Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Kryetari i PD shpall platformën e re: Në 2005 me shoqërinë civile

    A thue si eshte e mundur nje njeri,nje intelektual,nje udheheqes shteti,nje udheheqes partie politike te jete aq analfabet,aq pa ndergjgejge,aq pa dinjitet,aq pa moral sikur politikajt tan shqipetar,te cilet jan ne gjendje te mjerojne,shkatrrojne dhe zijojn kete te shkret popull,kete te shkret kom she atdhe vetem e vetem per nje post ne pushtet.
    Si nuk ka turp as Berisha e as Nano,si nuk kan turp edhe ata qe i beshtetsin,cka bere me ate o Berish , cka beri Nano me ate qe njeri tjetrin do shani,e ata te huajt do qeshin me ju,kujt do ia qallin hallet marri u qoft , atyre qe qeshin me ju.
    Pse tu them me plot shpirt "O TE POSHTER" nuk uleni ne tavolinen shqipetare te bisedoni problemet , te ndihmoni shtetin,popullin.SE ky shtet e ky popull eshte i yni,nuk eshte i perendimoreve.
    Marri,marri!
    Po athue a i kujothet edhe Berishes se edhe ky ishte si ky tjetri si Nano per pes vite,po te njeten pune si ky beri edhe Salo,cka kan ti thon njeri tjetrit keta te dy.
    Vetem marri per ta e shume te tjere.
    Koshte qen mire qe populli nje dite tua nsaloj qe te dyve dhe mbeshtetsve te tyre te ken kontakte nderkombetare,te ken kontakte me shtypin e pist qe i perkrah keta,me shtypin qe kerkon qe vendin ta nzije para atyre qe na kan sjelle ne kte gjendje duke menduar se ata jan shpetimtaret tan
    Pra edhe nje here marri Salo,Nano dhe kompani.
    Nuk shitet Shqiperia per nje karrige,se eshte marri !

    Po behet edhe nje pyetje se per cfare shoqerie civile na flete ky Sala tash athue,se PD paska qen shoqeri policore apo ushtarake deri me sot.Pra si duket po dore e zgjatur e sherbimeve sekrete se bashku me ate te nanos e jo ne sherbim te popullit.


    Kryetari i PD shpall platformën e re: Në 2005 me shoqërinë civile

    TIRANE (24 Korrik) - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi, gjatë një prononcimi për mediat dje, konkretizim të lëvizjeve të reja që do të bëhen nga kjo parti. "Partia Demokratike në javët në vazhdim do t'ju informojë për konkretizimet e lëvizjeve të saj të reja", tha Berisha. Kreu i selisë blu sqaroi për mediat se lëvizja për hapjen e PD-së do të fillojë të konkretizohet në javët në vazhdim, madje ai u shpreh shumë optimist për konsolidimin e kësaj lëvizjeje. "Kursi tashmë i shpallur i Partisë Demokratike, si dhe lëvizja për hapjen e saj, po konsolidohen me shumë sukses", tha Berisha. Kreu i selisë blu, i sigurt për fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, është shprehur se "unë do të bashkëpunoj me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mund të them se PD-ja shkon drejt fitores, shkon drejt zgjedhjeve me një spektër shumë të gjerë". Kreu demokrat e ka vlerësuar si mjaft pozitive seancën dëgjimore që Komisioni Amerikan i Helsinkit mbajti për Shqipërinë. Sipas tij, kjo seancë është një paralajmërim shumë serioz për qeverinë socialiste dhe një mbështetje e madhe për popullin shqiptar. "Mendimi i Kongresit Amerikan ishte një mbështetje e madhe e fuqishme për shqiptarët në rrugën e tyre që kanë ndërmarrë për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm", u shpreh Berisha. Sipas tij, qeveria e drejtuar nga kryeministri Nano ka nisur një fushatë anticivile, e cila është e para në historinë e këtij vendi. Pas takimit që pati dje me ministrin e Jashtëm të Holandës, Berisha deklaroi se ka denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe mungesën e vullnetit për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Kreu i selisë blu nënvizoi se e ka njohur përfaqësuesin e vendit që kryeson Bashkimin Europian edhe me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të mediave, për dhunën dhe terrorin që, sipas tij, po ushtrohen mbi ta. Berisha e ka siguruar ministrin holandez për vendosmërinë e opozitës për të ndihmuar në zhvillimin e një procesi të lirë zgjedhor. "E sigurova se ëndrra e shumë kohëve e shqiptarëve është integrimi në Bashkimin Europian, por qeveria shqiptare ecën në drejtimin që ka marrë kryeministri dhe disa njerëz të tij," përfundoi ai. bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 24-07-2004 më 03:48

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shtune, 24 Korrik 2004


    NANO SULMON SHOQERINE CIVILE

    "Si shpjegohet zoteri qe kryeministri juaj ka perfshire ne kabinet dy ministra, te cilet ai vete i akuzoi per korrupsion?". Kjo pyetje erdhi si rrufeja ne qiell te paster per Fatos Tarifen, aty ne njeren prej sallave luksoze te Komisionit te Helsinkit ne Kongresin Amerikan. E cfare t'i pergjigjej ambasadori shqiptar ne Uashington nje pyetjeje te tille... Tarifa u ndie akoma me keq kur solli ndermend se "burri kurioz", ishte askush me pak se Kristofer Smith, nje nga kongresmenet me te njohur amerikane, njohes i mire dhe dashamires i Shqiperise. "Qeveria jone e ka luftuar dhe do ta luftoje gjithnje korrupsionin", belbezoi ai me nje ton te pasigurte, ndoshta duke mos i besuar edhe vete ato qe thoshte. Tre dite me vone kur delegacioni shqiptar pergatiste kthimin nga Uashingtoni, Fatos Tarifa dergonte me faks ne ministrine e Jashtme shqiptare dialogun e sikletshem qe ai kishte shkembyer ne Kongresin Amerikan.

    Ne te njejten dite, Fatos Nano sulmoi ashper shoqerine civile qe sipas tij po ia nxinte faqen Shqiperise neper bote. Ai permendi gjithashtu se kundershtaret e tij jane njerez pa alternativa, te papelqyeshem per shqiptaret dhe te pabesueshem per nderkombetaret.

    Keto komente, kryeministri i Shqiperise i artikuloi ne mbledhjen e qeverise dhe kur po dilte buzeqeshur i peshperiti njerit prej ministrave te tij: "Mbaju nene e ms ki frike, se ke Erionin ne Amerike". Megjithese perdori ironine nga dyshes Veliaj-Spahiu, Nano gjendet ne nje pozicion te veshtire pasi ai ka mbetur i vetmuar dhe pa aleate ne politiken shqiptare, por njekohesisht edhe "non-grata" nga nderkombetaret.

    Nano e sulmoi dje shoqerine civile, ndersa me pare ai kishte urdheruar vartesit e tij ta benin kete menjehere pas mbledhjes se Komisionit te Helsinkit ne Kongresin Amerikan. Duke reaguar me mentalitetin "o me ne, o kunder nesh", kreu i ekzekutivit e vleresoi si absurd faktin qe politikane te ndershem apo anetare te shoqerise se pakompromentuar civile te thone te verteten per Shqiperine, qofte edhe prane miqve te tyre nderkombetare. Sigurisht qe Nano do te donte qe ne Kongresin Amerikan te ligjeronin disa prej atyre pseudointelektualeve qe ne gjykata regjistrojne OJF-ra dhe flasin si krere te agjencive qeveritare. Shoqeria e pakompromentuar civile, sigurisht nuk e ndjeu veten te kenaqur, madje u ndie e kercenuar kur ministri i Rendit, Igli Toska, hodhi poshte me force ato qe u thane ne Kongresin Amerikan. Ne kete menyre, kryepolici jo vetem demaskoi armiqte e jashtem, por edhe derrmoi kolaboracionistet e tyre shqiptare! Megjithate, Kristofer Smith i konfidoi Erion Veliajt dhe Kreshnik Spahiut se nese do te kishin probleme me shtetin shqiptar, le te kerkonin ndihme prane ambasades amerikane ne Tirane. Eshte vertet per t'u habitur me guximin e kryeministrit shqiptar dhe vartesve te tij, te cilet "pa nje, pa dy" i akuzuan "kryqtaret" shqiptare ne Uashington si prishes se imazhit te Shqiperise. Kjo ndodhi vetem 24 ore pasi kongresmenet amerikane (jo ata shqiptare!) e vleresuan kurajon civile te Veliajt, Spahise dhe te tjereve, te cilet thane te verteten per Shqiperine, duke demonstruar se e duan ate ashtu sic eshte.

    Shoqeria civile nuk e shperdoroi aspak besimin dhe mbeshtetjen e publikut. Interesat e qytetarit ishin ne qender te diskutimeve qe drejtuesit e levizjes "Mjaft" dhe Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, mbajten para Kongresit Amerikan. Te thirrur ne seancen degjimore per te deshmuar rreth situates ne Shqiperi, Erion Veliaj dhe Kreshnik Spahiu, u shnderruan ne ambasadoret e shpreses per shqiptaret. Tashme faktor per zhvillimin e vendit, perfaqesuesit e shoqerise civile i treguan faktorit nderkombetar pergjegjesit qe mbajne peng integrimin e vendit. Ne ekspozene gri te paraqitur para kongresmeneve amerikane, dyshja Veliaj-Spahiu ngriti dhe njehere gishtin akuzues drejt klases politike shqiptare. Pamundesia per te permbushur standardet euroatlantike, perbente per keta te fundit jo mungese vullneti dhe deshire nga ana e popullit shqiptar, por nje produkt te kulisave politike ku luhet e ardhmja e shqiptareve. Drejtori i "Mjaft", Veliaj, ne vazhden e qendrimeve te tij te meparshme tha se per fat te keq, politikanet shqiptare ende nuk kane arritur te marrin rolin e udheheqesit ne kete proces. Gjate deshmise se tij, nder te tjera ai theksoi se ndryshimet e bera ne Shqiperi gjate dekades se fundit nuk sigurojne hapesirat e nevojshme per te perhapur idete demokratike. "Te rinjte shqiptare veshtire se e shikojne si model ndonjerin prej figurave politike kryesore te Shqiperise, si Nanon ashtu dhe Berishen. Politikat e deshtuara kane bere qe te shuhen shpresat tek te rinjte", vuri ne dukje Veliaj. Kreshnik Spahiu, drejtor i ZMQ-se, shkoi dhe me larg me akuzat e tij. Duke kritikuar ashper qeverine lidhur me depertimin e krimit te organiuar ne strukturat e larta shteterore, ai do ta etiketonte kreun e saj si te paafte per te mbajtur flamurin ne luften ndaj ketyre fenomeneve. Madje brenda kornizes se ketij diskutimi ai nuk ngurroi as te parashtronte shembujt perkates qe e justifikonin kete konstatim. "Industria e ndertimit qe aktualisht po njeh nje "boom" ne Shqiperi, thuhet se lulezon pergjithesisht me ane te parave te zyrtareve te korruptuar qe jane te lidhur me strukturat e pastrimit te parave", argumentoi ai.

    Ne listen e gjate te problemeve qe trajtuan gjate fjales se tyre, si Veliaj ashtu edhe Spahiu u munduan te arsyetonin drejt rreth hapave perpara qe ka hedhur aktualisht Shqiperia. Komentet e tyre objektive kishin si synim final pasqyrimin e proceseve transformuese nen syrin e ftohte te realistit. Erera te forta po fryjne nga Atllantiku si per kryesocialistin Nano, ashtu edhe per kryedemokratin Berisha. I pari mund te rrezohet, ndersa i dyti te ringrihet.

    SMITH

    Kryetari i Komisionit te Helsinkit ne Kongresin Amerikan, Kristofer Smith, pergezoi dy dite me pare anetaret e shoqerise civile qe folen ne Kongresin Amerikan. Ai vleresoi se Erion Veliaj dhe Kreshnik Spahiu demonstruan kurajo te larte civile qe i numeruan problemet dhe aspiratat e Shqiperise ne mes te miqve te tyre nderkombetare. Smith i falenderoi ata per ekspozene e qarte qe bene per situaten ne vend dhe per alternativat qe ata ofruan ne syte e kongresmeneve. Sipas Smith, shoqeria civile ne Shqiperi duhet te luaje nje rol me aktiv per te qene me e pranishme prane halleve te njerezve dhe per t'i sherbyer sa me drejt komunitetit.

    NANO

    Ne analizen e punes se gjashte muajve te qeverise qe ai drejton, kryeministri Nano siluroi anetaret e shoqerise civile qe folen para Kongresit Amerikan. "Ne nuk na duan ata qe s'punojne, por flasin vetem per te zezat e Shqiperise tek faktori nderkombetar. Kundershtaret e mi nuk kane alternativa dhe prandaj e bejne kete. Megjithate, situaten aktuale ne Shqiperi dhe punen e qeverise e kane vleresuar lart te gjithe organizmat nderkombetare dhe partneret tane edhe pertej Atlantikut", deklaroi Nano. Gjate dy diteve qe kaluara, ai urdheroi vartesit e tij qe "te mbroheshin nga akuzat e padrejta" te anetareve te shoqerise civile.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Nikoll Lesi rreth vetes dhe Mafies socialiste
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-01-2016, 16:09
  2. Berisha bën publike emrat e 38 intelektualëve nga shoqëria civile
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 12:33
  3. A është shoqëri civile "shoqëria civile" shqiptare?
    Nga liber në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 04:48
  4. Komisioni parlamentar "Rama"
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 28-10-2003, 04:39
  5. Opozita, shoqeria civile dhe zgjedhjet lokale
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •