E Merkure, 28 Korrik 2004
NJE TAKIM ME AT ARTUR LIONIN
Qe ne femijerine time kur isha shume e apasionuar pas shkrimeve te Fan Nolit, por edhe nga tregimet e gjyshit tim, si perkrahes i Nolit qe ishte, gjithmone kisha enderruar per te bere nje vizite te Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare e ngritur nga Fan Noli, si nje Arqipeshkop i saj, por edhe per te vendosur nje buqete me lule dhe te ndez nje qiri te varri i tij. Kesaj kerkese, atdhetari -patriot, Thanas Laskaj, ju pergjigj me nje ndjenje shqiptarie te vecante. Pritjen te Kisha Orthodokse Shqiptare, na e beri At' Artur Liolin, nje burre i pashem, fisnik, qe na habiti me shqipen e kulluar dhe me kulture qe fliste "megjithese ishte brezi i trete i lindur ne USA) duke na shpjeguar dhe treguar cdo gje qe kishte lidhje me Nolin. Aty pashe nga afer Nolin, fetar, prift, politikan, poet, shkrimtar, historian, perkthyes, atdhetar patriot, shqiptar te vertete. Pashe nga afer shume shkrime ne origjinal te shkruara nga vete dora e Nolit dhe qe ato kane nje vlere historike kombetare dhe elemente me vlere kulturore. Ne njeren nga dhomat e pritjes, kishte fotografi nga veprimtaria e Nene Terezes dhe takimet qe kishte bere kjo kishe me kete Zonje te Bamiresise, ku tregonin fare qarte, origjinen e saj, si nje kristiane e paster shqiptare. Do te me zinte syri nje poster ne origjinal te vitit 1911, gati nje shekullore, me mbishkrimin D.T.Shkembi, ku qe bere nje nderthurje shume e bukur dhe domethenese e shqiponjes se flamurit shqiptar, e rrethuar nga nje kurore e bukur, ku mund t'i jepje kuptimin, se per Nolin dhe shqiptaret Flamuri, Atdheu dhe Zoti jane NJE. Arkitektura e kishes, sidomos kolonat e saj, ku secila perfaqesonte nje eveniment historik te popullit shqiptar, do te tregonin se sa historian ishte Noli, sa bukur Noli kishte skalitur ne ato kolona historine e Shqiperise te lidhur ngushte sipas ndodhive ne kohe te ndryshme me historine e popujve te tjere te Ballkanit, por edhe te Amerikes, por qe ishin dhe shume aktuale per ditet e sotme.. Ishte flamuri shqiptar i vitit 1906, origjinal i bere nga shqiptaret e Bostonit, ne nje cope bezeje prej thaseve te miellit por qe eshte ruajtur me fanatizem dhe kujdes nga Noli dhe pasaardhesit e tij. Ishte ikona e Shen Angjelines, kunates se Skenderbeut. Aty ishte mbreteria e tolerances fetare ne komunitet Aty ishte pasqyruar fare qarte ajo pjese aq e dashur e patriotike e komunitetit shqiptaro-amerikan, Shqiperia e Lire, shqiptaro-amerikanet e vjeter e te rinj, pjesa e emigracionit te ri shqiptar, qe kane dhene dhe vazhdojne te japin kontributin e tyre te vyer ne ruajtjen e tradites, kultures e gjuhes shqipe, nder ate pjese te diaspores ne Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Noli ndikoi ne marrdheniet SHBA-Shqiperi
Ishte Noli dhe me pas, pasardhesit e tij, shume patriote te tjere shqiptaro-amerikane ne Boston, qe luajten nje rol mjaft te rendesishem ne rivendosjen e marredhenieve diplomatike te Shqiperise dhe SHBA-se. Marredheniet shqiptaro-amerikane, themelet e te cilave jane qe me Nolin e Madh, jane deshmitar i gjalle i kontributit, nxitjes, influencimit dhe berjes realitet te asaj ngjarjeje shume te rendesishme nga shume e shume gra te mencura shqiptaro-amerikane te Bostonit dhe Eorcester-it"Uster) dhe te kontributit te madh qe ka dhene komuniteti shqiptaro-amerikan i Masachuset-it, ashtu si edhe gjithe shqiptaret ne Nee York, Detroit, Nee Jersy-i, ne informimin e luften per te ftuar opinionin publik dhe ate zyrtar amerikan ne favor te ceshtjes se lirise se Kosoves, e ne mbeshtetje te luftes clirimtare ne Kosove. Patriotet e vjeter si Antoni Athanas, Father Arthur Liolin, Dhimiter Trebicka, Thanas Laskaj, keta studente te Nolit ishin nder te paret qe ngriten zerin e tyre ne favor te ceshtjes se Kosoves ne Departamentin e Shtetit e ne Kongresin Amerikan, ashtu sic kishin bere edhe per rivendosjen e marredhenieve diplomatike. Te binte ne sy ajo pune kolosale dhe frutdhenese qe kishte bere Noli i Madh per te shkeputur ortodoksine shqiptare ne mergim nga ortodoksia greke.
Varri i Nolit, i blerte e i thjeshte me nje gur
Qe andej, se bashku me At'Artur Liolin dhe Z.Thanas Laskaj, u nisem per tek varri i Nolit. Rruges per te varri i tij me kujtoheshin vargjet e Nolit: Ku e lame e ku na mbeti/ vaj vatani e mjere mileti, etj. Me kujtohej fjalimi i Nolit ne 1924, para Parlamentit shqiptar, qe eshte shume aktual per kolltukofaget e sotem. Dhe ja ku jemi para varrit te te Madhit FAN NOLI. Nje varr i thjeshte me lendine te blerte dhe nje gur, ku ne njeren ane jane skalitur Noli si Arqipeshkop dhe ne anen tjeter, flamuri shqiptar me shqiponjen. At'Artur Liolin kendoi liturgjine e rastit dhe aty kam pare se si keta patriote At'Artur Liolin dhe Z.Thanas Laskaj, keta burra fisnike, studente te Nolit te Madh, kane derdhur lot, edhe pse kishin kohe qe ishin ndare nga PRIJESI I TYRE I MADH. Sipas zakonit vume buqetat me lule dhe ndezem qirinj, per te ndritur shpirtin e Nolit, ketij uragani qe perjetesoi SHQIPTARINE ne toke te huaj. SHQIPTARI, qe percohet me tej nga pjesa e emigracionit te ri shqiptar, sepse i ngroh me idene e krenarine te qenurit shqiptar, i nxisin me ndjenjen patriotike te atdhedashurise, por edhe te te qenurit pjestare te kulturuar e te emancipuar ne vendet ku ata jetojne e punojne, te ligjeve dhe zakoneve te vendeve ku jetojne. Shqiptari e perjetesuar qe po percillet me shume dinjitet dhe personalitet kombetar nga emigrantet e rinj, sodomos brezi i ri i emigracionit, qe me talentin e tyre po shkelqejne ne te gjitha fushat, art, kulture, arsim, biles edhe duke u bere heronj te Amerikes, duke dhene jeten e tyre ne luften e pandalshme qe ka perfshire boten e qyteteruar kunder Terrorizmit, si Erald Dervishi e te tjere emigranteshqiptare apo vete te rinj shqiptare qe po sherbejne ne kontigjentet ushtarake ne Irak. Ja pra kush jane shqiptaret e vertete.
Raimonda Moisiu
Hartford TC. USA
Moisiu8@aol.com
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Krijoni Kontakt