Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Gabime të mëdha të politikanëve dhe shërbimeve sekrete anglo-amerikane

    Raporti nga komiteti i shërbimeve sekrete të senatit amerikan akuzon agjencitë e fshehta se kanë mbitheksuar mundësinë e Irakut për të patur armë të shkatërrimit në masë para pushtimit vitin e kaluar. Shërbimi sekret CIA është mbështetur në burime jo të sigurta dhe përfundimet themelore ishin të gabuara. Shërbimi sekret amerikan që prej fillimit ka parashikuar ekzistencën e programit atomik në Irak dhe kurrë nuk e ka kontestuar këtë mundësi.

    Informacionet dhe materialet sekrete janë intepretuar gabimisht me synim mbështetjen e intervenimit. Senatori Rokfeler thotë: "CIA ishte nën presionin e Qeverisë së presidentit Bush, për nxjerrjen e konkluzioneve të caktuara".

    Ashpër kritikohen edhe mbështetja e CIA-s tek informacionet e pasigurta të kundërshtarëve të regjimit dhe refugjatëve irakianë.

    CIA-s është drejtuar keq dhe ka dështuar në detyrën e saj kryesore. Xhorxh Tenet që ishte shtatë vjetët e fundit shef i CIA-s, ka dhënë dorëheqjen para ca kohësh. Ai konsiderohet shpesh nga shtypi shqiptar si një himariotas i greqizuar. (Në lidhje me emigrimin e nënës së tij nga Shqipëria ka deklaruar: "Nëna ime u arratis nga Epiri i Veriut, me një nëndetëse britanike, pak përpara se komunistët të merrnin pushtetin dhe të mbyllnin kufijtë, për të mos e parë më familjen e saj." Termi Epiri i Veriut përdoret ekskluzivisht nga radikalët grekë, për të përshkruar Shqipërinë e Jugut. Këta radikalë kanë si qëllim të përbashkët të tyre aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia).

    CIA ka pranuar gabimet në punën e zbulimit para luftes në Irak.

    Rivali demokrat i presidentie Bush, John Kerry tha se duke i vënë fajin CIA-s, i jepte mundësi Shtëpisë së Bardhë të shmangte përgjegjësinë për gabimet e veta.

    Gjithashtu tepër ngacmues për demokratët është koha kur del pjesa e dytë e raportit. Ajo do të analizojë nëse politikanët manipuluan informacionet sekrete. Por përfundimet do të dalin pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

    Edhe një raport rreth të dhënave që kishin shërbimet britanike të zbulimit mbi Irakun para luftës së vitit të kaluar ka kritikuar mënyrën se si janë bërë gjykimet dhe vlerësimet për programet irakiane të armatimit dhe mënyrën se si i janë paraqitur ato publikut. Në veçanti, ka patur pak të dhëna të siguruara nga agjentë dhe raporti thotë se cilësia e disa prej tyre ishte vënë në dyshim.

    Në përgjigje ndaj raportit ish-kryeinspektori i armëve i OKB-së Hans Blix tha se ai i kishte thënë direkt zotit Blair se nuk ishin gjetur prova për armë të shkatërrimit në masë.

    Burimet: Botohet raporti për shërbimet e zbulimit mbi Irakun, Bush premton reforma tek agjencitë sekrete, CIA pranon gabimet në punën e zbulimit, Kritika të ashpra kundër CIA-s
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Skan me ca te merren Amerikanet me duket. Papunesia eshte ne kulm shkojn e ngrejn komisione e budalliqe. Po pastaj cdo bejne valle, se vendimi pare ishte qe fajsonte administraten Bush, tani cfajson ate, po fajson te tjere. Shif kur te ngrejn ndonje komision per kontrollimin e komisionit, si te marrin pare ata vampira gjykatesish e kompanish insurancash.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kryeministri britanik Toni Bler hapi mbrëmë një debat në parlamentin britanik

    “Sadam Huseini ka pasur për qëllim që ta zhvillojë armën e ndaluar”

    Toni Bler përsëriti besimin e tij se informatat që i kishin dhënë atij për programet e udhëheqësit irakian Sadam Hysein, për armët e shkatërrimit në masë, kishin qenë bindëse

    Londër, 21 korrik - Kryeministri britanik Toni Bler hapi mbrëmë një debat në parlamentin britanik lidhur me arsyet e përdorimit të informatave mbi armët e Irakut për shkatërrim në masë për të justifikuar hyrjen në luftë.

    Toni Bler përsëriti besimin e tij se informatat që i kishin dhënë atij për programet e udhëheqësit irakian Sadam Hysein, për armët e shkatërrimit në masë, kishin qenë bindëse.

    Lordi Batler, i cili hartoi një raport në lidhje me këtë çështje, ka thënë se një pjesë e madhe e informatave të mbledhura për ato që thuhej se ishin armë të Irakut ishin të pasigurta.

    Sipas tij, kishte shumë të ngjarë që Bagdadi të mos kishte patur stoqe të përdorshme të armëve të shkatërrimit në masë, para sulmeve të vitit të kaluar të udhëhequra nga amerikanët.

    Udhëheqësi i Partisë Konservatore, Majkëll Hauard, tha se raporti i Lordit Batler kishte arritur në përfundimin se informatat e përdorura për të justifikuar sulmet ishin të pamjaftueshme:

    Kryeministri iu përgjigj duke thënë se raporti theksonte edhe faktin se Iraku kishte përvojë të mirë në artin e mashtrimit, fshehjes dhe ekzagjerimit.

    "Raporti më tej thotë se është e qartë se Iraku vazhdoi të ndjekë një politikë të sigurimit të armëve për shkatërrim në masë dhe mjeteve për përdorimin e tyre," tha mbrëmë kryeministri britanik.

    Por një prej ekspertëve të shquar britanikë të armëve, ish shefi i Degës për Armët Biologjike pranë Shtabit të Shërbimit të Zbulimit të Mbrojtjes, Brajan Xhons, ka thënë se ai nuk e kuptonte se si informatat që kishin në dispozicion para lufte ishin interpretuar se nënkuptonin se Iraku përbënte rrezik imediat
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Llojet e Yperites si sulphur mustards jane me fuci. Methylphosphonothioic acid (VX) mund te futet ne shishe. Nje shishe me VX te e besh aerosol siper nje qyteti me permasat e Tiranes helmon cdo gje te gjalle brenda perimetrit te Tiranes.

    Ndonje gje e madhe ka te fshehesh disa shishe?

    Sulmi mbi Irakun u be Pre-Emptive Strike me mendimin se Sadami mund te kishte arritur te krijonte vete arme WMD. Ky konkluzion u arrit sepse Sadami i pelqente shume WMDs.

    Pastaj mos harroni se Sadami kishte WMD. Kete bota harron kur shikon Al-Jazeren.
    Nuk i helmoi me gas lotsjelles 50mije kurde ai. Mos harroni po ashtu se Amerika + putanja e Frances me Rusine i kane shitur WMD Sadamit. Faturat jane.

    Sulmi mbi Irakun kishte po ashtu efekt psikologjik mbi disa te tjere. Kadafi i Libise hapi laboretoret nga frika.

    Mos ja fusni pordhes kot juve. Mua me pelqen strategjia e Bushit "Bjeri myslymaneve para se te bien ty ata". Mesim i nxjerre nga 9/11.

  5. #5
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Me sa duket Bushi s`ka qejf te terhiqet e te behet kurban per te miren e shtetit por nje gje eshte e sigurt qe iraku s`kishte arme berthamore por motivet jane deshirat e cifuteve....Vertet Iraku ka pasur reaktor nuklear qe ne 81 kur u bombardua nga idf po sadami nuk beri gje vecse antagonizoi arabet dhe perpiqesh te pushtonte puse nafte...Synime ka patur por ato deshtuan se s`te lene the big boys....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  6. #6
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Shembulli i frikes po replikohet dhe ne Izrael kur tani ata konsiderojne Iranin armikun number nje....Keto jane fiksime dhe lajthitje....Nuk mund te shkaterrosh te gjithe arabet se ti ke hall hegjemonie apo te s`fle dot naten rehat...Kuptohet perse eshte kjo frike kaq e theksuar sepse me gjithe ato krime barbare dhe kolonizim mesjetar nuk te fal njeri...Une nuk jam pro arab aspak por problemet zgjidhen ndryshe se ne nuk mund te garantojme mbrojtje kur nje individ ose nje vend kerkon shpagim....Prandaj duhet stimuluar diplomacia dhe ti afrojme per ti ndryshuar....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ministria e Mbojtjes e SHBA-së

    U gjet dosja e shërbimit të Bushit në gardën nacionale

    Ky dokument e përfshin periudhën nga korriku deri në shtator të vitit 1972, kur Bushi vullnetarsiht punonte në ekipin parazgjedhor të repubikanit Vinton Blaunt, mik i familjes Bush nga Alabama

    Uashington, 25 korrik - Ministria e Mbojtjes e SHBA-së mbrëmë e shpalli dosjen e presidentit Xhorxh Bush nga viti 1972, gjatë kohës kur ka shërbyer në gardën nacionale. Sipas përfaqësuesve zyrtarë të Ministrisë, dosja për të cilën Pentagoni në fillim të këtij muaji pohonte se gabimisht është shkatërruar, tani është gjetur. Ky dokument e përfshin periudhën nga korriku deri në shtator të vitit 1972, kur Bushi vullnetarsiht punonte në ekipin parazgjedhor të repubikanit Vinton Blaunt, mik i familjes Bush nga Alabama. Zëdhënësi i shërbimit financiar në Ministrinë e Mbrojtjes, Brajan Habard deklaroi se dosja është në një mikrofilm të gjetur në Denver, ndërsa për mossuksesin e Pentagonit për ta gjetur konsideron se është gabim i byrokracisë. Dosja është publikuar disa ditë para Konventës së Partisë Demokratike në Boston, ku demokratët edhe zyrtarisht për kandidat të vetin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet ta propozojnë senatorin Xhon Keri. Demokratët insistojnë që të tregojne në dallimin mes Bushit, i cili shërbimin ushtarak e ka kaluar në territorin amerikan në përbërje të Gardës nacionale dhe Keri, i cili ka marrë pjesë në Luftën e Vietnamit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Admistrata amerikane

    Fillon zbatimi i rekomandimeve të Komisionit për 11 shtatorin

    Presidenti ka udhëzuar shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë Andrew Card, për të bërë një rishikim të raportit përfundimtar. Presidenti përmendi operacionet e tanishme në Irak dhe Afganistan si shembuj të asaj që ai e quajti përpjekje të vazhdueshme dhe të pandërprera në luftën që Shtetet e Bashkuara po bëjnë kundër terrorizmit

    Uashtington - Presidenti Bush tha se adminsitrata e tij ka filluar tashmë të zbatojë shumë prej rekomandimeve të paraqitura këtë javë nga Komisioni hetimor mbi sulmet e 11 shtatorit. Por, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio, të cilat bëjnë thirrje për krijimin e një posti të ri në nivel kabineti për një drejtor të agjencive të zbulimit si dhe për krijimin e një departamenti anti-terrorizëm. Presidenti ka udhëzuar shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card, për të bërë një rishikim të raportit përfundimtar. Presidenti përmendi operacionet e tanishme në Irak dhe Afganistan si shembuj të asaj që ai e quajti përpjekje të vazhdueshme dhe të pandërprera në luftën që Shtetet e Bashkuara po bëjnë kundër terrorizmit. Të ndodhur nën trysni të madhe, disa udhëheqës të Kongresit janë zotuar të organizojnë seanca dëgjimore prë përfundimet e Komisionit të 11 shtatorit gjatë muajit gusht kur zakonisht kongresi është me pushime. Udhëheqësit e Seantit shpresojnë të hartojnë një paketë ligjore deri më 1 tetor që të gëzojë mbështetjen e të dyja partive, lidhur me rekomandimet e Komisionit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Përse Hitleri e shmnagu pushtimin e Zvicrës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 06:30
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •