Njė video e shpėrndarė nė internet, paraqet pamje tronditėse tė vrasjes sė 12 punėtorėve nepalezė nė Irak

Irakianėt ekzekutojnė 12 pengje nepalezė


Shekulli

Njėrit i pritet koka, ndėrsa 11 tė tjerė qėllohen me plumba nga pas. Rritet frika pėr vrasjen e dy gazetarėve francezė
Pamje tepėr tronditėse janė shfaqur dje nė njė video tė botuar nė Internet, ku shfaqet ekzekutimi i 12 pengjeve nepalezė, nga njė grup islamik nė Irak. Vetėm njė personi i ėshtė prerė koka, ndėrsa 11 tė tjerėt janė qėlluar me plumba nga prapa kokės. Videoja tregon njerėz tė armatosur, tė veshur me kamuflazh shkretėtire, qė po i prisnin fytin njė personi tė gjakosur, i cili qėndronte i shtrirė nė tokė. Njeriu me sy tė lidhur rėnkoi dhe njė gulēim u dėgjua mė pas. Pastaj njerėzit e armatosur e shfaqėn kokėn e tij nė kamera, para se ta linin pranė trupit pa kokė. Agjencitė e ndryshme televizive, kanė shfaqur kėto pamje tė marra nė internet. Njė nga stacionet televizive, CNN, gjithashtu i ka shfaqur kėto pamje, por ka nisur punėn pėr tė parė nėse kėto imazhe janė autentike. Ministria e Jashtme nepaleze, nė Kathmandu, tha se nuk ka asnjė konfirmim zyrtar pėr atė qė ka ndodhur. “Ne po kryejmė dėnimin e dhėnė nga Zoti pėr 12 nepalezėt qė erdhėn nga vendi i tyre, pėr tė luftuar myslimanėt dhe pėr t’u shėrbyer hebrejve dhe kristianėve… qė besojnė te Buda si Zoti i tyre”, - thuhej nė njė deklaratė, nė faqen islamike tė Interentit nga Jaish Ansar al-Sunna. Kjo deklaratė u bė pasi njė tjetėr grup islamik, qė mban peng dy gazetarė francezė, kėrcėnoi se do t’i vrasė nėse qeveria e Francės nuk ndryshon ligjin pėr ndalimin e mbajtjes sė shamive myslimane nė shkollat publike. Gjithashtu, kjo deklaratė nė interent thoshte se do tė vazhdojė luftė ndaj amerikanėve nė Irak. “Amerika sot ka pėrdorur tė gjitha forcat e saj, bashkė me ndihmėn e tė tjerėve, pėr tė luftuar Islamin nėn tė ashtuquajturėn ‘luftėn kundėr terrorit’, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse njė kryqėzatė e egėr kundėr myslimanėve”, - thuhej nė deklaratė. Nė fund tė videos katėr-minutėshe, njė tjetėr person lexon njė tjetėr deklaratė, ku militantėt bėjnė thirrje pėr tė luftuar qeverinė e Irakut. “Ne do tė punojmė pėr t’i asgjėsuar ata, deri nė ushtarin e fundit”, - thuhej nė kėtė deklaratė, cituar nga CNN.
Iyad Mansoor, drejtor i Pėrgjithshėm i Kompanisė “Morning Star”, njė firmė shėrbimesh me bazė nė Jordani, qė kishte punėsuar me kontratė 12 nepalezėt, tha se nuk kishte asnjė informacion mbi ekzekutimin e pengjeve. “Jam i shokuar nga kėto lajme”, - tha ai pėr AP. “Gjėja e fundit qė kisha dėgjuar ishte se qeveria nepaleze ishte nė kontakt me disa zyrtarė irakianė, pėr t’i liruar 12 nepalezėt”. Ndėrkohė, familjarėt e nepalezėve janė shokuar dhe kanė shpėrthyer nė vaj e lot, pas dėgjimit tė lajmit. Javėn e kaluar u shfaq njė videokasetė nė rrjetin televiziv arab Al-Jazeera, ku shfaqeshin tė 12 pengjet, me pasaporta nė duar. Ministri i Jashtėm i Nepalit, Prakash Sharan Mahat, tha se qeveria e tij i kishte kėrkuar Al- Jazeeras, tė ndihmonte nė vendosjen e njė kontakti me grupin militant qė kishte rrėmbyer pengjet. Por asgjė nuk u arrit nė kėtė drejtim. Vetėm disa ditė mė parė u vra pengu i fundit nė Irak, gazetari italian Enzo Baldoni. Tashmė ekziston frika edhe pėr ekzekutimin e dy gazetarėve francezė, pavarėsisht nga shtimi i pėrpjekjeve tė Parisit pėr t’i shpėtuar ata. Megjithatė, nė njė njoftim tė vonė, televizioni “Al Arabyia” bėri tė ditur se ka mundėsi qė gazetarėt francezė tė lirohen. Po dje, bėhet e ditur se ka gjetur vdekjen njė tjetėr ushtar amerikan, nga njė bombė e vėnė nė anė tė rrugės nė Mosul. Dy ushtarė tė tjerė u plagosėn. Gjithsej, numri i ushtarėve amerikanė tė vrarė nė Irak, ka arritur nė 977.