Trembėdhjetė shoqėri kulturore artistike ne Festivalin e XIII
Kėngė jehomozaik shumėngjyrėsh i melodisė, kėngės dhe valles shqipe
Pėr 13 vjet rresht Festivali Kėngė jeho ka shpalosur shumė vlera kulturore dhe artistike nga tabani jonė kombėtar, kolorite kostumesh, emocione, ka transmetuar mesazhe tė ēmuar nga thesari ynė popullor
Nga Xhemi HAJREDINI
Ja dhe njė Festival i kėngės, valles dhe melodisė popullore pėrfundoi. Jo tė gjitha manifestimet qė zhvillohen kanė suksės tė plotė. Por kur ruhet njė kontinuitet i ngjarjeve kulturore ėshtė mirė. Duke hapur siparin e Festivalit tė XIII, tė kėngėve dhe vallevė tė pėrpunuara, Kėngė jeho - Strugė 2004, njė nga konferensieret theksoi se bukuria e liqenit, valėt lozonjare tė Drinit tė Zi, mbrėmjėt e verės strugane do tė ishin tė zbehta dhe nuk do tė kishin shkėlqimin, koloritin qė vetė natyra bujare dhe Zoti ia dhuroi qytetit tė Strugės dhe struganėve, pa festėn, emocionet, kėnaqėsitė qė vetėm kėnga dhe vallja popullore shqiptare mund ti dhurojė pra pa Festivalin Kėngė Jeho. Kjo ėshtė e vėrtetė. Pėr 13 vjet rresht Festivali Kėngė jeho ka shpalosur shumė vlera kulturore dhe artistike nga tabani jonė kombėtar, kolorite kostumesh, emocione, ka transmetuar mesazhe tė ēmuar nga thesari ynė popullor. Kjo festė maratonike pėr 13 vjet rersht ka bashkuar artistėt, struganėt, kurbetqarėt, turistėt e vendit e tė huaj, mbledhėsit e folklorit, personalitete tė shquara tė kombit, politikanė e shumė e shumė tė tjerė. Pa marrė parasysh se evidentohet njė zbehje e lehtė, nė Festivalin e XIII, u paraqitėn 13 shoqėri kulturore artistike nga vendi (Maqedonia), Republika e Shipėrisė dhe Kosova. Ėshtė njė fakt sinjifikativ dhe shpresdhėnės se mosha mesatare e festivalistėve ka qėnė 20 vjeēe, kjo jep shpresė dhe krijon shtratin e ngrohtė pėr kalimin e traditės nga njė brez tek tjetri. Ethet e Festivalit Kėngė jeho janė futur edhe nė shpirtrat e diasporės, Kėtė vit me njė program tė larmishėm artistik u paraqit edhe njė shoqeri e krijuar nė kurbet, nė Cirih tė Zvicres. Nxėnės, puntorė, tė rinj e tė reja kanė krijuar njė shoqėri artistėsh dhe paraqiten para familijarėve tė tyre nė vendlindje. A nuk u duket kjo se kėnga, vallja dhe tradita jonė kombėtare i ka lėshuar rrėnjėt shumė thellė.
Festivali i trembėdhjetė sivjet bashkoi 13 shoqėri kulturore artistike pėr tri netė me radhė. Nė natėn e parė u paraqitėn Besa nga Dollogozhda, Ansambli artistik Dibra nga Peshkopia (R.e Shqipėrisė), Valėt e liqenit nga Ladorishti, Malsori nga f.Gjonaj i Prizrenit dhe SHKA Shpresa nga Veleshta. Nė natėn e dytė u prezentuan SHKA Drita nga Dėrveni i Shkupit, Jeta e re nga Sllupēani, Kumanovė, Jahi Hasani nga Ēegrani i Gostivarit dhe Ansambli Akademik i Universitetit te Prishtinės dhe gjatė natės sė tretė SHKA Valėt e liqenit nga Cirihu (Zvicėr), Jehona nga Forina e Gostivarit dhe Emin Duraku nga Shkupi. Duke e pėrcjellė Festivalin Kėngė jeho, 13 vjet me radhė ndonjė gjė mund ta shohėsh edhe tė pėrsėritur por edhe kjo ka rėndėsi. Ruhet me kujdes kėnga, vallja, melodia dhe tradita popullore.
Pjesmarrėsit nė Festival rrėmbyen ngrohtėsinė dhe duartrokitjet e publikut gjatė tri netėve. Ėshtė pėr tu habitur se salla e Shtėpisė sė Kulturės, herė-herė mbetej gjysmė e plotė por ata qė asistonin nė kėtė ngjarje tė bukur kulturore kėnaqnin dhe relaksonin shpirtrat.
Le tė mendojnė ata qė do tė drejtonė Festivalin nė tė ardhmen se ēka duhet ndryshuar qė kjo ngjarje mė e madhe e shqiptarėve nė Maqedoni tė bėhet mė atraktive. Deri kėtu mirė kanė rrjedhur punėt. Aty ku punohet edhe gabohet.
Krijoni Kontakt