Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Rritet perqindja e varferise ne SHBA

    E Premte, 27 Gusht 2004


    RRITET PERQINDJA E VARFERISE NE SHBA

    Rreth 1.3 milione amerikane kane jetuar ne kushtet e varferise ne vitin 2003, ka cituar dje Rojter. Pavaresisht nga permiresimet ekonomike, femijet dhe popullsia zezake, ishin me keq se te gjithe, thane burime qeveritare dje, ne nje raport zyrtar, i cili mund te konsiderohet si kritike kunder Bushit. Popullsia qe jeton ne varferi eshte rritur ne 12.5 per qind nga 12.1 per qind qe ishte ne 2002, tha Zyra e Gjendjes Civile ne nje raport vjetor mbi varferine. Keto fakte, nga demokratet jane komentuar si rezultat i administrimit te Bushit. Shifra e varferise rezulton ne 35.9 milione, duke iu shtuar 1.3 milione brenda nje viti. Kujdesi shendetesor publik ka rene gjithashtu vitin e fundit dhe te ardhurat ishin te pakta. "Sot konfirmoj per te gjithe amerikanet deshtimin e politikave te presidentit Bush", ka thene senatori i Masacusets ne nje deklarate. "Nen drejtimin e Xhorxh Bushit, familjet amerikane po njohin regres". Analistet amerikane kane bere komente te ndryshme per shifrat e varferise ne SHBA. "Gjeja e pare qe nuk duhet harruar eshte se numri i personave qe jetojne nen nivelin e varferise historikisht eshte ngaterruar me ngritjet dhe uljet e perqindjes se personave qe punojne, - tha Sekretari i Tregtise, Don Evans, ne nje konference. - Ne qershor te 2003-shit, kur eshte bere kjo statistike, papunesia ishte ne 6.3 per qind, ndersa tani eshte ulur ne 5.5 per qind".
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nė radhė tė parė ēdo vėnd ka standarte tė ndryshme pėr varfėrinė. Nė amėrikė konsiderohet i varfėr njė njeri qė fiton mė pak se $9000 dollare nė vit ose njė familje me katėr veta qė nxjerr mė pak se $18000 nė vit. Po tė bėsh njė llogari tė bazuar mbi minimumin e rrogės (rreth $5 ora) dhe pėr njė javė standarte (40 orė), njė person duhet tė marrė afėrsisht $9600 nė vit. Me njė rrogė tė tillė do jetosh nė njė apartament me qira, do ngasėsh transportin publik, dhe nuk do dalėsh dyqaneve pėrditė, por kjo rrogė ėshtė mėse e mjaftueshme pėr tė mbushur stomakun mė mirė se familjet e varfra tė Shqipėrisė dhe shumė vėndeve tė tjera tė botės.

    Nė Amerikė, ai qė do tė punojė nuk e ka problem pėr tė nxjerrė bukėn e gojės dhe pėr tė bėrė njė jetė normale. Provė pėr kėtė janė emigrantėt e shumtė qė nga Shqipėria e deri tek Meksika qė vijnė kėtu vetėm me rrobat a trupit dhe pas njė viti i shikon me makina e celularė.

    Njerėzit qė zė nė gojė postimi mė lart, ose nuk duan tė punojnė, ose kanė probleme shėndetėsore. Ne ata qė kanė probleme shėndetėsore ka dhe pijanecė, drogaxhinj, dhe fundėrina tė tjera qė nuk duan tė punojnė dhe zgjedhin tė lypin rrugėve. Njė njeri qė nuk nxjerr dot bukėn e gojės, mund tė kėrkojė ndihmė sociale deri sa tė gjejė vėnd pune. Njė tjetėr qė mund tė ketė probleme shėndetėsore jo vetėm qė merr para pėr tė nxjerrė bukėn e gojės por i sigurohet edhe shėndetėsia. Pėrveē ndihmės sociale ka shumė organizata bamirėse, shumica tė lidhura me fenė, qė kujdesen pėr ata qė kėrkojnė ndihmė.

    Gjithashtu ki parasysh se statistikat e varfėrisė mė lart dalin nga tė ardhurat qė njerėzit kanė deklaruar nė fund tė vitit pėr mbajtjen e taksave dhe aty ka shumė njerėz qė gėnjejnė qė qeveria tė mos mbajė taksa dhe tua kthejė mbrapsh ato qė u ka mbajtur. Ata qė punojnė me para nė dorė, nuk i deklarojnė paratė. Psh. Njė kamarier mund tė paguhet $2 nė orė me ēek dhe merr $10 nė orė nga bakshishet. Nė fund tė vitit ky person deklaron rrogėn minimale ($5 nė orė) dhe sipas qeverisė del i varfėr.

    Fakti qė ky raport doli nė kėtė kohė, tregon qė ėshtė njė lojė politike pėr tė ndihmuar demokratėt qė tė fitojnė zgjdhjet. Ekonomia ka rėnė gjatė qėndrimit tė Bush-it por siē thashė dhe mė lart, ai qė do tė punojė, vete lan pjata nė restorant dhe e nxjerr bukėn e gojės.

    Si vėndi me ekonominė mė tė fuqishme, Amerika ėshtė mbrapa me Evropėn perėndimore pėr shėndetėsinė, barnat, pensionet, ndihmėn sociale, etj, por varfėria nuk ėshtė pėr faj tė qeverisė. Fajin e ka individi qė nuk shfrytėzon kushtet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 27-08-2004 mė 18:10
    Edi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    edspace ti se paske shum iden nga ekonomia, ose nuk ke qen ne shum vende ne shba. Esht e vertet qe ne new york boston chicago etj do e gjesh nje cop pune ne wallmarte dunkin donuts dhe do e mbushesh plencin. Por puna esht qe kto rroga nuk mjaftojn as per qera dhe me teper nuk ke te drejt per inshurenc mjeksore pa menduar fare dentale. Vizita falas me masshealth mund te besh ne masachussetts po te jesh i keputur fare po ne jug kto gjerat falas nuk ekzistojn kshu qe te gjith te varfrit ven ne emergjenc. Emigrantet qe vin me roba trupi nuk kan dhe kalamajt dhe familjen nga mbrapa qe te bejn sakrific te flen te kemze ures po duhet te paguaj qeran. Ndersa ata qe vin nga shqiperia e di vet ti sa te veshtir e kan megjithse dhe nje far baze e kan te gjtih kudo qe ven.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sipas njė raporti tė Byrosė sė Statistikave nė qeverinė amerikane, rritet me 1.4 milionė numri i tė varfėrve

    Rreth 36 milionė amerikanė jetojnė nė varfėri


    Shekulli

    UASHINGTON – Rreth 13 milionė amerikanė, janė zhytur nė varfėri gjatė vitit 2003, pavarėsisht nga zhvillimi ekonomik. Mė tė prekurit janė fėmijėt dhe zezakėt, sipas njė raporti tė qeverisė, qė pritet tė nxisė kritikat e demokratėve ndaj presidentit Bush. Pėrqindja e popullsisė amerikane qė jeton nė varfėri, ėshtė rritur deri nė 12.5 %, nga 12.1 % qė ishte nė vitin 2002”, - thotė Byroja e Statistikave nė Raportin Vjetor pėr Varfėrinė.
    Raporti i Varfėrisė shihet si karta mė e rėndėsishme pėr tė fituar pikė nė ekonominė e vendit dhe pati shumė ndikim nė mandatin e parė tė Bushit nė detyrė. Numri i njerėzve tė varfėr ėshtė rreth 35.9 milionė, qė do tė thotė edhe 1.3 milionė mė shumė. Ndėrkohė qė, nė vitin 2002, numri i tė varfėrve ishte 34.5 milionė. Po kėshtu, edhe masat pėr kujdesin mjekėsor, kanė rėnė vitin e kaluar, ndėrsa pagat kanė mbetur nė vend numėro, thuhet nė Raportin e Varfėrisė tė qeverisė amerikane. Raporti detajon se fėmijėt janė mė tė varfėrit. Kėshtu janė rreth 12.9 milionė fėmijė, qė jetojnė nė varfėri, ose 17.6 % popullsisė nėn moshėn 18 vjeē. Shtesa e vitit tė kaluar ėshtė me rreth 800.000 fėmijė mė shumė, tė varfėr.
    Rreth 45 milionė njerėz nuk kanė sigurime shėndetėsore, ose 15.6% e popullsisė. Aziatikėt nuk shohin ndonjė ndryshim tė dukshėm nė tė ardhura, ndėrkohė qė, pėr hispanikėt, tė ardhurat kanė rėnė me 2.6 %. Tė bardhėt, aktualisht, kanė pagat mė tė larta, me rreth 47.777 dollarė. Edhe para se tė publikoheshin kėto tė dhėna, demokratėt kanė deklaruar se administrata e Bushit po pėrpiqet tė shpėrfillė lajmet negative, duke publikuar raporte rreth njė muaj mė herėt se zakonisht. Ata zakonisht i publikojėn raportet nė fund tė shtatorit: njė Raport mbi Varfėrinė dhe tė Ardhurat, dhe tjetrin mbi Sigurimet Shoqėrore. Demokratėt thonė se publikimi i tė dhėnave kaq tė pėrmbledhura, bėhet pėr qellime politike. Por Drejtori i kėsaj Byroje, i caktuar nga Bushi nė detyrė, hedh poshtė zėrat se politika ka luajtur rol nė publikimin mė herėt tė tė dhėnave.
    Ajo qė ėshtė mė kryesore tashmė, ėshtė se debati i zgjedhjeve presidenciale do tė fokusohet nė ēėshtjet aq thelbėsore tė politikės sė brendshme si: Varfėria dhe Sigurimet Mjekėsore. Deri tani ėshtė bėrė mė tepėr zhurmė pėr politikėn e Jashtme, veēanėrisht pėr luftėn nė Irak, por edhe pėr tė kaluarėn e dy kandidatėve. Pėrderisa numri i vendeve tė punės sa vjen e pakėsohet, ndėrkohė qė pagat mbeten tė pandryshuara, nuk diskutohet qė do tė shtohet numri i tė varfėrve”, - tha Sheldon Danzinger, njė nga drejtuesit e Qendrės Kombėtare tė Varfėrisė nė Universitetin e Michiganit, cituar nga “AP”
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:11
  2. Bie pėrqindja e tė krishterėve nė Amerikė
    Nga Vista nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 09:00
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Niveli i varfėrisė nė Shqipėri.
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 00:51
  5. Pertej mjerimit dhe deshperimit te popullit
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2003, 07:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •