Ish-kryetari i PD shprehet optimist se zgjedhjet e 2005 do ti fitojė opozita
Selami: Berisha ėshtė lider legjitim i PD-sė
Ka pasur oferta pėr mua por jo konkrete, sepse kanė qenė mė tepėr nė distancė
Shekulli
TIRANE- Ish-kryetari i Partisė Demokratike, Eduard Selami, nuk e pėrjashton mundėsinė e rikthimit nė jetėn politike shqiptare, por thotė se nuk ka marrė ndonjė ftesė konkrete. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, ai tha dje se u takon grupimeve politike qė tė vendosin pėr njė gjė tė tillė, pasi ata janė lojtarėt kryesorė. Zoti Selami ishte i ftuar nė seancėn pėr Shqipėrinė qė organizoi Komisioni Amerikan i Helsinkit.
Zėri i Amerikės: Zoti Selami, ju ndoqėt seancėn pėr Shqipėrinė tė organizuar nga Komisioni i Helsinkit dhe ju i ndiqni me siguri zhvillimet nė Shqipėri. Si mendoni se ėshtė situata nė Shqipėri aktualisht dhe ēfarė doli nga kjo seancė, sipas mendimit tuaj?
Eduard Selami: Nė radhė tė parė unė dua tė falenderoj Komisionin e Kongresit, Senatit amerikan pėr kėtė seancė e cila drejton vėmendjen drejt Shqipėrisė dhe siē e ndoqėt edhe ju, siē pata rast ta ndjek edhe unė, Komisioni ka shqetėsimet e veta pėr situatėn nė Shqipėri. Duke vlerėsuar arritjet qė janė bėrė, njėkohėsisht theksoi edhe vėshtirėsitė qė ka dhe nė radhė tė parė dhe kryesorja, rėndėsinė qė kanė zgjedhjet e vitit 2005 pėr proceset demokratike nė Shqipėri. Shqetėsimi kryesor i Komisionit ėshtė qė 2005 ėshtė njė test shumė i madh pėr demokracinė nė Shqipėri dhe nuk duhet tė pėrsėritet 1997 kur Shqipėria bėri njė hap shumė tė madh mbrapa, pas atij fillimi jashtėzakonisht tė suksesshėm tė demokracisė nė fillim tė viteve 1990.
Zėri i Amerikės: Nga pozita qė ju i shikoni zhvillimet nė Shqipėri, konfliktet politike dhe se si zhvillohen ngjarjet atje, cili ėshtė mendimi juaj pėr situatėn aktuale nė Shqipėri?
Eduard Selami: Natyrisht qė unė jam i zhgėnjyer qė njė pjesė jo e vogėl, mbase pjesa mė e madhe e energjisė politike nė Shqipėri, derdhet duke u marrė me njėri-tjetrin dhe duke u grindur me njėri-tjetrin, por nė tė njėjtėn kohė unė jam optimist dhe mendoj qė Shqipėria nuk do tė pėrsėrisė 1997. Siē e pėrmenda pak edhe nė fjalėn time, unė kam besim qė pozita do tė koncentrohet nė mbajtjen e premtimeve pėr tė cilat ėshtė votuar, sepse nė fund tė fundit ai ėshtė qėllimi kryesor dhe nga ana tjetėr unė kam besim tek opozita, ka sinjale pozitive qė ajo do tė hartojė njė platformė tėrheqėse dhe qė do tė arrijė tė ketė sukses nė zgjedhjet e ardhshme.
Zėri i Amerikės: Juve a jeni pėrfshirė tek kjo platformė tėrheqėse, keni ndonjė plan qė ju vetė tė kontribuoni pėrsėri nė jetėn politike shqiptare?
Eduard Selami: Akoma asgjė konkrete, por ...
Zėri i Amerikės: A keni patur ndonjė ftesė?
Eduard Selami: Jo konkretisht, ftesat kanė qenė mė tepėr nė distancė, por mendimi im ėshtė qė ėshtė e rėndėsishme qė grupimet qė janė atje dhe lidershipi i atjeshėm tė vijnė nė atė konkluzion, sepse ata janė lojtarėt kryesorė.
Zėri i Amerikės: Juve i keni bėrė tė ditura mendimet tuaja atje, pėrmes kontakteve tuaja me kolegėt tuaj?
Eduard Selami: Kontaktet e mia nuk kanė qenė kontakte tė rregullta, por ky ishte njė rast, dėshmia qė mbajta kėtu ishte si tė thuash mėnyra e kontaktit dhe e bėrjes publike tė mendimeve tė mia.
Zėri i Amerikės: Njėri nga mendimet qė ekziston nė politikėn shqiptare, mė saktė jo nė politikėn shqiptare, por mė shumė nė jetėn civile shqiptare dhe mbase edhe nė disa qarqe ndėrkombėtare, ėshtė qė konflikti politik nė Shqipėri ėshtė pėrqendruar tek dy persona: zoti Fatos Nano dhe zoti Sali Berisha, megjithėse edhe Partia Socialiste ka problemet e veta brenda saj. Cili ėshtė mendimi juaj? A duhet tė vijė njė brez i ri politikanėsh? Ka kaq vjet qė flitet pėr kėtė. A mendoni se ka ardhur momenti pėr njė ndėrrim tė udhėheqjes tė partive kryesore politike nė Shqipėri?
Eduard Selami: Unė mendoj qė kėto janė probleme tė cilat u takojnė vetė partive pėr tė vendosur pėr kėtė gjė. Pėr mendimin tim kėto janė probleme qė u takojnė partive pėrkatėse tė tyre, jo individėve. Po tė marr anėn e Partisė Demokratike qė unė kam drejtuar nė bashkėpunim me zotin Berisha, unė pa dyshim vlerėsoj kontributin e tij pėr demokracinė. Asnjeri nuk ėshtė i pėrsosur, por mendoj qė ai ėshtė lideri legjitim i zgjedhur i Partisė Demokratike dhe unė i qėndroj atij mendimi dhe e respektoj atė si njė lider tė zgjedhur tė Partisė Demokratike.
Krijoni Kontakt