Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Jo s'jam

    should I ?

    Imi, ishte thjesht nje sqarim Code Cracker.

  2. #12
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Eni
    Faleminderit per mirepritjen. Antropologjia eshte vertete nje shkence shume interesante. Kur te keme kohe do te shkruaj disa gjera qe me kan ngelur ne mendje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ke harruar shoqen VITA.
    Edhe ajo mbante kostum e kollare.
    Kjo shota e tropojes qe vrau ata dy djemt dhe u arratis.
    Ne portin e durrsit psh eshte nji police qe gjith jeten ka ndejtur si cun.
    Edhe shota galica pak a shum ashtu rrinte si burre.
    Bile Azemi nuk e kish problem me u martu me tjeter grua dhe kte e mbante si sherbetore.
    Sherbetore tip burri.

    Jeta i ka imponuar disa femrave role speciale per te mbajtur nji pozicion te veshtir per hir te nderit te familjes.
    Nji vrasje e pabese ne familje (ja kan vra vellan psh )dhe motra eshte detyruar( vullnetarisht e kan bere)te beje nji jete burrnore e ti kushtohet marrjes hakut per vllan e vrare e me kte menyre te liroje nga detyrimi femijet ose pjestare te tjere te familjes duke e kryer vet kte pune.
    Ne rastin e tropojanes se Haklajve kemi te bejme me nji moter kriminelesh qe vazhdon rrugen kriminale te vllezerve e aspak me xhest fisnikerie si ne rastet klasike te Veriut.
    edhe rrjeti qe u mor me organizimin e vrasjejes dhe arratisjen e saje skan te bejne me kte tradite te malesise por me nji mafje te Sigurimit tone Punisto-kosovar te zones tropoj-kosov dirigjuar nga tirana.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Pershendetje te gjitheve!

    Une besoj se ky problem me shume se me antopologjine ka te beje me sociologjine per te vetmen arsye sepse ne keto femra nuk kane ndodhur ndryshime anatomike por ato kane ardhur si pasoje e kushteve shoqerore te diktuara. Nuk besoj se asnjera nga rastet e mesiperme kane te bejne as me bisexualizmin sepse ai eshte nje fenomen qe i takon shoqerive teper te zhvilluara.
    Jam kurioz te di nese ekziston ky problem edhe ne vende te tjera (ne Ballkan besoj se po)
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  5. #15
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pershendetje illyrian!


    Po.

    Ky fenomen i vajzave te betuara ekziston dhe ne vendet e tjera te Ballkanit, e me konkretisht ne Serbi, Mal te Zi, perpos Shqiperise qe e kam permenduar me lart e me shembuj konkrete.

    Po sjell me poshte, disa nga emertimet qe u behen ketyre vashezave ne gjuhet ballkanase.

    shqip: Vaze e betuar - kur ky status arrihet qe ne femijerine e saj rrjedhoje e mungeses se nje djali ne familje dhe vendosjes nga ana e prinderve per ta patur kete femije si djalin qe u mungon.

    Virgjineshe - betohet qe gjate tere jetes do te rrije e virgjer

    serbisht: - muskobani, muskobanj, ostajnica = grua-burre/ grua e ngjashme me burre

    ne gjuhen malazeze - tombelija, basa, harambasa

    ne gjuhen boshnjake - tobelija (e lidhur pas nje betimi)

    ne gjuhen kroate - zavjetovana djevojka

    turqisht - sadik ( vajze e ndershme)



    Pra sic shihet nga emertimet respektive, te tilla vasha ka dhe ne Ballkan.
    Ky fenomen nga antropologet shikohet me shume si nje fenomen social sesa seksual. Pikerisht, pasi behet betimi, trysnite sociale nuk lejojne nje kthim mbrapa te tyre, por mbrojne me fanatizem "pastertine" e vajzave.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    Jam shume dakort Eni me gjithcka qe ti tregon , por nuk mund te mohohet fakti qe thote Iliriani se ky problem ka te beje me shume me sociologjine .

  7. #17

    Shqipëria, vendi ku burrat shdërrohen në gra dhe gratë në burra

    te dikuskutosh nese ky fenomen ka te bej me sociologjin apo antropologjin eshte ti biesh fyellit ne uj sepse jan te nderlidhura me njera tjeteren per je kohe te gjate dhe eshte disi e veshtire te besh diferencim se ku eshte kufiri ndaj cultures dhe sociologjis ne kete rast. .kete artikull nga Dr. Zeqo e kam perdorur ne nje teze per nje klase te antropologjise dhe ngjalli shum interes ne profesoren e klases dhe shpresoj qe dhe tezen e deges do ta bej ne lidhje me grate shqiptare.




    Shqipëria, vendi ku burrat shdërrohen në gra dhe gratë në burra

    Dr.Moikom Zeqo

    Titulli i mësipërm është kaq sensacional sa mund të konceptohet deri në kufijtë e marrëzisë. Çdo lexues mund të dyshojë dhe të jetë skeptik dhe qesëndisës. Në të vërtetë unë nuk kam ndërmend të bëj shaka dhe as të mikloj botën me sensacione. Dua të kumtoj publikisht dy dukuri etnopsikologjike të shqiptarëve në rrafshin e qytetërimeve të Evropës dhe të Ballkanit.
    Gjuhëtari ynë i madh Konstandin Kristoforidhi ka kryevepër të jetës, fjalorin e tij të famshëm shqip-greqisht. Dorëshkrimi i këtij fjalori shumë vjet pas vdekjes së Kristoforidhit, mbeti pa u botuar. Vetëm më 1961 ky fjalor gjeti dritën e botimit në kujtesën e prof.Aleksandër Xhuvanit. Fjalori i Kristoforidhit ka të dhëna të mrekullueshme dhe herë-herë të çuditshme. Kristoforidhi ka mbledhur frazeologji popullore me një poetikë të brendshme dhe befasuese, ka të dhëna për kultet pagane, madje dhe citon vargjet folklorike. Shënimet e Kristoforidhit janë plot substanca gjuhësore dhe historike. Nuk harron analizën e etimologjisë dhe atë të fjalëformimit. Në faqen 211 të këtij fjalori unë kam lexuar diçka të habitshme. Kristoforidhi shënon fjalën e rrallë “mërkosh”. Këtë fjalë ai e ka gjetur në fshatin Dumre, në Shpat të Elbasanit. Njëjësi “mërkosh” e ka shumësin “mërkosha”. Sipas Kristoforidhit “mërkosh i thonë atij burri, që i ka pjellë gruaja, i cili dergjet në shtrat posi lehonë dhe pret e përcjell ata që vijnë për ta parë”. Ky fakt i pabesueshëm hap një hulli të madhe studimi. Eqrem Çabej nuk harron ta theksojë këtë fakt dhe madje të bëjë klasifikimin shkencor të mirëfilltë të faktit. Sipas Çabejt, zakoni i mërkoshit quhet në gjuhën e shkencës universale të antropologjisë me emrin “kuvadë”. Çfarë përfaqëson kuvada? Ky zakon është tipik për popujt shumë të lashtë, madje për ata popuj që quhen paraindevropianë. Dihet se në epokën prehistorike popujt që erdhën nga Hindia u vendosën me disa valë të mëdha emigracioni në kontinentin e vjetër evropian. Këtu ata gjetën popuj akoma edhe më të vjetër, që quhen paraindoevropianë, për të cilët dihet shumë pak. Disa nga këto karakteristika, që kishin popujt paraindoevropianë janë edhe zakoni i kuvadës si dhe sistemi i numërimit vigsimal d.m.th. i njësisë me 20 shifra, që quhet 20 përfaqësuar nga numri 1, apo 40 përfaqësuar nga numri 2, por që në realitet parakuptojnë për 20 numrin 2 dhe për 40 numrin 4 në fillim të emërtimit. Të dy këto gjurmë paraindoevropiane ruhen tek shqiptarët. Tek sistemi i numërimit akoma dhe sot ne kemi gjurmën e sistemit viksimal. Po zakoni i Kuvadës?

    Kristoforidhi e ka mbaruar dorëshkrimin e fjalorit më 1904. Ai e ka parë zakonin e kuvadës me zytë e tij në fshatin Dumre të Shpatit. Kjo gjë i ka bërë shumë përshtypje dhe nuk ka harruar që të mbledhë dhe fjalën përkatëse, që ruhet në gjuhën shqipe të zakonit të Kuvadës. Del kështu se fjala “mërkosh” mund të jetë trashëguar dhe të ketë mbijetuar në gjuhën shipe nga substrati paraindoevropian, që ka rezistuar brenda strukturës indoevropiane të shqiptarëve deri më sot. Kjo fjalë kaq e rrallë e unike ka në zanafillë një lashtësi marramendëse dhe përfaqëson botën e humbur të prehistorisë së matriarkatit. Zakoni i Kuvadës është zakon tipik i matriarkatit të lashtë. Ky zakon tregon rëndësinë absolute të gruas në komunitet. Kur gruaja lind çuditërisht burri i saj e imiton madje vishet si grua dhe hiqet si lehonë dhe sikur gjoja ai e ka lindur fëminë. Njerëzit e tjerë e urojnë atë sikur ai të ishte gruaja. Për këtë zakon janë shkruar libra të tërë dhe asnjëherë nuk është bërë një sqarim shterues. Zakoni i kuvadës ka mbijetuar deri në fillimin e shekullit XX vetëm tek shqiptarët si dhe tek baskët në Pirenej të Spanjës. Zakoni i kuvadës ngjan me një skenar teatror të etnopsikologjisë së popujve shumë të vjetër. Ky zakon ka tërhequr vemendjen edhe të antropologut gjenial Klod Levy Strosit. Në kryeveprën e tij “Mendimi i egër”, Strosi bën për të parën herë një teori shkencore mbushamendëse me një shpjegim krejt origjinal për zakonin e Kuvadës. Sipas Strosit “lindja e fëmijës për indigjenët është punë misterioze, sepse ata mendojnë se gruaja shtatzënë ka marrëdhënie intime me botën e shpirtrave. Për këtë arsye emri i fëmijës merr karakter fantomatik, gjë që shpjegon pse fisi, burrin e saj e trajton sikur të mos ekzistonte, sikur në të vërtetë ajo do të ishte e vdekur dhe në ato çaste nuk ishte më gruaja e tij. Ajo është në kontakt me shpirtrat dhe për një arsye magjike, është burri që do të bëhet me fëmijë dhe jo gruaja. Ky shpjegim vlen për kuvadën, sepse do të ishte gabim të thuhet se burri zë vendin e lehonës. Herë burri dhe herë gruaja i nënshtrohen situatave të njëjta, sepse në të vërtetë vihen në pozitën e fëmijës së ardhshme…kjo ndodh për shkak të teorisë indigjene mbi mbarsjen dhe shtatzaninë. Hipoteza qëndron në faktin se babai në rastin e Kuvadës nuk luan rolin e nënës, por luan rolin e fëmijës”.

    Ky shpjegim i Strosit është vetëm një pjesë e së vërtetës. Antropologë të tjerë thonë qartë që zakoni i kuvadës ka lindur në fazën e fundit të matriarkatit, kur matriarkati është në krizë dhe nis dhe lartësohet roli i burrit mbi atë të gruas, për këtë arsye burri demonstron se gjoja ka edhe atributet e gruas, kështu ai meriton lavdërimet e lindjes së fëmijës. Dua të shpjegoj se gërmimet arkeologjike, sidomos ato të prehistorisë, fjala vjen në tumën e Bazhokut në Shqipëri, tregojnë qartë se ardhësit indoevropianë kanë gjetur në Shqipëri një popullsi indigjene joindoevropiane. Ka patur tri valë të mëdha të indoevropianizmit. Popullsia joindeoevropiane u asimiliua dhe në periudhën e bronxit u formësua me tipare të veçantë populli ilir, nga e kanë origjinën edhe shqiptarët e sotëm. Zakoni i kuvadës që i shndrron burrat në gra ka një karakter të theksuar konvencional. Të habit prania e kuvadës në Shqipërinë e mesme deri në fillimin e shek.XX. Unë vetë në rininë time kam qenë dëshmitar i një zakoni shumë të vjetër që burrat dhe gratë së bashku me fëmijët e tyre ditën e verës vinin në bregdetin e Durrësit dhe laheshin tok lakuriq, “nudo” në sytë e njeri tjetrit në det duke i hequr rrobet e vjetra dhe pas larjes vishnin rrobe krejt të reja. Nuk e kam takuar asgjëkundi këtë zakon, që gjithsesi të kujton një lloj pagëzimi me anë të ujit apo larjen e stërlashtë të hindianëve në lumin Gand. Pse ky zakon kaq i lashtë na vjen po nga Shpati? Si nuk ekzistonte turpi apo drojtja e pjesëtarëve të së njëjtës familje për t’u zhveshur lakuriq para njeri tjetrit? Ja që zakone të tejlashta qënkan ruajtur në Shpat të Elbasanit.

    Po nëse ekziston ceremonia e shndërrimit të burrave në gra, Shqipëria nuk mëton të na habisë dhe me zakonin e kundërt të shndërrimit të grave në burra. Të shumtë janë etnologët dhe udhëtarët, që kanë shëtitur Shqipërinë, sidomos atë të Veriut dhe që kanë ndeshur një zakon gjithashtu të pabesueshëm. Në shumë zona të Veriut praktikohet një rit tejet i pazakontë. Fjala vjen Georg Von Hahni, në librin e tij “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit” të shkruar më 1863 flet për ritualin e kthimit në mënyrë konvencionale të femrave në meshkuj. Sipas Hahnit në Shqipëri institucioni i vajzave të virgjëra që bëhen murgesha, duke qenë një institucion i krishterë kishte një përhapje shumë të vogël, sepse në Shqipëri nuk ekzistonin manastire katolike për gratë në kohën e Hahnit. Por Hahni thekson “në radhët e virgjëreshave shqiptare ekziston dëshira për të bërë deri në fund një jetë të virgjër. Në këtë mënyrë për t’ia përshtatur këtë dëshirë karakterit luftarak të popullit shqiptar ato shpallin ndërrimin e seksit të tyre me seksin mashkullor duke veshur rrobe burrash, duke prerë gërshetat, duke hequr dorë nga emri femëror dhe duke marrë një emër mashkullor, duke mbajtur armët karakteristike të meshkujve, që përbëhen nga pushka, pisqolla dhe jatagani. Ky ndërrim i seksit bëhet edhe nën mbrojtjen e kishës dhe për këtë arsye në të gjitha famullitë, pas kryerjes së kultit fetar, komunitetit të mbledhur aty, i bëhet e ditur në mënyrë solemne, që filan virgjëreshë ka vendosur t’i kushtohet vetëm jetës së virgjër, se ka marrë një emër mashkullor dhe për pasojë në të ardhmen ajo duhet konsideruar vetëm si burrë. Ky ndërrim seksi nuk shoqërohet me asnjë premtim të posaçëm, solemn dhe publik. Një ndërrim i tillë i seksit nga ana e një vajze përbën në të njëjtën kohë mjetin e vetëm për prishjen e fejesës dhe për t’i mbrojtur të afërmit e saj nga hakmarrja e familjes së dhëndrit të shndërruar. Aktualisht jetojnë 4 virgjeresha të tilla “mashkullore”.

    Më e dëgjuara prej tyre është Mara e Perlatit. Ajo ka mbetur jetime që në moshë të njomë. Daja i saj e fejoi atë në fëmini me një turk nga Lura. Kur mbushi 17 vjeç dhe turku dërgoi njerëz për ta marrë, ajo doli para këshillit të pleqve të krahinës së saj dhe shpalli se kishte dëshirë të bëhej burrë. Asaj i dhanë emrin e të jatit Pjetër dhe armën e tij. Po kështu edhe Dila e Delbinishtit dhe Mrica e Bishkasit nuk qenë fejuar ende kur ndërruan seksin e tyre, e para u quajt Pjetër dhe e dyta Gjon. Margjela nga fshati Tenë në rrethin e Kthjellës ishte dashuruar me një djalë të ri, i cili në fëmininë e tij kishte qenë fejuar me një vajzë tjetër. I fejuari u kthye tek e fejuara e parë dhe ahere në shenjë rebelimi Margjela ndërroi seksin dhe mori emrin Gjin… për fat të keq unë nuk arrita të informohem përsa i përket lashtësisë së këtij zakoni. Kështu e përshkruan këtë dukuri Hahni. Në të vërtetë ky zakon është tepër i lashtë. Po të bazohesh mbi studimet e Mirçea Eliadës si dhe të Frejzerit del se zakoni i shndrrimit të grave në burra lidhet në origjinë me të ashtuquajturat gra luftëtare ose amazonat, që ishin kalorëse të zonjat dhe madje prisnin vetë gjirin e djathtë për të mos i penguar në stërvitjen dhe hedhjen e shigjetave me hark. Ky rit i amazonave ku gratë marrin atributet e burrave gjithshtu trashëgohet nga matriarkati. Sipas etnologëve zakoni i shndërrimit të femrës në mashkull është gjithashtu i kohës së fundit i matriarkatit, pra i kohës së krizës së matriarkatit. Duke lexuar një libër të fundit të para një viti botuar nga një gazetar gjerman, që ka udhëtuar në Shqipërinë e Veriut, mësova se ai kishte takuar dy femra të tilla që ishin deklaruar si burra në ditët e sotme në zonën e Mirditës dhe Dukagjinit. Duket se ka një ringjallje të pjesshme të këtij zakoni të lashtë.

    Si riti i shndërrimit të burrave në gra ashtu dhe riti i shndërrimit të grave në burra burojnë nga matriarkati. Rasti i parë nuk e merr parasysh virgjërinë madje ka të bëjë me lindjen e fëmijëve. Rasti i dytë merr parasysh një virgjëri të përherëshme dhe mohon lindjen e fëmijëve si vijimësi e familjes. Ky rast i mohimit të martesës të kujton vetëm ritualin kishtar të celibatit, që ndalon martesën e priftërinjve katolikë dhe murgeshave, sipas kushtimit ungjillor të të virgjërve ndaj Jezu Krishtit. Shohim që tek këto dy rite, te shqiptarët gërshetohen kohërat e lashta, por edhe ato të sotme. Të dy dukuritë kanë karakter etnopsikologjik dhe janë produkte të jetës shoqërore plot reminishenca dhe mbijetesa të së kaluarës. Të dy dukuritë kanë interes shkencor të madh dhe bëjnë pjesë në historikun e qytetërimit shqiptar në kohëra. Të dy dukuritë kanë vetëm karakter konvencional. Pse e them këtë? Në kohën e sotme plot perversitete ka klinika të posaçme mjekësore për tranversitët, njerëz, që me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale ndërrojne seksin e tyre, burrat bëhen gra dhe gratë bëhen burra. Një gjë e tillë është bërë e mundur nga përparimi i shkencës biogjenetike dhe e kirurgjisë. Po kështu dukuritë e homoseksualizmit dhe lezbizmit nuk duhen ngatërruar fare me ritet e mësipërme, që siç thashë dhe më pëlqen ta ritheksoj kanë një simbolikë konvencionale, shoqërore dhe nuk kanë të bëjnë fare me ndërrimin apo konvertimin e thelbit biologjik të seksit mashkullor apo femror tek shqiptarët.


    marre nga SHEKULLI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 11-06-2007 më 18:40
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Studiuesit: Shumë prej këtyre grave e kishin bërë me be në kishë se “sa të ishte jeta nuk do të martoheshin”

    Burrnesha për shkak të dramave familjare


    Gjergj Marku

    Historia e virgjinave në Mirditë është nga më të vjetrat, por dhe më interesantet. Nuk mbahet mend saktësisht që kur e ka fillesën, por të paktën aty nga fillimi i shekullit të kaluar, janë të shënuara “virgjinat” e Mirditës, nëpër fshatra. Dikujt i thirrej me emër, tjetrës me emër burri, apo dhe simbol vendi, “virgjina e iks fshati”. Poeti popullor, Jak Tuci, në një bllok të vjetër, ka të shënuar tërë emrat e tyre që nga Gjela (Gjergji) P. Biba, Ruta Ded Vila nga Kaçinari, Prena N. Gjokës, nga Malaj, Mrika Brunga nga Shtufi, Margjel Përjakja nga Ungrej, Mrika Qefalia nga Vrithi, Dila F. Lleshi nga Klosi, Mrika N. Nikolli, Dava Gj. Kola nga Malaj, Gjela N. Nikolli nga Fregna, Dila F. Kola nga Shëngjergji etj.
    Secila prej tyre mbart një histori të rrallë. Gjithsesi, dhe këtu ekzistojnë “ndarjet”, thotë studiuesi Ndue Dedaj. Një kategori virgjine “më e butë”, që nuk është dukuri përfaqësuese. Ndërsa kategoria e atyre, që e kishin sjellë motivin e të qenurit virgjën dhe të veshurit si burrë, si një protestë tek vetja, kur ngjiste t’u prishej një terezi martese, t’i vdiste i fejuari apo një histori e papritur ishte më e veçanta. Psikologjia popullore dhe vetë kisha e ka pranuar këtë fakt prej motesh. Shumë prej këtyre grave “burrnesha”, që e kishin bërë me be në kishë se “sa të ishte jeta me jetu nuk do të martoheshin”, e kishin privuar veten nga të qenit grua, nënë. Dikush e kishte marrë këtë vendim pasi familja kishte mbetur pa burrë në shtëpi, apo kishte jetimë, dikush se “familja e kishte dhënë për nuse në shtëpi jo të denjë”, etj, etj.
    Kategoria e të veshurave burrçe, natyrisht, ishte kategoria më madhështore. Madje çuditërisht, pas disa viteve, ato dukeshin tamam si burra edhe në fytyrë, sidomos në krahinën e Dukagjinit. Por Jak Tuci, thotë se ato ishin dhe të bukura. Mbaj mend Prena Ndue Gjokën. Sot ajo do të ishte një “Miss”, për vetë pamjen e bukur dhe fisnike që kishte. Ashtu dhe shtati si selvi. Në kishë virgjina e veshur si burrë rrinte në të djathtë, tek ana e burrave, dhe sa hynte brenda përshëndeste: “Njatjeta juej, burra!”, ndërsa grate qëndronin në anën tjetër.

    Historia e virgjinës së Shtufit

    Të hulumtosh në jetën e një virgjne, është një “hon” i thellë. Secila mbart një dramaticitet zor i tregueshëm. Një prej tyre është historia e virgjinës Mrika Brunga nga Shtufi i Kaçinarit. Jak Tuci spjegon se ajo kishte vendosur të mos martohej dhe të bënte rolin e shërbëtores tek vëllai i saj, prifti dom Prend Brunga. Të gjithë e thërisnin “Virgjina e Shtufit”. Lidhet me këtë dhe një nga historitë më tronditëse të kësaj zone, në anën tjetër të këtij fenomeni. Historia e një nuseje të re, që vdiq hipur mbi kalin e nuses, rrugës për tek shtëpia e dhëndrit. Ka mbetur si legjendë “Legjenda e Nuses së Shtufit” dhe është përjetësuar në këngë elegjike vdekja e saj tragjike. Vajza e re do të dilte nuse, ditën e caktuar dhe kjo datë për asnjë arsye nuk ndërrohej. Ditën e dasmës, vajza që do të dilte nuse qëlloi të ishte shumë e sëmurë. Megjithatë, prindërit e vunë mbi kalë me rraqet e nuses dhe duvakun e kuq mbi kokë. U nisën krushqit nga Shtufi për në Kaluer. Por në vendin e quajtur përroi i Kalurit, tek Muri i Shmetrës, nusja ishte sëmurur rëndë dhe kishte dhënë shpirt nën duvakun e kuq. Aty sot gjendet dhe varri i saj. Mbahet mend se ndër të tjerë, para se të vdiste kishte përmendur dhe virgjinën, emtën e saj. Ndërsa poeti popullor e ka vënë në vargun brilant epiko tragjik:
    Mrikës virgjën, emtes s’eme/Mos t’i dhembet vdekja eme… Ndërsa, po përmes vargjeve të një kënge, që u transmetua ndër brezni, për këtë veprim të pamend “qortohet” gjithë fshati: Të tan Shtufi janë mbledhë n’ kuvend/ Si me e ba këtë punë pa mend/Me qit vajzën tue dek të ligë/A s’ka vjeti tjetër ditë?!…

    Në vend të epilogut

    Historia e virgjëreshave në malësitë e Veriut është e veçantë dhe ka një misticitet të çuditshëm, që shpalos jo vetëm një zakon nga më të veçantët, por epjen tejnatyrale të njerëzve të këtyre viseve për të mbijetuar edhe kur një familjeje i shuheshin burrat e shtëpisë. Dhe një detaj, mbi virgjinën, pavarësisht se vishej si burrë, kurrsesi nuk mund të merrej gjaku i shtëpisë, gjë e përcaktuar dhe me kanun, paçka se ngjiste, që ndonjëra të organizonte marrjen e gjakut të një prej gjindjes së shtëpisë. Virgjina fiksohej në memorjen e njerëzisë si diçka e shenjtë. Por, a dashuronte virgjina?!... Ndue Dedaj në novelën e tij Dashuri në Kullën e Ngujimit, tregimi “Burri-grua”, e ka “zhvirgjëruar virgjinën me mullicakun”, por sidoqoftë në tregim. Histori me jarana nuk tregohen as nën zë, paçka se Dedaj, thotë se me tregimin e tij, e ka sjellë virgjinën e kamoçme në kohët moderne…
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Në 60-vjetorin e Çlirimit të vendit, Gjela, që u pandeh nga gjermanët si burrë, shpallet “Dëshmore e Atdheut”

    Gjela Biba, historia e gruas- burrë që u vra nga gjermanët


    Gjergj Marku

    MIRDITË- Pas 60 vjetësh virgjina (gruaja burrë) Gjela Biba, ose e njohur ndryshe me emrin Gjergj është nderuar me titullin Dëshmore e Atdheut bashkë me 13 persona të tjerë nga fshati Gëziq që dhanë jetën në luftën kundër pushtuesve gjermanë. Ajo së bashku me 13 burra të fshatit u masakruan nga gjermanët në tetor të vitit 1944. Edhe pse historinë e saj e njohin mirë në fshat, askush nuk e përmend se u vra një grua, pasi edhe në dokumentacion, edhe në zakon ajo nuk quhej më “ajo”, por një ndër burrat drejtues të shtëpisë së Vorfajve të Kalanjanit, pikërisht Gjergj Biba. Në momentin kur është pushkatuar me dy të tjerë, ajo është pandehur nga ekzekutorët gjermanë si një burrë i zakonshëm vendali, për shkak të veshjes, së ecurës, zërit dhe qëndrimit burrëror.

    Historia e virgjinës “Gjelë-Gjergj”

    Historia e virgjëreshave në malësitë e Veriut është e veçantë dhe ka një misticitet të çuditshëm, që shpalos jo vetëm një zakon nga më të veçantët, por epjen tejnatyrale të njerëzve të maleve për të mbijetuar edhe kur një familjeje i shuheshin burrat e shtëpisë. E tillë ishte dhe Gjela, historinë e së cilës e tregon një i afërmi i saj, Ndue P. Biba, plot 99 vjeç, por që mbahet ende i forte. Kujtesa i shkon larg ndër vite, aty nga 1920-ta, kur Gjela P. Biba, një vajzë e zakonshme e fshatit Gëziq, mbetet jetime së bashku me motrat dhe vëllezërit e tjerë, pasi i vdes babai në moshë fare të re. Më pas i vdes dhe vëllai. Nuk ishte veçse 7 vjeç dhe tragjeditë e ndodhura, kishin fiksuar në mendjen e saj të jetuarit si virgjine (grua-burrë), në vitet e mëpasme, për t’iu shërbyer fëmijëve të tjerë. I moshuari kujton se kur Gjela arriti moshën për t’u martuar miq nga Lezha erdhën në kullën e Vorfajve për të kërkuar dorën e saj. Por ajo, kur mori vesh këtë, shkoi tek arka e rrobave, nxori që andej takëmet e vëllait, u vesh me tirq, xhamadan, vuri kapuçin e bardhë në kokë, ngjeshi nagantin 6-sh italian në brez, dhe u ngjit në katin e tretë të kullës tek oda e burrave. “Tungjatjeta!,-iu drejtua miqve. Ju keni ardhë për mue?! Më vjen keq që jeni lodhë, por unë nuk jam nuse për ju dhe për askënd. Që sot jam burrë dhe do të rris fëmijët e mbetur jetimë në këtë kullë! Juve ju qoftë rruga e mbarë, nëse mësoni se unë jam martuar, ju kam borxh, dhe plumbin e kam hallall…”.Kaq tha Gjela-burrë, dhe u largua. Miqtë u rehatuan dhe fjetën atë natë aty. Që nga ajo natë për Gjela Bibën nisi një histori e re. Të qenurit burrë, marrja përsipër e kryerjes së punëve të një burri, me gjithë çfarë njeh tagri i kohës për të.

    Një virgjine, zot shtëpie

    99- vjeçari kujton se fill pas kësaj Gjela thërritej me emrin Gjergj. Kështu për më se 16 vjet. Ajo bënte të gjitha punët që duhej të bënte një burrë shtëpie. Që të nesërmen, Gjela iu fut punëve të rënda. Ngiste qetë, merrej me ruajtjen e bagëtive, shtegtonte me ditë të tëra për pazare larg shtëpisë dhe katundit, deri në Shkodër, Lezhë a gjetkë. Merrej me bluarjen e drithrave tek mulliri, etj. Gruaja e kushëririt, Dila F. Biba, sot mbi 80 vjeç, kujton se ajo gjithnjë vishej si burrë. Shkonte nëpër dasma dhe morte dhe rrinte, kuvendonte në odat e burrave. Askush nuk guxonte të thoshte emrin e saj të hershëm, por vetëm Gjergj. “Mbaj mend njëherë, kur po ktheheshim nga Lezha me misrin e blerë. U ulëm të pushojshim afër Urës së Fanit, kur njëra nga gratë e fshatit, i tha o motër. U xhindos, nxorri patllaken dhe i tha të mos e përsëriste më këtë gjë. Burrë tjetër i fshatit nuk guxonte t’ia thoshte këtë gjë, ishte e sertë, të vriste. Ne të shtëpisë e thërrisnim “lalë”, ndërsa gratë e fshatit “lala Gjergj”. Burrat e thërrisnin me emrin e saj Gjergj dhe fëmijët “lala Gjergji”,- thotë 80-vjeçarja. Pinte duhan të fortë dhe si pasojë i ishte trashur zëri. Ishte e bëshme dhe për të mos rënë në sy për grua, dimër verë mbante xhurdi leshi. Moshatarët e saj kujtojnë se ishte një “burrë” i pashëm. Me kësulën e rrasur në kokë dhe një pushke “nepseje”, që e mbante vazhdimisht në krah, gruaja- burrë ishte tmerri i hajdutëve, dhe askush nuk guxonte të prekte tufën e bagëtive a pronën e kësaj familjeje.

    Gëziqi, “një Borovë e dytë”…

    Gëziqi njihet si një urë lidhëse e rëndësishme nga Tirana-Milot-Rrëshen-Shpal, për të vijuar në drejtim të Kosovës. Kjo ishte kthyer në një nyje të rëndësishme për të dy palët luftuese, partizanët dhe gjermanët. Vetë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë kishte dhënë urdhër të goditeshin forcat gjermane në kalimin nga Gëziqi, ndërsa në tërheqje për nga veriu i vendit, ishte korpusi XXI gjerman. Komandanti i tij kishte urdhëruar që të mbahej e hapur me çdo kusht rruga Milot-Rreshen-Shpal-Pukë, e cila ishte e vetmja rrugë nëpër të cilën mund të sigurohej tërheqja e forcave në drejtim të veriut të Shqipërisë. Në luftën e Gëziqit ranë në fushën e betejës 22 partizanë, ku përmendet Hysen Shabani, Shaban Ramizi, Gani Islami, Fasli Hoxha, Qerim Xheladini, Ahmet Reshiti, etj. Po në këtë luftë u vranë dhe u masakruan dhe 13 banorë të fshatit si Frrok Ndre Marku, Gjergj Preng Biba, Gjet Dod Bardhi, Gjela Mark Gjoni, etj. U dogjën më shumë se gjysma e shtëpive të banimit, së bashku me qelën e kishës së Gëziqit. Lufta e Gëziqit që zgjati 6 ditë, nga 20-26 tetor i vitit 1944, cilësohet si një nga luftërat më heroike të brigadave VII e XXII sulmuese. Ajo përbën një nga betejat më të përgjakshme që zhvilluan forcat e divizionit II në veri të Shqipërisë. Gëziqi i vitit 1944 vjen si shesh lufte dhe beteje e përgjakshme dhe në kujtimet e Herman Frenk, oficerit gjerman (drejtues i divizionit 279 të ushtrisë fashiste), që luftoi në Gëziq. Mes të tjerash ai pohon se “... ushtarakët gjermanë tashmë mendojnë se asnjëri nuk ka më shpresë të dalë i gjallë nga Shqipëria ...”. Dhe duke vlerësuar luftimet e zhvilluara në territorin e Mirditës, e cilëson atë si njërën ndër më të përgjakshmet e më të vështirat luftëra të zhvilluara nga ai dhe formacionet ku ai bënte pjesë në territorin e Shqipërisë.

    Vrasja e virgjinës nga gjermanët
    99- vjeçari Ndue P. Biba, duke kujtuar masakrën e tetorit të vitit ’44 thotë se gjithçka nisi, kur në afërsi të shtëpisë erdhën dy partizanë. Ata i kishin kërkuar disa hunj gardhi dhe dru të thata për të bërë një zjarr të madh që t’i vihej urës lidhëse në rrugën që kalonte për në Shpal. Kjo punë duhej bërë shpejt pasi për një çerek ore gjermanët do të ishin aty. Flitej për 1000 a më tepër. Ashtu bënë partizanët dhe ikën prej andej, për t’u ngjitur më pas në kodër. Sapo mbërritën gjermanët, panë se ura kishte marrë zjarr, u ndalën. Nga një makinë e vogël ushtarake zbriti një oficer madhor,i cili po shikonte vendin se nga ku mund të hapej një shteg për autokolonën. Në këto momente u dëgjua një krismë nga maja e kodrës dhe si pasojë oficeri madhor ka rënë përtokë i vdekur. Partizani kishte qëlluar në shenjë. Gjermanët, nuk bënë asnjë manovrim, nuk qitën asnjë pushke, morën oficerin e vrarë, e vunë në një makinë dhe u kthyen mbrapsht për t’u stacionuar 2-3 km më poshtë. Më pas ata filluan masakrën në fshat. 99-vjeçari kujton se një patrullë prej katër gjermanësh ka ardhur në kullë dhe kanë marrë virgjinën “Gjergjin”, të veshur me tirq e xhamadan, duke e pandehur për burrë. Ata morën me vete dhe kushëririn tjetër Vorf Bibën dhe së bashku me një fshatar që e kishin rob i kanë zbritur afër fushimit të tyre, duke i futur në një tendë ushtarake. Disa minuta më pas gjermanët i vunë të tre rrëzë një gëmushe, duke derdhur breshëri plumbash në drejtim të tyre. Virgjina vdiq në vend, ndërsa Vorfi mori 6 plumba në gjoks. Ai mundi të largohej disa kilometra, dhe u gjet nga një bari vetëm pas një muaji kërkimesh. Sot në ca pllaka të mezidukshme në varrezat e fshatit, afër kishës, ndodhen pranë e pranë të dy të masakruarit e kësaj lufte, Vorfi dhe gruaja-burrë, Gjergj Biba, ashtu si dhe 11 fshatarët e tjerë, më së fundi shteti u kujtua t’i shpallte “Dëshmorë të Atdheut”. 99- vjeçarit i ka mbetur merak se si nuk ka mundur të ruajë si relike nagantin e virgjinës, të cilin nuk ka pranuar t’ia dorëzojë gjeneral Gjin Mark Tomës, por vetëm Bardhok Bibës, disa vite pas Çlirimit të Vendit, kur u kërkua dhe dorëzimi i armëve.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Dj Ilda "Vajza Dj Me E suksesshme Ne Tirane"
    Nga zebrone në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2007, 05:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •