Nuk di si ta hap prezantimin tim vecse me nje poezi te vogel. Pra pak a shume i bie qe te pranoj se jam e fiksuar mbas poezise dhe shprehjes artistike ne pergjithesi dhe akoma me tej, permbajtja e saj con ne pohimin tjeter se jo gjithmone ndjehem fort e njejte dhe e lirshme-eshte qesharake-per arsyen e thjeshte se pergjithesisht te tjeret shfaqin komplekse maskimi dhe harrojne te jene te lire natyrshem. Uroj te mos jem e vetmja qe kam kete ndjesi. Gjithsesi ju pershendes te gjitheve dhe shpresoj se ky forum do te jete nje "resort" i kendshem per diskutim dhe mbi te gjitha i pasur me individe qe njohin lirshmerine e te shprehurit ne pergjithesi.
sot ne mengjes u ngaterrova
dhe vesha fytyren tjeter
ate qe mbaj ne rast demaskimi
apo monologu
me veteveten
miqte e mi
me fytyra te bukura
stolisur me mozaike perfekte
kokulur u larguan,
qejfprishur
dhe te bezdisur
nga mungesa e vanitetit tim dyngjyresh
demode
si nje film bardhezi
zhytur nene melodine e nje orkestre harqesh
dhe une e kuptova,
e hoqa,
dhe u ktheva ne shtepi
e inatosur
me virgjerine e pafytyres sime
mbuluar me myk transparent
prej mosperdorimit.
Krijoni Kontakt