"Stefan Story", ose Enver Hoxha personazh nė Hollivud
Enver Hoxha ka pasur njė vėlla pėr shpirt, madje njė vėlla gjysmė-amerikan, por dhe ai si shumė "vėllezėr" tė ish-udhėheqėsit komunist, ka pėrfunduar i harruar, me njė persekucion social, derisa ka pėrfunduar nė njė njeri tė degraduar. Ai quhet Tomas Stefan, i biri i Eftimit dhe i Emės, vėlla i Ethelit, Dorothy-t dhe Mary-sė. Pėr gazetarin e njohur, Peter Lukas, ia vlen njė film pėr kėtė figurė tė madhe, qė deri mė sot, pak ose aspak njihet nga historiografia shqiptare. Dhe jo aksidentalisht. Tomas Stefan, konsiderohet ndėr "viktimat" e Hoxhės, "vrarė" me armėn e harresės dhe shpėrfilljes, nė raport me miqėsinė e ngushtė qė ai pati ish-komandantin e nacionalēlirimtares, por dhe nė raport me vetė kauzėn e kėsaj lufte, qė e solli Tomasin nė Shqipėri. Kėtė figurė, Peter Lukas, e ka publikuar pėr herė tė parė nė librin mė tė fundit tė tij, mbi rolin e zyrės sė shėrbimeve operative gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė territorin shqiptar. Por mė tepėr se kaq, Lukas ka vendosur qė historinė e kėtij personaliteti tė luftės, ta publikojė artistikisht dhe nė njė film, qė do ketė pėr regjisor, Sten Dragotin. Mėsohet qė Lukas, ta ketė pėrfunduar pjesėn mė tė madhe tė skenarit, ndėrsa i ka mbetur fundi tij. Skenari i filmit ka mbetur te ēlirimi i Tiranės dhe dalja e partizanėve nė mėnyrė triumfatore nė rrugėt e kryeqytetit. Mes tyre ndodhet dhe Tomas Stefan, sė bashku me gruan e tij nga dera e madhe e Vrionėve, Lulu Vrionin. Tashmė, mbetet se si do trajtohet trajektorja e jetės sė Tomasit, pas pėrfundimit tė kauzės, megjithėse dihet historikisht. Regjisori i njohur shqiptaro-amerikan, ka rėnė dakord pėr realizimin e kėtij filmi. Deri mė tani ėshtė lakuar emri i Brad Pit, si njė ndėr personazhet kryesore, qė do ishte Hayden, njė mik i ngushtė i Tomasit nė vitet e fundit tė jetės sė tij, por kjo kandidaturė nuk ėshtė parė e pėrshtatshme pėr shkak tė shtatshkurtėsisė sė aktorit tė njohur hollivudian. Nuk ka ende informacion se cili do tė luajė figurėn e Enver Hoxhės, qė me gjasė do jetė personazh qendror nė film. Ky do ishte i pari rast, qė ish-diktatori luhet nga dikush nė njė film me temė dramatike. Deri mė sot, Hoxha ėshtė luajtur nga humoristi Vasillaq Vangjeli, por nė njė kinokomedi. Ndėrsa nė filmat artistikė tė ish-Kinostudios, ai nuk ka qenė kurrė personazh brenda ndonjė aktori. Madje dhe emri i tij, rrallė ishte nė skenarė filmash. Njė nga kėto raste, ėshtė ai te filmi "Mėngjese lufte" ku Hoxha luhet vetėm me zė: "Shshsht...po flet shoku Enver".
Nė rastin e filmit tė Peter Lukas, ndoshta pėr herė tė parė ish-diktatori do tė jetė i aktruar. Nė planin e regjisorit Dragoti, njė pjesė e mirė e xhirimeve do tė kryhen nė Shqipėri. Duke parė se si ėshtė trajtuar figura e Tomas Stefan nė libėr, historia qė do tė ofrojė nėpėrmjet njė filmi dyshja Lukas - Dragoti, do jetė tejet interesante, pasi sjell njė realitet tė Luftės Nacionalēlirimtare, tė mbetur nė njė mjegull spekulacionesh e trukesh, qė u diktuan pėr 50 vjet nga historiografia komuniste. Njė prej kėtyre aspekteve tė mjegulluara, e madje tė mbetura krejtėsisht nė errėsirė, ėshtė dhe ai i rolit tė Tomas Stefan. Ai ishte biri njė familjeje emigrante nga Korēa, qė u vendosėn nė Boston tė SHBA-sė nė 1900. Ajo mė pas u transferua nė Lakonia ku dhe lindi Tomas mė 21 mars tė vitit 1917. Rinia e Tomasit, sipas pėrshkrimit tė Peter Lukasit, ka qenė tejet dinamike dhe aktive, ku ai njihej si i angazhuar nė disa sporte. Fati shqiptar i Tomasit do tė vinte pas tragjedisė sė Perl Harbourit, ku nis dhe invazioni amerikan nė Evropė, me synimin e goditjes sė nazizmit. Tomas do emėrohej si shef i njė misioni sekret tė zyrės sė shėrbimeve operative, njė lloj aneksi i CIA-s nė atė kohė dhe detyra ia donte tė ishte rezident nė zemėr tė realitetit tė luftės, pranė shtabit tė pėrgjithshėm komunist dhe vetė Enver Hoxhės. Sipas hulumtimeve dhe zbulimeve qė ka bėrė gazetari Peter Lukas, Peter Tomas, u lidh ngushtė mė tė dhe madje e konsideronte vėlla. Tomas, pėrveēse ishte dhe me origjinė shqiptare, mbante dhe statusin e tė vetmit misionar amerikan nė Shqipėri. Sipas Lukasit, ai madje ishte figurė qendrore e luftės nė grupimin e tė huajve qė ishin misionarė tė forcave aleate nė Shqipėri. Madje, sipas tij, ai ishte njė hero qė ka ardhur koha tė njihet nga shqiptarėt. Nė libėr, Lukas e trajton Tomasin nė dy plane dhe nė atė tė rolit tė tij nė luftė dhe nė raportet me Enver Hoxhėn. Sepse fundi i jetės sė tij, si njeri i alkoolizuar, i ndarė nga e shoqja dhe me familje tė shkatėrruar, ka lidhje pikėrisht me mėnyrėn se si devijoi miqėsia mes Enverit dhe Tomasit.
Tė njėjtėn trajtesė pritet tė ketė dhe filmi. Koincidencė nė kėtė rast, ėshtė se dy shqiptaro-amerikanė, Peter Lukas dhe Sten Dragoti, do zbardhin figurėn e njė tjetri tė ngjashėm me ta, Tomas Stefan.
Gazeta "SHQIP", dt. 05/06/07
Krijoni Kontakt