Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 74 prej 74
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    R2T nuk kam vene re ndonje musliman ketu ne Forum qe te thote se bota kercenohet nga Islami perkundrazi bien ndakort me ato qe kuptove ti vetem nga nje film.
    ndoshta nga islami jo por nga fondamentalizmi islamik dhe pjella e tij terrorizmi islamik. Puna eshte se njerezimi e ka pak te veshtire ta dalloje ku mbaron njeri e ku fillon tjetri. Ajo qe shifet nga te gjithe eshte se 11 shtatori, Madridi dhe qindra akte te tjera me prerje kokash te pafajshme, kidnapime, autobomba etj, pretendohen ne emer te Allahut, e pranojne apo jo muslimanet e ketij forumi;
    praktikisht vitet e fundit bota po perballet me 1 lloj terrorizmi ate islamik, ose na e jep ti emrin si t'ja vejme.


    Nuk duhet te harrojme mundesite e medhaja qe i jep teknologjia ketyre luftueseve te SHBAs. Sot edhe nje kimist qe e ka mare dipllomen ne Tirane ka mundesi te te krijoje nje bombe e cila mund te shkaktoje humbje ne jete. Pra nuk eshte e nevojshme qe te nisi Sadami ose Kadafi aviona me armatim per ne SHBA, disa persona vetem duhen qe te krijojne hata te madhe ne brendesi te cdo shteti.
    Nuk i harrojme mos u ban merak, as shtetet e civilizume qe jane shtete ne kuptimin e mirfillte te fjales dhe perpiqen te sigurojne jeten dhe mireqenien e qytetareve te vet nga kriminelat dhe terroristat.
    Pikerisht rreziku qe permend ti eshte edhe shkak per forcimin e sigurise, kompjuterizimin dhe ne pergjithesi per luften ne te gjitha format kunder ketij fenomeni.
    Edhe aq te lehte sa po e ben ti nuk eshte perndryshe bin laden e shoke qe po lehin si qen tash 3-4 vjet jo do bejme kete apo ate, jo po mbylluni brenda per 1 muaj se do behet nami etj, do ta kishin ba po te kishin mundesi.... se nuk po e lane per burra te mire o kryeplak por se ju asht shtrengue konopi


    Problemi eshte se SHBA duhet te zgjidhi fillimisht problemet e brendeshme (si lufta midis elitave, firmave dhe lobeve) qe mos bej gabime te jashtme. Me bombat e zgjuara SHBA mund te sheshoje uzinat berthamore dhe gardizonet ushtarake por nuk mundet te ndroje mendjen e njerezve (te cilet sic e thash me siper, duke e vene trurin ne levizje mund te shkaktojne shkatrime atje ku nuk na i pret mendja). Sigurisht qe SHBA e shef boten nga dylbiu i me te fortit por eshte vertetuar se "forca e kraheve" eshte me e dobet se "forca e trurit" (te cilen duket se SHBA nuk po e perdor ne maksimum).
    Eh gjynah qe po shkon kot o kryeplak se me te vertete e meriton te jesh te pakten keshilltar ne shtepine e bardhe, qe ti tregosh amerikaneve rendin e punes, nga tja fillojne e cfare problemi kane per te zgjidhur simbas rradhes.
    Po ashtu simbas teje SHBA kane nevoje per tru, se ne fakt universitetet ma te mira te botes kurrsesi nuk mund te krahasohen me sasine e cilesine e trurit qe rritet neper shkretetirat e Arabise sidomos ne cader apo nen hijen e bargut te gamiles....
    Ka nevoje per bese SHBA ti coje politikanet e vet per studime ne Universitetin e Arabistanit dhe keshtu shpresojme qe ne 2-300 vjetet e ardhme ta bejme edhe ameriken shkretetire...

  2. #72
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Me te drejte analiste Amerikane si Daniel Pipes mendojne CIA dhe FBI nuk duan ti vene emer 'armikut' duke e quajtur ate thjesht 'terrorizem'. Nderkohe qe ai dhe te tjere mendojne se armiku eshte ideologjik: me sakte 'islamizmi' radikal".
    Me se fundi Raporti mbi 9/11 i Kongresit te ShBA i vuri emrin armikut. Nuk eshte me 'terrorrizmi' por 'islamizmi'. Nuk eshte me teza e perplasjes ndermjet qyteterimeve, por eshte teza e perplasjes BRENDA qyteterimit te rrenuar Islamik e shkaktuar nga fakti qe 'ngurtesia' e mentalitetit te dale nga themelet e fese ekskluzive, te pareformuar Islamike, e degraduan ate qyteterim perballe nje qyteterimi me inferior si ai i Krishtere. Myslimanet nuk dine ti adaptohen kohes. Bin Laden e klika e tij e shohin shkaqet e rrenimit te qyteterimit Islamik mbrapa ne kohe. Kerkojne te kthehet Mesjeta e hershme e Muhamedit a.s. Kerkojne konvertimin e Europianeve ne Myslimane. Kujtojne se po u lejua ringritja e Kalifatit Islamik cdo gje do veje si jo me mire. Kjo eshte ideologjia virulente Islamiste. Ata myslimane qe kane sy le te shikojne.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #73
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Ryder
    ps: Kapitalizmi (korporatat) i kan ngulur rrenjet aq thelle saqe kane xhup anti-plumb kunder ideologjise, fese, paqes, humanizmit etj etj etj.
    Bota nuk ec me filozofi e ideologji ec me tregje e me ekonomi. Te parat kompromentohen ne varesi te te dytave...qe nga njeriu i pare qe kembeu nje patate me nje domate keshtu ka qen...

    Cheers plako Korporatizimi eshte celesi i gjitheckaje.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #74
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Me se fundi Raporti mbi 9/11 i Kongresit te ShBA i vuri emrin armikut. Nuk eshte me 'terrorrizmi' por 'islamizmi'. Nuk eshte me teza e perplasjes ndermjet qyteterimeve, por eshte teza e perplasjes BRENDA qyteterimit te rrenuar Islamik e shkaktuar nga fakti qe 'ngurtesia' e mentalitetit te dale nga themelet e fese ekskluzive, te pareformuar Islamike, e degraduan ate qyteterim perballe nje qyteterimi me inferior si ai i Krishtere. Myslimanet nuk dine ti adaptohen kohes. Bin Laden e klika e tij e shohin shkaqet e rrenimit te qyteterimit Islamik mbrapa ne kohe. Kerkojne te kthehet Mesjeta e hershme e Muhamedit a.s. Kerkojne konvertimin e Europianeve ne Myslimane. Kujtojne se po u lejua ringritja e Kalifatit Islamik cdo gje do veje si jo me mire. Kjo eshte ideologjia virulente Islamiste. Ata myslimane qe kane sy le te shikojne.
    Arnaut me duket se nuk ke kuptuar dicka themelore ne baze te te ciles do e kishe me te lehte t'a ngrije te gjithe shtjellimin e ngjarrjeve. Nuk eshte Bin Ladeni ose bota muslimane qe do ta kthej Perendimin nga Islami por eshte bota perendimore qe po i imponon botes tjeter te kthehet ne dicka qe nuk i perket. Dhe keshtu kemi disa kunderpergjigje qe shume here marin menyre ekstreme (menyre ekstreme ka mare edhe perpjekja e SHBAs per te kthyer boten e Lindjes ne dicka qe nuk ka asnje lidhje me te) nga ata "kryengrites". Se pak a shume kemi te bejme me nje kryengritje e cila ne Shqiptareve - qe po humbim shume tradita dhe vet identitetin kombetar brenda pellgut te globalizimit (asnje lidhje me internacionalitetin)- na duket me e eger sepse kemi ven veten ne vendin e Europes dhe SHBAs, megjithese eshte me te vertet absurde, dhe keshtu nga budallalliku jon na duket sikur kjo "kryengritje" behet kundra Shqiperise nga disa "armiq te padukshem".


    Labeati me vjen keq por ti jeton vet ne SHBA dhe duhet t'a dish me mire se SHBA nuk eshta as Franca e as Kina. Kur del nje vendim i jashtem ne SHBA duhet te ket kaluar "nje lufte e ashper" midis organeve burokratike por edhe midis elitave. Presidenti i SHBAs ka frike edhe nga menyra sesi do flasi per lobin hebraik ose per Izraelin se dicka e tille mund t'i kushtoje atij humbje te madhe votash. Ne SHBA pothuajse te gjithe governatoret jane te kontrolluar nga ndonje lob i cili ka sponsorizuar kampanjen elektorale. Keshtu mbrapa votave ne Senat ose Kongres fshihet shume here ndonje lob (hebraik, grek etj.). E keqja eshte se keta lobistat kane me shume ze se popullsia tjeter e SHBAs, dhe jane shume me pak ne numer se popullsia qe nuk mendon ne baze te interesit te kombit prej'ardhes. Pra mund te thoshte dikush se problemi i SHBAs eshte shume here se me politiken e jashtme perfaqeson pakicen e jo shumicen dhe keshtu nje politike e tille eshte e veshtire qe te vij ne interes te publikut amerikan.

    FLM

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •