Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Një studim shkencor shpall gjuhën dhe popullin shqiptar më të vjetrit në botë.

    “Gjenet, popujt dhe gjuhët”, një vepër që trajton tezën se gjenet e popujve bashkëkohorë përmbajnë regjistrin historik të qenies njerëzore

    Cavalli-Sforza i përgjigjet Darvinit

    Saimir Lolja

    Shkrimi i mëposhtëm është nxjerrë nga libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca, i titulluar: Luigi Luca Cavalli-Sforza, “Genes, Peoples and Languages”, North Point Press, New York, 2000. Profesor Luigji është i lindur në Gjenovë më 1922 dhe ka qenë professor në Kembrixh, Parma, Pavia dhe tani është Profesor i Merituar i Gjenetikës në Universitetin e Stanfordit, Kaliforni. Profesor Luigji ishte ndër të parët që shtroi pyetjen nëse gjenet e popujve bashkëkohorë përmbajnë regjistrin historik të qenies njerëzore. Ai dhe të tjerë i janë përgjigjur kësaj pyetjeje, të parashikuar nga Darvini, me një “Po” të fortë. Libri i tij është përfundim i një pune shkencore dhjetëravjeçare të tij dhe shumë shkencëtarëve të tjerë botërorë që kanë patur si qëllim të gjurmojnë historinë 100 mijë vjeçare të zhvillimit njerëzor. Ai ngre pyetje të rëndësishme shkencore, shoqërore dhe politike, të tilla si: Kur dhe ku u zhvilluan njerëzit? Si u perhapën shoqëritë njerëzore nëpër kontinente? Si kanë ndikuar shpikjet kulturore në rritjen dhe përhapjen e popullsive? Cila është lidhja midis gjeneve dhe gjuhës? Në libër ai gjithashtu shpjegon pse nuk ka bazë gjenetike ndarja racore, etj.

    Trashëgimia njerëzore përbëhet nga dy pjesë: nga trashëgimia biologjike (gjenet) dhe trashëgimia kulturore (sjellja). Shumë tipare si gjatësia, sytë, flokët e lëkura janë të përcaktuara gjenetikisht, por mënyra e trashëgimit është pak e kuptuar sepse këtu ndërthuren edhe faktorë të tjerë jo-gjenetikë si ushqimi, qëndrimi në diell, etj. Me përkufizim, një gjen ose njësia e trashëgimisë është një segment i ADN që ka një qëllim biologjik të posaçëm dhe të njohur (domethënë që prodhon një proteinë të veçantë). Po ashtu me përkufizim, një racë është një grup njerëzish që mund të njihen si të ndryshëm biologjikisht nga të tjerët. Studimet gjenetike janë shumë të gjëra dhe të ndërlikuara, por në mënyrë të veçantë ka tërhequr vëmëndjen gjeni mtADN (mitochondrial DNA) ngaqë ai ndodhet në çdo qelizë biologjike. Është pikërisht ky gjen që duke harxhuar përbërësit ushqimore kimikë prodhon energjinë e nevojshme për rritjen dhe mbarëmbajtjen e qelizës. Ky fakt u përdor për të këqyrur skeletin e një burri të periudhës së Bronzit të zbuluar për shkak të shkrirjes së akujve në Alpet midis Italisë dhe Austrisë. Shkencëtarët e quajtën këtë njeri 5000- vjeçar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni mtADN i tij ishte në mënyrë të habitshme i njëjtë me atë të popullisë së tanishme të të njëjtit rajon. Kjo do të thotë se ajo popullatë ka qenë e qëndrueshme për të paktën 5000 vjetët e shkuar…
    Njerëzit e sotëm (Homo sapiens) mendohet të jenë shfaqur para 500 mijë vjetësh. Kafka të ngjashme me atë të njeriut sot dhe me vjetërsi rreth 100 mijë ose më shumë vjet janë gjetur në Afrikën Jugore dhe Lindore. Ndërsa gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar para 50.000-150.000 vjetësh. Me rëndësi të veçantë në zhvillimin njerëzor është periudha e quajtur Neolitike që nis 10.000 vjet më parë, sepse pranohet se qysh atëhere fillon të zhvillohet bujqësia dhe përhapja e saj, gjë që solli njëkohësisht edhe fillimin e shtimit të popullsisë. Përhapja e bujqësisë qe (dhe është – shënimi im) një ndërthurje e përhapjes nëpërmjet zhvendosjes së bujqve dhe e përhapjes së njohurisë dhe mjeteve të bujqësisë.
    Periudha e fundit akullnajore filloi në Europë 25.000 vjet më parë dhe vazhdoi deri 13.000 vjet më parë. Nga gjetjet arkeologjike njehsohet se ringulmimi njerëzor në Europë filloi pikërisht 13.000 vjet më parë dhe u përhap me një shpejtësi prej 0.5-2 km/vit, gjë që në fakt ishte sa shpejtësia e tërheqjes së akujve. Populli që i ngjason më shumë europianëve të periudhës Paleolotike dhe Mesolitike (më të hershëm se ajo Neolitike) është populli Bask. Studimet gjenetike e pohojnë origjinën e tyre të stërlashtë. Baskët flasin një gjuhë që është tërësisht ndryshe nga gjuhët e europianëve të tjerë (ngjashmëria me shqipen e vërejtur 200 vjet më parë – shënimi im). Studimet gjenetike treguan se popullsia Baske ngjason me Hunzakët që banojnë në luginën e Hundëzës (ku takohen Afganistani, Pakistani dhe Kina - shënimi im) dhe flasin gjuhën Burrushaski. Paralel me këtë fakt janë edhe gjetjet e mumjeve 3800 vjeçare në pjesën më të largët perëndimore të Kinës përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe që gjenetikisht dhe sipas veshjeve është provuar të jenë me origjinë Europiane. Mendohet se mumjet iu përkasin popullit Tokarjan (Tokë-are-janë – shënimi im), gjuha Indo-Europiane e të cilit mendohet e zhdukur tashmë, por me disa shkrime të ruajtura në një shkrim të lashtë Indian.
    Disa gjuhëtarë mendojnë se gjuha prindërore nga e cila ka lindur një familje gjuhësh duhet të rindërtohet me synimin që të shprehë një lidhje gjenetike midis familjeve. Megjithatë, metodat e deritanishme gjuhësore nuk kanë arritur të japin një pemë të vetme për të gjitha gjuhët e botës. Gjuha është një krijim njerëzor që mbështetet edhe në kulturë edhe në biologji, sepse ajo është përfundim i përzgjedhjes natyrore që ndikoi mbi ndërtimin (anatominë) dhe punën e sistemeve të brendshme (fiziologjinë) të trupit të njeriut. Pra, ndërsa vetë gjuha është një krijim kulturor, ajo në të njëjtën kohë kërkon themele të sakta trupndërtuese dhe nervore. Prandaj edhe njerëzit ndryshojnë prej kafshëve pikërisht prej kulturës së tyre të pasur dhe të regjistruar. Kultura, ose e thënë ndryshe aftësia për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, është një ndodhi e veçantë e natyrës njerëzore që përcaktohet nga shkalla e njohurisë. Prandaj tejçimi i kulturës kalon nëpër dy hapa të nevojshëm: së pari ajo duhet të bëhet e njohur që më pastaj të pranohet. Në këtë mënyrë romakët ndërtuan të parën kulturë politikisht të bashkuar, ndonëse më vonë ajo u shkel nga pushtuesit barbarë që vinin nga Lindja.
    Krahasimi i familjeve gjuhësore në botë me pemën gjenetike botërore tregoi se ato përputhen shumë mirë. Madje familjet gjuhësore të ndërlidhura shpesh drejtohen tek një bazë e përbashkët gjenetike dhe popullore. Kjo shihet në Figurën 1 (e ruajtur si në origjinalin Anglisht), e cila përmban 38 popullata dhe 16 familje të mëdha gjuhësore. Menjëherë vërehet se popullatat fqinje në pemën gjenetike zakonisht flasin gjuhë të së njëjtës familje. Ky fakt ndihmon që të nxirret nëpërmjet pemës gjenetike data e përafërt e origjinës së një familjeje gjuhësore. Kështu, shumica e familjeve gjuhësore duken se janë zhvilluar 6000-25.000 vjet më parë. Popullatat e përzjera gjenetikisht priren të ruajnë vetëm një nga dy gjuhët origjinale dhe, ndonëse ka huazime fjalësh nga gjuha tjetër, ato që ruhen janë format, qëllimet dhe renditjet e fjalëve tek shprehjet dhe fjalitë (gramatika).
    Ngjashmëria ndërmjet zhvillimit biologjik dhe atij gjuhësor qëndron në faktin se ato pasqyrojnë të njëjtën histori të popullatave që ndahen apo zhvillohen në mënyrë të pavarur. Gjenet ndikojnë në njëfarë mënyre tek aftësa për të folur një gjuhë tjetër, por nga ana tjetër largësia gjuhësore e zvogëlon mundësinë e shkëmbimeve gjenetike ndërmjet popullatave të tilla. Zhvillimi gjuhësor është një lloj i veçantë i zhvillimit kulturor, ku shpejtësia e mundshme për një gjuhë të ndryshojë, është shumë herë më e madhe se ajo për një gjen. Shembull për këtë është ndikimi që sjellin dyndjet dhe përzierjet e mëdha të popujve. Bie fjala, gjuha Hungareze është e rrethuar nga gjuhë Indo-Europiane, ndërkohë që ajo është gjuhë Uralike. Arsyeja për këtë është dyndja në fund të shek.IX e Magjarëve Uralikë dhe mbretërimi i mëpastajshëm i tyre në Hungarinë e sotme. Por meqenëse ato përbënin atëhere 30% të popullatës, tani rreth 10% e gjeneve në Hungari ngjason me gjenet Uralikë.
    Shembujt e zëvëndësimit të gjuhës nuk janë të kufizuara vetëm në Europë, historia e shkruar e së cilës është mjaft e hershme. Kështu bie fjala, pushtimet Arjane (Arë-janë - shënimi im) 4 mijë vjet më parë të Persisë, Pakistanit dhe Indisë përcollën gjuhët Indo-Europiane në hapësirat ku fliteshin gjuhët e familjes Dravidian. Suksesi dhe mizoria e luftës së Arjanëve ndaj vendasve në Indi është treguar e gjallë në epikën e madhe historike të Indisë të quajtur Mahabharata, origjinali i së cilës qe shkruar në Sanskritisht. Zëvëndësimi tërësor i një gjuhe me një tjetër ndodh më me lehtësi në prani të shtypjes politike të organizatave të forta të të sapoardhurve, siç është rasti me Amerikat. Megjithatë, ka raste që gjuhë të veçanta të folura në vende fqinje mund të mbesin pothuaj të pandikuara për mijëra vjet edhe sikur gjenet e fqinjëve të tyre të pësojnë ndryshime të pjesshme ose madhore.
    Familja Indo-Europiane e gjuhës është më e studiuara, ndonëse përpjekjet për të caktuar vendodhjen fillestare të saj kanë çuar në përfundime mjaft të ndryshme. Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se përhapja e gjuhëve Indo-Europiane përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë 9.500-10.000 vjet më parë. Duke u nisur nga metoda dhe në kohë të ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të 63 gjuhëve Indo-Europiane, e cila paraqitet në Figurën 2 ku boshti i poshtëm tregon vitet. Në mënyrë të qartë shihet se gjuha shqipe është më e vjetra dhe i përket kohës së fillimit të përhapjes së bujqësisë. (Sqarohet lexuesi se ar-bërës = ar-banas = arbëresh është emri i vërtetë i bujqëve që diskutohen nga shkencëtarët joshqiptarë. Rrjedhimisht dhe lehtësisht kuptohet se çfarë gjuhe kanë folur ato bujq të stërlashtë dhe ato para e pas tyre. – shënimi im).
    Figura 2 edhe një herë ripohon lidhjen që ekziston ndërmjet biologjisë dhe gjuhësisë. Biles Çarls Darvini në librin e tij “Origjina e Llojeve” pat shprehur në mënyrë të kthjellët se në qoftë se dihej pema biologjike e prejardhjes së grupeve njerëzore, atëhere mund të nxirrej pema përkatëse gjuhësore. Një përpjekje e tillë nuk u bë deri në vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan lidhjen që ekziston ndërmjet gjeneve, popujve dhe gjuhëve vetëm pasi ato ndërlidhën të dhënat botërore të grumbulluara në gjenetikë, arkeologji dhe gjuhësi. Pikërisht mozaiku gjenetiko-gjuhësor i zbuluar shpreh qartë shkëmbimet dhe pasojat e zgjerimeve të shumta që kanë ndodhur në historinë njerëzore.
    Edhe pse huazimi i fjalëve të huaja ekziston, sidomos nga fqinjët, studimet dhe pemët gjuhësore tregojnë se një gjuhë ndryshon në një mënyrë të pavarur nga ndryshimet që ndodhin në gjuhët e tjera. Ndryshueshmëria në një gjuhë vërehet së pari në ndryshueshmërinë tingëllore dhe pohimi më i mirë për këtë është fakti që në çdo vend Europian, por edhe në SHBA, ekzistojnë dallime në mënyrat e shqiptimit dhe theksimit të fjalëve (dialektet) midis Veriu dhe Jugut, Perëndimit dhe Lindjes. Ndryshueshmëria vërehet gjithashtu edhe në pasurinë apo mungesën e tingujve si dhe në ekzistencën e fjalëve të njëjta po me kuptime të ndryshme. Studimet shkencore në lidhje me dialektet treguan se nuk ka dy fjalë dialektore që t’i kenë kufijtë e shtrirjes të njëjtë. Shkencëtarët e shohin zhvillimin gjuhësor si një shembull të zhvillimit kulturor, prandaj ndonëse studimi i zhvillimit gjuhësor filloi në gjysmën e dytë të shek.XIX, për to ka akoma shumë punë studimore për t’u bërë në këtë drejtim.

    20/05/2004

    Mbasi e pashë se nuk e kishit sjellur shkrimin tuaj këtu në forum e as në albasoul, e solla unë sepse mu duk shumë interesant.
    Po të keni mundësinë të na sillni edhe figurën që e përmendni në shkrimin tuaj në lidhje me pemën e gjuhëve do të bënit mirë.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659

    Gjuha shqipe me e vjetra ne bote!

    E di qe titulli eshte paksa i pabesueshem. Lexoni artikullin me poshte!

    KATEGORIA: Kulturë

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Librin nuk e kam lexuar te gjithe por do ta lexoj sa me shpejt cme ka mbetur.
    Me te vertet studim shume interesant. Me sa di un libri eshte ne edicionin e dyte a te trete te tij brenda 4 vitesh, qe tregon interesimin e madh qe po shfaqet per gjuhen Shqipe, pasi e mbushen boten me kulturen e vjedhur nga Greqia. Eshte shume e veshtire te ndryshohen gjerat. Me vjen ne mendje para 4 vjetesh bera nje debat me nje mesues per punen e Teoremes se Pitagores, dhe i thashe, more po ket gje e kan bo Egjiptjanet, si nuk shkruhet kjo tek "historical notes". Pergjigja ti qe nje e buzeqeshur, dhe fjalet "eh kshu e kena mesu". Nga keto fjale morra vesh qe per te nuk kishte rendesi, nuk kishte rendesi pasi ati i intereson matematika dhe azgje tjeter, por nga ana tjeter morra vesh dhe propaganden dhe indoktrinimin qe eshte bere keto 200-300 vitet e fundit. Gjermanet qene te paret qe e ngriten ne kulm kulturen Greke, sepse kshu i ngeli emri, kshu e gjeten te shkruar, prandaj dhe shume zbulime qe ato kane bere ne arkeologji i kane TERESISHT gabim(shembulli i Trojes me Schliemanin, qe beri gafa idioteske). Prandaj keto 300 vjet eshte bere nje propagande e fuqishme pro Greke, e kurdisur nga Britania dhe e ngritur ne emer nga Gjermania(qe cuditerisht(?!) ne luften e dyte i shpartalloi fare pasi nuk i quante Arjan). Pra shihet qarte se si eshte krijuar ky MIT i GREKEVE te medhenj, qe kane vjedhur kulturen antike. Jo per gje edhe Muslimanet sot ne bote ankohen qe nuk i jepet KREDI per zbulimet e medha qe kane bere ne vitet 600-1200. Pse po i them keto gjera? Po i them se eshte shume e veshtire te ndryshosh si jane ngjarjet aktualisht, te ndryshosh atlaset qe Rusi dhe Greku dhe Anglezi i kane qendisur si ti leverdiste, librat e tekstet shkollore etj etj. Eshte akoma me e veshtire nqs argumentin mundohesh ta besh me studime filologjike vete, pasi nuk ka shume materiale dhe mund te manipulohen lehte gjerat, plus qe duhet dhe nje njohuri e madhe e shqipes edhe nga vete pala kundershtare. ATEHERE KY LIBER QE KA DALUR, ESHTE NJE LIBER SHKENCOR NE RRADHE TE PARE, DHE QE PO SHITET NE MBARE BOTEN, QE NESER PASNESER MUND TE STUDIOHET NGA STUDENTA NE SEMINARE TE NDRYSHME. Ky liber flet per gjuhen, zhvillimet etj ne karakter shkencor. Do jene keto fakte te pakundershtueshme qe do sjellin nje ringjallje per gjuhen shqipe, nje interes nga studiuesit e vertete per gjuhen tone, dhe nga vete ne Shqiptaret qe na eshte mohuar e drejta dhe aksesi ne librat dhe arkivat qe na jane vjedhur.

    Tema nuk eshte aspak as qesharake as e pabesueshme, eshte REALISTE. Ky eshte nje fakt qe po vertetohet shkencerisht, me studime arkeologjike, antropologjike etj etj etj.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Si mund t`ja mbushesh mendjen ketyre kur gjuha shqipe as shkruhesh e as flitesh....Jo per te kundershtuar por a s`eshte nji cike e tepruar se meshari i gjonit daton ne shekullin e 15.....I vetmi artifakt per gjuhen....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Gjuha Shqipe ka gjasa te jete me e vjetra ne bote ne saj te te folures. U ka pas shkrujt edhe me shkronja te greqishtes se lashte disa here po pa pasur kurrgje te bej me te. Kjo ka hapur dhe vete debate te tjera rreth lidhjes Greqi e Lashte dhe Iliri. Si alfabet etj etj eshte tjeter gje ai muhabet.

    Mos i ngaterro gjerat... mjafton te te them vetem nje gje, gjuha Burrashki ne Pakistan eshte shqip, ka mbi 2000 vjet qe rron qysh kur Aleksandri i Madh shkoi ne ato treva dhe mbeten nje pjese e ekipit atje. Ky eshte studim nga nje egjyptolog dhe teza eshte mbrojtur ne OXFORD mu te shpia e Anglezave qe kan bere boten lemsh sipas qefit tyre...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Gjuha Shqipe ka gjasa te jete me e vjetra ne bote ne saj te te folures. U ka pas shkrujt edhe me shkronja te greqishtes se lashte disa here po pa pasur kurrgje te bej me te. Kjo ka hapur dhe vete debate te tjera rreth lidhjes Greqi e Lashte dhe Iliri. Si alfabet etj etj eshte tjeter gje ai muhabet.

    Mos i ngaterro gjerat... mjafton te te them vetem nje gje, gjuha Burrashki ne Pakistan eshte shqip, ka mbi 2000 vjet qe rron qysh kur Aleksandri i Madh shkoi ne ato treva dhe mbeten nje pjese e ekipit atje. Ky eshte studim nga nje egjyptolog dhe teza eshte mbrojtur ne OXFORD mu te shpia e Anglezave qe kan bere boten lemsh sipas qefit tyre...
    C'eshte kjo gafe more Cyclo. Ndonese mendohet qe nena e Lekes se Madh ishte nga fis ilir, Aleksandri vete dhe gjithe maqedonia ishte greke. Ai u edukua qe i ri me kulturen greke (mesue kishte aristotelin me duket), ushtrine e kishte ne shumice greke, nga na e nxore qe paska fole shqip dhe madje e paska perpapur ne Afganistan ku ndenji a s'ndenji nja 3-4 muaj. Mandej u terhoq se s'mundi te cante per ne Kine nga rezostenca e fiseve malore, u kthye per ne Indi-Pakistan-Persi.
    E c'ekip la atje more Cyclo? Ndoshta ekipin e atletikes.
    Sa rrace e zgjuar paskan qene e paskan mesuar dhe zevendesua gjuhen e vet per 2 muaj dhe e mbajten per 2000 vjet mbrapa..... ??????????????????????????

    Sa per gjuhen ilire (ndoshta deshe te thuash etruske - jo krejt e njejta gje) me germa greke, si erudit qe je na cito ndonje veper filozofike, artistike apo historike me autor ilir....

    Mate vrapin sa ke hapin...- thoshte At Gjergj Fishta

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Labeat e ke gabim

    Aleksandri e as maqedonsat nuk kanë qenë grekë. Aleksandri dhe maqedonsat nga filozofat klasikë grekë janë quajtur barbarë si gjithë shqiptarët tjerë.
    Aleksandrin nuk e kanë lejuar të marrë pjesë në lojëra olimpike atë botë pikërisht sepse nuk ishte grek, dhe flitet se aty i merr inat grekët dhe pastaj thuhet se ka premtuar se pas kthimit të tij nga pushtimet në lindje do të vras gjithë grekët, dhe për këtë thuhet se grekët e kanë helmuar pa e lënë që të kthehej në Greqinë e okupuar prej tij në atë kohë për të realizuar premtimin.
    Edhe Aristoteli ka qenë shqiptar nga fisi ilir Ajeropia.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Lexova temen e mesiperme e po jap disa mendime.
    Para disa kohesh nje bisede te tille po beja me nje mikun tim arkeolog.
    Ka shume dokumente ne kete fushe e shume mundesi te pa shfrytezuara.
    Arkivat ne Itali ne Vatikan e ne qytetet e tjera kane shume dokumente per shqiperine e ca nga ato seksione te tera.Po nuk shfrytezohen dhe atje nuk ka specialista a grupe nga shqiperia te punojne ne keto arkiva e po te punohej aty do nxirnim shume fakte e dokumenta.
    Ketu shto arkivat e Anglise,Spanjes,Francen,Austrine,Turqine etj.
    Nuk asnje dyshim tani qe shqipja eshte nje nga gjuhet me te vjetra mjafton te permendesh emrat e vjeter Ilire e ato tingellojne sikur i ke bere me shqipen e sotme si bardhyl etj dhe vet emri Mbreteria e Ilirise[i lire][Mbreteria e Lirise e njerezve te lire].
    Ajo qe une kam bindje eshte se egziston diku qofte ne arkiva qofte ne mundesit e arkiologjise ajo deshmi e dokument qe te gjithe presim.
    Po nuk beshte ose behet shume pake per te gjetur kete.
    Sic e thashe me siper nuk punohet ne arkivat e botes ku rruhen keto deshmi.
    Qofte dhe ne arkeologji e degjojme behen germime vetem ne ato vende e kerkohet vetem ndikimet romake e greke ne qytetet shqiptare kjo dhe per servilizem apo per ate qe ne shqiperi eshte ne mode te punosh si 'argate' per te huajte [kjo per shume arsye] dhe per arsyet qe te huajit qe paguajne per keto germime , paguajne per ato qe ata jane te interesuar.
    Ne akoma nuk kemi gjetur e lokalizuar kryeqytetin e Ilirise qe ndodhej ne Shkoder qe te Rozafa a diku tjeter .Ka libra te terre qe pershkruajne betejen e Ilireve dhe romakeve ne Shkoder.Do qe nje aritje e madhe ne qofte se gjendet ku qytet.
    E ne nje fare menyre arkeologjia jone ka shume mundesira e fusha pune te fokusimit ne kulturen shqiptare dhe deshmite e gjuhes e kultures sone.
    Dhe kjo nuk po behet me sa shikojme.
    Dhe shteti jone si shteti i shqiptareve duhet te japi para per kete pune per te punuar per te gjetur ato deshmi e rrenjet tona dhe jo vetem duhet te japi para por dhe duhet ti drejtoj studimet e kerkimet ne keto drejtime.
    Se jane shume gjera per kulturen tone te pa zbuluara dhe per kete ai duhet te investoj.
    Eshte kjo nje fushe e gjere e hapur per zbulime e kerkime dhe per suksese pa asnje dyshim.

  9. #9

    Interesante

    Shume i teme interesante kjo teme. Informacioni eshte shume terheqes. Faleminderit.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    C'eshte kjo gafe more Cyclo. Ndonese mendohet qe nena e Lekes se Madh ishte nga fis ilir, Aleksandri vete dhe gjithe maqedonia ishte greke. Ai u edukua qe i ri me kulturen greke (mesue kishte aristotelin me duket), ushtrine e kishte ne shumice greke, nga na e nxore qe paska fole shqip dhe madje e paska perpapur ne Afganistan ku ndenji a s'ndenji nja 3-4 muaj. Mandej u terhoq se s'mundi te cante per ne Kine nga rezostenca e fiseve malore, u kthye per ne Indi-Pakistan-Persi.
    E c'ekip la atje more Cyclo? Ndoshta ekipin e atletikes.
    Sa rrace e zgjuar paskan qene e paskan mesuar dhe zevendesua gjuhen e vet per 2 muaj dhe e mbajten per 2000 vjet mbrapa..... ??????????????????????????

    Sa per gjuhen ilire (ndoshta deshe te thuash etruske - jo krejt e njejta gje) me germa greke, si erudit qe je na cito ndonje veper filozofike, artistike apo historike me autor ilir....

    Mate vrapin sa ke hapin...- thoshte At Gjergj Fishta
    Labeat te jesh ndonje akademik shkencash do rri e te degjoja per gjerat qe thua, po per ty zoterat ne bote jane te tjere, te mbrapsht do thoja. Pyt pak per gjuhen Burrashki pyt e pastaj hajde flit. Mate ti hapin e jo une doktorr profesor. Dhe sa per dijeni vete nje shkencetar grek e ka nxjerre Aleksandrin e madh Shqiptar... maqedonia = makedhene... legjenda e mbretit(nese ja ke haberin se car jam duke thene... ne mos do sjell nje artikull qe kam thjesht per momentin ne dore i bere nga dikush qe ka mbaruar per keto gjera ne Columbia dhe i ka pare keto libra ne ato arkiva... me kismet te marr dhe studimin e mbrojtur ne oxford se e ka nje shoku im, bashke me ate librin.

    Mbahu bre burr se nuk eshte turp te thuash qe Aleksandri eshte Shqiptar... edhe pse shpirti i kerkimit dhe kriticizmit i shqiptarit eshte teper i theksuar kur vjen tek hisotria... prandaj rrime e merremi akoma se car feje kishte Skenderbeu. Edhe pse ti sje nje nga ata, rrin dhe manifeston gjera te ngjashme ne fusha te tjera.

    Lene Gjergj Fishten se ta kishe me kaq merak do thoshe brravo qe e solle ket shkrim, te lutem gjej pak librin dhe na sill dy rreshta a ku di un.... mirepo jo shpirti i kundershtimit eshte karakteristika e vetme.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Gjuha shqipe, shteti shqiptar dhe qytetari shqiptar!
    Nga YaSmiN në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 17:22
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •