Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35

Tema: Nazim Hikmet

  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Nazim Hikmet

    Era

    Ylli

    dhe uji …

    Gjumi

    i njė ėndrre afrikane

    derdhur nė valė

    Njė far qė ndrit,

    Njė natė

    e zezė

    si anije me vela

    Ne shkojmė

    dhe vijmė

    Nė kėtė botė tė yjeve

    ku gjithēka humbet

    asgjė pazbuluar s’mbetet.

    Ylli

    nė ujė

    Era valėt

    zmadhohen …

    Duke pritur

    sė largu

    disa kėngė…

    si uji,

    si ylli,

    si era…


    Mbi jetėn


    Jeta nuk ėshtė shaka

    Seriozisht duhet marrė

    Siē bėn ketėri, pėrshembull,

    pa pritur t’i vijė, asgjė nga jashtė

    Asgjė tjetėr nuk ke ē’tė bėsh veē tė jetosh

    Jeta nuk ėshtė shaka

    Seriozisht duhet marrė

    Aq seriozisht, deri nė atė pikė

    Sa pėrshembull, i mbėshtetur nė mur, me duar lidhur

    ose nė njė laborator

    Nė kėmishė tė bardhė, me syze tė mėdha

    Ti tė vdesėsh qė njerėzit, tė jetojnė,

    Njerėz qė as fytyrėn s’ua ke parė,

    Dhe tė vdesėsh duke e ditur

    Se asgjė nuk ėshtė mė e bukur, se asgjė nuk

    ėshtė e vėrtetė si jeta

    Seriozisht duhet marrė

    Deri nė atė pikė seriozisht

    Sa nė shtatėdhjetė vjeē, pėrshembull, ullinj tė mbjellėsh

    Jo qė ato t’u mbeten fėmijėve tė tu

    Por se ti nuk do tė mendosh pėr vdekjen

    Megjithėse e ke frikė

    Se jeta pėr ty mė shumė rėndon nė peshore.



    Perkthyer nga ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E dielė



    E dielė ėshtė sot.

    Sot, pėr herė tė parė

    ata nė diell, tė dalė mė lanė

    dhe unė

    nė jetėn time pėr herė tė parė

    qiellin palėvizur e pashė

    i habitur qė ėshtė kaq shumė larg meje.

    Kaq blu.

    Kaq i pafund.

    I ulur pėr tokė,

    plot respekt

    me shpinė mbas murit tė bardhė mbėshtetur.

    Arsye madhore nė kėtė moment nuk ka

    qė nė dallgė tė hidhem.

    Nuk ka luftė nė kėtė moment.

    Nuk ka liri, nuk ka gra.

    Tokė, diell dhe unė

    Njeri i lumtur jam




    Barku i shenjtė



    O ti nėnė me sytė e kuq

    O ti qė vret dhe qė krijon

    O ti qė lind nėn ura shumė pranė ujit

    O ti zėri i shesheve nė zjarre

    O ti poezia e poezive, muzika e muzikave

    O ti motra ime

    O ti lavire e mallkuar

    O ti njeri i hurit dhe litarit

    O ti qė je gjithēka

    O ti URI

    Tė betohem me ballin tek kėmbėt e tua tė zbathura

    Tė betohem

    Se do tė LUFTOJ

    Pėr tė ngopur barkun tėnd tė shenjtė, tėndin dhe jo timin, tonin, tė tijin, tė tyrin.





    Jam miku yt

    Apo armiku yt

    Herė-herė tė harroj sikur ti kurrė

    nuk ke ekzistuar

    herė-herė veēse pėr ty mendoj
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris
    Era

    Ylli

    dhe uji …

    Gjumi

    i njė ėndrre afrikane

    derdhur nė valė

    Njė far qė ndrit,

    Njė natė

    e zezė

    si anije me vela

    Ne shkojmė

    dhe vijmė

    Nė kėtė botė tė yjeve

    ku gjithēka humbet

    asgjė pazbuluar s’mbetet.

    Ylli

    nė ujė

    Era valėt

    zmadhohen …

    Duke pritur

    sė largu

    disa kėngė…

    si uji,

    si ylli,

    si era…


    Mbi jetėn


    Jeta nuk ėshtė shaka

    Seriozisht duhet marrė

    Siē bėn ketėri, pėrshembull,

    pa pritur t’i vijė, asgjė nga jashtė

    Asgjė tjetėr nuk ke ē’tė bėsh veē tė jetosh

    Jeta nuk ėshtė shaka

    Seriozisht duhet marrė

    Aq seriozisht, deri nė atė pikė

    Sa pėrshembull, i mbėshtetur nė mur, me duar lidhur

    ose nė njė laborator

    Nė kėmishė tė bardhė, me syze tė mėdha

    Ti tė vdesėsh qė njerėzit, tė jetojnė,

    Njerėz qė as fytyrėn s’ua ke parė,

    Dhe tė vdesėsh duke e ditur

    Se asgjė nuk ėshtė mė e bukur, se asgjė nuk

    ėshtė e vėrtetė si jeta

    Seriozisht duhet marrė

    Deri nė atė pikė seriozisht

    Sa nė shtatėdhjetė vjeē, pėrshembull, ullinj tė mbjellėsh

    Jo qė ato t’u mbeten fėmijėve tė tu

    Por se ti nuk do tė mendosh pėr vdekjen

    Megjithėse e ke frikė

    Se jeta pėr ty mė shumė rėndon nė peshore.



    Perkthyer nga ?
    Me duket nga Alban Tartari, gazetar ne TVSH (deri para ca muajsh te pakten) . me thene te drejten edhe une kam kerkuar te gjej ndonje permbledhje me poezi te Hikmet ne shqip por deri tani nuk kam gjetur.
    si ai parafolsi edhe une jam munduar te perktheje ndonjeren vete por shume veshtire.
    gjithsesi mund te postoj ndonjeren keto dite.
    To look life in the face....

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gunnar pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    PARA TEJE DUA TE VDES

    Une
    para teje dua te vdes.
    Apo kujton se ai qe vjen mbrapa
    do ta gjeje ate qe iken?
    Une se besoj.
    Me mire
    te me djegesh,
    te me futesh ne nje vazo
    dhe mbi oxhak te dhomes tende ta vendosesh.
    Vazoja te jete prej qelqi
    e tejdukshme,
    te jete prej xhami te bardhe
    qe brenda saj te mund te me shohesh mua
    Besoj se e kupton sakrificen time:
    hoqa dore se qenuri toke
    hoqa dore se qeni lule
    vetem per te qendruar prane teje.
    Dhe behem pluhur
    prane teje jetoj.
    Me pas, kur te vdesesh edhe ti
    ne vazon time do te vish.
    Dhe aty bashke do te jetojme
    hiri yt ne hirin tim
    deri sa nje nuse harrakate
    apo nipi plangprishes
    qe aty te na heqin…
    Por
    ne
    deri atehere
    do te perzihemi aq shume me njeri tjetrin,
    sa dhe ne plehrat ku do na hedhin
    grimcat tona
    prane njera tjetres do te bien.
    Se bashku do te kridhemi ne toke.
    Dhe nese nje dite nga lageshtia
    ne kete cope toke
    nje lule e eger do te mbije,
    ne maje te saj dy lule do celin patjeter:
    njera
    ti
    dhe njera
    une.
    Une jam me optimist
    Une akoma nje femije kam per te lindur
    Jete mbart brenda meje.
    Gjaku me zien.
    Shume, ama shume do te jetoj
    Por me ty sebashku.
    Por dhe vdekja mua s’me frikson.
    Vetem se shume e merziteshme po me duket
    menyra e varrimit tone.
    Megjithese deri kur te vdes une
    Them se kjo do te ndryshoje.
    A ka ndonje mundesi te dalesh nga burgu ne ditet e sotme?
    Nga brenda nje ze:
    ndoshta - me thote


    po kontribuoj edhe une ne kete kend me perkthimin e nje prej poezive te Hikmet qe me pelqen shume. Shpirti dhe idealizmi i ketij njeriu eshte me te vertete per tu patur zili. nuk e di po zor se has njerez te tille ne ditet e sotme. me shume mundesi kane qene kushtet dhe zhvillimet politike dhe kulturore te asaj periudhe qe ka nxjerre njerez te tille. Nderime poetit dhe bashkekohesve te tij Latine.


    P.S.meqenese jam amator besoj se mund te kete edhe mosperputhje me origjinalin keshtu qe po postoj edhe origjinalin ne turqisht ne menyre qe ndonje prej anetareve te forumit (mesa kam vene re numri i turqishtfolesve ne forum s'eshte i vogel) te kontribuonte per nje perkthim sa me te mire.
    To look life in the face....

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gunnar pėr postimin:

    bili99 (21-03-2016)

  7. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    ...meqenese jam amator besoj se mund te kete edhe mosperputhje me origjinalin keshtu qe po postoj edhe origjinalin ne turqisht ne menyre qe ndonje prej anetareve te forumit (mesa kam vene re numri i turqishtfolesve ne forum s'eshte i vogel) te kontribuonte per nje perkthim sa me te mire.
    Kaq ishte vrulli yt Gunnar? Presim poezite e tjera
    Edhe ne mos ndihmofte njeri me perkthime (mbase me vone do te te ndihmoje ndokush), ke mbeshtetjen e plote shpirterore te forumisteve.
    Titulli i origjinalit do te mjaftonte dhe eshte i domosdoshem sepse ndonjehere nuk gjenden keto poezite pa titullin ne origjinal.
    Pershendetje!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #6
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris
    Kaq ishte vrulli yt Gunnar? Presim poezite e tjera
    Edhe ne mos ndihmofte njeri me perkthime (mbase me vone do te te ndihmoje ndokush), ke mbeshtetjen e plote shpirterore te forumisteve.
    Titulli i origjinalit do te mjaftonte dhe eshte i domosdoshem sepse ndonjehere nuk gjenden keto poezite pa titullin ne origjinal.
    Pershendetje!
    pershendetje

    njehere e provova kete sport po mu duk paksa i veshtire. pastaj edhe shume kohe nuk kam patur ne te vertete. gjithsesi sinqerisht shpresoj qe edhe ndonje tjeter te kontribuoje ne kete cep te forumit.

    P.S. titulli origjinal i poezise qe kam postuar eshte "Senden once olmek istiyorum"
    To look life in the face....

  9. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Letër Gruas
    Shqiperoi Alban Tartari


    E vetmja ime!
    Në të fundit letrën tënde:
    "Më dhemb koka,
    zemrën e kam rrëmujë"
    më thua.
    "Sikur të të varin,
    sikur të të humb",
    thua,
    "s'jetoj dot"!

    Jeton, gruaja ime e dashur,
    si një tym i zi do ndahet
    kujtimi im në erë,
    jeton, flokëkuqja e zemrës sime,
    e shumta një vit zgjat dhimbja e vdekjes
    në shekullin e njëzetë.

    Vdekja.
    Një i vdekur varur në litar,
    kjo vdekje, s'di pse
    shpirtit tim s`i shkon për mbarë.

    Por ji e sigurt e dashur
    Nëse dora e zezë si një merimangë tërë qime
    e një arixhiu të mjerë
    do më hedhë litarin e përfundimit,
    Do shohin me kot se s'do ta gjejnë,
    frikën në sytë e kaltër të Nazimit.

    Unë,
    Në errësiren e purpurt të vjeshtës,
    shokët dhe ty do vështroj,
    dhe vetëm një dhimbje-këngë të mbetur gjysmë,
    dheut do ti çoj.

    Gruaja ime!
    Zemërmira!
    Florilyera!
    Bleta ime me sy ngjyrë mjalti:
    Përse të shkrova ty,
    se kërkojnë të më varin?

    Gjyqi është veç hapi i parë,
    Dhe si bostan kokën menjëherë
    s'ta marrin.

    Eja, leri këto,
    kjo është veç një e largët mundësi,
    Po pate para më blij një palë brekë
    fanellate e mi sill.
    Se më zuri prapë këmbën
    shijatiku, i flamosuri.
    Dhe mos harro:
    Veç gjëra të mira duhet të mendojë
    gruaja e një të burgosuri!

    (11.11.1933 Bursa, në burg)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e geakronos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Postime
    3
    Ah sa e bukur eshte kjo! Ah!

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar geakronos pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #9
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Vertete e bukur .. dhe prekese

  13. #10
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260

    Nazim Hikmet

    Po vendos ketu disa poezi te Nazim Hikmet, nje poet Truk, jo famė pak.



    ********


    Jam une qe trokas te ju dere ne dere
    Dhe dyert e shtepive jua ēel nje per nje
    Jam ēupez e vdekur, e padukshme ne ajer,
    S'kam ardhur t'ju tremb, t'ju le ne prag pa zė.

    Dhjete vjet me pare me kishit mes jush,
    Po Hiroshima nje vdekje te lige me dha.
    Dhe mbeta femije, shtate vjeē sa ē'kam qenė;
    Femijet e vdekur nuk hedhin me shtat.

    Sė pari m'u ndezen floket e gjatė,
    Pastaj zjarri m'u ngjit nga duart ne sy,
    Prej trupit mė mbet veē nje grusht hi i nxehtė
    Qė era e shperndau ne qiellin e zi.

    Degjni, asgje s'kerkoj prej jush sot,
    Askush prej jush s'me jep me dot nje dhele
    Ēupa qe u dogj si nje cope gazete
    S'shijon me dot prej jush nje karamele.

    Trokas dere me dere, me degjoni, pra,
    Dhe ne nderin tuaj beni be te gjithe
    Se kurre s'do kete vdekje, po karamele te embla
    Do gatuhen ne bote per ti gezuar femijet.



    Plaku ne breg te detit.

    Majat kate-kate vėn sėrė,
    Gjer buze deti zbret pishnaja poshtė,
    Shtrire ne kurriz, permbi rėre,
    Rri ne breg nje plak kockefortė.

    Kete dite gushti me diellin qe djeg,
    Nga larg lypin ndihme anijet ne menxyrė;
    Freski te kaltereme sjell era ne breg,
    Nje ledhatim plakut i rrika mbi fytyrė.

    Duart kishte mbledhur permbi bark,
    Si dy gafore te lodhura e keokeforta,
    Fitorja ka lekuren e trashe
    Te nje udhetimi me te zorshem se koha.

    Qepallat mbushur kripe e rrudha
    Me njera-tjetren rrine mbyllur butė,
    Ne erresire shkendijash te praruara
    Degjon buēitje deti plak'i urtė.

    Deti dhe peshqit dhembegjatė,
    Ngrehinat e ndajnatės qe po gdhin,
    Rrjetat para shtepise se peshkatareve
    Dhe lutje larg shkembinjte ne lulezim.

    Vallė, maja e pishnajes feshferin
    Atje lart, shume me lart, neper re?
    E di ai se rrotull te vjen mendja
    Kur majat qe nga poshte rri e sheh?

    Majat kate-kate vėne sėrė
    Gjer buze detit zbret pishnaja poshtė
    Shtrire ne kurriz, permbi rere
    Rri ne breg nje plak kockefortė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlackEagle : 23-12-2006 mė 19:19

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar BlackEagle pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 08:13
  2. Nazim Hikmet
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 05:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •