic e njejta gje. Embrioni eshte krejt tjeter gje nga trupi i femres. Mund te jete sex tjeter mund te kete grup gjaku tjeter dhe personalitet tjeter. Dhe pikerisht per kete eshte shume me e thjeshte praktikisht te abortosh se sa te heqesh nje pjese te trupit tend. S'ka asnje baze krahesimi. Femijen mund ta heqesh dhe shkepusesh nga trupi i femres PIKERISHT per aresyen qe ai eshte nje "pjese" apo nje njeri tjeter dhe jo femra vete. Pra??? Cfare del nga kjo? Del qe femija ska te beje fare me "zgjatime " te trupit te nenes.
Nese ecet me llogjiken se prinderit jane krijuesit dhe ata kane te drejten e mohimit apo pohimit te ekzistences se embrionit, atehere edhe pasi femija lind perseri prinderve nuk i hiqet e drejta e krijuesit. Pra gjithmone mund ti vrasin femijet e tyre. Apo mos valle nuk e kane me ate te drejte, per shkak se ju patet fatin e madh ta kaloni ate diten e fundit te muajit te 9 dhe pate driten e diellit me sy? Ketu mbarojne te drejtat e krijuesit?
Eshte e vertete qe nje embrion nuk eshte i njejte me nje femije te lindur, POR DO BEHET I TILLE , pas ca kohesh.
Sa per faktin qe nuk u dashkan sjelle ne bote femije te palumtur, kush jeni ju qe mund te gjykoni nese do jete apo jo i lumtur femija qe do vije ne jete? Nga niseni valle? Nga jeta juaj, dhe personaliteti juaj? Ku e dini ju qe femija juaj do kete personalitetin tuaj dhe do i pelqejne dhe mospelqejne ekzaktesisht ato gjera qe ju pelqejne apo nuk ju pelqjne ju? Ndoshta ai i ngjan katragjyshit tuaj, dhe kenaqet nga gjera krej te tjera nga ju. Ndoshta e merr jeten lehte dhe nuk ka kerkesat tuaja, ndoshta eshte gjeni apo artist i madh dhe do beje leke me thase. Si mund ta parashikoni se cfare do ndodhe me ate femije qe do linde? Une nuk e kuptoj kete. E vetmja gje qe kuptoj une ka te beje me konfortitetin e jetes se prinderve dhe cfare thuhet gjoja per lumturine e femijes eshte thjesht justifikim.
Ji Vetvetja!
Shpirti, kur nuk paskam une te drejte te vendos per pjellen time, na paske ti? (dmth ai /ajo /ata /ato???) Une e mbaj pjellen time ne bark, ky tjetri me tregon mua se c'fare kam ne bark dhe se c'fare duhet te bej. Po kush ja u jep kete te drejte te hyni ne barkun tim juve? Parimet? Morali? Humanizmi? Epo keto mund te jene te tilla per ju e jo per mua! Pra, ku e gjeni kete te drejte?
Tjeter, a ke qene ndonjehere ne kine, indi, zaire etj...te pakten ke degjuar? A i ke pare ndonjehere ata femije qe dergjen me goje hapur, qe i qelbnin mizat, cfilitur nga ethet e malarjes, apo te gjymtuat a ku di une (mos thente zoti te shof llahtarira te tilla e jo me ti perjetoj!) Ne kine me sa di une ekzistoje edhe ligje per numrin e femijeve qe nje cift mund te linde, mos u duket edhe ky antihumanizem? Qysh atehere u bekan keto hesape "humaniste" te llojit: "ta bejme nje here pa do rroje edhe ai si te tjetet" Gjykim i semure! Madje do te thoja teper i papergjegjshem!
Tjeter, pse mendoni ju se abortojne femrat? Nga qejfi thua eh? Se pertojne te shkojne ne farmaci eh? Ncuq ncuq ncuq!!! Ne shumicen e rasteve, shtatezania e padeshiruar eshte aksident, dhe prezervativet apo forma te tjera mbrojtese nuk jane 100% te sigurta. Me nje fjale, ekziston mundesia e te ngelurit shtatzane edhe kur dikush kujton se eshte e mbrojtur mire. C'behet tani, se nje 16-vjecare ngelet shtatezane ajo duhet ta mbaje foshnjen e saj patjeter? Apo nje cift i varfer qe nuk ka te haje buke duhet ta dergoje ne befotrof? Apo mos u dashka te alienojme tere njerezine nga seksi? Perseri, argumenti nuk permban piken e llogjikes. Nuk aborton nje femer nga qejfi moj jo, se e dine mire qe mund te kete pasoja te renda, prandaj dhe i bejne mire hesapet per tu mbrojtur, por sic te thashe, aksidente ka plot (perfshi ketu dhe rastet kur rrethanat ndryshojne)
Njeriu (humanist!) ka te drejte te linde aq femije sa te jete ne gjendje te doje dhe te mbaje, dhe nese kushtet e siperpermendura nuk permbushen, ka te drejte te abortoje. Nuk e kam fjalen per ata qe kerkojne qiqra me hell, por per ata qe vertet mendojne ti krijojne femijes se tyre, dhe vetes, nje jete pa dhimbje.
Apo mendon ndonjeri si ne kohen e qemotit, qe benin nga njezet femije dhe sado qe te vdesin, te pakten gjysmet do mbeten. Si kafshet dmth. dhe me sa di une, vetem keto te fundit nuk bejne planifikim familjar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 30-07-2004 mė 20:52
Summertime, and the livin' is easy...
Cupke, ja qe nje grup njerezish kane ca te drejta mbi nje grup tjeter njerezish. Pra qe mos e perdredh shume muhabetin, e kam fjalen qe ka ca ligje qe vendosin DHE RREGULLOJNE ca gjera, dhe se ne emer te cfare gjeje ekzistojne ligjet ( Moralit, humanizmit, Parimeve apo thjesht ekzistences) ne shoqerine tone, une nuk po e analizoj.Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
Sa per vuajtjet e femijeve neper bote, sigurisht qe si "humaniste" e kam nje pergjigje edhe per kete. Ti duhet ta kishe ditur para se ta shkruaje qe, teorikisht, nuk eshte vrasja e atyre femijeve e vetmja menyre per ti shpetuar nga mizerja. Pervec se ti vdesesh ato krijesa, ekziston edhe menyra tjeter humane qe ti ngresh nga ajo mizerja ku jane.
Ah, te lutem boll me me ate teorine e shtatzanise aksident per shkak te pasigurise se mjeteve mbrojtese. Rastet jane aq te rralla sa nuk ia vlen te diskutohen, pastaj mos ma thuaj mua kete, sepse une nuk jam kunder abortit. E kam thene qe kam votuar per piken e trete.
Ne shumicen e rasteve te aborteve shtatzania eshte vertet aksident, por aspak nuk eshte aksident per shkak te koeficientit te ulet te vlershmerise se mjeteve mbrojtese. Pls, kete e dine te gjithe, nuk dua ti futem % dhe statistikave.
Sa per kete qe ke thene ketu me poshte:
"...... per ata qe vertet mendojne ti krijojne femijes se tyre, dhe vetes, nje jete pa dhimbje. "
Well.... kjo eshte e thene shqip dhe permban te permbledhur krejtesisht filozofine tende. Hiq ate pjesen e "femijes" qe prap une ngul kembe qe as ti dhe asnjeri tjeter ne kete bote nuk e parashikon dot kurre nese do jete apo jo i lumtur, sa per konfortitetin e prinderve... ate po. Atyre sigurisht qe i prishen planet dhe menyra e jeteses nga nje femije i ardhur papritur. DHE KJO SIPAS JUSH, qenka aresye e mjaftueshme qe femija te abortohet!!!
Pervec sherbimit qe natyrisht femija kerkon nga prindi, asgje tjeter nuk mund te jete e parashikueshme ne jeten e tij. Sa per faktin nese do jete apo jo i lumtur nje femije, mund te them me bindje te plote qe pervec atyre femijeve qe dergjen ne Azi e Afrike, ka plot te tjere, qe edhe pse nuk i mungon asgje, e quajne veten e tyre te palumtur dhe po ti pyesesh do te thone qe nuk do donin te kishin lindur kurre. Nuk mund tia vini ju emrin dhe ta gjeni kete qe ne momentin qe femija eshte embrion. Lereni ate. Abortimi ( perjashto disa raste ekstreme shume te rralla) eshte thjesht egoizem njerezor, per te nje jete personale te rehateshme!!!
Po a eshte e drejte kjo, kur kemi te bejme me nje krijese te ardheshme?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lule Portokalli : 30-07-2004 mė 21:16
Ji Vetvetja!
Shpirti, une nuk po e perdredh fare dhe ti e di mire. Une po them: "mos ma perdridhni" dmth, mos me mesoni mua se c'dua te bej me trupin tim!!! Sa per ligjet e dashur, e di une qe rregullojne shume gjera, ashtu sic prishin shume gjera, por me mire e leme kete pune se s'kam piken e deshires tu futem disiplinave te shumta qe merren me to.
Po he pra, pse nuk zgjidhet problemi i afrikaneve te shkrete por brockullitet akoma per abordin? Dhe jo vetem qe nuk zgjidhet, por une do te thoja se askujt nuk i shkon mendja ta zgjidhe, se eshte perralle me mbret e dashur - utopike! Pse nuk shkon ti dhe adopton dy apo tre afrikane, ose nje te vetem nese nuk i mban dot? Atehere po qe do ma mbushje mendjen qe je me humaniste se une!
Shtatzania e padeshiruar nuk eshte aksident? Mos dashke te thuash qe nje femer ngelet shtatzane vetem per te abortuar? Please, wake up! Apo the qe femijet-embrione vriten vetem per egoizem? Une jam e bindur se edhe ai egoisti me i madh, edhe ai krimineli me i tmerrshem e do te pjellen e vet dhe deshiron ta shohe sa me mire. Ky eshte ligj i natyres, universal, dhe mua nuk ma mbush hic mendjen idea e abordit per egoizem.Ta thashe, vetem ne kohen e qemotit gjen nje egoizem ashtu sic e koncepton ti, dhe femra qe pjellin si lepujt. Sot, sot eshte ndryshe! C'do gje ne kete jete duhet paguar, dhe kjo eshte vecanerisht e vertete per nje jete te shendetshme (mireqenie fizike dhe shpirterore)!!!
A e di si eshte puna? Ky muhabeti eshte fryre ca si shume sidomos nga instancat politike per qellimet e tyre "humaniste" Dhe te mjeret njerez shkojne nga i fryn era (ketu s'po ndalem gjate se s'kam as nge) Ne mos gaboj, dicka e ngjashme ka ndodhur me ndalimin e kerkimeve shkencore mbi te ashtuquajturat "qeliza te stemes" per arsye etike. Bullshit! Me mijera jete do ishin shpetuar dhe miljona te tjera sheruar, po kujt i thua?
Po e le une ketu se u lodha. S'kam nder mend ta mbroj doktoraten ne FSHdhe aq me pak tu mbush mendjen njerezve. Ishalla bini ne ujdi
Diskutim te mbare!
Summertime, and the livin' is easy...
Pro, pro jemi neve ketej!
Ligji s'ka pune te vere postoblloqe te tilla ne jeten e nje femre. Pastaj se c'zgjidhje ben femra per veten e saj, eshte pune tjeter.
Ufff, jam lodhur se diskutuari dhe se mbushuri mendjet e te tjereve, prandaj vetem po votoj kete rradhe.
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
personalisht jam kunder abortit , dhe jam i mendimit qe kush vret nje embrion ka vrare nje jete njerzore , mendoj se aborti eshte i justifikuar vetem kur eshte ne rrezik jeta e femres shtatzene vetem ne nje rast te tille mund te behet abort, ne raste te tjera kur femra nuk ka mundesi te mbaje femijen qe do te vije ne jete para se te abortoje duhet ti drejtohet per ndihme te gjitheve dhe te sigurohet se ka bere gjithshka per te shmangur abortin, shume femra nuk kane kurajo ti drejtohen per ndihme shoqerise, familjes, apo institucioneve perkatese duke e justifikuar nje gje te tille se ky eshte trupi im dhe bej me te cfare te dua une etj etj etj , nderkohe qe shkenca e verteton me se miri sot qe kush vret nje embrion ka vrare nje qenje njerzore te mirefillte , pra pavaresisht nga debati qe behet sot ne bote ne lidhje me abortin , vrasja e embrionit ngelet krim , dhe perjashtim nga ky rregull bejne vetem ato raste kur nderhyhet per te shpetuar jeten e femres ne rrezik, rastet e tjera jane te pa justifikueshme, kush vret nje embrion njerzor ka vrare nje anetar te shoqerise njerzore, jo jo jo abortit .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 31-07-2004 mė 05:06
Kunder!!!!!!
dhe dakort me abnk!!!!!!!
Ishallah mamaja ime neser s'ngel pa leke se mund dhe te vendose te me vrasi:P
Votimi eshte perafersisht i njejte,
Nejse,te gjithe ndoshta flasim pa eksperience ne kete lemi.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Krijoni Kontakt