Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Tini-
    Anėtarėsuar
    17-06-2004
    Postime
    15

    Sisteme Operativė: Industria IT po i largohet Microsoft-it

    Debati Windows apo Linux, apo Linux apo Windows, nuk ėshtė mė temė e njė grushti specialistėsh, ultra tė kualifikuar. Por pjesa me mė pak njohuri e tė interesuarve, (pėrfshi edhe pėrkthyesin e kėtij artikulli), i kanė pasur sytė pėrherė te lojtarėt mė tė fuqishėm. Dhe njė koment mjaft tė veēantė, rreth reagimit tė kėtyre lojtarėve tė fuqishėm sė fundmi, jepet me artikullin e Charlie Demerjian-it botuar pak ditė mė parė nė ''The Inquirer''. Tė cilin, tė pėrkthyer po e botojmė kėtu.



    Industria IT po i largohet Microsoft-it

    Koment Nė fillim qe Microsoft-i. Mandej shpėrtheu.

    Nga Charlie Demerjian: E dielė 28 Dhjetor 2003, 11:31
    Marrė nga "The Inquirer"
    Artikulli nė origjinal: http://www.theinquirer.net/?article=13350

    Ku e ku, qėllon njė kthesė e madhe nė industri. Kthesat zakonisht nuk janė tė dukshme para se tė ketė kaluar shumė kohė qė kur ndodhėn, duke ju bėrė tė shihni pas dhe tė thoni: "Ah po, ndryshe ishin gjėrat atėherė".

    Jemi duke pėrjetuar njė kthesė tė madhe nė industrinė IT nė kėtė ēast, dhe nėse dini se ku tė vėshtroni mund tė shihni si po ndodh ajo. Kjo kthesė ka tė bėjė me Microsoft-in dhe lėvizjen ''burim i hapur''.

    Deri fare vonė, Microsoft-i zotėronte gjithēka nė tregun e kompjuterave personalė, fundin dhe kryet bashkė. Skaji i poshtėm i takonte Palm-it, kryet Sun-it, IBM-sė e tė tjerėve. Nė mesin e gjerė e tė butė, gjendej Microsoft-i dhe vetėm Microsoft-i.

    Cilido qė e sfidonte blihej, i viheshin stėrkėmbėsha teknologjikė, ose zakonisht rrėzohej poshtė me rengje tė qelbur, konkurencė tė pamėshirshme, ose nė raste tė rralla, me njė prodhim mė tė mirė. Lista e tė dėshtuarve do donte mė tepėr rreshta se sa ē'lexon nė vit dikush.

    Netscape, Stac, Wordperfect, Novell, e tė tjerė janė mes viktimave tė njohura. Ata qė mbijetuan teknikisht, janė fantazma tė vetvetes sė dikurshme.
    Tamam kur shtypi shpall pamundėsinė e cilitdo tė sfidojė bishėn e Redmond-it, Microsoft-it po i rrėshqet kontrolli.

    Sikundėr cilado shoqėri e pėrballur me njė humbje shumė tė madhe tė pjesės sė tregut, Microsoft-i ėshtė duke vepruar si pritej, duke pretenduar qė kjo nuk po ndodh, dhe duke buzėqeshur kur pyetet rreth perspektivave. Nga brenda, Microsoft-i ėshtė i lebetitur.

    Njė nga shoqėritė mė tė pasura mbi dhe, e drejtuar nga njė nga njerėzit mė tė pasur mbi dhe, e trembur? Ē'doni tė thoni?

    I vrarė, i Prerė dhe i Katėrmujorzuar
    Pėr ta zgjeruar kuadrin, Microsoft-i del, ēdo katėrmujor, mė mirė se ai i mėparshmi. Kurdoherė qė tipat financiarė kapen me fitimet e katėrmujorit, Microsoft-i pėrherė ja del tė nxjerrė nga kapelja e tyre ca qindarka mė tepėr, dhe t'ua kalojė kėtyre fitimeve. Truma kolektive e ēakejve dhe krimbave tė njohur si ''Wall Street'' rri mefshtas, nofullmbėrthyer, nė mahnitje, dhe i jep vetes duartrokitje golfi me gjysmė zemre. Laj e thaj ēdo katėrmujor, pėrfshi mahnitjen e ''analistėve''.

    Se si bėhet kjo nuk ėshtė reng. Bėhet fjalė pėr marzhe fitimi mbi dy produktet kryesorė tej tetėdhjetė pėrqindshit. Pjesa tjetėr e produkteve, prej ''handhelds'' te MSN dhe Xbox janė humbje tė frikshme paraje. Financat e tyre janė kaq opake dhe tė paraqitura keq, sa tė mund tė kalohen para nga njė pjesė e shoqėrisė te njė tjetėr pa e vėnė re njeri. Bėre shumė para nė njė katėrmujor? Vėri mėnjanė nė sirtarin e emėrtuar investime, ose fshij nga defteri ca humbje. S'dalin numrat? Shit ca asete dhe dil me ''fitim''.

    Pėrmbledhur, (Microsoft-i, b.b.) ka mundur tė shfaqė njė kurbė fitimi tė butė dhe ''surprise on the upside''*** sa herė qė raporton pėr katėrmujorin. Monopolet, dhe thuajse asnjė kosto pėr tė patur produktin fizik veē shpenzimeve R&D*, kanė pėrparėsitė e tyre.

    Korporatat bėrtasin Linux
    Njė vit mė parė, gjėrat filluan tė ndryshojnė. Thirrjet se Linux-i mund tė rrėzonte nga froni Microsoft-in mbetėn po ato, por pati njė kthesė nė reagimin e korporatave ndaj kėsi thirrjesh. ''CxO''-t zunė tė thonė ''pa mė trego pėr tė''. Nė njė ekonomi nė rėnie, falas ėshtė shumė mė lirė se qindra dollarė, dhe pafundėsisht mė tėrheqėse. Linux filloi tė fitojė terren me klientė realė e pagues, qė e pėrdorin pėr punė reale, nė botėn reale, realisht.

    Deri atėherė, Microsoft-i thjesht e pat shpėrfillur kėrcėnimin e pinguinit. Mandej filloi tė kundėrvepronte me FUD-in** e zakonshėm, qarkore Halloween, trajtesa tė ndryshme dhe studime tė blera pa takt. Nė njė farė mėnyre, njerėzit nuk e hėngrėn faktin qė $1,000 pėr kokė tė ishte mė lirė se falas, e kėshtu Microsoft-it ju desh tė kalonte nė taktikė tjetėr. Meqė s'mund tė blinte shoqėrinė qė prodhoi Linux-in, pasi GPL i dilte para tė zakonshmes ''pėrqafoji dhe zgjerohu'', dhe njerėzit thjesht vazhduan tė urrejnė Microsoft-in pėr tėrė belatė qė ajo ka shkaktuar ndėr vite, shoqėria e pa vetėn ngushtė. Si konkurroni kur tėrė rengjet e qelbura ose janė tė pazbatueshėm ose dėshtojnė, dhe trastat me para s'mund tė blejnė daljen prej vrimės ku ke rėnė? Thjesht, konkuroni sipas rrugėve tė tyre.

    Veē gjashtė muajve tė fundit, kur ishte hera e fundit qė Microsoft-i uli ēmimet, ose bėri gjėsend tjetėr veē njė grimė uljeje nė diēka? Po, e saktė, kurrė. I pėrballur me humbje nė tregun ''zyrė pėr shtėpi'' karshi OpenOffice/StarOffice, nė terrenin server karshi Linux-it, nė baza tė dhėnash karshi MySQL, dhe nė desktop karshi Linux-it nė njė tė ardhme jo tė largėt, ēfarė mund tė bėnte? Tė sillte nė mendje ulje ēmimesh pėr ata qė vlejnė mė shumė, adoptuesit e hershėm dhe tė tjerė segmente kyēė.

    E para prej kėtyre uljeve synonte MySQL, me versionin pėr zhvilluesa tė SQLServer qė hėngri hanxharin nė 80 pėr qind. Mandej krijoi njė ''fond ryshfetesh'' pėr tė parandaluar shoqėri dhe organizma tė rangut tė lartė t'i japin Linux-it tėrė atė pėrparim nė vijėn e frontit. Mandej doli me njė version ''nxėnės e mėsues'' tė Office-it. Ndihmėz pėr lexuesit: nėse nuk paguani $500 pėr ''office'', versioni i ri nuk ju detyron tė provoni qė jeni nxėnės apo mėsues, si i mėparshmi. Asnjėra prej kėtyre taktikave nuk pati efekt, dhe njė nga arsyet qė gjėrat nuk venė si shpresonte Microsoft-i ėshtė skema e vet e aktivizimit tė produkteve si rrėmihje parash. Pa nisur debatin e vjetėr rreth kostos sė programeve tė piratuar, ėshtė e zorshme tė kundėrshtohet fakti qė edhe me numrat qė jep rreth piraterisė, Microsoft-i ende nxjerr njė miliard dollarė pėr katėrmujor ose edhe mė. Po tė mos ishte pirateria, filizat e Gates-it (tė vegjlit 1.0 dhe 2.0) do mund tė shkonin nė njė shkollė tė mirė. Qani pėr ta. I menēėm siē ėshtė, Microsoft vendosi t'i shtrydhė edhe pak pėrdoruesit, dhe pėrkundėr frikės mjerane tė vet zuri tė shohė qė njerėzit parapėlqenin tė kishin mundėsitė paksa tė reduktuara tė OpenOffice-it pėr njė ulje $500 pėr makinė. Kush mund ta merrte me mend kėtė pėrfundim? Pashė kėmbėn, pashė pisqollėn, pashė pisqollėn, ja vesha kėmbės.

    Strategjia tjetėr e fitores ishte rrethimi i arabave, dhe kyēja e gjindjes brenda nė to. Nėse ua bėni tė pamundur programeve tė tjerė tė japin e marrin me tuajėt, dhe mallin tėnd deri diku tė lirė, njerėzia do tufėzohet rreth kėtij, drejt? Hmm, deri nė njė pikė, tė paktėn deri sa tė mbruani urrejtje dhe njerėzit tė kenė njė tjetėr mundėsi.

    Licensimi 6.0, i riu ''merrni me qera nė rrugė e sipėr, por bėni kėshtu nė kurrizin tonė'', qe pėrshpejtuesi kėtu. Kur u propozua kjo skemė, njerėzit ja dhėnė tė qeshurit. Kur Microsoft-i tha: ''kėshtu ose paguani ēmimin e pazarit'', njerėzit u kapsallitėn, dhe pak prej tyre bėrtitėn ''monopol''. Nė kėtė kohė njerėzit filluan ta marrin Linux-in seriozisht.

    Besėthyerje, Besėthyerje
    Kur Microsoft-i vendosi njė afat pėr licensimin 6.0, njerėzia ju shmang. Pėrkrahja qe mė pak se 100% e asaj qė pritej, kėshtu qė kapsalliti sytė dhe e shtyu afatin i cili nuk qe nė gjendje tė shtyhej. Njerėzia prapė nuk u tufėzua rreth planit, ndaj Microsoft-i shtrėngoi vidad dhe, hmm..., u kapsallit prapė. Sapo qe e qartė qė klientėt nuk e shikonin 100% plus rritjen e ēmimeve si njė pėrfitim, dhe Microsoft-i dukej pėrherė e mė i dobėt pas ēdo vonese, reshti sė shtyri. Cilido vėzhgues i arsyeshėm do ta shėnonte nė dėrrasė tė zezė humbjen e njė tė tretės sė bazės sė klientėve, e nė tė njėjtėn kohė tjetėrsimin e saj, si njė katastrofė tė plotė.

    Microsoft-i e kaloi kėtė si njė shenjė qė njerėzia nuk kuptoi tamam bujarinė qė rrezatohet prej Redmond-it, kėshtu qė e sheqerosi qypin duke ofruar kafshata pėr tė lėkundurit. Kjo pėrfshinte ritrainim dhe gjėra tė tjera, por jo ulje ēmimi. Qė ishte vija e shenjtė qė nuk duhej kaluar kurrė. Pėr pak. Njerėzia prapė nuk u tufėzua, dhe klientėt ''high profile'' filluan ta lini barkėn. Ē'tė bėjmė, ē'tė bėjmė?

    Pėrgjigjja qe t'u dilej para besėthyerjeve duke ofruar ulje masive ēmimesh. Dėrguar tek emrat e mėdhenj si karrem pėr tė vegjlit. Kėrcėnim pas skenash. Bėni ē'tė jetė e mundur, dhe kur Microsoft-i thotė ''ēfarėdo'', jini tė qetė qė ka gjėra qė asnjė prej nesh s'i ka ēuar nėpėr mend se mund tė vihen nė lojė me finesėn e njė vareje.

    E ēuditshmja ėshtė qė as kjo nuk doli gjė. Njerėzia i ra kalemit. Me kyēje tė shtrenjta nga njėra anė, dhe programe mė tė lirė dhe mė ndėrveprues nga ana tjetėr, filloi tė zgjedhė rrugėn mė pak tė shtrenjtė. Imagjinoni. Besėthyerjet ''high profile'' zunė fill me njė rregullsi gjithnjė e mė tepėr, dhe Redmond-i kish mbetur thuajse pa rengje.

    Disa besėthyerjeve ju dol pėrpara, si qeverisė Tailandeze, qė paguan $36 pėr Office dhe Windows XP vjen me 95% ulje krahasuar me ēmimin e zakonshėm. Ka, mbase, pazare tė tjerė tė ngjashėm, gjetkė, pėr tė cilėt nuk kemi dėgjuar. Pėr secilėn nga fitoret e Microsoft-it, kish dy ose tre tė Linux-it. E mė tej katėr apo pesė. Tani nuk ėshtė mė njė ndeshje. Besėthyerjet ''high profile'' si nė qytete, qeveri dhe, mbani frymėn, IBM, janė thjesht maja e ajsbergut, dhe thuajse tė tėrė janė duke shikuar tek nismėtarėt pėr tė parė nėse ja vlen t'u shkohet pas.

    Nėse del se kėto pak shoqėri ja dolėn mbanė, prisni tė happen portat e shkarkimit, dhe gjithėkėnd tė vijojė pas tyre. Tė meta e sigurisė si pasojė hartimi, qė i bėjnė progamet Microsoft tė pasigurtė, janė vetėm diēka shtesė pėr mjerimin e pėrgjithshėm. Ēdo ditė qė njė shoqėri e pėson pėr shkak krimbash apo virusesh fillon rivlerėsimin e programeve Microsoft. Kur tė vijė radha e pazareve pėr kontratat e ardhshme, kujtimi i pastrimeve tėrė natėn tenton tė peshojė rėndė nė mendjen e shumė CIO-ve dhe CTO-ve.

    Numrat e katėrmujorit tė fundit treguan diēka qė s'kish ndodhur mė parė – numra Microsoft nė vend. Mallkuan pėr kėtė shoqėritė e mėdha qė u treguan tė papėrmbajtura tė nesėrmen e krimbit Blaster. Por po qe se ndaleni dhe mendoheni pėr kėtė, shumica e shoqėrive janė nė Licensimin 6.0 ose kontrata tė tjera afatgjata, ndaj tė ardhurat e dala prej tyre janė tė qėndrueshme. Ata qė do blejnė produkte Microsoft kėshtu do bėjnė, ata qė ikėn, ikėn. Njė shoqėri e madhe nuk shtyn blerje si kėto pėr njė katėrmujor, pėr shkak tė njė tė ēare sigurie: ose do t'u skadojnė licensat pėr ****ėsh, ose do tė blejnė programin si patėn parashikuar dhe tė shtrohen mbi tė nėse ėshtė absolutisht e nevojshme. Diēka bie erė nė kėtė spiegim.

    Nėse Microsoft nuk del dot me njė ''upside surprise''***, diēka vete shumė keq. Duhet tė mundė rrugėn**** tani, ose i del magjia trukut, dhe kjo ka atė pasojėn e shpifur nė ēmimet e aksioneve. Nėse Microsoft-i nuk arriti parashikimet kėtė katėrmujor, kjo do tė thotė qė ose nuk mundi, ose pat vendosur me vetėdije tė kundėrtėn.

    Tė tė mbarohen ecejaket
    Nėse Microsoft-i nuk ja del dot shifrave, kjo tregon qė po i mbarohen ecejaket, qė klientėt kryesorė po pazarepsin rėndshėm, dhe Microsoft-i po bėn lėshime. Pa miliarda pėr t'i hedhur nė produkte me humbje si XBox dhe MSN, a mundet kėto prona tė mbijetojnė? Nėse nuk munden, atėherė do tė bėnit njė Microsoft mė tė shėndetshėm financiarisht, por a do ishte ende Microsoft? A mund tė ofrojė njė zgjidhje pėrfundimtare nėse e gjeti veten tė pazotin tė kontrollojė Internetin? Do ishte nė gjendje tė ndeshej nė betejėn e telefonave pa dalė rastėsisht prej saj me njė humbje me nėntė shifra? Sa kohė i duhet botės ''set top box'' tė fillojė tė nxjerrė para?

    Ana mė shqetėsuese pėr shoqėrinė ėshtė nėse Microsoft-i vendos tė raportonte ēfarė po ndodh nė tė vėrtetė. Kur vjen puna te numrat, Wall Street-i ėshtė nė njė terren la-la ushqyer prej Microsoft-it. Aksionet janė lartė nė absurd, dhe si pasojė, priten tė bėjnė diēka si kėmbim. Sapo tė pushojnė sė bėri kėtė, bėhen shumė mė pak tė vlefshėm. Dhe kur mdodh kjo, zotėruesit e aksioneve dhe (Wall) Street-i zėnė e pyesin tėrė ato pyetje tė shpifura tė cilave drejtuesit nuk dėshirojnė t'ju pėrgjigjen. Nėse aksionet bien plumb, ato mundėsi pėr tė cilat Microsoft-i ėshtė i njohur, si shtysa nėpunėsish bėhen pėrherė e mė tė shtrenjta, e morali bie. Shkurt, gjėrat bėhen tė shėmtuara.

    Pėr Microsoft-in, tė kthejė me dashje shoqėrinė nė kėtė gjendje, do tė sinjalizonte asgjė mė pak se njė rrėmet, njė qė do t'i sillte shoqėrisė me dashje mjaft dhimbje. Nuk mendoj dot dikė ta bėjė kėtė qėllimisht veē nė i ka shpatullat pėr muri dhe nuk ka tjetėr rrugėdalje. Njė rrugė mjaft mė e menēur do ishte tė dilej butė butė prej kėtej pėrgjatė disa vitesh, dhe tė shndėrrohej dalngadalė shoqėria. Nė kėtė mėnyrė ende do tė mundnit tė parapėrgatisnit kopenė e analistėve, dhe shpėtoni deri diku pa u prekur. Nėse mė duhet tė hamendėsoj, do thoshja se konkurenca ka filluar ta shtyjė Microsoft-in nė njė luftė ēmimesh, dhe ēdo budall mund t'ju tregojė qė njė luftė ēmimesh kundėr falas-it nuk ėshtė njė gjė e mirė. Nuk mė besoni? Thjesht shkoni e pyesni Netscape. Oh, si gėrryen krimbi! E luftrat e ēmimeve janė shkatėrruese, dhe do ta fundosin Microsoft-in mė shpejt se sa tė shqiptoni "$50 miliardė nė bankė". Microsoft-i mund t'ja lejojė vetes tė ulė ēmimet por pas ca kohe ato ulje $10 milionėshe ēmimesh fillojnė e mblidhen. Thjesht kjo nuk ka pėr tė funksionuar kur gjithkush tė dijė tė vėrtetėn e thjeshtė rreth Linux-it.

    Fjala ėshtė qė, nėse jeni duke pazarepsur me Microsoft-in, dhe nxirrni njė kuti SuSE apo Redhat, ēmimet bien 25 pėr qind prej pazarit mė tė mirė qė ju mund tė kishit arritur. Nxirrni njė studim tė hollėsishėm KII (kthim i investimeve), dhe njė tjetėr 25 pėr qindėsh bie, mrekullisht. Doni akoma? I thoni Microsoft-it qė faza pilot e provave shkoi paq, dhe qė Java Desktop prej Sun-it duket vėrtet spektakolare nė njė desktop Gnome tė sajuar me porosi pėr ndėrrmarjen tuaj, ndėrkohė qė kostot e trainimit janė thuajse nul. Nuk ėshtė e zorshme t'i vihet shkelmi Microsoft-it kėtė kohė, sėrish e sėrish – tė jesh pėrfaqėsues i Microsoft-it duhet tė jetė punė e rėndė. Dhe ēfarėdo tė bėjė ky, njerėzia vazhdon ta lerė barkėn.

    Kompjutera tė Besueshėm
    Puna ėshtė qė Microsoft-i thjesht nuk ėshtė i besueshėm, anketat e dyshimta lėnė mėnjanė. Kjo dije po shpėrndahet nė rangjet e drejtuesve. Microsoft-i e ka zakon premtimin e gjėrave pėr pėrdoruesit, por jo dėrgimin e tyre.

    Siguria ėshtė njė shembull i mirė. Ca vite mė parė, Microsoft-i premtoi tė ndalojė punėn mbi XP dhe tė bėjė njė mbikqyrje sigurie dhe ritrainim. Ēdo gjė do tė ishte vaj pas kėsaj, thosh, na besoni. E kėshtu bėri njerėzia. Blaster, Nachia, dhe njė trumė tė tjerė ilustrojnė atė qė Microsoft-i nuk bėri asgjė as afėr njė pėrpjekjeje tė sinqertė.

    Pra, ē'vjen prej Redmond-it sot? Ajėr i nxehtė dhe video dance nga Ballmer-i realizuar nė Macs. Djali majmun ėshtė i lezeēėm pėr t'u parė, por pas njė nate tė tėrė kufizimesh duke arnuar rrjetin, me pėrgjegjėsin qė ju gėrthet, i del lezeti. Ju kujtohet po i njėjti Ballmer qė tha se Microsoft-i nuk do tė lėshojė paketė shėrbimesh pėr Win2K para se tė ishte e pėrsosur? Po e njėjta mbikqyrje sigurie pėr XP qė do tė fshinte mundėsitė e ndodhjes sė ēfarėdo gjėje tė ngjashme me Blaster? Ka ndonjė qė mendon se masat do tė blejnė lėshimin pasues? E vėrteta ėshtė qė ato do blejnė, dhe Microsoft-i e di kėtė.

    Shprehja ''do tė ndreqet nė gjashtė muaj, na besoni'' duket tė ketė njė fuqi magjike kur rrezatohet nga Microsoft-i. Sa herė qė dikush, i madh mjaftueshėm, vjen me njė listė ankesash, lajmėrohet njė iniciativė, del njė paraqitje elegante Powerpoint, njė duzinė njoftime shtypi, njė fjalim i Gates-it, dhe njė dorė gjėrash tė ndritshme pėr tė hequr vėmendjen e njerėzve.

    Mbetet fakt qė siguria ka ardhur duke u keqėsuar pėrvit qė prej lėshimit tė Windows 95. Njė djall kronike, nuk ju duket? Fakt ėshtė qė pėr tė parėn herė tė ardhurat e Microsoft-it janė nė vend, ka konkurencė, dhe mallkohen publikisht rrėmete sigurie pėr humbjet monetare.

    Sidoqoftė, kultura nė Microsoft , parashikon ndryshim. Nė Forumin e Zhvilluesve tė Intel-it, vjeshtėn e fundit, isha duke biseduar me njė person tė nivelit tė lartė i ngarkuar me sigurinė, dhe u fjalosėm se si Microsoft-i mund t'ia dilte tė ndreqte gjėrat. Pyeti pyetjen e duhur, dhe i dhashė pėrgjigjen e duhur: besim. Plus, hidhni tej gjithēka keni dhe filloni sėrish. Nuk e mori vesh. Jo, mė shumė se aq, qe i papėrshkueshėm nga gjėrat qė i thoshja, kultura ėshtė kaq e rrėnjosur sa e vėrteta nuk mund ta depėrtojė. Microsoft-i nuk mund tė ndreqė tė metat qė shpien te probleme sigurie sepse nuk janė tė meta, janė zgjedhje hartuesish. Kur u pėrball me Java, Microsoft-i reagoi me ActiveX-in. Ky, thosh, mund tė bėjė ēdo gjė qė nuk e bėn dot Java, sepse Java qe nė njė ''sandbox''***** dhe programet nuk dilnin dot prej andej.

    Mbetet fakt qė e tėrė infrastruktura e Microsoft-it bazohet nė hartime me tė meta thelbėsore, dhe jo kod me tė meta. Kėta hartime nuk mund tė ndryshohen.

    Pėr t'i ndryshuar, Microsoft-i do tė duhej tė zbrazte tėrė API-t ekzistuese dhe tė cėnojė pėrputhshmėrinė me gjithēka deri mė sot. Nėse Microsoft-i bėn kėtė, do tė ketė mundėsinė tė ndreqė hartimet qė molepsin linjėn e produkteve tė tij.

    Ēka dyshoj se do ta bėjė. Net, struktura e re e sigurtė, dhe e krijuar me sigurinė nė mendje, ju lejon tė hyni nė ''rrugėt e vjetra''. Por, nuk parashikohet ta bėni, ama ka qė e bėjnė nė njė farė mėnyre, dhe ''hackers'' do ta bėjnė. Microsoft-i dhe klientėt e tij i janė ngjitur pėrputhshmėrisė prapavepruese nė njė mėnyrė qė e bėn njė tė varur ndaj heroinės tė duket qesharak.

    Dhe nėse Microsoft-i ndėrron rrugė, ēfarė shtyse do keni pėr t'u ngjitur te Microsoft-i? Nėse ju duhet tė filloni nga fillimi pėr tė krijuar zbatimet tuaj nė kėtė mjedis tė ri, tė sigurtė, Microsoft, do tė paguani qindra mijė dollarė pėr tė ecur nė rrugėn e Microsoft-it, apo atė $0 pėr ecur me Linux?

    Fillim nga e Para
    Zėnia fill nga e para bėn zero njė pėrparėsi qė ka Microsoft-i, kod tė plotė dhe njė ekip tė stėrvitur. Migrimi dhe ritrainimi pėrmenden haptas nė tėrė trajtesat e Microsoft-it, dhe nėse ju duhet tė hidhni tej tėrė kėtė, ēfarė shansi ju mbetet?

    Nėn dritėn e ''s'do tė bėjė dhe s'mund tė bėjė'', Microsoft-i ėshtė atje, dhe kqyr se si pjesa e vet e tregut ka filluar tė hahet. Kjo ndodhi ngadalė fillimisht, por topi i borės po rotullohet. Pak vetė kanė filluar tė shohin sipėr kodrės dhe tė vėnė re kėtė gjė tė madhe qė rrokulliset drejt tyre, dhe disa janė aq tė zgjuar sa tė hiqen anash rrugės.

    Ndryshimi i madh nė industri po ndodh, dhe jemi nė pikėn e kthesės. Kqyrni me kujdes njerėz, dhe lexoni me kujdes ēdo njoftim pėr shtypin. Nėse e shihni tablonė e plotė, kjo ėshtė njė kthesė qė nuk do tė jetė njė surprizė gjatė shikimit prapa.

    * - Research & Development. Departamenti i Kėrkimeve dhe Zhvillimit nė njė ndėrrmarje.

    ** - Fear, Uncertainty, and Doubt. Frikė, Paqartėsi dhe Dyshim, tė cilėt ''injektohen'' nė mendjen e njė klienti tė mundshėm qė ėshtė duke shqyrtuar prodhime konkurrentė.

    *** - ''Upside surprise'' ėshtė njė term tregu aksionesh. Me pak fjalė do ishte arritja nga ana e njė shoqėrie e njė vlere aksionesh tė saj mė tė madhe se sa parashikimi i analistėve, pėr habinė deri diku tė tė gjithėve.

    **** - ''street'' nė origjinal, nėnkupto: Wall Street-in

    ***** - Njė mjedis i mbrojtur dhe i kufizuar ku programe si p.sh. programe Java lejohen tė ''luajnė'' pa rrezikuar tė dėmtojnė pjesėn tjetėr tė sistemit.

    nga Tini-

  2. #2
    Hej Tini, do ishte me e sakte dhe me e ndershme te jepje burimin dhe perkthyesin e vertete te ketij artikulli ne veēanti, dhe disa prej artikujve te tjere qe ke postuar kuturru! (disa jane marre nga www.alblinux.net). Sepse kur ti thua "nga Tini-" ngjan sikur je ti perkthyesi i vertete.
    Pa te keq, ben shume mire qe i poston, por duhet te zbatosh disa rregulla elementare te internetit.
    Shoqerisht.
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zema - I -
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 06:42
  2. Google Talk, programi i Google pėr chat
    Nga qoska nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 12:42
  3. TCPA - kompjuterat e rinj
    Nga Elvis-BG nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-03-2004, 17:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •