Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Pershendetje Ekonomiste!

    Te nderuar kolege!

    Studente apo ekonomiste ne profesion, ky eshte forumi qe do te na bashkoje dhe do te na beje qe te shkembejme njohurite, dhe eksperiencat tona.

    Le ta gjallerojme ate dhe le t'i vijme njeri-tjetrit ne ndihme nese do te kemi pyetje qe kerkojne pergjigje.

    Ju uroj mireseardhjen atyre qe e shkelin forumin per te paren here dhe qendrim te mbare atyre qe tashme jane bere eksperte brenda tij

    Dita!

  2. #2
    Faleminderit kolege po spo e marojme dot mi dita ket shkollen si me ja bo hallit.
    Ngrije koken lart ne qiell
    se me dogji malli
    vinte gusha jote moj
    aroma portokalli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e daniela malo
    Anėtarėsuar
    26-05-2004
    Vendndodhja
    SELENIK
    Postime
    7
    miremengjez
    a mund te me ndihmoni me pergjigjen tuaj ne keto tema;
    1)cilat jane tarifat doganore midis Shqiperise dhe BE
    2)problemet qe ndeshin investituesit dhe ekportuset e huaj ne Shqiperi
    ju faleminderit

  4. #4
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Daniela,

    Pergjigjen e pyetjes se pare nuk e di dhe mund ta jape ndonje tjeter. Ndersa si pergjigje te pyetjes se dyte, po ve ketu me poshte nje shkrim te nje mikut tim, S. Xhepa, i cili e njeh mire kete fushe.

    Presioni i dhimbshėm ndaj biznesit dhe pėrgjegjėsitė e shtetit.

    Sa mė pranė biznesit qė afrohesh, aq mė shumė kupton se rruga qė i duhet tė pėrshkruajė pėr tė qenė konkurrues ėshtė tepėr e vėshtirė. Kjo rrugė bėhet akoma mė e vėshtirė kur dėgjon mbi mėnyrėn se si janė ndėrtuar marrėdhėniet e komunikimit tė tyre me strukturat shtetėrore, kur sheh nga afėr se sa tė thjeshta, por fondamentale, janė kėrkesat e sektorit privat.
    Tema e konkurrueshmėrisė bėhet veēanėrisht e mprehtė nga presioni qė po ushtrojnė proceset e integrimit tė ekonomisė kombėtare. Firmat nga gjithė rajoni mund tė konkurrojnė lirisht, pa u penguar nga tarifat doganore. Pėr mė tepėr, zona e lirė tregtare, ndoshta deri nė fund tė kėsaj dekade, do tė zgjerohet, duke pėrfshirė gjithė hapėsirėn evropiane. Kjo dekadė duhet tė shėrbejė qė biznesi tė pėrgatitet pėr t’u ballafaquar me konkurrentė, prodhues tė nivelit ndėrkombėtar.
    Kjo pėrgatitje para betejės edhe mė tė ashpėr qė ndodhet pėrpara, duhet tė merret seriozisht, para sė gjithash nga vetė biznesi. Ėshtė ai qė duhet tė ndjekė kėrkesat e tregut, tė zbulojė se ēfarė e bėn njė produkt interesant pėr blerėsin, cilat janė standartet qė duhet tė plotėsojė produkti, etj. Ndėrsa po pėrpiqemi t’i dialogojmė dhe shpjegojmė kėto argumente me biznesmenėt, ndjesia qė merr ėshtė se nė pėrgjithėsi, komuniteti i biznesit e kupton qė pėrmirėsimet kėrkohen nė sistem, tek tė gjithė aktorėt qė ndikojnė tek cilėsia dhe vlera e produktit final qė blen konsumatori. Duket se aktori qė po kupton mė pak nga kėto sfida madhore me tė cilat do tė ballafaqohemi shumė shpejt, ėshtė shteti.
    Pėrgjegjėsitė e shtetit pėrballė biznesit privat nuk po pėrmbushen. Kur kėrkon lejen e ndėrtimit tė njė objekti, investitorit i duket sikur ka hyrė nė njė xhungėl tė pashpirt, nė njė labirinth qė sheh vetėm derėn e hyrjes. Gjatė pėrshkimit tė labirinthit, rrugės qėllon qė tė dalin pėrpara “autoritete kompetente” tė cilėt tė tregojnė drejtimin nga duhet tė ecėsh qė tė dalėsh. Natyrisht qė ky ėshtė njė “shėrbim i vyer” dhe qė kėrkon shpėrblimin e duhur. Kėshtu qė “valixhja” e investitorit fillon tė zbrazet gjatė gjithė rrugės, akoma pa filluar punė. Vetėm dikush qė ka valixhen e majme, mund tė ketė sukses tė dalė nga ky qerthull. Sikur tė mos mjaftohet me kaq, nga thesi i parave duhen bėrė edhe shumė llogari tė tjera para se programosh se sa tė kushton fabrika.
    Sigurimi i infrastrukturės bazė tė biznesit ėshtė shumė larg standarteve mė minimale tė kėrkuara. Tingėllon shumė anakronike pėr kohet post moderne qė po jetojmė qė ka firma qė nuk ju ėshtė ofruar energjia elektrike prej vitesh, e pėr rrjedhojė ju duhet tė ndėrtojnė jo vetėm fabrikėn qė tė prodhojnė produktin, por edhe “hidrocentralin” qė tė prodhojė energji pėr fabrikėn e tij. Jo vetėm kaq, por pamja e vėrtetė prej hidrocentrali plotėsohet tėrėsisht edhe nga fakti se firmave ju duhet tė ngrejnė depozita gjigande uji, tė ngjashme me kaskadat e digave. Por, ironia mė e madhe ėshtė kur firmat gjobiten qė s’kanė paguar njė shėrbim qė kurrė nuk ju ėshtė ofruar. Rasti i njė fabrike diku nga zonat e Durrėsit qė ndoqėm nga emisioni “Fiks Fare” (besoj se ėshtė ndėr emisionet mė influencues dhe me dobi tė padiskutueshme pėr vendin), tė bėn tė besosh se kjo ėshtė thjeshtė njė marrėzi ose ēmenduri.
    Mė nė fund, investitori duket se mund tė marrė frymė i lehtėsuar. Ka kaluar nėpėr gjithė peripecitė e administratės “licensuese”, pasi ka paguar edhe njė tufė me para pėr tė ndėrtuar atė qė duhet tė bėjė shteti me paratė e taksapaguesve, dhe mė sė fundi mund tė fillojė tė punojė dhe tė dalė nė treg.
    Por, s’ėshtė e thėnė. Qė tė dalė nė treg, kamionit tė ngarkuar i duhet tė dalė nė xhade, ku si nė pritje tė gjahut, tė zėnė pritė tipet e ndryshme tė policive, me apo pa uniforma. Ėshtė plotėsisht e mundshme qė dhe pėr njė distancė prej 100 kilometėr, tė duhet ndoshta njė ditė e tėrė qė tė arrish nė destinacion. (Imagjinoni sa ironike do tė tingėllonte sikur firmat shqiptare tė kėrkojnė tė zbatojnė sistemin japonez tė shpėrndarjes ‘just in time’: ku nuk mbahen stoqe as nė lėndė tė para dhe as nė produkte tė gatshme pasi gjithēka kronometrohet tė lėvizė nė zinxhir dhe nė kohėn/minutėn e duhur!). Sikur kamionit t’i duhet tė dalė pėr jashtė vendit (firmat qė duan tė eksportojnė), radha nėpėr dogana ėshtė: importuesit shėrbehen tė parėt, ndėrsa formalitetet doganore pėr eksportuesit kryhen vetėm nė fund tė turnit. (Ndėrkohė, kjo nuk na pengon tė shkruajmė njė mal me letra dhe qė nė kapak mban titullin “Strategjia e Nxitjes sė Eksporteve”!). Doganierit nuk i bėn pikė pėrshtypje se firmės i duhet tė paguajė orėt e vonesave qė mund tė shkaktojė ndaj anijes qė pret nė radė. Mjafton vetėm kjo lloj e vendosjes sė radhės sė shėrbimit nė dogana qė tė kuptosh se pėrse puna e doganierit ėshtė ndėr mė tė lakmuarat. Historia e njė importuesi mund tė ishte njė subjekt i denjė pėr njė roman tė tipit tė Shvejkut; vetėm nervat e njė personazhi tė tillė do tė ishin nė gjendje tė duronin acarimin nervor qė tė shkakton kapėrcimi i hallkave tė kėsaj burokracie shqiptare ndėr mė tė sofistikuarat dhe lukrativet qė ka shpikur ndonjėherė njerėzimi. Njė miku im qė merret me biznesin e kompjuterve mė tregoi njėherė se pėr tė ē’doganuar mallin qė i vinte nga jashtė, duhej t’i mbushte mendjen doganierit se fjala qė shkruhej nė faturė “kompjuter personal”, nuk nėnkuptonte qė ishte kompjuter pėr veten e tij, por se kėshtu quhej vetė artikulli! Dhe kėto shpjegime duheshin bėrė pasi kishte kaluar nė procedura ngarkim-shkarkimi tė tre (?) lloje tė autoriteteve doganore. Pale po tė erdhi malli pas orės dy padreke kur doganat pėrfundojnė orarin zyrtar tė punės. Atėherė je i detyruar tė parkosh ngarkesat nė parkingjet private qė janė ngritur ngjitur ambienteve tė doganave, me bashkėaksioner vetė doganierėt.
    Pasi mė nė fund ja ke dalė mbanė kėsaj odiseje, njė tjetėr tė pret sapo kamioni shkarkohet nė magazinat e fabrikės dhe materialet duhet tė kalojnė nė procesin e prodhimit. Polici me njė tjetėr lloji uniforme, e pagėzuar polici tatimore, tė troket nė dyert e ndėrmarrjes dhe akoma pa i hedhur sytė nė librat e kontabilitetit, por mjaftohet me njė shikim tė shpejtė tė sipėrfaqes sė ndėrtesės (ē’mendje gjeniale!), qė tė vlerėsojė menjėherė se sa i detyrohesh ti paguash shtetit si tatim mbi fitimin. S’ka rėndėsi se sa fiton, madje akoma pa e ngritur fabrikėn, nė mėnyrė tė nėnkuptuar shteti e di qė ti do tė fitosh, prandaj detyrimi pėr tė paguar tė lind qė kur je akoma tek ideja. Disa biznesmenė kanė mėsuar si t’ia gjejnė anėn. E kanė kuptuar se ėshtė mė kollaj t’i japėsh njė bakshish tė majmė kėtij polici, se sa tė futesh nė dialog me shtetin prej tė cilit nuk do tė nxjerrėsh asgjė.
    Ky segment i biznesmenėve e ka kuptuar (fatkeqėsisht gabimisht) se pėr tė qenė konkurrues nė treg, mjafton tė korruptosh dikė qė tė jep lejen e aktivitetit, tė kalon mallin pa doganė apo t’i shmangesh pagimit tė taksave. Njė pjesė tjetėr e biznesit, qė kėrkon tė punojė ndershmėrisht, tė nxjerrė lejet e licensat sipas ligjeve, tė paguajė doganėn dhe tatimet e tjera qė i takojė shtetit dhe shoqėrisė, konkurrohet pandershmėrisht nga segmenti i parė. Dhe kėshtu, nuk bėjmė gjė tjetėr veēse vonojmė zhvillimin e ekonomisė sė vendit, duke vazhduar tė hartojmė vit pas viti strategji si tė luftojmė “fukarallėkun” (lexo: varfėrinė), dhe jo si tė shtyjmė mė pėrpara zhvillimin e vendit dhe tė integrohemi nė familjen e kombeve tė pėrparuara.
    Kėtė shkrim fillimisht e kisha menduar si njė shkrim kėrkimor, artikull prej studjuesi qė fillon me analizėn e situatės dhe faktorėve dhe kėrkon tė gjejė rekomandime se si mund tė pėrmirėsohet klima e investimeve. Por, ėshtė tepėr e dhimbshme kur sheh se faktorėt qė u pėrshkruan mė sipėr, qė janė starti i jetės nė biznes, nuk kanė nevojė pėr studime dhe analiza tė thelluara. Ēfarė duhet bėrė ėshtė mė se qartė dhe e dukshme. Pėr mė tepėr, gjatė vitit tė kaluar janė paguar disa qindra mijė dollarė pėr tė kryer njė studim tė detajuar. Studimi u pėrfundua, u diskutua nė njė seminar tip rutine, janė dhėnė propozime konkrete dhe tė sakta se ēfarė ndėrhyrjesh duhen bėrė, por deri tani asgjė nuk duket se po ecėn. Kėshtu mund tė ikė edhe ky vit, ashtu sikurse ka kaluar njė dekadė, dhe ne vazhdojmė vetėm tė japim leksione akademike, por asgjė tė mos ndryshojė nė pėrmirėsimin e mjedisit dhe klimės sė investimeve. Rrugica qė qėndron e shtruar tek dera e shtėpisė ku pritet tė trokasin investitorėt nuk shkruan “Welcome” (mirė se erdhėt), por “Go away” (largohu qė kėtej).
    Kjo panoramė e klimės sė biznesit nuk ėshtė njė gjetje e re. Gati nė gjithė raportet dhe analizat e kryera nga studjues apo organizma kombėtare dhe ndėrkombėtare, e kanė evidentuar pozicionin krejtėsisht tė pafavorshėm tė vendit tonė nė raport me vendet e rajonit, konkurrentėt mė tė afėrt tė biznesit shqiptar.
    Duke reflektuar mbi atė se si mund tė ndihmojė shteti nė krijimin e njė ekonomie konkurruese, ndihma minimale qė tė vjen nė mendje nga ky vėshtrim ėshtė: tė paktėn tė mos e pengojė biznesin! Korrupsioni i shtetit, por dhe segmenteve tė tjera tė shoqėrisė, po bėhet sėmundja endemike e sistemit, qė po gėrryen gjithė shoqėrinė shqiptare dhe ēmimi qė do na duhet tė paguajmė tė gjithė do tė jetė i hidhur. Koha po bėhet gjithnjė e mė e shtrenjtė, pasi presioni po bėhet gjithnjė e mė shtypės. Kjo kėrkon dėshpėrueshmėrisht qė reformat tė marrin njė dinamizėm tė ri, qė paketat e reformave tė jenė tė integruara dhe jo pjesore, qė partneriteti dhe dialogu midis strukturave shtetėrore dhe komunitetit tė biznesit tė jetė real dhe jo thjesht ‘sa pėr sy e faqe’ se kėshtu na e kėrkojnė donatorėt. Ėshtė koha tė reflektohet seriozisht mbi kėto prioritete, nėse dėshirojmė t’i japim qytetarėve tė kėtij vendi shpresat pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe mė tė sigurtė.


    Selami Xhepa

    @ Mendimet e shprehura nė kėtė artikull janė personale tė autorit dhe nuk pasqyrojnė pikėpamjet e institucionit nė tė cilin ai ėshtė punėsuar ose atashuar.


    Botuar revista “Monitor”, Qershor 2003

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bokerrima,

    a na tregon dot me shume per revisten "Monitor"? Eshte reviste ekonomike, tipi i The Economist?

  6. #6
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Bokerrima,

    a na tregon dot me shume per revisten "Monitor"? Eshte reviste ekonomike, tipi i The Economist?
    Dita,

    nuk e kam idene e kesaj reviste. Shkrimin e mesiperm e mora ne website e ACIT (Albanian Center for International Trade), acit-al.org, mbasi e zbulova rastesisht.

    Ne kete website ka edhe nje liste revistash ekonomike, por revista "Monitor" nuk permendet.

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bokerrima,

    falemnderit per informacionin. Faqja qe solle ishte me te vertete e gjere. Madje dhe Daniela mund te gjeje nje pergjigje per pyetjen qe ben mbi tarifat doganore me BE-ne.

    Daniela, shko tek kjo faqe:

    http://www.acit-al.org/eu/asocimi_BE.htm


    Ketu ke ne krye te faqes tre lista ne dokument word, mbi te cilat mund te klikosh:

    - TARIFAT KONCESIONARE SHQIPTARE PER PRODUKTET INDUSTRIALE KOMUNITARE (NENI 19) (it is in Albanian language)
    - ANALIZA E PRODUKTEVE SENSITIVE BUJQESORE (it is in Albanian language)
    - LISTA E PRODUKTEVE SENSITIVE BUJQESORE (it is in Albanian language)


    Ndersa ne te djathte te faqes ke informacion ne anglisht mbi:



    - SUMMARY OF YEAR 2003
    Imports 1163 millions Euro
    Exports 369 millions Euro
    Trade Deficit 794 millions Euro
    click for more ..
    - IMPORTS VALUE OF ALBANIA FROM EU FOR THE PERIOD 1996 - 2003
    - EXPORTS VALUE OF ALBANIA TO EU FOR THE PERIOD 1996 - 2003
    - TRADE DEFICIT OF ALBANIA WITH EU FOR THE PERIOD 1996 - 2003
    - STRUCTURE OF ALBANIAN IMPORTS FROM EU
    - STRUCTURE OF ALBANIAN EXPORTSTO EU
    - MOST EXPORTED PRODUCTS OF ALBANIA TO EU FOR THE YEAR 2003
    - MOST IMPORTED PRODUCTS OF ALBANIA TO EU FOR THE YEAR 2003

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Daniela,

    ke mundesine t'i kontaktosh punonjesit e kesaj zyre ne kete adrese emaili:

    info@acit-al.org

    (Albanian Center for International Trade)

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pershendetje

    Per ekonomistet e rinj do te rekomandoja librin The Invisible Heart - An economic romance, te Russell Roberts. Eshte liber i thjeshte dhe i bukur per te lexuar si dhe ne te njejten kohe pa kuptuar te fut ne boten e ekonomise dhe te ben te mendosh "ekonomikisht".
    Vete e kam lexuar kur ju futa kesaj fushe dhe mund te them qe ka qene mjaft nxites (stimulues) si liber (duke qene se deri ne ate kohe e shikoja ekonomine si humbje kohe).


    Fiori

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Bokerrima,

    a na tregon dot me shume per revisten "Monitor"? Eshte reviste ekonomike, tipi i The Economist?

    Revista Monitor eshte e perjavshme - Biznes - Ekonomi - Treg. Si The Economisti por pak me larg saj

    gjendet tek :

    www.albmonitor.com

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •