Njė tipar i rėndėsishėm dallues i luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman ishte zhvillimi i saj mbi dallimet fetare. Nė radhėt e ushtrisė shqiptare qėndronin pėrkrah njėri-tjetrit luftėtarėt e besimit katolik, ortodoks, si dhe shqiptari i islamizuar, siē ishte, p.sh., vetė Skėnderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Besime tė ndryshme fetare kishin edhe bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, edhe familjet me tė cilat lidhėn krushqi Kastriotėt. Krahas klerikėve katolikė, Skėnderbeu dėrgoi si pėrfaqėsues tė vet nė shtetet italiane edhe priftėrinj ortodoksė. Shembull i tolerancės fetare dhe i mirėkuptimit ndėrmjet shqiptarėve me besime fetare tė ndryshme ishte vetė familja e Kastriotėve. Shumica e fėmijėve tė Gjon Kastriotit kishin emra ortodoksė, njė djalė dhe njė nip i tij (Skėnderbeu dhe Hamzai) mbajtėn deri nė fund tė jetės emra myslimanė, kurse veprimtaria politike e Kastriotėve, e sidomos e Skėnderbeut, ishte e lidhur me botėn katolike. Vetė Heroi Kombėtar, pasi u kthye nė Shqipėri mė 1443 dhe derisa vdiq, pėrdori emrin e dyfishtė, tė kristianit dhe tė myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, si shprehje kjo e tolerancės fetare dhe e kujdesit tė tij pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve qė kishin rite fetare tė ndryshme. Shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe shtresat e larta shoqėrore, konvertonin lehtėsisht besimin e tyre fetar. Balshajt, p.sh., nė fund tė shek. XIV u kthyen nga ortodoksė nė katolikė, nė pėrshtatje me besimin fetar tė shumicės sė banorėve tė zotėrimeve tė tyre.
Pjesėmarrja masive e shqiptarėve tė tė gjitha besimeve fetare dhe tė krahinave nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė ndikoi shumė nė zbutjen e sheshimin e dallimeve e tė mosmarrėveshjeve, qė mund tė lindnin nga bindjet e ndryshme fetare si dhe nga pėrkatėsia krahinore. Rrjedhimisht, njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė luftės antiosmane ishte kompaktėsimi dhe forcimi i unitetit tė shqiptarėve pa dallime fetare e krahinore, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut. Dėshmi e gjallė pėr kėtė ėshtė e drejta dokesore, pėrballė sė cilės ishin tė barabartė tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga pozita shoqėrore dhe besimi fetar i tyre. Dėshmi e unitetit kombėtar tė shqiptarėve janė edhe legjendat, tregimet dhe kėngėt popullore pėr figurėn e Skėnderbeut, tė cilat u ruajtėn pa dallime fetare, te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve kombėtare, madje edhe jashtė tyre, si te arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė. Kėngėt popullore pėr Skėnderbeun lindėn qysh nė shek. XV dhe ato vijuan ndėr shekujt tė kėndohen me krenari nga shqiptarėt. Kronisti venecian Antonio Sabeliko ka shkruar nė vitin 1487 se shqiptarėt me kėngė solemne ... kėndonin lavdinė e princit tė vdekur (Skėnderbeut) ashtu siē e kishin zakon tė moēmit nė gostitė e heronjve tė mėdhenj. Nė fillim tė shek. XX Edit Durham rrėfen pėr dy krutanė qė njė ditė tė tėrė i kėnduan trimėritė e Skėnderbeut nė njė kėngė tė gjatė pa mbarim....
Krijoni Kontakt