PESHA E PADURUESHME E GJUHĖS SHQIPE


Arbėn XHAFERI

Nė Maqedoni, pėrsėri hapen tema tė mėdha: a do tė ekzistojė ajo apo jo? Kėsaj radhe shkas pėr hapjen e kėtyre temave serioze ishte marrėveshja nė mes tė partnerėve tė koalicionit lidhur me ligjin pėr organizim tė ri territorial tė komunave. Ligji nė fjalė, nė thelb nuk u ofron asgjė mė shumė shqiptarėve nė krahasim me atė qė kanė pasur mė herėt. Kjo formė e organizimit tė komunave ka ekzistuar deri nė vitin 1996 dhe askush nuk shqetėsohej pėr kėtė. Pra, ēfarė ndodhi qė tė ndizen gjakrat kaq egėrsisht? Tė gjitha institucionet me relevancė shoqėrore, si Akademia e Shkencave, kryepeshkopi i kishės ortodokse, profesorė tė nderuar, shkrimtarė tė njohur si dhe halabakė tė ndryshėm janė ēuar peshė qė ta pengojnė gjėmėn, qė buron nga tė drejtat qė paskan pėr t’i fituar shqiptarėt.
“Boroja i Dytė, krijuesi i mizerjes maqedonase, i tranzicionit tė pafund, flamurtari i poshtėrimit kombėtar, i vetėshpallur si burrėshtetas, mashtruesi, rrenacaku, manipuluesi, krijesa mė e ulėt, qė mund tė lindė njė popull nė historinė e tij pėrmes mutacionit gjenetik, duke e farkuar fatin tonė, nxiton pandalshėm drejt humnerės sė vet…Ashtu siē ndodh rregullisht, personi B.C ( Branko Cėrvenkovski) do tė shohė se kėto forma tė qeverisjes pėrfundojnė vetėm me njė mėnyrė :shemben nga mllefi i popullit”. Kėshtu shkruan komentuesja e javores “Fokus”, Mirka Velinovska, dikur pėrkrahėse dhe shoqe e ngushtė e Cėrvenkovskit. Ajo meqė e njeh shumė mirė kryetarin e sapozgjedhur tė shtetit konstaton: “ E di qė ėshtė pėr vdekje i frikėsuar. Pėr vetveten. Thuajse e shoh sesi truthi i tij kalkulon se nė ē’mėnyrė tė shpėtojė…”, pėr tė vazhduar me sugjerime tė forta tė trajtės “ vrite veten Buēko” ( e ka fjalėn pėr Ministrin e mbrojtjes Buēkovskin).
Shkrimtari i njohur maqedonas Bozhin Pavllovski nė intervistėn e tij thotė „ nuk mund tė ta marr me mend sesi kryeministri mund ta mbrojė parlamentin prej popullit?!. Nėse bie vetėm njė viktimė, atij do t’ia rrjepin lėkurėn. Turpi nuk do ta koritė popullin, por pushtetin. Me kėtė rast, me siguri do tė pėrsėritet drama e Haitit, kur amerikanėt me helikopterė i shpėtonin politikanėt e instaluar “.
Aspak mė i butė nuk ėshtė ish -kryeministri maqedonas, Lubēo Georgievski i cili porosit se historia nuk njeh shtet qė ėshtė dorėzuar dhe shitur pa rezistencė njė subjekti tė ashtuquajtur – Kosova e Madhe. Ai krahason Maqedoninė me Libanin, ndėrkaq Shkupin me Bejrutin dhe ironizon me disa deputetė tė LSDM-sė me prejardhje vllahe, jo maqedonase: “Ėshtė i saktė konstatimi i Makradulit se kjo nuk ėshtė mė Maqedonia e Georgievskit. Pikėrisht kėtu qėndron problemi se kjo Maqedoni ėshtė bėrė e Ali Ahmetit, Jani Makradulit, Hari Kostovit, Boris Kondarkos, Shterio Nakovit”.
Njė tjetėr doktor i shkencave, dr .Lubomir Cucullovski, me po aq zymtėsi parashikon: “nėse me kėmbėngulje mohoni kėtė, populli do tė detyrohet qė tė shėrbehet me mjetin e fundit. Kjo do tė jetė dhuna , meqė dhuna shfaqet kur janė shterur tė gjitha mjetet legale: debati, referendumi, protestat e qeta, demostratat… Nėse rumunėt kishin tė drejtė tė hyjnė nė parlamentin e tyre, nėse kėtė tė drejtė e kishin bullgarėt dhe serbėt ,atėhėre me ēfarė tė drejte mund t’u mohohet kjo maqedonasve”.
Tekste tė tilla tė zymta, apokaliptike ka me qindra nė shtypin maqedonas. Tė gjitha kėto shkrime parashikojnė fundin e errėt pėr Maqedoninė, njė hata qė vetėm kėtu po ndodh. Ky panik kolektiv qė ka kapluar Maqedoninė flet mė shumė sesa analizat e thata pėr proēeset e ndryshme qė zhvillohen nė kėtė shtet. Ligji i ri qė do tė hyjė nė debatin parlamentar tė hėnėn, me 26 korrik2004 nuk pėrbėn asgjė tė trishtueshme apo katastrofike pėr Maqedoninė. Pse atėherė reagohet me kaq vrer, urrejtje dhe pesimizėm? Kėto reagime janė tė pakuptimta ,sidomos nėse merret parasysh se e njėjta ndarje teritoriale e komunave ekzistonte deri nė vitin 1996. Ku ėshtė ndryshimi, cili faktor i irriton maqedonasit kaq shumė? Ata edhe mė herėt janė ballafaquar me modalitetet e ndryshme tė bashkėqeverisjes me shqiptarėt dhe situata nuk ka qenė aq tragjike sa aktualisht. Edhe nė kohėn e komunizmit ka pasur drejtues shqiptarė, duke filluar nga kryetari i parlamentit e deri te deputetėt, qė e pėrfaqėsonin Maqedoninė nė parlamentin federativ jugosllav. Cila faktor e zombizoi skenėn politike maqedonase?
Mendoj se janė nė veprim dy faktorė. Faktori i parė ka tė bėjė me shkėputjen e Maqedonisė nga federata jugosllave, ku ajo e ndiente veten mė tė sigurtė nė pėrqafimin vėllazėror sllav kundėr sfidės shqiptare. Nė atė kohė ekzistonte njė solidaritet racist kundėr shqiptarėve. Kjo u manifestua sidomos pas demostratave tė vitit 1981 nė Kosovė. Demostratat i shuan me represion dhe gjakderdhje. Serbėt, kroatėt, boshnjakėt, sllovenėt dhe natyrisht maqedonasit ,qė treguan egėrsi tė madhe ,pikėrisht pėr shkak tė kompleksit tė inferioritetit ndaj shqiptarėve, vėllazėrisht e pacifikonin Kosovėn dhe shqiptarėt. Tashmė vėllazėria ėshtė tretur dhe maqedonasit kanė mbetur vetėm dhe duhet tė gjejnė zgjidhje tė drejtė pėr bashkėjetesėn me shqiptarėt. Bashkėjetesa nėnkupton barazinė dhe humbjen e privilegjeve.
Ata , tė mėsuar me tė kaluarėn kur ia dilnin nė krye me lehtėsi me sfidėn shqiptare, natyrisht me ndihmėn e pakursyer tė vėllezėrve tė tjerė sllavė, tashmė janė tė pamėsuar me realitetin e ri, mė vogėlsinė e tyre dhe me neutralitetin e faktorit ndėrkombėtar. Indiferencat, apo mė mirė tė themi objektivitetin e faktorit ndėrkombėtar e perceptojnė si konspiracion antimaqedonas. Duke qenė tė akomoduar nė njė sistem shoqėror, ku privilegjet e tyre buronin nga pozita e nėnshtruar e shqiptarėve, ata sot nuk janė nė gjendje ta pranojnė realitetin e ri demokratik evropian, ku nuk lejohet shkelja e tė drejtave tė njeriut. Refuzimi i realitetit tė ri manifestohet me kėto reagime tė pakuptimta, apo zbulime tė konspiracioneve antimaqedonase.
Faktori i dytė qė shkakton panik te maqedonasit ėshtė gjuha shqipe. Maqedonasit do tė ofronin gjithēka qė i takon njė qytetari, cilado qoftė prejardhja e tij, pėrveē vlerave tė tij kolektive. Kjo u pa gjatė edhe bisedimeve nė Ohėr.
Negociatat qė u hapėn nė Ohėr kishin preludin e vet, qė mund tė quhet si fazė parapėrgaditore. Faktori ndėrkombėtar insistonte qė sė pari, pa ndėrmjetėsimin e tyre, tė bėhen pėrpjekje pėr tė gjetur rrugėdalje nga kriza. Kėto bisedime i drejtonte presidenti, tashmė i ndjerė, Boris Trajkovski. Nė to merrnin pjesė tė gjitha partitė politike me pėrfaqėsues tė tė gjitha ngjyrimeve etnike. Nė kėtė mėnyrė ekipi i Trajkovskit tentonte ta relativizojė kauzėn shqiptare. Pėr kėtė qasje ata kishin ndihmėn e pėrfaqėsuesve serbė, turq, vlleh, romė etj. Teza e tyre ishte “ ne nuk i kemi ato tė drejta, pra pse duhet t’i kenė shqiptarėt? ”. Kundėr kėsaj fraze dinake ne u pėrgjigjėm me dashamirėsi “ gjithēka qė do tė fitojmė ne- fitoni edhe ju”. Kur u tret ky argument, kėshilltarėt e Trajkovskit i sugjeronin atij qė tė mbėshtesė konceptin e shtetit qytetar. I ndjeri Trajkovski pandehte naivisht se e ka gjetur formulėn pėr tė kyēur gojėn e shqiptarėve. Sapo krijonte vetėbesimin se kjo mesele pėrfundon me kaq, njė pyetje e vockėl nga ana jonė “ me cilėn gjuhė do tė flasė qytetari nė institucionet e sistemit?”, ia rrėzontė projektin e tij tė sugjeruar nga kėshilltarėt e tij pretencioz. Kėto mosmarrėveshje qė buronin nga taktizimet e palės maqedonase i hapėn negociatat e Ohrit. Meqė maqedonasit nuk ishin nė gjendje qė ta zgjidhin vetė krizėn lindi nevoja pėr ndėrmjetėsues tė jashtėm. I pari qė erdhi nė funksion tė ndėrmjetėsimit nė negociatat shqiptaro-maqedonase ishte eksperti i njohur francez, Badinteri tė cilin maqedonasit e mbanin pėr vete. Nė takim me tė ne zhvillonim teorinė tonė politike, qė ishte shumė mė koherente sesa politika e tij inkoherente, kur u njohu tė drejtėn e vetėvendosjes vetėm republikave dhe jo njėsive tė tjera konstituive tė federatės jugosllave. Ai, i ballafaquar me argumentet tona reagonte instiktivisht duke thėnė “jamais” (kurrė), por mė vonė deklaroi se nuk do tė bėhet kiameti, nėse ndryshohet kushtetuta. Nė kėtė mėnyrė, ky mik i pandehur i maqedonasve u bė shkaktar pėr hapjen e negociatave qė deri nė atė kohė refuzoheshin nė mėnyrė histerike. Mė pas erdhėn dy personalitetet, amerikani Xhejms Perdju dhe francezi , F.Leotar nė cilėsinė e lehtėsuesve, njė term i ri ky politik qė u sajua vetėm pėr maqedonasit, ngaqė ata lemeriteshin nga nocioni negociatė.
Ne e dinim qė konfliktet e tilla etnike nuk mund tė ndalen pa negociata tė ndėrmjetėsuara nga faktorė neutralė, prandaj me njė ekspert amerikan, profesori i shkencave juridike i sė drejtės ndėrkombėtare, z. Poll Uiljams patėm pėrgaditur platformėn tonė pėr negociata, e cila ne vete pėrmbante tė gjitha pėrvojat nga konferencat e ndryshme botėrore, Irlandė, Qipro, Filipine etj. Kėtė platformė pėrmes postės elektronike ia patėm dėrguar z .Pardju, kėshtu qė ai kur mbėrriti nė Shkup ishte i orientuar. Ai ishte njė politikan pragmatik, i vetėdijshėm pėr peshėn e tij si ndėrmjetėsues. Nė takimin e parė ai tha se elaborati ynė ishtė njė projekt pėr ndėrtimin e shtetit nė shtet, prandaj nga tri kėrkesat e parashtuara nga ana jonė, ai do tė mbėshteste vetėm njėrėn prej tyre. Prandaj ,ai pa tė keq na pyeti cilės kėrkesė i japim pėrparėsi. Ne pa asnjė hezitim e veēuam pėrdorimin e gjuhės shqipe nė institucione. Qė nga ky moment, kur ai e pranoi kėrkesėn tonė si propozim edhe i komunitetit ndėrkombėtar filloi kriza reale nė Maqedoni, pėrkatėsisht nė sistemin e tyre tė vlerave qė binte ndesh me standardet ndėrkombėtare dhe veēmas me kapacitetet te shqiptarėve. Nė Ohėr ne prezantuam peshėn qytetėruese tė gjuhės shqipe duke insistuar qė edhe tė tjerėt ta marrin nė mbrojtje kėtė veēori, kėtė begati gjuhėsore. Pala maqedonase nuk shqetėsohej dhe nuk krijonte pengesa aq tė mėdha pėr ēėshtje tė tjera, si ajo e pėrfaqėsimit tė drejtė, demokracisė konsensuale, ndarjes territoriale, apo decentralizimin e pushtetit lokal sesa pėr pėrdorimin zyrtar tė gjuhės shqipe. Bie fjala, projektiligji pėr decentralizim i qeverisė sė mėparshme ishte mė i mirė se ky qė ofron qeveria aktuale.
Nė bisedimet e Ohrit pjesa dėrrmuese e energjive u shpenzuan pėr pėrkufizim tė modaliteteve tė pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė institucionet e sistemit. Pala maqedonase ushtronte presion tė madh mbi faktorin ndėrkombėtar, qė tė heqė dorė nga varianti i tyre tė pėrdorimit tė gjuhės shqipe, tashmė i akorduar me negociatorėt shqiptarė. Nė fund tė kėtij itinerari polemizues fituam njė variant konfuz dhe inkoherent tė pėrdorimit tė gjuhės shqipe.
Pesha e gjuhės shqipe ishte e papėrballueshme, e padurueshme pėr maqedonasit, prandaj varianti qė u miratua ishte nė fuknsion tė qetėsimit tė fobive tė tyre. Maqedonasit nuk frikėsohen nga numri i shqiptarėve, nga postet qė ata kanė, nga ndarjet e ndryshme territoriale tė mėparshme, tė sotme, apo tė adhme, apo nga religjioni i tyre. Ata frikėsohen nga kultura shqiptare, prandaj historikisht kanė bėrė pengesa, kanė ushtruar dhunė dhe ndalesa, vetėm pėr ato cilėsi qė veēojnė kulturėn shqiptare nga ajo maqedonase. Nė vitet 80-ta i ndalonin emrat shqip, pėrdorimin e gjuhės shqipe nė shkolla. Ata shpikėn idenė e paraleleve tė pėrziera ,jo pėr tė ndaluar arsimimin e shqiptarėve, por arsimimin e tyre nė gjuhėn shqipe.
Me kėtė politikė ata synonin qė ta pėrthajnė pėrdorimin e gjuhės shqipe, begatinė e saj. Kjo politike represive e shpallur kundėr gjuhės ka dhėnė efekte brengosėse. Sot kemi raste qė juristėt shqiptarė, tė cilėt kanė pėrfunduar studimet nė Universitetin e Prishtinės nė gjuhėn shqipe, nuk janė nė gjendje tė hartojnė qoftė njė shkresė zyrtare nė gjuhėn e tyre amtare. Tė mos flasim pėr profilet e tjera, inxhinierė, mjekė, ekonomistė, etj.
Frika irracionale, mbase neveria nga gjuha shqipe ėshtė aq e madhe u pa qė nė ditėn e ratifikimit tė Marrėveshjes sė Ohrit nė rezidencėn e presidentit tė shtetit, tė ndjerit Boris Trajkovski. Aty ishin mbledhur ajka e politikės evropiane, z Solana, z Robertson, z Pardju, z. Leotar, z. Van der Shtul, ambasadorė dhe dashamirės tė tjerė tė paqes dhe tė Maqedonisė. Ishte e natyrshme qė nėnshkruesit e Marrėveshjes t’i drejtohen opinionit me mesazhe inkurajuese dhe paqėsore. Kur erdhi radha qė unė t’i drejtohem kėtij auditori dinjitarėsh evropianė mė shkoi ndėrmend ideja e shfajėsimit tė gjuhėve dhe tė spikatjes sė mesazheve qė pėrcillen pėrmes tyre. Thashė qė gjuhėt vetvetiu janė tė pafajshme, prandaj obligimi ynė ėshtė qė tė kemi kujdes se ēfarė porosish japim pėrmes gjuhėve tė ndryshme, qė janė vetėm instrumente qė shprehin opinione tė ndryshme. Porositė e mia ishin fund e krye humane, paqėsore ashtu siē e kėrkonte kuvendi. Por, siē duket bėra njė „gabim“ qė shkaktoi reagime neurotike nga pala maqedonase. „Gabimi“ im ishte tė folurit SHQIP . Gjatė prezantimit tim, ceremoninė e rastit nė shenjė revolte e braktisi kryeministri i atėhershėm, Lubēo Georgievski. Aty ndodhi njė skandal, tė cilin edhe mė shumė e thellonte kryetari i shtetit, i ndjeri Trajkovski. Ai i llahtarisur nga ky gjest i natyrshėm nga ana ime, ulėrinte dhe ēirrej duke i frikėsuar pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė. “Ova e diverzija. Posle ova nema vise spogodba…” ( Ky ėshtė diversion. Pas kėsaj s’ka mė marrėveshje). Ishte tepėr i skandalizuar.Cirrej para Solanės dhe Robertsonit qė tė dėgjoja dhe unė. Ai ishte e skandalizuar nga unė, por tė gjithė ne, pėrfshirė kėtu edhe komunitetin ndėrkombėtar ishim tė nemitur nga kėto reagime irracionale. Qė aty, qė nga ky eksperiment i vogėl i funksionimit real tė Marrėveshjes sė Ohrit u pa qartė se pala maqedonase nuk ėshtė e gatshme qė tė respektojė atė qė u arrit nė Ohėr. Isha shumė i bindur, aq sa edhe tani se po tė shaja nė gjuhėn maqedonase, po tė dėrgoja mesazhe negative nė gjuhėn maqedonase, ata nuk do tė shqetėsoheshin aq sa nga mesazhet fisnike tė dėrguara nė gjuhėn shqipe.
Reagimet histerike ndaj pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė thelb fshehin frikėn nga zhvillimi autonom i kulturės shqiptare dhe nga disfatat e projekteve, qė mėtonin pėrtharjen apo margjinalizimin e kulturės shqiptare. Maqedonasit nuk brengosen nga ekzistimi i shqiptarėve prej tė cilėve kanė pėrfitime tė ndryshme, por nga shqiptarizmi, nga kultura e tyre.
Tė hėnėn me 26 korrik do tė mbahen demostrata tė mėdha pėr ta detyruar qeverinė qė ta tėrheqė propozim-ligjin pėr ndarje tė re territoriale. Kėto demostrata nuk janė drejtuar kundėr idesė se shqiptarėt fituakan njė komunė nė Shkup, meqė aty edhe romėt kanė komunėn e tyre. Ata nuk brengosen as pėr Strugėn, Kėrēovėn dhe komunat e tjera, por brengosen nga pėrdorimi institucional i gjuhės shqipe dhe vlerave tė tjera kulturore.
Nga teoria e evolucionit dimė se krijesat, qė nuk arrijnė t’i adaptohen realiteteve tė reja zhduken. A do t’i adaptohet Maqedonia realiteteve tė reja ėshtė njė pikpyetje e madhe. Nėse ata nuk do tė jenė nė gjendje tė ofrojnė dhe tė zbatojnė tė drejtat e shqiptarėve pėr veēori kulturore, nėse ata nuk do tė heqin dorė nga bindja se shteti ėshtė pronė e tyre, nėse ata nuk do tė fillojnė ta trajtojnė shtetin si servis tė qytetarėve, atėherė vetvetiu do tė hapen opsione tė tjera ,qė nė mėnyrė mė efikase dhe tė pėrhershme e zgjidhin konfliktin, qė e molis pėr njė kohė tė gjatė kėtė shtet.