Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ajo po ecte
    Ai po ngiste
    Po binte shi
    Ajo u fut brenda
    Faleminderit J.
    S’ka problem M.
    Mbremje pranvere, ora shtate
    Jashte shume zhurme dhe shamate
    Po erret tani
    Ndiz ndritat
    Dy fytyrat
    Te pasqyruara
    Zera te qete
    Sy qe s’shohin
    ...ndonje te mete
    J dhe M
    Dy vjet te njohur
    Miq te mire
    Po kurre te dashur
    Te dy kane pire
    Nga filxhani i dashurise
    Me njerez te tjere
    Pranine e njeri-tjetrin
    Valle e kane ndjere?
    Te dy kane qeshur
    ..................Qare
    ..................Puthur
    ..................Rrahur
    Derisa epshi
    u eshte thare
    Kthehu majtas
    Afer shtepise
    Fundi i shikimit
    Po prit…
    Kujtime te perseritura
    Vit per vit
    Si the si?
    Do jemi cift i lumtur bashke
    Apo te hapim
    ...Kapitull te ri?
    J parkon
    Faleminderit J
    S’ka problem M
    M-ne hijet e gllaberojne
    Rotat e makines J-ne larg M-se e ēojne
    Ah…s’vjen lehtaz kuraja
    Kur plage te se kaluares
    te mundojne
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 04-09-2004 mė 21:59

  2. #32
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Teksa une pi kafe ne mengjes
    Diku dikush vdes
    Te vdekurit jane tashme te lire
    Nga kjo e gjalle shemtire

    Teksa une e rifreskoj kafen
    Dikush lind ne kete bote
    Ndoshta thjesht nje njeri
    Apo nje e tere ushtri
    i cuditshem planeti toke…

  3. #33
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Qetesia therrmuese
    oshetin me fort
    se sa te thirrurat me shprese
    e te burgosurve

  4. #34
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Rrjedh si dyll qe asnje dore nuk e ndalon te bjeri
    *********
    Disa gjera mbeten
    perjetimi yt i fundit
    Frike?
    Deshire?
    Shprese?
    Kush e di?
    Eshte e shkruar ne levizjen e akrepit
    te oreve brenda trurit tend
    Cfare je ketu, cfare ishe ne ate vend

  5. #35
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Fytyra e femijes... pike ēuditese teksa perpiqet te percaktoje format e reve ne qiell…kafshe te medhaja te pambukta…buqeta lule dielli…keshtjella mesjetare…apo thjesht portrete te pleqve te lagjes…

  6. #36
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    I buzeqesh fytyres ne pasqyre
    Prek faqet…te buta…te trendafilta
    lekura e tyre e mendafshte
    “Shiko mami, jam e bukur
    Fjalet zbresin shkallet e gojes
    Me hapa te nxituar,pa finese
    akoma po mesojne si te marrin kurvature
    ...ne rruge me kthese

    Trendafilat haping gojen ne mengjesin e acarte
    Sapo kane nxjerre koken nga batanija
    I prek petalet me gishta
    …oh sa te brishta
    cili eshte kuptimi i fjales “Kopesht”
    …lendine e mbushur me femije…
    nejse une vendos te adoptoj lulet

  7. #37
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ne flamurin tend dykrenar
    I tere populli u strehua
    gjate stuhise se papare
    aty s’kishte vend per mua

    Pse valle nena e braktis
    Femijen nga gjiri vet
    Ashtu pa meshire e nis
    rruges per kurbet?

    S’te mbaj mend o nena ime
    Mall i shuar kur hedh varg
    Na shkoi jeta ne mergime
    Dukesh prane por… oh sa larg

    Me dėbove ne shume vende
    Thua valle ishe ne krize
    Per te ri-hyre ne zemren tende
    …Tani me duhet vize

  8. #38
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shume poezi te kendshme Rebele.Sidomos ato te faqes se pare.
    Komplimente per menyren ne te cilen shkruan.
    Suksese me tutje
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #39
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Flm StormAngel
    _______________________

    Ecen...
    Vishesh...
    Flet...
    Si te tjeret
    Nga turma te pranohesh
    Spontanitetin tend vret
    Vetes i largohesh

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Rebele urime,ke nje varg te mrekullueshem dhe terheqes.
    Te uroj frymezime ne krijimtari,Mel.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •