Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 164
  1. #111
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    vazhdojme...


    libri: "Studime per epoken e Skenderbeut", Akademia e Shkencave, Instituti i Historise

    referatin e Kristo Frasherit: "Aktet e Hilandarit", , kur behet fjale per shitjen qe manastiri serb i Athosit, Hilandar, te pirgut te Shen Gjergjit, thuhet:


    fq441: "Keshilli i murgjerve kishte interes qe pirgu i tyre te mos binte as ne doren e muslimaneve, e as ne ate te venedikasve katolike, por te ndodhej ne doren e ndonje e feudali te pavarur. I tille ishte Gjon Kastrioti, nje zot feudal ortodoks...."


    fq 443 "Kanonet kishtare nuk e lejonin manastirin tua shiste pronat e veta, sidomos kur keto ndodheshin prane tij, institucioneve ose personave te besimit kundershtar, qofshin mulsimane, qofshin katolike.

  2. #112
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Revista klan boton artikullin shikoni mos iu leverdis ndonje shkrim une se kam lexuar te gjithe.

    http://www.revistaklan.com/material.php?id=260

    Njė Skėnderbe "turk"


    Me sytė e njė historiani turk, heroi kombėtar shqiptar krejtėsisht i ēmitizuar. Jo mė prijėsi i kryengritjeve dhe burri i shtetit. Por njė luftatar idhnak, hakmarrės dhe dredharak qė e luftonte Turqinė vetėm pėr shkak tė interesave tė veta

    nga Iva Tiēo

    Qė Skėnderbeu nuk ka qenė ai kalorėsi i ēartur i rrėfenjave tė moēme, qė me njė tė ngritur tė shpatės kėpuste dhjetėra koka turqish, kjo ėshtė njė gjė qė e dinė tė gjithė. Edhe qė ai nuk u morr peng i vogėl pėr tė jetuar 29 vjet nė oborrin e sulltanit, ashtu siē e duan legjendat, por qė pėrkundrazi me pėrjashtim tė disa periudhave tė shkurtra ka jetuar nė Shqipėri, edhe kjo tashmė ėshtė e shkruar nė tekstet historike. Po sikur nė vend tė njė heroi qė pėrveē luftrave mbrojtėse ka edhe meritėn e krijimit tė tė parit shtet tė mirėfilltė shqiptar tė lexonim se bėhej fjalė vetėm pėr njė luftėtar idhnak, qė luftonte pėr ēėshtje fetare po aq sa pėr hakmarrje dhe plaēkitje? Atėherė do tė duhej tė shfletonin historinė e perandorisė turke. Ku njė figurė si ajo e heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu do tė zinte njė vend tė vogėl, njė vend fare periferik. Tė njėjtin vend qė zinin edhe zotėrimet e tij nė krahasim me pėrpasat e perandorisė osmane. Por pėrveē vendit tė vogėl qė do tė zinte historia e Skėnderbeut brenda historisė osmane, ajo qė do tė na habiste mė tepėr do tė ishin vetė faktet historike, do tė zbulonim njė Skenderbej kaq tė ndryshėm jo vetėm nga historia e Barletit por edhe nga historia pa mitizime e teksteve tė shkollės. Do tė zbulonim njė Skenderbej si ai qė pėrshkruan historiani turk Sulejman Kulēe, njė pjesė e veprės sė tė cilit tashmė ėshtė e botuar edhe nė shqip nė librin "Shqipėria nė historinė osmane". Nė njė frymė krejt tjetėr nga ajo qė ka shoqėruar ēdo tekst shqiptar, aty mund tė lexosh tė gjitha bėmat luftarake tė Skenderbeut tashmė jo si njė hero kombėtar qė luftonte pėr njė shtet por pėr luftrat e njė njeriu, vėrtet trim, qė e nisi luftėn pėr njė inat thjesht personal ndaj sulltanit, qė lidhi aleanca tė dyshimta me katolikėt e Venedikut dhe qė vdiq pasi forca e tij ishte dobėsuar. Njė portret pra i njė tė vdekshmi tė thjeshtė qė mbart gjithė veset e virtytet e rracės njerėzore dhe jo i njė mbinjeriu. Dhe pėr ta bėrė ndoshta mė njerėzor, apo thjesht pėr t'i ulur vlerat, siē nuk e ka bėrė asnjė historian, gjatė gjithė kohės Sulejman Kylēe e quan Gjergj Kastriot Skenderbeun thjesht Iskander. Si tė ishte njė ushtar i thjeshtė.

    Pėrpara se Skėnderbeu tė bėhej luftėtari i madh qė do ta njihnin tė gjithė, ai do tė kalonte njėfarė kohe si pjesė e ushtrisė turke, do tė stėrvitej aty dhe do tė njihte taktikat e saj, gjė e cila nė tė ardhmen do ta ndihmonte tė kishte mė tepėr sukses nė ekspeditat e tij ushtarake. Pėr historianin turk Sulejman Kylēe, historia ėshtė pak a shumė e ngjashme me atė letrare tė Barletit, sipas tė cilės Skėnderbeu sė bashku me tė vėllezėrit iu dorėzuan sulltanit. Kurse historiani turk shkruan se dorėzimi i djemve tė Gjon Kastriotit, princit tė Mirditės (nė tė vėrtetė tė Matit, me qendėr Krujėn), ndodhi kur ai u nėnshtrua pa kundėrshtim pėrpara ngadhėnjimeve tė Muratit II nė Shqipėri. Prandaj, sipas rregullit tė asaj saj kohe atij iu morrėn peng katėr djemtė e tij dhe u dėrguan nė kryeqytetin e Turqisė osmane, Edrene, nė vitin 1422.

    Gjergj Kastrioti qė ishte mė i vogėl dhe mė i zjarrtė se vėllezėrit e tij kishte lindur mė 1414. Kylēe shkruan se sulltani e mbajti nė njė vend me djemtė e tij dhe u kujdes nė mėnyrė tė veēantė pėr edukimin dhe arsimin e tij: dhe emrin ia ngjiti Iskander, sipas emrit turqisht tė Lekės sė Madh. Nė saraje ai qėndroi deri nė moshėn madhore ku thuhet tė ketė rėnė nė sy si njeri mjaft i zgjuar dhe i zoti, gjė qė do ta bėnte t'i besoheshin detyra tė ndryshme shtetėrore. Ende 18 vjeē, iu dha posti i sanxhakbeut. Nė emėr tė ushtrisė sė sulltani, ai mori pjesė nė disa luftra, ku nė mėnyrė tė veēantė si luftėtar spikati nė betejat e zhvilluara nė Turqi dhe nė Siri.

    Sulejman Kylēe e pėrshkruan Skėnderbeun e tij si njeri mjaft ambicioz, idhnak e hakmarrės. Dhe ishin pikėrisht kėto arsyet qė do ta shtynin tė prishej me Turqinė, me pak fjalė sipas historianit turk tė "tradhtonte" sulltanin. Si "mollė sherri" nė kėtė rast kishte shėrbyer Kruja: pas vdekjes sė Gjon Kastriotit, qė ishte sanxhakbej i Krujės dhe qė me anė tė influencės sė qeverisė osmane kishte fituar njė famė tė madhe, vendi i tij kishte mbetur vakant. Skėnderi, pasi tė tre vėllezėrit qė ishin pranė sulltanit i kishin vdekur kohė mė parė (historianė tė ndryshėm japin variantin e helmimit) tanimė e llogariste veten kandidat pėr vendin e tė atit, e quante veten trashėgimtarin e ligjshėm tė Krujės. Pėr shkak se deri nė atė kohė ai i kishte shėrbyer sulltanit nė disa detyra civile dhe ushtarake, duke fituar kėshtu simpatinė e tij, as qė i shkonte ndėr mend se mund tė mos e emėronin nė vend tė tė atit. Nė atė kohė ai ishte 25 - 26 vjeē.

    Historiani turk shkruan se sulltani, duke e njohur karakterin e Iskanderit nuk e gjeti me vend kėtė emėrim: ndoshta edhe pėr arsye se kishte tė tjera plane pėr tė, nė dobi tė shtetit turk. Dėrgoi nė Krujė njė tjetėr sanxhakbej dhe kur Iskanderi e mori vesh kėtė punė, u zemėrua sė tepėrmi duke e quajtur si njė poshtėrim qė po i bėhej. Dhe qė nga ky moment nisi tė pėrgjonte rastin pėr tė kundėrvepruar. Historiani turk Kylēe nuk flet fare pėr betejėn e Nishit prej nga ku Skėnderbeu u largua sė bashku me treqind kalorėsit shqiptarė. Nė vend tė kėsaj ai shkruan se rasti erdhi kur armata turke ndodhej nė More dhe Skėnderi qė ndodhej aty zhvilloi bisedime e u mor vesh me parėsinė shqiptare, qė kishte ardhur pėr t'u bashkuar me armatėn e sulltanit dhe pėrgatiti planin e kryengritjes. Njė natė hyri nė ēadrėn e nishanxhiut (shkruesi i fermaneve tė sulltanit) dhe i kėrkoi tė shkruante njė ferman nė emėr tė tij pėr sanxhakun e tė atit. I kėrcėnuar ai shkroi ē'iu kėrkua dhe ia dorėzoi Skėnderit, i cili menjėherė sapo mori fermanin vrau nishanxhiun dhe iku bashkė me shqiptarėt qė ishin nė armatėn turke.

    Historiani turk shkruan se, kur Skėnderi arriti nė Dibėr, u bashkua me parėsinė shqiptare qė e priste dhe shkoi nė Krujė. La njerėzit e tij jashtė kalasė dhe vetė vajti e i tregoi fermanin sanxhakbeut duke i marrė kėshtu ēelėsat e kalasė. Puna e parė e tij ishte tė fuste nė kala njerėzit e tij dhe nė njė moment tė caktuar tė vriste rojen turke tė kalasė si dhe sanxhakbeun. "Ja!", - shkruan historiani turk Kylēe, -"Flamuri i kryengritjes qė u shpalos nė kėtė mėnyrė u valėvit pėr shumė vjet me radhė. Kjo ngjarje qė ndodhi nė kohėn e pėrhapjes dhe tė vendosjes sė turqve nė Ballkan, dalėngadalė doli nė plan tė parė: sepse princat e Toskėrisė dhe Gegėrisė, vojvoda i Malit tė Zi, qeveria e Venedikut dhe Papa u morėn vesh dhe u bashkuan me Skėnderin".

    Pastaj e gjithė ajo qė nga historianėt trajtohet si njė kryengritje e madhe e pėrgjithshme kundėr Turqisė, nė librin e historianit turk Sulejman Kulēe ėshtė thjesht njė varg luftrash dhe betejash tė Skendėrbeut me ushtritė e sulltanit. Nė libėr rrėfehet se herėn e parė kundėr Skėnderbeut u dėrgua Evrenoz Aglu Isa beu, i cili mori dhe sasi plaēke dhe skllevėr dhe rrugės pėr kthim zbuloi se grykat ishin zėnė: mezi shpėtoi pas njė lufte tė rreptė dhe u kthye nė Edrene nė vitin 1437. Dhjetė vjet mė vonė, sulltani u shtrėngua vetė tė nisej nė luftė kundėr Skėnderit ndėrsa me vete kishte marrė edhe trashėgimtarin Mehmetin. Kur arriti nė Krujė dhe e rrethoi, prishi kanalet e ujit tė kalasė. Historiani turk shkruan se pas kėsaj shtrėngese Kruja u pushtua, por Skėnnderi nuk u kap pasi qe tėrhequr nė male. Me afrimin e stinės sė dimrit sulltanit iu desh tė largohej dhe nė kthim ai i propozoi Skėnderbeut paqen, por propozimi i tij u rrėzua. "Gjatė rrugės armata e tij u bastis nga Skėnderi", shkruan historiani turk teksa rrėfen se njė marrėveshje mes dy palėve u arrit nė vitin 1451, kur me vdekjen e sulltan Muratit nė fron hipi i biri, Mehmeti II i cili morri emrin Fatih, (ngjadhėnjimtar) i cili bashkė me gjithė delegacionet qė erdhėn ta uronin pėr postin, pranoi edhe tė dėrguarin e Skėnderbeut me tė cilin bėri njė armėpushim trevjeēar, kohė gjatė tė cilės do tė merrej me pushtimin e Stambollit. Vitet e mėvonshme sulltani do tė merrej me tė tjera luftra: nė Serbi, Bosnjė Hercegovinė, Serbi, Kosovė, Greqi. "Kaluan dhjetė vjet", shkruan Kylēe, "qė kur Fatihu u kurorėzua mbret dhe Skėnderi i pėrballonte gjithnjė me fitore ushtritė e tij ndėrsa nė botėn e krishterė numėrohej i vetmi hero". Por jo gjithēka do vazhdonte kaq mirė: pas njė beteje nė Berat ku Skėnderi sipas historianit turk kishte humbur pesė mijė luftėtarė dhe komandantėt e tij mė tė zotė, ai nisi dredhitė: bėri sikur nga ushtria e tij ishte larguar njė Moze nga Dibra (bėhet fjalė pėr Moisi Golemin) dhe e dėrgoi nė Stamboll ku ai i kėrkoi sulltanit t'i jepej njė ushtri prej 15 mijė vetėsh pėr tė sjellė kokėn e Skėnderit. Sulltani u bind dhe i besoi armatėn, por kur u gjend nė Dibrėn e poshtme Moisi Golemi kaloi nė anėn e Skėnderbeut dhe ushtrinė osmane e shpartalluan.

    Nė tė njėjtėn mėnyrė me Moisi Golemin, historiani Kylēe trajton edhe atė qė njihet si tradhtia e Hamza Kastriotit, ku ky i fundit nuk paska tradhtuar tė ungjin por besimin e sulltanit i cili e kishte dėrguar nė krye tė njė ekspedite me 11 mijė kėmbėsorė dhe 6 mijė kalorės pėr pushtimin e Shqipėrisė. "Edhe kjo tradhti e Hamzait", shkruan ai, -"I kushtoi shumė shtetit turk...". Pas kėsaj beteje, ku Skėnderbeu kishte marrė peng njė sanxhakbej, Sulltani u detyrua qė pėr lirimin e robit t'i ofronte atij njė tjetėr paqe, sė bashku me 15 mijė dukatė florinj. Historiani turk shkruan se kohėn e kėsaj paqeje Skėnderbeu e shfrytėzoi pėr ekspeditat ushtarake nė Itali ku luftoi kundėr Karlit VII tė Francės nė pėrkrahje tė mbretit Ferdinand tė Napolit kurse Sulltani Mehmeti pushtoi Morenė dhe Durrėsin duke i dhėnė njė gusht Venedikut qė ishte i lidhur me Skėnderin. Kjo paqe nuk zgjati mė shumė se tre vjet dhe sipas Kylēes u prish pėr shkak tė aleancave tė Skėnderbeut me Papa Piun II, i cili po bėnte planet e njė kryqėzate antiosmane. Pas kėsaj rifilluan betejat. Pas dėshtimeve tė para turke, sulltani dėrgoi kundėr Skėnderbeut Ballaban beun, qė kishte ndihmuar nė pushtimin e Stambollit. Historiani turk shkruan se luftrat e Skėnderbeut me Ballabanin nuk ishin tė thjeshta pėr t'u fituar. Nė pėrpjekje me tė Skėnderbeu humbi tetė nga komandantėt e tij mė tė mirė kurse nė njė betejė tė dytė u plagos edhe vetė, por ushtria e tij nuk u mund. Pas kėsaj, sulltan Fatihu u nis vetė nė luftė kundėr Skėnderbeut i cili sipas historianit Kylēe kur dėgjoi pėr kėtė inkursion tė ushtrisė otomane u largua nga qendra e tij, Kruja. Kishte filluar fushata qė nė historinė skėnderbegiane njihet me emrin "Rrethimi i dytė i Krujės".

    Faktin qė ushtria e Skėnderbeut po dobėsohej nga ky "rrethim" nuk pėrmendet vetėm nga historiani turk Kylēe, por edhe nga dėshmitė e mbledhura tė Itali. Por ndryshe nga historiani turk, dėshmitė italiane tregojnė se lajmet pėr disfatat shqiptare kishin mbizotėruar vetėm nė fillim: shumė shpejt nė Romė erdhėn lajme tė kundėrta qė tregonin se ushtria shqiptare nuk ishte dėrrmuar, se Kruja nuk ishte pushtuar nga sulltani. Kylēe flet pėr shpartallime tė ushtrisė turke nga ana e Skėnderbeut me anė tė sulmeve qė ai i quan "bastisje", por vetėm sa i pėrmend. Pasi nė stilin e gjithė kronikanėve apo dhe historianėve turq, nuk merret me dėshtimet. Pėrkundrazi, pėrshkruan se si sulltan Fatihu ndaj Krujės ndoqi taktikėn e izolimit: ndėrtoi njė kala tė re nė Elbasan nė anė tė sė cilės i preu rrugėn Skėnderbeut pastaj dogji njė qytet qė ky i fundit e kishte ndėrtuar pranė Durrėsit. Pa pėrmendur fare udhėtimin e dėshtuar tė Skėnderbeut nė Itali nė kėrkim tė aleatėve, pa folur mė pas as pėr atė qė quhet "rrethimi i tretė i Krujės", Kylēe shkruan se "Skėnderi i cili pa pėrgatitjet turke, e kuptoi se nuk do tė ketė sukses; la ēdo gjė tė tij dhe u tėrhoq nė drejtim tė Lezhės. Qendrėn e tij, Krujėn qė e mbrojti pėr 25 vjet, ia la venedikasve... Skėnderi tanimė i kishte mbushur 63 vjetėt". Sipas historianit turk, pėr shtatė vite me radhė, Skėnderbeu duhet tė ketė jetuar nė Lezhė ndėrsa ka vdekur rreth moshės 70 vjeēare. Krejt ndryshe nga ē'e ka dėshmuar Gjon Muzaka i cili nė kujtimet e tij ka shkruar se "Zotin Skėnderbe e kapėn ethet nė Lezhė dhe aty vdiq, mė 1466, nė moshėn 63 vjeēare". Dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja nuk ishte aspak i tėrhequr nga pafuqia pėr t'u bėrė ballė dyndjeve turke, pėrkundrazi, ishte duke bėrė planet pėr sulmin ndaj kalasė sė Elbasanit ku gjendej garnizoni turk.

    Detajet qė kanė tė bėjnė me betejat nuk janė tė vetmet ndryshime mes historisė "turke" tė Skėnderbeut dhe asaj "shqiptare. Ajo qė ėshtė mė thelbėsorja ėshtė vetė fryma. "Skėnderi nė Shqipėri e varte ēdo turk qė i binte nė dorė. Megjithatė gjaku i derdhur nuk qe pėr asnjė qėllim tė shenjtė", shkruan historiani turk ndėrsa pohon qė nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė komandant me vlerė: "Por jo aq sa thuhet... Tek ai mungoi zgjuarsia, dituria, pikėpamjet e Fatihut dhe zotėsia pėr tė mėkėmbur njė shtet tė ri". Nė fakt nė asnjė rresht historiani turk nuk flet pėr Besėlidhjen e Lezhės, nuk flet as pėr marrėdhėniet me shtetet evropiane... E megjithatė nė fund detyrohet tė pranojė sė paku se "Iskanderi ka qenė njė hero, njė komandant me vlerė". Vetėm kaq. Sepse Skėnderbeu i tij ishte thjesht njė njeri, aspak i mbinatyrshėm.



    Njė histori brenda perandorisė

    "Shqipėria nė historinė osmane" ėshtė botuar nė Izmrir nė vitin 1944. Autori i tij Sulejman Kylēe me origjinė shqiptare nga Luma, ka qenė adjutant i Shemsi Pashės, boshnjak shqiptar, besnik i sulltan Hamitit II dhe i emėrruar prej tij komandant divizioni me detyrė pėr tė ruajtur qetėsinė nė Kosovė. Vetė autori, i cili ka mbaruar Akademinė Ushtarake tė Stambollit dhe ka qėndruar nė Shqipėri me detyra tė rėndėsishme qė nga viti 1905 deri nė ikjen pėrfundimtare tė turqve nga Shqipėria nė vitin 1913. Dhe megjithėse librin e ka botuar nė vitin '44, Kylēe nuk ėshtė aspak i zhveshur nga koncepti perandorak nė tė shikuarin e gjėrave.

    Pėrmbajtja e librit ėshtė kontrolluar edhe nga mareshall Fevzi Ēakmak Pasha, kryetar i Shtatmadhėrisė sė Republikės Turke, i cili gjithashtu ka qėndruar nė Shqipėri deri nė fund tė luftės ballkanike. Nė shqip libri ėshtė pėrgatitur pėr botim dhe ėshtė pajisur me shėnime nga Zyber Hasan Bakiu.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430
    Dėshmi tjetėr e vetėdijes mbifetare etnike tė Skėnderbeut

    Gjergj Kastrioti, jo vetėm i tė krishterėve, edhe i myslimanėve


    Gazmend SHPUZA

    Skėnderbeu, nė kushtet e hapjes sė Shqipėrisė, i pėrditėsuar si emblemė, si garanci e pėrfshirjes sonė nė Evropė, pėrfaqėson njė dukuri historike madhore tė pėrmasave jo vetėm kombėtare, por dhe nė shkallė evropiane dhe mė gjerė. Ai ndihmon fuqishėm pėr krijimin e hapėsirave tė mėdha tė komunikimit tė bartėsve tė tij me botėn moderne. Politizimi dhe ideologjizimi i kėsaj figure madhore nė tė kaluarėn dhe, jo mė pak, sot nuk ka arritur dhe nuk do tė arrijė dhe nė tė ardhmen ta zhveshė atė nga tiparet e tij, sa reale po aq dhe universale.
    Epoka e Skėnderbeut pėrfaqėson njė nga elementėt kyē qė pėrbėn boshtin e vetidentifikimit kolektiv tė shqiptarėve, qė i kanė bėrė ata tė ndjehen njė komb i vetėm. Fakti qė kujtimi i Skėnderbeut si hero kombėtar u ruajt prej mė se pesė shekujsh nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve, nė shumicė mbizotėruese myslimanė, ėshtė tepėr domethėnės. Si tė tillė, ata, pėrfshi dhe tė krishterėt, e zhveshėn nga aureola fetare me tė cilėn u pėrpoqėn dhe pėrpiqen ta paraqesin klerikėt si ata tė krishterė dhe ata myslimanė. Prandaj jeta dhe vepra e Skėnderbeut ruan njė rėndėsi tė madhe aktuale
    Nėse nė mendjet e shqiptarėve nuk do tė kishte zėnė vend pėrfytyrimi si hero kombėtar, i vėnė nė diskutim nga shumė anė, miti i Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut do tė ishte krejtėsisht jashtė funksionit tė vet tė pretenduar dhe teorikisht. Ai nuk do tė kishte mbijetuar po tė mos qėndronte mbi ndarjet fetare tė bartėsve tė kėtij miti pa dallim besimi.
    Vlerėsimin e Skėnderbeut si hero kombėtar dhe jo si hero fetar nė mėnyrė lapidare dhe bindėse e ka dhėnė njė prift si Patėr Gjergj Fishta. Me rastin e 450-vjetorit ai shkruante: “Kangėt e poetėve e legjendat e rapsoditė e populllit e shfaqin Skėnderbeun vetėm si njė fatos feje; por para synit tė historiakut e tė vrojtarit tė paanshėm Skėndebeu asht fatosi i lirisė dhe i pavarėsisė sė kombeve, tue qenė qė dėshira e lirisė qe ajo qė ma sė pari e shtyni atė burrė tė pėrmendun me rrokė armėt pėr Shqipninė. Skėnderbeu me atė trimni e rreptėsi, me tė cilėn luftoi kundėr turqve, qė ishin myslimanė, luftoi edhe kundėr venedikasve qė ishin tė krishtenė. Prandaj tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė, pa ndėrlikim partie a besimi, do ta nderojnė Skėnderbeun si njė fatos tė kombit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punėn e tij. Skėnderbeu asht ideali i lirisė e i pavarėsisė sė Shqipėrisė.”
    Karakterizimi fishtian u kundėrvihet pėrpjekjeve qė bėhen dhe sot e kėsaj dite pėr ta minimizuar dhe reduktuar rėndėsinė, madhėshtinė e figurės legjendare tė Skėnderbeut nė rrafsh kombėtar dhe ndėrkombėtar. Trajtimi tėrėsisht nė rrafsh fetar dhe, pėr rrjedhim, mohimi i karakterit kombėtar dhe humanist i luftrave tė Skėnderbeut nuk ka tė bėjė vetėm me debatin shkencor. Nuk mund tė pėrligjen pėrpjekjet qė bėhen pėr ta parcelizuar fetarisht Skėnderbeun me pretendimin se gjithė kjo do tė lehtėsonte integrimin e Shqipėrisė nė Europė. Tė gjitha kėto mendime qė qarkullojnė sot tek ne, poshtė e pėrpjetė edhe nė rrethe akademike, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse tė dėshmojnė katėrcipėrisht, se platforma e Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe qėndrimi jo vetėm atdhetar, por dhe shkencor i saj ndaj epokės sė Skėnderbeut mbeten aktuale dhe sot e kėsaj dite. I rritur midis feve, u bė pėr rilindasit simbol i karkaterit mbifetar e afetar qė duhej tė kishte kultura shqiptare. “Patriotizmi fetar” qė po shfaqet sot, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse rikthim te njė mendėsi parakombėtare, e papėrshtatshme e, madje e dėmshme pėr njėsimin kombėtar tė shqiptarėve. Ai kontraston haptazi me vlerėsimet objektive tė njė pater Gjergj Fishte.
    “Fetarizimi”, “krishterizimi”, “antiislamizimi” i luftės kundėrosmane tė popullit shqiptar nė shek. XV nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, pėrbėn, pavarėsisht nga pėrdorimi i fesė nė tė dy kampet ndėrluftuese tė kohės, njė shtrembėrim tė sė vėrtetės historike. Pėr tė vėnė nė pah kėtė tė vėrtetė kemi dhe dėshmi tė cilat nė tė kaluarėn u amplifikuan pėr arsyet politike dhe ideologjike qė dihen. Porse, gjithėsesi, sot ato nuk mund tė lihen mė njė anė.
    Nga pėrvoja e gjatė e pėrpjekjeve pėr tė siguruar ndihmat e domosdoshme nga shtetet italiane dhe sidomos nga Papati pėr luftėn e pėrbashkėt, heroi ynė kombėtar, duke qenė vetė i ritit ortodoks, qė njihte pėr tė parė feje Papėn (sepse Patriku i Stambollit qe vėnė nė shėrbim tė sulltan Memetit tė Dytė) dhe i rritur pranė oborrit tė sulltanit, nė njė mjedis mysliman, (ai u kthye dhe nė bektashi), kishte arritur, sipas dokumenteve tė kohės, nė disa pėrfundime qė dėshmonin se ai nuk ishte njė i krishterė dhe aq i devotshėm sa ta justifikonte titullin “atlet i Krishtit”.
    Mė 14 shkurt 1467, dokumenton studiuesi i pėrkushtuar i biografit tė Skėnderbeut, Marin Barlecit, historiani rumun Francisk Pall, ēka kumtohet pėr herė tė parė nė shqip mė 1967, Heroi i Krujės “i dėshpėruar” i deklaronte njė kardinali, se “s’ka marrė nga Papa asnjė grosh”. Nga ana tjetėr, Ambasadori i Milanos nė Vatikan raportonte se Skėnderbeu me pėrqeshje deklaronte se “tani e tutje ai donte tė bėnte luftė kundėr kishės e jo kundėr turkut”. Nė pėrfundim tė vizitės sė tij te Papa, Skėnderbeu do tė deklaronte se “nuk besonte qė mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė sesa te kėta priftėrinj”. Pohime si ato, qė u rreshtuan mė sipėr, sado qė tė merren me rezervė, dėshmojnė bindshėm qė motivet fetare nė luftėn e Skėnderbeut qenė nė rrafsh tė fundit. Edhe aq sa mund tė vijnė nė shprehje, ato qenė diktuar jo nga karakteri i luftės qė ai udhėhoqi, por nga besmi qė kishin armiqtė kryesor tė vendit tonė dhe nga nevoja e sigurimit tė aleatėve. Kėta, pas rėnies sė Stambollit nė duart e turqve nuk mund tė kėrkoheshin te krerėt e Kishės Lindore e cila i qe nėnshtruar sulltanėve.
    Dėshmi tjetėr e vetėdijes mbifetare etnike tė Skėnderbeut dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij ėshtė dhe historicizmi tė cilit i drejtohej ai, epirotizmi i tij. Skėnderbeu, nga sa na dėshmon Papa Piu II nė kujtimet e tij, dhe, siē dihet tashmė nga tė gjithė, nė njė letėr drejtuar princit tė Tarantos, Jan Antonit, pranon me shumė krenari prejardhjen epirote tė popullit tė vet. Me kėtė deklaratė ai, me sa dimė, ėshtė i pari qė shpreh pa mėdyshje dhe pėrkatėsinė e tij etnike, duke lėnė mė njė anė etnonimin arbėresh. Asokohe ky emėrtim kishte marrė karakter sektar sepse me tė identifikoheshin vetėm arbėreshėt katolikė. Skėnderbeu dhe tė tjerė mė pas e patėn tė qartė se ky pėrcaktim si i tillė, tashmė pėrjashtonte prej tij jo vetėm arbėreshėt ortodoksė por dhe arbėreshėt qė kishin nisur tė islamizoheshin, prandaj duhej braktisur. Megjithėse fama qė kishte fituar nė ballė tė luftės sė popullit tė vet pėr liri ishte shumė mė e madhe se sa ajo qė kishte fituar nė radhėt e ushtrisė sė sulltanit, Gjergj Kastrioti e ruajti emrin e turqizuar Skėnder. Ai ishte i vetėdijshėm pėr ndryshimet nė pikėpamje fetare qė kishin filluar dhe po thelloheshin nė gjirin e popullit tė tij. Prandaj, megjithė vlerėsimin e lartė qė i bėnte Evropa e krishterė, duke e shpallur si “atlet tė Krishtit”, ai nuk mendoi dhe as nuk mori mundimin deri sa vdiq ta kristianizonte apo ta evropianizonte emrin qė kishte marrė nė mesin e turqve e tė nėnshkruante Aleksandėr. Neoarbėreshėt nėn shembullin e Skėnderbeut, me vetpėrcaktimin epirot u ngritėn mbi konceptet fetare tė pėrcaktimeve etnike tė Mesjetės dhe pėrqafuan koncepte moderne mbifetare. Kjo ishte shprehje e njė vetėdije tė lartė etnike, e njė ndėrgjegjeje tė spikatur historike. Ishte vetė realiteti pasarbėresh, me larminė e tij fetare, i cili kėrkonte nė kushtet e mbizotėrimit tė politikave teokratike njė zgjidhje pozitive nė pėrputhje me tė. Kishat ortodokse dhe perandoritė ballkanike, duke vėnė shenjėn e barazimit midis besimit dhe kombėsisė i konsideronin paraardhėsit tanė turq, grek, latinė dhe sllavė. Nė kėto rrethana, tė cilat i vunė neoarbėreshėt pėrballė rrezikut qė tė humbisnin njėsinė e tyre etnike, iu drejtuan trashėgimisė historike qė nga kohėt e lashta. Ajo ofronte mundėsi zgjidhjeje tė larmishme dhe zgjidhjen mė tė pėrshtatshme e bėri Skėnderbeu.
    Roli i traditės skėnderbeiane nė pėrballimin e politikave kishtare dhe shtetėrore teokratike ballkanike pėr kapėrcimin e njė krize plotėsisht tė mundshme tė identitetit etnik kombėtar nga paraardhėsit tanė shprehet qartė dhe bindshėm nė tė gjithė kėtė proces.
    Paraardhėsit tanė, qė nga Skėnderbeu dhe humanistėt mė pas, duke u ngritur mbi kritere teokratike i kapėrcyen me sukses tė plotė rrjedhimet qė sillte mungesa e njė kishe nacionale. Shqiptarėt u bashkuan pėr rreth Skėnderbeut pa dallim besimi, e pėrsėrisim, nė se ishin tė krishterė latinė, tė krishterė bizantinė, pravosllavė dhe unitė apo edhe tė sapokthyer nė islamė. Konsekuent nė qėndrimet e veta Gjergj Kastrioti qe i gatshėm qė pėr hir tė interesave tė atdheut tė luftonte dhe luftoi kundėr vėllezėrve tė njė feje. Prandaj, pėr tė gjitha sa u tha mė sipėr dhe pėrkundrejt epitetit “atlet i Krishtit”, tė dhėnė nga autoritetet mė tė larta tė kishės katolike, pėr motive tė caktuara, Princi i Epirit, Kryezoti i Shqipėrisė ėshtė pėrjetėsuar, si Hero Kombėtar nė njė popullsi me shumicė mbizotėruese myslimane dhe ndryshe nuk mund tė ndodhte.
    Pėrballė kėtij realiteti historik madhor para kryesive tė bashkėsive fetare tė shqiptarėve nė shtetin amė, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Diasporė del detyra qė tė reflektojnė thellė dhe tė bėhen interpretė autentikė tė ndėrgjegjes kombėtare tė besimtarėve qė udhėheqin nė lutjet e tyre pėrpara Zotit.
    Mė sė parit, qėndrimi i deritanishėm i krerėve tė bashkėsive islame, i cili pranon, pa diskutim Gjergj Kastriotin si Hero Kombėtar ėshtė i pamjaftueshėm. Ai duhet tė pajtohet plotėsisht me ndjenjat e besimtarėve myslimanė ndaj Heroit tė vet Kombėtar, ēka vlen tė shprehet qartė dhe hapur. Edhe pėrpjekjet pėr “privatizimin” e Skėnderbeut, fetarisht, nga pėrfaqėsues tė bashkėsive tė krishtera, katolike dhe ortodokse, kudo qė ndodhen, duke iu kundėrvėnė hapur karakterizimit tė Patėr Gjergjit, e vėnė nė pikėpyetje figurėn e tij si hero kombėtar, e cėnojnė rendė imazhin e vėrtetė tė tij si tė tillė.
    I pakuptueshėm nė kėtė drejtim mbetet, pėr mendimin tonė, qėndrimi i heshtur i komunitetit bektashian ndaj Skėnderbeut. Ai ėshtė shumė larg mėsimeve tė shenjtorit tė bektashizmit shqiptar, Naim Frashėrit. Qerbelaja e Naimit nuk mund tė kuptohet pa Historinė e tij tė Skėnderbeut.
    Memoriali i ngritur me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit, pikėrisht sepse qėndron mbi themelet e njė kishe tė kthyer nė xhami dhe, nuk e teprojmė tė themi, se qėndron edhe mbi themelet e njė tempulli pagan pranė mureve tė lashtė tė Lisit tė ilirėve, zotave tė tė cilėve u ka kėnduar aq bukur Dom Ndre Mjeda, ėshtė dhe do tė mbetet njė faltore e shenjtė kombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt pa dallim besimi. Ai memorial mbetet faltore e fesė sė shqiptarėve, shqiptarisė, tė cilėn e hyjnizoi dhe e hymnizoi Pashko Vasa nė vitet e lavdishme tė Lidhjes sė Prizrenit. Ceremonitė fetare tė kryera deri mė tani te ky monument i atdhetarizmit tė mbarė shqiptarėve kėrkojnė ta privatizojnė tempullin e pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve dhe tė tėhuajsojnė prej tij shumicėn e tyre. Veprime tė kėtij lloji pėr parcelizimin fetar tė heroit kombėtar i shėrbejnė pėrēarjes kombėtare tė shqiptarėve.
    Ceremonitė fetare, lutje, mesha, dua, mevlude dhe tė tjera nė nderim tė heroit kombėtar tė shqiptarėve, epirotit Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, e kanė vendin e vet nė tė gjitha faltoret e shqiptarėve, nė tė gjitha tempujt fetar, nė xhami, kisha e teqe, pa dallim, dhe pse jo dhe nė tė gjitha tempujt e kulturės.
    Vendimi i ministrit tė Kulturės tė disa viteve mė parė, zotit Teodor Laēo pėr tė ndaluar ceremoni tė tilla separatiste nė vendvarrimin e heroit tė Krujės nė Lezhė nuk kishte pse tė anullohej. Ai mbetet njė vendim plotėsisht i drejtė, nė radhė tė pare, pėr tė gjitha arsyet qė u pėrpoqėm tė parashtronim mė sipėr dhe jo sepse u bė nėn trysninė e rivaliteteve midis krerėve tė kishave pėr tė kryer ceremonitė e tyre nė tė, pėr ta privatizuar kėtė pronė tė pėrbashkėt tė kombit shqiptar.
    Krerėt e bashkėsive fetare shqiptare mund tė vijnė tė gjithė nė kėtė faltore tė pėrbashkėt pėrkrah njėri-tjetrit dhe tė hyjnizojnė nė gjuhėn shqipe Atin e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisė, jo vetėm tė tė krishterėve, por dhe tė myslimanėve. Ata mund t’i drejtohen pėr kėtė qėllim jo vetėm Naimit, jo vetėm pater Gjergjit, por tė gjithė poetėve tanė rilindas dhe pasrilindas. Si thirrjet pėr ta konsideruar Skėnderbeun thjesht si njė “atlet tė Krishtit”, si trajtesat “shkencore” tė nivelit pasuniversitar pėr shkurorėzimin e vijės politike tė “skėnderbegasve” pėrballė vijės, tė pretenduar, “nacionaliste” tė “vasalistėve”, apo dhe kėrkesat pėr destruktimin e mitit tė tij, ēojnė nė njė pikė. Ata, pa dashur e ndoshta mė shumė me dashje, mėtojnė, nė fund tė fundit, ta privojnė popullin shqiptar nga heroi i vet kombėtar. Ne e kemi realisht njė hero tė tillė tė pėrmasave evropiane, pa pasur nevojė ta mitologjizojmė atė, dhe nuk mund tė lejohet t’i bihet mohit apo edhe tė pėrbaltet me njė mėnyrė apo me njė tjetėr. Sulmet ndaj mitit tė Skėnderbeut pėr destruktimin e tij, me pretendimin pėr njė tė ashtuquajtur rishikim kritik tė thelbit tė tij nuk mund tė shėrbejnė tjetėr veēse pėr mohimin e tij, pėr pėrēarjen e shqiptarėve. Skėnderbeu mbetet mishėrim i idealit patriotik, i idealit tė unitetit kombėtar, i virtyteve tė popullit tė vet. Prandaj nė vitin jubilar tė lindjes sė tij, siē na mėson dhe Fishta i madh, ėshtė nė nderin e tė gjithė “shqiptarėvet tė vėrtetė”, “pa ndėrlikim partie a besimi” ta nderojnė Skėnderbeun “si njė fatos tė kombit” si “ideali i lirisė e i pavarėsisė sė Shqipėrisė.” Thirrja e Fishtės u drejtohet mė sė pari krerėve fetarė tė tė gjitha besimeve. Skėnderbeu objektivisht, i shėrben fuqimisht pėrfshirjes sė popullit tonė nė rrjedhat demokratizuese moderne evropiane, tė cilave ai u pėrkiste tėrėsisht qysh nė fillimet e tyre, qė para afro 600 vjetėve, jo vetėm me luftėn e tij por dhe me pikėpamjet moderne pėr kombin. Pėrvoja skėnderbegiane na mėson qė pėrfshirja, integrimi i shqiptarėve si komb nė Europė nuk mund tė arrihet mbi baza fetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-05-2005 mė 14:35
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #114
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kristo Frasheri ne "Skenderbeu, jeta edhe vepra"


    kapitulli - Kruja kryeqyteti i shtetit te Skenderbeut, fq 237

    "Por qytetaret e kalase duket se nuk u ledhatuan nga diploma perandorake. Edhe pse ndodheshin nen sundimin bizantin, ata e mekemben peshkopaten e Arberise me fytyre te kthyer nga Roma. Lidhja e tyre me rivalin e Kishes Lindore, shprehte prirjen per te ruajtur autonomine tradicionale. Ne vitin 1166, kur permendet ne burimet e shkruara historike peshkopi katolik i Arberise (Lazarus episcopus Arbanesis) duket qarte se ai, deri atehere, kishte qene peshkop ortodoks. Sepse ne nje bule qe leshoi papa Aleksandri III, nje vit me vone (1167), Ati i shenjte e porosiste qe te hiqte dore sa me pare nga riti bizantin edhe ti bindej kryepeshkopit te Raguzes..."




    fq 247


    "Persa i perket ritit kishtar qe praktikohej ne kalane e Krujes, ne shek XV, duket se na e sqaron nje leter qe ndodhet ne arkivin e Shtepise se Aragones ne Barcelone, drejtuar mbretit Alfons nga Kruja. Ne leter kerkohet qe ai te dergoje ne kryeqytetin shqiptar njee prift katolik per te celebruar meshe sipas ritit roman per ushtaret spanjolle te vendosur ne kala, mbasi aty mungonte nje meshtar i tille. Nga ky fakt mund te nxirret perfundimi se banoret e kalase praktikonin ne pergjithesi ritin lindor te peshkopates se Krujes, kurse peshkopi katolik i Arberise e ushtronte ndikimin e vet ne zonen bregdetare te Krujes, pra ne krahinen e Misies perfshire Gadishullin e Rodonit..."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 04-07-2005 mė 12:33

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    me te madhe nuk e gjeja dot por ne te shkruan nje leter e derguar nga vatikani ne te cilen skenderbeu eshte quaitur princ i epirit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #116
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet nė Bllog
    22
    Nė kėrkim tė vendvarrimit tė Skėnderbeut

    Prof. Xhevat Lloshi


    Kur do tė pėrkujtohej 500-vjetori i vdekjes sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, ndėr pėrgatitjet e tjera u punua edhe pėr tė pėrcaktuar vendin e varrimit tė tij, ku u ngrit pastaj Memoriali i Skėnderbeut. Mirėpo deri atėherė vetėm ishin shprehur mendime tė ndryshme se ku do tė ishte varrosur heroi shqiptar. Frano Prendi nė kumtesėn e mbajtur mė 1968 shkruante, se asnjėherė nuk ishte ndėrmarrė ndonjė gėrmim i mirėfilltė arkeologjik, ndėrsa njė rrėmim i vogėl nė prag tė 25-vjetorit tė pavarėsisė ishte bėrė nė kishėn e vogėl tė Shėn Kollit buzė Drinit, nė njė vend tė gabuar.
    Pasi i hodhi poshtė variantet e tjera, Frano Prendi u pėrqendrua te xhamia Selimie, e cila ishte ngritur mbi rrėnojat e kryekishės sė Shėn Kollit. Rreth viteve 20 tė shek. XVII xhamia u braktis dhe, sipas F. Prendit kėtu ngecte historia e shkruar pėr fatin e kėsaj katedraleje. Arkeologu e mbėshteti punėn e mėtejshme nė gėrmimet arkeologjike, prej tė cilave arriti nė pėrfundimin, se kisha ishte rindėrtuar rreth vitit 1459 dhe pastaj ishte shndėrruar nė xhami. Pėrfundimi kryesor i arkeologut ishte, se varri fizik i Skėnderbeut nuk ka mundėsi tė gjendet, sepse mė 1478, sapo e pushtuan qytetin, osmanėt e hapėn atė dhe kockat i pėrdorėn si hajmali, siē na e ka njoftuar historiani i dėgjuar M. Barleti.
    Megjithatė, duket se ka disa gjėra qė mund tė shtohen. Pikėrisht njė shekull pėrpara se t'i niste gėrmimet arkeologu ynė, njė njeri tjetėr ishte interesuar pėr kėtė ēėshtje. Ky ka qenė Aleksandėr Tomsoni, pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike tė Londrės pėr gjithė Perandorinė Osmane, ai qė e kėrkoi dhe e mori nė Stamboll K. Kristoforidhin pėr tė bėrė botimin e Dhiatės sė re tė pėrkthyer gegėrisht, kurse pastaj bashkėpunoi me tė pėr 20 vjet tė tjera dhe na ka lėnė njė dokumentim jashtėzakonisht tė pasur pėr pėrkthimin dhe botimin e librave shqip nė shek. XIX.
    Nė vitin 1867 Tomsoni ndėrmori njė udhėtim tė dytė nėpėr Shqipėri, pasi tė parin e kishte bėrė mė 1863. Kėtė radhė ai arriti deri nė Shqipėrinė e mesme, nė Tiranė e nė Krujė, dhe pastaj u nis pėr Lezhė, qė tė arrinte Shkodrėn. Pėrshtypjet e udhėtimit ia dėrgoi revistės sė Shoqėrisė Monthly Reporter of BFBS, ku u botuan si njė reportazh nė muajt tetor-nėntor 1867, me pėrfundimin nė janar 1868.
    Mė 6 qershor 1867 Tomsoni ishte nė Krujė. Ai kishte lexuar pėr historinė e Shqipėrisė dhe dinte mjaft gjėra pėr bėmat e Skėnderbeut, tė cilin pa ndonjė mėdyshje e quan heroin kombėtar tė shqiptarėve. Besoj se kjo do tė mjaftonte, qė t'i bėnte tė mendoheshin pakėz ata, tė cilėt na shkruajnė sot, se mitin e Skėnderbeut e ngritėn Rilindėsit. Rilindėsit vėrtetė do tė shkruanin pėr Skėnderbeun, duke e kthyer nė mit kombėtar, por si ta besojmė, qė ia paskan prishur mendjen edhe A. Tomsonit qysh mė parė? Tomsoni, me kureshtjen e njohur tė britanikėve nė shek. XIX, nuk do ta linte pa gjurmuar diēka rreth kėsaj dukurie madhore historike. Nė udhėtimin e parė mė 1863 ai ishte interesuar pėr Skėnderbeun. Kėtė e kemi tė dėshmuar nga njė letėr, tė cilėn ia ka dėrguar nga Stambolli mė 18 janar 1883 Gjergj Qiriazit nė Shkup: "Marr leje t'ju shkruaj kėto dy fjalė, sepse e di qė jeni shqiptar dhe pėr kėtė arsye dėshironi qė Ungjilli i hirit tė Perėndisė tė njihet nga bashkatdhetarėt tuaj. Pėr shumė vite, qė nga 1863, kur e vizitova sė pari Shqipėrinė, lexova historinė e saj, nga e cila mėsova se Skėnderbeu kishte luftuar pėr kombin e vet." A. Tomsoni ishte i bindur se Skėnderbeu kishte lindur nė Krujė. Prandaj shkruan nė reportazhin e vitit 1867: "Nga ora 9 e mbrėmjes arritėm nė qytet dhe gjetėm njė han tė pastėr e tė rehatshėm, aq sa mund ta shpresonim. Tė nesėrmen na priti qeveritari, qė e kishte banesėn nė pallatin e tė atit tė Skėnderbeut. Kėshtjella nė pėrgjithėsi ėshtė mjaft nė rregull, aq sa janė gjėrat nė Turqi, megjithėse ėshtė e qartė se ajo do tė ishte e padobishme pėr mbrojtje nė luftėn e sotme, po tė mos flasim pėr pozitėn e saj natyrore shumė tė fortė... Pas njė bisede tė pėrgjithshme, iu lutėm tė na jepte lejen pėr tė parė mjediset e asaj kėshtjelle tė dėgjuar dhe qeveritari me shumė mirėsjellje na dha me vete njė kapiten artilerie, tė cilin e porositi tė na e tregonte me vėmendje. Shtėpia nė tė cilėn ka lindur Skėnderbeu ende qėndron, por ėshtė prishur ca. Nuk ka ndonjė gjė pėr tė shėnuar rreth saj, porse pozita e bėn tė duket shumė mė pak e zymtė, sesa shtėpia nė tė cilėn ka lindur nė Tepelenė i famshmi Ali Pasha, megjithėse nga anėt e tjera tė dyja ngjasin shumė. Pasi e pamė gjithė kėshtjellėn, e cila nuk kishte ndonjė gjė me interes tė veēantė, vazhduam me punėn pėr t'u shitur njerėzve Shkrimet. Dr. Koelle pati njė bisedim interesant me njė imam, besoj, tė cilit kur iu ofrua Dhiata e re turqisht, tha: "Ju e shihni, zotėri, qė jam njeri i varfėr, por nderimi qė kam pėr profetin Jezu ėshtė aq i madh, sa do ta marr librin." Gjithė banorėt e Krujės janė myslimanė, por si e kam pėrmendur, prej miqve tė Ungjillit ata shihen praktikisht si protestantė, nė kuptimin qė e kam shpjeguar. Na thanė se banorėt e Krujės e respektojnė vetėm nga jashtė festėn e ramazanit, por nuk e ndjekin nė shtėpitė e veta. As shkojnė nė xhami, as bėjnė pesė lutjet e caktuara tė pėrditshme, porse madje edhe armiqtė e tyre e pranojnė se janė tė devotshėm, ndonėse falen jashtė gjithė formave e kohės sė nevojshme. Festojnė Shėn Gjergjin, pa dyshim pėr nder tė Skėnderbeut, emri i tė cilit ishte Gjergj Kastrioti i Elias, qė mendoj se ka qenė shenjti mbrojtės i malit tė qytetit, ashtu si ngjet nė shumė vende tė tilla nė Lindje, e gjithashtu festat e Shėn Nikollės e tė Virgjėreshės Mari...
    Na treguan se nė majėn e malit, rreth 1500 kėmbė lart mbi Krujė, ishte kisha e dėgjuar dhe vendi i grumbullimit, ku heroi shqiptar shtronte planet e veta me tė besėlidhurit dhe e shenjtėronte atdhetarinė e vet me ato shėrbesa fetare, qė e shpallnin luftėn e tij se ishte, dhe ka qenė nė tė vėrtetė, njė luftė e shenjtė, pėrpjekja e fundit e krishterimit pėr tė ruajtur pavarėsinė kundėr armėve tė sulltanėve. Do t'i kishim vizituar me kėnaqėsi ato vende, por nguteshim tė arrinim nė Shkodėr tė shtunėn pasdite."
    Pasi e kaluan natėn nė njė han rrugės pėr Lezhė, tė nesėrmen nė mėngjes udhėtarėt arritėn nė qytet: "Nė Lesh gjetėm njė han me kushte shumė tė mira afėr pazarit, por gjysma e pazarit ishte bosh dhe krejt e mbyllur. Megjithatė aty banonin pak njerėz, pasi pozicioni afėr Drinit e bėn vendin tė pashėndetshėm, prandaj tė tjerėt banonin nė njė vend mė tė lartė e tė mbrojtur pėrtej kodrės, nė tė cilėn janė rrėnojat e kėshtjellės."
    Dhe mė sė fundi, pasi mendon se ka parė shtėpinė e Skėnderbeut nė Krujė, Tomsoni drejtohet aty ku mendon se ėshtė varri i tij:
    "Me interes vizituam kėtu kishėn e vjetėr tė Shėn Katerinės, tashti tė kthyer nė xhami, ku ėshtė varrosur Skėnderbeu. Dihet fare mirė se gjatė marshimit tė ushtrisė turke nėn Muhametin II mė 1478 pėr tė rrethuar Shkodrėn, turqit e dhunuan varrin e Skėnderbeut dhe kockat e tij i bėnė nuska. Nuk mundėm tė hynim nė xhami, por na thanė se nuk kishte asgjė pėr tė parė, qė tė tregonte varrin, veē nėnkuptohet se ka qenė poshtė themeleve tė minares sė tanishme, e po tė jetė kėshtu, ndodhet atėherė nė anėn jugore tė kishės dhe nė njė tė tretėn e gjatėsisė sė kishės nga ana lindore. Kisha ėshtė e vogėl dhe nuk ka mėtime arkitektonike, por meqė ėshtė ndėrtuar nė stilin e zakonshėm tė kishave greke, ndoshta ka qenė ndėrtuar para se shqiptarėt e Veriut tė bashkoheshin me kishėn romake."
    Kėto janė fjalėt e A. Tomsonit, tė botuara afėr njė shekull e gjysmė mė parė. Siē shihet, ato nuk pėrputhen me mendimet e shprehura deri mė sot. Para sė gjithash, emri i kishės qė shėnon Tomsoni ėshtė njė emėr, tė cilin F. Prendi nuk e ka ndeshur nė dokumentet e mėparshme historike. A ka mundėsi qė Tomsoni ta ketė ngatėrruar me emrin e Shėn Kollit? E dyta, Tomsoni flet pėr njė xhami, tė ngritur mbi kishėn e vjetėr, por pėr njė xhami jo tė rrėnuar, pėrkundrazi, aty vijonin shėrbesat fetare. Dhe e treta, mė e rėndėsishmja, Tomsoni shkruan se varri do tė ishte nėn themelet e minares, madje jep edhe pėrmasa tė qarta, se ku i binte tė ishte, duke u nisur nga ndėrtimi i kishės.
    Besoj se kėto tė dhėna kanė interes pėr historianėt dhe arkeologėt. Ato duhen vėshtruar nė dritėn e arritjeve tė derisotme, por ndoshta do tė sjellin edhe ndonjė gjė tė re. Arsyeja qė meritojnė vėmendje, ėshtė se janė pohime tė njė njeriu serioz, tė formuar, me qėndrim dashamirės kundrejt historisė shqiptare, por sidomos dėshmitar qė e ka parė kishėn me sytė e vet, duke shkuar atje i interesuar dhe jo rastėsisht.

    Gazeta Shqiptare
    21 gusht 2005

  7. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet nė Bllog
    22
    Napoleon Bonaparti, perandori me origjinė arbėreshe

    Nė librin e Ahmet Myfit bej Libohovės qė titullohet “Ali Pasha”, botuar nė Kajro mė 1903, hasim njė tė dhėnė mjaft interesante qė na vjen prej Adolf Tieresit, i cituar prej autorit tonė: “Jozef Bonaparti, vėllai madh i Napoleon Bonapartit, kur u bė mbret i Napolit, mė 1806, shqiptarėve tė Napolit qė shkuan pėr t’i uruar mirėseardhjen u tha: “Edhe familja Bonaparti ėshtė me origjinė arbėreshe”. Ahmet Myfit bej Libohova, nė veprėn e tij, lidhur me kėtė tė dhėnė tė Adolf Tieresit shton: “Sipas hetimeve tė bėra, del se ėshtė e vėrtetė qė mbiemri Kolomeri, qė nė greqisht do tė thotė “anė e mirė” e qė u ndėrrua nė italisht nė “buona parte”, ėshtė mbiemri i Napoleon Bonapartit. Kjo familje shqiptare me shumė atdhetarė tė tjerė u vendosėn nė Korsikė, formuan njė fshat dhe gjithėshtu ėshtė fakt se pasardhėsi i Napoleon Bonapartit ėshtė prej kėtij fshati arbėresh”. Kėto shpjegime i jep nė librin e tij Libohova. Po kėshtu, edhe Robert d’Angely nė veprėn e vet shkruan se: “Napoleon Bonaparti ėshtė shqiptar, ashtu siē ishte Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu”. Njė sėrė veprash tė mėdha theksojnė se origjina e Napoleon Bonapartit, luftėtari dhe strategu i madh ushtarak, ėshtė me origjinė nga arbėreshėt e Italisė.

    Panorama
    2 shtator, 2004

  8. #118
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Scanderbeg hated the infidels’ yoke more than anyone else. In the proposed invasion of Hungary, he saw the providential moment to free himself and all those who wished to follow him. Thus, with some three hundred Catholic Albanians who were to be thrown into the fight against the troops of Hunyadi, he set about making a plan that would free them all.


    Eighty thousand soldiers under the command of Schahim Pasha advanced against the Magyars. Schahim Pasha was a bully who boasted with the arrogance and haughtiness proper to infidels: “My sword is a cloud that pours blood instead of water.” Hunyadi’s Catholic troops numbered just twenty thousand.


    On a cold November night, near Nish, the Hungarian vanguard caught sight of the heterogeneous Turkish horde. The warriors of the Cross silently eyed their enemy until the moment Constable Hunyadi joined them and gave the order to attack. Great shouts of enthusiasm resounded on the battlefield as the crusader’s cavalry hurtled forward in a furious charge. Clouds of arrows filled the sky. Taking advantage of the confusion of the first clash, Scanderbeg and his followers passed over to the side of the followers of the Cross of Christ.


    The first outcries of the Turks wounded by the Hungarians were joined by furious curses of hatred when they saw, to their amazement, that their own bey generalissimo was fighting side by side with Hunyadi.


    A tremendous confusion ensued. The Hungarians, fighting with increased strength, won the battle. Thirty thousand Moslems lay dead on the field and four thousand were taken prisoner.


    Among the captives was Amurath’s secretary of state with his retinue. When he was discovered among the prisoners, Scanderbeg forced him to write and sign a firman [a royal order or mandate]. This document ordered, in the sultan’s name, the Turkish government of Albania to hand over the government to the person presenting the document. With the document in hand, Scanderbeg had the secretary and his attendants put to the sword, thus rewarding them with the same fate that had befallen his brothers and servants some twenty years before.


    Invoking the protection of the Blessed Virgin, Scanderbeg and his Albanians rode seven days and nights to reach Kroia. The seventh night was already extending its mantle of stars over the sky when they entered the city.


    Once in the city, Scanderbeg secretly met with the most important Albanian residents, who promised to help him. As dawn broke, he entered the castle of the Turkish governor. Upon reading the document signed by the sultan’s secretary, the governor surrendered the stronghold without suspecting anything amiss. The following evening, Scander-beg and his Albanians entered the fortress and killed all the Mohammedans.


    Scanderbeg thus regained control of the territories that were his legitimate inheritance. He was ready to avenge the anti-Catholic despotism of the Islamics: their deceits, assassinations, abduction of Albanian women to serve in Turkish harems, and of Catholic youth to pervert and force into service as janizaries, unbearable taxes, and forcible impression of troops for the sultan’s armies.


    On November 13, 1443, after two decades of silence, church bells rang out. Catholic Albania, freed from the infidel’s yoke through the protection of Our Lady of Scutari, today known as the Mother of Good Counsel, rejoiced.
    Joćo S. Clį Dias, The Mother of Good Counsel of Genazzano (Western Hemisphere Cultural Society: 1992; pp. 50-51):

  9. #119
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    "Metropolia ortodokse e Durresit u zbeh pothuajse nga ringjallja, me pare e zbehur, e kryepeshkopates katolike te Durresit. Peshkopata ortodokse e Krujes, e ktheu fytyren e saj, sikunder u tha, nga Roma, pa e ndryshuar ritin kishtar lindor. Po ashtu peshkopata e Vlores, e Himares edhe e viseve te tjera te ndikimit anzhuin, te cilat ndoqen shembullin e asaj te Krujes. Kjo kthese nuk u krye vetem nen diktatin e pushtetit anzhuin. Ne te ndikuan edhe faktore te tjere. Deshmi kemi peshkopaten ortodokse te Shkodres, e cila ndodhej jashte zones anzhuine edhe e cila per te rritur autoritetin e saj nder besniket shqiptare ne ballafaqimin me Patriarkatin serb te Pejes, u ngrit ne shkallen e nje kryepeshkopate ortodokse te lidhur me Romen."




    Kristo Frasheri: "Skenderbeu, Jeta edhe Vepra" fq393

  10. #120
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kristo Frasheri "Skenderbeu. Jeta edhe Vepra" fq 185




    "Sikurse eshte thene, pas skizmes perfundimtare te kishave ne 1054, shqiptaret u ndane ne katolike edhe ortodokse, te paret te lidhur me Romen, te dytet me Konstandinopojen. Varesia e kishave perputhej edhe me ritet kishtare qe ato praktikonin - te paret ritin latin, te dytet ate bizantin. Por me vone, gjendja ndryshoi. Qe ne cerekun e fundit te shek.XIII, kishat ortodokse te viseve qe u perfshine ne Mbreterine e Arberise (qe nga Rubiku deri ne Himare), te krijuar nga mbreti katolik freng i Napolit, Karli I d'Anzhu, i prene lidhjet me Konstandinopojen edhe u lidhen me Romen, pa e ndryshuar ritin kishtar tradicional bizantin.



    f185, 186



    "Nje nga dioqezat e para ortodokse qe u lidh me Romen, ishte peshkopata e Krujes, e cila vepronte nepermjet Kryepeshkopates ortodokse te Durresit, nen varesine e Patriarkatit te Konstandinopojes qe kur e ndeshim per here te pare ne Koncilin Fotian te vitit 879 deri kur permendet per here te fundit ne listen e kishave lindore, ne Taktikonin e Mihal Paleologut, me 1282. Kater vjet me vone, peshkopin e Krujes, Romanin, e gjejme ne varesi te Selise se Shenjte, duke mos e ndryshuar (sikurse do ta shohim me poshte) as ritin, as liturgjine. Po ashtu dioqezat e tjera ortodsokse te metropolise se Durresit permenden per te fundit here, si edhe vete metropolia ne ne Taktikonin e Mihal Paleologut (1282) edhe me tej ose fshihen perfundimisht nga gjeografia kishtare (peshkopata ortodokse e Cernikut, Kunavise, Drishtit, Pultit, Shkodres, Tivarit) ose e kthejne fytyren nga Roma edhe lidhen me Seline e Shenjte, si peshkopata e Stefaniakes ne Dibren e Poshteme, peshkopata e Lisit ne krahinen e Matit, peshkopata e Pulheriopolit, emri i lashte i Beratit, peshkopata e Vlores".



    f186



    "Si rrjedhim, kur ne vitin 1443, Skenderbeu shpalosi flamurin e luftes clirimtare, gjeografia kishtare ne Shqiperi, paraqitej me tre ngjyra:


    - ne viset veriore edhe verilindore, mbisundonte kisha katolike, e lidhur nga pikepamja kanonike, rituale, organizative edhe politike me Romen.


    - ne krahinat jugore edhe juglinore vazhdonte te sundonte kisha ortodokse, e cila edhe pse e drobitur nga invazioni osman i ruante ne parim lidhjet kanonike, rituale, organizative edhe politike me Patriarkatin e Konstandinopojes;


    - perkundrazi, ne viset midis tyre, mbisundonin kisha te quajtura me vone unite, te cilat respektonin ritin edhe liturgjine tradicionale bizantine, kurse nga pikepamja organizative edhe politike qene te lidhura me Seline e Shenjte romane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 19-10-2005 mė 01:52

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotėve bizantinė orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-02-2023, 04:19
  2. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •