Shtepia e Bardhe eci perpara mbremjen e kaluar per te qetesuar marredheniet me komunitetin nderkombetar kur ajo tregoi se do te emeronte nje diplomat te respektuar dhe me eksperience, Robert Zoellick, per te zevendesuar Paul Eolfoeitz ne krye te Bankes Boterore. Administrata Bush, e prekur nga pasojat pasi ish-zv/shefi i Pentagonit u detyrua te jepte doreheqjen pasi i kishte dhene nje rritje rroge te dashures se tij, u kthye nga z.Zoellick, nje njeri me eksperience i rrethit te ngushte te Uashingtonit i cili ka sherbyer si zevendes i Kondolenza Rajsit ne Departmentin e Shtetit dhe ka luajtur nje rol kyc ne ribashkimin e Gjermanise ne 1990. Burime ne Banken Boterore deklaruan se njoftimi u be pas negociatave te kujdeshme te Sekretarit amerikan te Thesarit, Hank Paulson, me qeverite kryesore, perfshi Britanine e Madhe dhe Gjermanine, ne te cilat emri i z.Zoellick ishte permendur si kandidatura kryesore. "Sigurisht qe mund te kishte qene me keq. Ai eshte nje funksionar solid - ai nuk eshte nje ish-arkitekt i Luftes se Irakut", thote Ken Rogoff, ish-kryeekonomist ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe professor ne Universitetin e Harvardit.
Zyrtaret e Shtepise se Bardhe thone se z.Bush ka ndermend te shpalle sot emerimin e z.Zoellick dhe ata kane besim se ai do te aprovohet nga bordi i drejtoreve. Nese do te miratohet, ai do te marre postin ne 30 Qershor, kur z.Eolfoeitz te largohet.
Caktimi i z.Zoellick ruan te drejten e posacme te SHBA-se per te zgjedhur nje amerikan ne kete post, c'ka eshte kritikuar pas drejtimit katastrofik te z.Eolfoeitz. Agjensite e ndihmave dhe disa qeveria kane argumentuar se procesi i emerimit duhet te jete i hapur per vendet e tjera dhe te realizohet me transparence. SHBA ka zgjedhur drejtuesin e Bankes Boterore qekur ky institucion eshte krijuar 60 vjet me pare, ndersa qeverite evropiane kane zgjedhur drejtuesin e organizates binjake te saj, Fondit Monetar Nderkombetar. Gene Sperling, nje ekonomist gjate administrates Klinton dhe nje zyrtar i larte ne Keshillin per Marredheniet me Jashte, thote se z.Zoellick ishte "nje njeri shume i zgjuar dhe serioz". "Ai eshte pare ne Administraten Bush si nje person qe eshte nje internacionalist i vertete dhe kjo mesa duket e ka vendosur ate ne anen e shume prej partnereve kryesore te G-8 qe administrata deshiron ti beje per vehte", tha ai.
Presideni i ri perballet me sfida vigane ne sherimin e plageve brenda Bankes pas drejtimit te diskutueshem te z.Eolfoeitz, i cili provokoi nje revolte te stafit, si edhe rishikimin e rolit te bankes. Ekspertet thone se ajo duhet te fokusohet ne dhenien e granteve vendeve te varfera, dhe te zvogeloje shumat e huave per vendet me te ardhura te mesme.
Nancy Birdsall, presidente e Qendres per Zhvillimin Global, megjithese lavderon aftesite analitike dhe eksperiencen e z.Zoellick, thote: " Ceshtja eshte nese vendet e tjera do te jene te kenaqura qe ai me te vertete eshte kandidati me i mire, psh, nese ai ka aftesite e duhura menaxheriale". I cilesuar nga ish-koleget e tij si nje njeri me nuhatje politike dhe me krahe te forte, formimi kulturor i z.Zoellick do te thote se ai eshte i familjarizuar me diplomacine e ashper nderkombetare. Perpara punes se tij zyrtare nen z.Bush, ai sherbeu si nje person i favorizuar i Xhejms Bejker, prej shume kohesh nje prej personave me te besuar te familjes Bush. Z.Zoellick ndihmoi gjate dy fushatave elektorale presidenciale dhe sherbeu ne administraten e Bush te vjeter.
Robert Zoellick mund te pershendetet nga krahu konservator i Partise Republikane amerikane, ndryshe nga paraardhesi i tij, Paul Eolfoeitz, ai ka nje dosje te veshtire ne kontrollin financiar dhe ekonomik. Pas nje periudhe ne Departamentin e Thesarit dhe si n/Sekretar i Shtetit per ceshtjet ekonomike ne vitete 1980, ai u rikthye ne nje post me te larte ne 2001 si Perfaqesuesi i pare Tregtar i Xhorxh E.Bush, kryenegociatori amerikan per ceshtjet e tregtise. Gjate kater viteve te tij ne kete post, ai ndihmoi ne fillimin e raundit te bisedimeve te Dohas per tregtine boterore dhe negociata per te future Kinen dhe Taivanin ne OBT. Ai levizi per ne Departamentin e Shtetit perpara se te largohej nga qeveria drejt Goldman Sachs dhe nje pune si drejtor menaxhimi.
The Guardian
Krijoni Kontakt