-
poezi te bukura ben rebelja..
urime..
-
-
shume faleminderit Brari
__________________________________________________ ________________
Nuk e mbaj mend ēme ndodhi ate dite
kruaj koken per ta gjetur kujtimin
ne lendinen e flokeve
por me fshihet
sa me gjate e kerkoj
Tufani i Kohes ka hedhur pluhur te ri
Mbi gjurmet e asaj ngjarje
i ka fshire si nje gome gjigande
duke lene veē shenjat e padukshme
gervishje qe sa kanė zene kore ne zemren time
ah
nuk e bashkoj dot pjaten e Jetes
me mungon nje cope
Ema
-
-
Per R. C.
Stacioni i pare ne trenin e jetes se saj
Femijeria e shpenzuar ne ēadren e vigjilences prinderore
Kujdesi i paperkulshem i se emes
Kufijte e te cilit kalonin ne veshjen e kanotjeres
Per ti shpetuar kthetrave te ftohjes
Ah
po pa vetedije po e benin pre
Te rrotave te asaj makines gjigande
Me targen Pavaresia
Ema
-
-
Ecje me koken lart
i rrethuar nga nje trumbe vajzash
i ndjekur nga sy admirues
te etur per te kryqezuar shikime
me dy safiret e tu blu
portat e burgut te perjetshem
ti ndizje marshin e epshit tend
dhe flisje per to si per makinat e perdorura
e kur vendosje t'i jepje liri
te mjerat dilnin me buzeqeshje te sforcuara
si rroba te njollosura
qe asnje larje sja heq bojen e vetefajsimit
Ema
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 21-08-2004 mė 22:17
-
-
Vertete te bukura. Me pelqyen!
Shof tek ty dhe ate ndjenjen e nje artisteje te gjitheaneshme, dhe them qe krimtarija jote s`mbaron ketu, por vetem shpresoj qe ne nje te ardhme kur te jesh me me fame, te na kujtosh ndonjeher rralle e per malle.
Nga shoku yt i dramaturgjise.!...
Urime..
-
-
te falenderoj sinqerisht per mesazhin tend pyes lotin
si dihet te ardhmes por mos u baj merak se s'do tju harroj kurre ne cdo rast
te siguroj qe do ta kem influencen tende dhe ate te tjerve
flm patrioto!
_____________________________________________
u rrėzova
nga dora jote e ashper
mbi dheun e paragjykimeve etnike
te dala nga goja ime
e aty poshte
ne nivel te opresionit
pashe vuajtjet e rraces tende
te trazuara ne syte e tu
si supe e helmuar
dhe momenti kur rashe
ishte momenti kur u ngrita
person me i formuar
Ema
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 22-08-2004 mė 20:47
-
-
Sa mė larg te jesh
Aq mė prane te kam
Nuk e di ēfare i shkrin
kilometrat ne centimentra
ti je kudo
fytyren tende e vendos
ne trup te cdo mashkulli qe shikoj
dhe nė netet mė tė ftohta
ndjej mė shume nxehtesi
se ti jeton brenda meje
Ema
-
-
po tretesh para syve te mi
si ai qiriri i lene pa shuar
po rreshqet nga gishtat e mi
si uje duke pikuar
Vdekja po vjen te marri
ne krahet e saj orgurzeza
por une nuk e le
nuk ja jap kenaqesine e fitores
do te perqafoj fort
per t'i thithur molekulat e tua
ne poret e trupit tim
qe te behesh pjese e imja
pergjithmone
-
-
Pakujdesia
ndoshta difekti me tragjik
qe do me hedhi ne gremine
I marr gjerat kalimthi, e di..
Por kjo ska lidhje me ty
Miku im..
Se mbajta mend ate qe me the
te prisha pune se isha ne nxitim
po ti me fale
se zemra jote eshte e madhe
e une shpresoj te hyj aty
pa bere pis pragun
-
-
Ne shkelim ne litar akrobatik
neper shirita, fibra optike
vituale, jo substanciale
nje copez e vogel fije
qe mbulon vrimen
ne fustan te grisur
...urė e mjaftueshme
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 04-09-2004 mė 12:14
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt