Nje version tjeter, pak me ndryshe, te te njejtes poem:Postuar mė parė nga D D
Madrigal
T'i veshtroja ata sy
Aq te rinj e te urte
Dhe ti buzen ma cike
Me nje te puthur.
(Oret kane gjithnje te njejtin ritem,
Netet - te njejtit yj).
Si gonxhja ne diell
Me lulezoi zemra
Me petale te harlisura,
Me theke prej endrre.
(Oret kane gjithmone te njejtin ritem,
Netet - te njejtit yj).
Denesja ne shtepi
Si princ perrallor
Per bareshen e arte
Qe iku nga gjostra.
(Oret kane gjithmone te njejtin ritem,
Netet - te njejtit yj).
Largohesha nga ti
Qe fshehurazi me doje.
Nuk di si i ke syte,
Duart e tua a floket,
Por me mbeti ne balle
Flutura e puthjes sate.
(Oret kane gjithmone te njejtin ritem,
Netet - te njejtit yj).
1919
________
burrim: "Lorka, Poezi". Perktheu: Anton Papleka. Botimet Extra: 1997.
Krijoni Kontakt