ANALIZA E RAPORTIT TE BB
Faktorėt e pakontrolluar mund tė pushojnė efektin e tyre pozitiv dhe shoqėria shqiptare mund tė pėrballet shpejt me kaose, qė jo njė herė kanė shkaktuar andralla nė kėtė vend
Nga Genc Kondi
Dokumenti mė i fundit analitik i Bankės Botėrore lidhur me gjendjen ekonomiko-shoqėrore nė vendin tonė, i cili ka mbėrritur nė dikasteret kryesore tė shtetit pėrbėn njė material voluminoz, tė cilin, nė rast se do tė doje ta lexoje me vėmendje, do tė tė duheshin disa ditė. Ndonėse ai u jepet pėr mendime e vėrejtje autoriteteve shqiptare, kėto tė fundit nuk mund ta hedhin atė poshtė. Ai ėshtė opinioni, jo-pėrfundimtar, qė institucioni financiar ndėrkombėtar ka krijuar mbi ecurinė e ekonomisė, shtetit dhe shoqėrisė shqiptare nė periudhėn qė merret nė shqyrtim (2001-2003) dhe mundėsitė e drejtimet e pritshme tė zhvillimit nė tė ardhmen e afėrt.
Kush ėshtė ky opinion?
Nė numrin e ditės sė dielė tė "Gazetės Shqiptare", lexuesi pati mundėsinė tė njihet me shifrat dhe konsideratat kryesore qė pėrmbahen nė kėtė studim analitik. Gjithashtu, me krahasimin qė u bėhet ritmeve e rrugėve tė zhvillimit shqiptar me ato tė vendeve ish-socialiste tė Lindjes evropiane dhe atyre ballkanike. Kryesorja, qė bie nė sy menjėherė, dhe do tė shėrbejė, pa tjetėr, si njė mburojė politike pėr qarqet qeveritare, ėshtė se kėtij materiali i mungojnė tė dhėnat pėr vitin nė vazhdim. Njė analizė e kėtij lloji kėrkon kohė qė tė kryhet dhe ajo ėshtė, gjithashtu, periodike. Ajo e pėrfundon vėzhgimin e saj pikėrisht nė njė moment, kur disa tendenca tė reja pozitive kanė filluar tė veprojnė nė gjirin e ekonomisė dhe politikės shqiptare. Nuk mund tė gjykohet pėr njėanshmėri Banka Botėrore pse ka vepruar nė kėtė mėnyrė: ajo i merr nė analizė vendet e caktuara sipas njė kalendari tė caktuar. Kėshtu, analiza e punės gjashtėmujore tė Qeverisė shqiptare, qė i paraqiti situatat me njė nuancė tepėr rozė dhe analiza e BB le tė konsiderohen si dy bashkėsi qė nuk kanė asnjė pikė takimi me njera-tjetrėn.
Makroekonomi: ēudia e qėndrueshme
Banka Botėrore konstaton, pa asnjė farė ngurrimi, se tė gjithė treguesit kryesorė tė asaj ēka quhet nė gjuhėn moderne makroekonomi: inflacioni, borxhet, bilanci i pagesave, etj, nė Shqipėri vazhdojnė tė tregojnė njė stabilitet tė lavdėrueshėm. Ashtu si edhe nė analizat e mėparshme tė kėtij institucioni, stabiliteti i lekut nė shkėmbimet me monedhat e tjera kryesore tė botės, niveli konstant i zhvillimit pozitiv tė ekonomisė, mbėrthyer nė shifrat 6-7 pėr qind nė vit, etj, flasin pėr njė tendencė shumėvjeēare tė financave publike qė garanton progres. Pėrveē kėsaj, rritja e konsiderueshme e tė ardhurave bruto pėr frymė tė popullsisė (GDP/banor) ka bėrė qė Shqipėria tė lejė prapa saj nė listė shumė vende tė ish-Lindjes, fqinje apo mė larg, duke iu afruar dukshėm nivelit tė 2.000 dollarėve amerikanė.
Lidhur me shkaqet e kėsaj situate, analiza le tė nėnkuptohet se nė Shqipėri po vazhdojnė tė ushtrojnė ndikimin e tyre, qė prej shumė vitesh dhe nė mėnyrė konstante, njė numėr faktorėsh qė, kryesisht, nuk janė pasojė e ndonjė politike qeveritare dhe janė pak tė kontrollueshėm, madje deri informalė. Fjala ėshtė pėr fluksin e vazhdueshėm tė valutės sė huaj nga ana e njė numri tė madh force punėtore qė punon jashtė vendit, nė emigracion. Sasia e madhe e valutės nė qarkullim ka bėrė qė kursi i lekut tė jetė, pothuaj, i pandryshuar gjatė viteve tė tėra, ndėrkohė qė ka shėrbyer si njė bombol e vėrtetė oksigjeni pėr ekonominė shqiptare, e cila ka burime tė kufizuara financimi. Njė faktor tjetėr ėshtė edhe fluksi i tė ardhurave nga veprimtari tė kundraligjshme, ndikimi i tė cilave, sipas Bankės, ndihet fuqishėm, por qė janė shumė tė vėshtira pėr t'u matur apo analizuar, pasi veprojnė jashtė sistemit bankar, formal, zyrtar.
Mbėshtetje e madhe u ka ardhur shtetit, veēanėrisht organeve financiare tė tij, nė realizimin e detyrave lidhur me borxhin e brendshėm dhe atė tė jashtėm, nga fakti se ende njė numėr ndėrmarrjesh nė fushėn e prodhimit e tė shėrbimeve janė nė procesin e kalimit tė pronėsisė, nga shteti tek privati, gjė qė ka bėrė tė mundur hyrjen nė buxhet tė shumave tė konsiderueshme, duke ruajtur njė ekuilibėr tė kėnaqshėm nė thesarin e shtetit.
Faktorėt e qenėsishėm
Pavarėsisht se edhe faktorė tė tillė, si ato qė u pėrmendėn mė sipėr, kanė vlerėn e tyre tė madhe pėr njė vend si Shqipėria, me njė popullsi relativisht tė vogėl, sipas analizės sė Bankės Botėrore, faktorėt e zhvillimit tė brendshėm nuk janė nė atė nivel qė do tė duhej. Nė vende tė tjerė, me njė ekonomi e shoqėri mė tė stabilizuar, ritmi i zhvillimit ekonomik pėrcaktohet, kryesisht, nga niveli i investimeve nė industri, bujqėsi e shėrbime dhe ėshtė ritmi i ecurisė sė kėtyre degėve ai qė pėrcakton zhvillimin e pėrgjithshėm. Ndėrkohė, nė ekonominė shqiptare lulėzojnė "trend"-et e konsumizmit, ku spikatin tregu i banesave, ai i autoveturave, qė kanė filluar tė shoqėrohen edhe me njė lėvizje "ad hoc" tė sektorit - nė rritje - privat bankar nė drejtim tė kreditimit tė njė kėrkese nė rritje pėr kėtė qėllim.
Investimet e huaja, kryesisht nga qytetarė tė vendeve fqinjė, Italia dhe Greqia, nuk po shėnojnė njė rritje tė rėndėsishme, ndonėse nė vend ka kėrkesė pėr gjithshka, fuqia punėtore ėshtė e lirė dhe e bollshme nė treg, ndėrkohė qė investimet private tė vetė qytetarėve shqiptarė ruajnė njė konstante, kryesisht, tė ulėt.
Nga ana tjetėr, zhvillimi i ekonomisė kėrkon njė strukturim tė pėrshtatshėm tė saj. Kryesisht, ato degė qė do tė ishin me interes dhe qė pėrfaqėsojnė potenciale zhvillimi, tė tilla si bujqėsia e turizmi, ecin mė ngadalėsi, pa ndonjė mbėshtetje tė veēantė nga administrata publike. Bujqėsia ėshtė njė degė tradicionale e ekonomisė shqiptare dhe largimi i shumė banorėve tė zonave rurale nė emigracion lind mundėsi investimesh. Por, ndikimi fillestar i aderimit nė marrėveshjet e tregtisė sė lirė me fqinjėt ka bėrė qė fshatari ta gjejė mė me interes tregtimin prej tij tė mallrave bujqėsore tė prodhuara pėrtej kufijve, qė i blen me shumicė, se sa t'i hyjė procesit tė prodhimit tė tyre. Kjo ka sjellė vazhdimin e tendencave pėr braktisjen e fshatit nė drejtim tė qyteteve kryesore apo vendeve tė huaja. Lėvizje pozitive, sipas analizės sė BB, ėshtė rritja e pjesės sė blegtorisė nė veprimtarinė bujqėsore, duke arritur nė rreth 50% tė saj, ēka u pėrshtatet kushteve tė mira tradicionale shqiptare pėr mbarėshtimin e kafshėve.
Mungesa e infrastrukturės bazė dhe e politikave stimuluese nė shkallė tė gjerė ka sjellė njė turizėm ende tė pasuksesshėm. Pavarėsisht nga kushtet optimale, jo vetėm nė bregdet, mangėsitė nė energji elektrike, ujė, rrugė, telefona, etj, tė rėnduara edhe nga situata, e pakontrolluar mirė, e rendit publik kanė sjellė njė turizėm nė nivel amatorial, ēmime tė larta dhe shėrbime nė nivel tė ulėt. Njė numėr strukturash tė industrisė, agro-industrisė dhe bujqėsisė nuk po vihen nė shfrytėzim, ndonėse ka kushte, si teknike, ashtu edhe njerėzore, si dhe njė pėrvojė nga e kaluara nė kėtė drejtim.
Aspektet sociale
Nė analizė konstatohet se Shqipėria ka njė popullsi relativisht tė re, ēka duhet tė pėrbėnte njė faktor pozitiv. Ndėrkohė, regresi qė po vihet re nė sasinė dhe cilėsinė e arsimimit tė shtresės mė tė re tė popullsisė bėn qė kjo tė kthehet nė njė barrė tė mundshme pėr shoqėrinė mbarė, duke e kaluar atė nė kontigjent tė mundshėm kriminaliteti, pune tė zezė apo tė pakualifikuar, emigracioni tė brendshėm e tė jashtėm.
Popullsia e zonave rurale vazhdon tė mbetet pjesa kryesore e shoqėrisė qė goditet nga fenomeni i varfėrisė. Ndonėse shteti e ka pajisur kėtė shtresė me pronėn pėrkatėse - tokė - niveli i jetesės nė fshatra ėshtė, sė bashku me atė tė periferive tė qyteteve kryesore, objektivi kryesor i luftės sė njė vendi evropian, i cili merr ende pėrsipėr tė luftojė varfėrinė, e cila, zyrtarisht, pėrfshin mė se njė tė katėrtėn e popullsisė.
Sėmundja kronike e administratės
Sado tė habitshme tė duken kėto shifra, nė krahasimet qė Banka Botėrore bėn midis administratės shqiptare nė vitin 1996 dhe asaj tė vitit 2002, del nė konkluzionin se ka njė pėrkeqėsim tė efektshmėrisė sė drejtimit tė punėve nga ana e shtetit. Nė rast se mė '96 niveli i qeverisshmėrisė sė vendit llogaritej me indeksin 41%, tani atė e gjejmė me 38%. Po kėshtu, sundimi i ligjit nė shoqėri ka pėsuar hapa prapa, nga indeksi 42.2% nė 17.5%. Ndėrkohė, kontrolli i korrupsionit ka kaluar nga 60% nė 23.2%, sipas BB, qė citon studimin e ekspertėve tė saj, tė titulluar "Antikorrupsioni nė tranzicion 2, 2003). Sipas kėtij studimi, del se shteti shqiptar ka vazhduar tė keqadministrohet, madje edhe duke pėsuar regres. Politika nuk ka ditur tė marrė masat e duhura pėr t'u krijuar situatėn e favorshme biznesit, interesave themelore tė qytetarėve, shėrbimeve bazė ndaj tyre, rendit e sigurisė, nuk ka ditur tė rritė imazhin e vendit nė botė, veēanėrisht nė kohėn kur ėshtė bėrė zyrtare kėrkesa e Tiranės pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe kanė filluar bisedimet e para pėr tė arritur nė njė marrėveshje mbi stabilizim-asociimin. Duke mos qenė nė gjendje tė vendosė nėn kontroll situatėn e pėrgjithshme e duke u bazuar, kryesisht, mbi faktorė tė jashtėm e spontanė, duke mos kontrolluar korrupsionin e brendshėm dhe nė pamundėsi pėr tė pėrcaktuar dhe zbatuar politika tė qarta qė do tė favorizonin zhvillimin e gjithanshėm nė vend, administrata shtetėrore, sipas kėsaj analize, ėshtė kthyer, madje, nė njė pengesė ndaj zhvillimit, tė biznesit e mė gjerė.
E ardhmja nė diskutim
Shqetėsim nė raport ėshtė shprehur lidhur me mundėsitė e vendit pėr tė pėrballuar sfidat e sė ardhmes. Nė rast se administrata shtetėrore pėrcaktohet si njė pengesė dhe jo ndihmėse pėr zhvillim, ajo ėshtė edhe objektivi i kritikave qė institucioni ndėrkombėtar i adreson Shqipėrisė. Sėmundja duhet tė shėrohet dhe funksionarėt duhet tė luajnė rolin e tyre, nė rast se nuk duan tė shohin ritme tė ulta rritjeje e, mbase, krizė, nė njė tė ardhme tė afėrt. Faktorėt e pakontrolluar mund tė pushojnė efektin e tyre pozitiv dhe shoqėria shqiptare mund tė pėrballet shpejt me kaose, qė jo njė herė kanė shkaktuar andralla nė kėtė vend.
Pra, do tė jetė kuadri ligjor i ri dhe, sidomos, impenjimi pėr zbatimin e tij nė luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, si dhe, nga ana tjetėr, saktėsia nė pėrcaktimin e hartimin e planeve strategjike pėr zhvillim, ajo ēka do tė bėjė tė mundur hapjen e perspektivave tė reja. Vetėm kjo mund t'u mbyllė rrugėn tendencave, tashmė kronike, tė bjerrjes sė bazės ku mbėshteten arritjet e brishta tė shoqėrisė shqiptare dhe, pėr kėtė, fjalėn e ka politika.
Kritikat dhe realiteti
Pikėrisht tani, kur administrata ėshtė e zhytur nė studimin e analizės voluminoze, nė takimin mė kryetarin e Qeverisė shqiptare, zotin Nano, delegacioni i nivelit tė lartė tė Bankės Botėrore dje sqaroi se ky institucion do tė vazhdojė punėn e bėrė deri tani nė mbėshtetje tė Shqipėrisė, bashkėpunim i konsoliduar nga shifra prej 754 milionė dollarėsh, tė akorduara vendit tonė gjatė 13 vjetėve prej kėtij institucioni financiar ndėrkombėtar. Kjo tregon se, pavarėsisht nga kritikat, partneriteti nuk ėshtė nė rrezik.
Nė fakt, sikurse theksuam nė fillim, analiza e BB nuk merr parasysh - pėr arsye objektive - faktin se kohėt e fundit ka patur disa lėvizje pozitive, si goditja e korrupsionit ndėr krerėt e policisė shqiptare, rritjen e efektshmėrisė nė goditjen e kriminalitetit tė organizuar, fillimisht nė fushėn e trafikut tė qenieve njerėzore dhe, sė fundi, edhe nė atė tė lėndėve narkotike. Gjithashtu, pas njė stanjacioni mė 2002 e 2003, sivjet po vihen re lėvizje nė drejtim tė shtimit tė ritmeve nė ndėrtimin e rrugėve. Po kėshtu, menaxhimi mė i mirė i burimeve financiare e ujore nga ana e KESH-it bėri qė kriza energjitike tė zbutet mjaft, pikėrisht nė njė kohė kur bota po pėrballet me rritjen e lirė tė ēmimit tė naftės. Turizmi kėtė sezon shfaqi disa shenja rimėkėmbjeje dhe, me njė politikė mbėshtetjeje nga ana e shtetit, do tė kishte njė perspektivė tė garantuar pėr t'u zhvilluar mė tej. Eksportet po pėrjetojnė njė rritje, tė ngadalshme, por tė prekshme. Nė sistemin arsimor e atė shėndetėsor po bėhen pėrpjekje pėr tė zgjeruar numrin e qytetarėve qė gėzojnė shėrbimet bazė dhe pėr tė rritur cilėsinė e tyre. Ndonėse nė njė klimė politike tė disfavorshme, edhe miratimi, tashmė evident, i ligjit tė ri mbi pronat e patundshme hap perspektiva tė mira pėr investimet. Tė gjitha kėto nuk i hedhin poshtė kritikat nga ana e Bankės Botėrore. Situata ėshtė ajo qė ėshtė, atė nuk e ndryshojnė dot zbukurimet qė bėhen nė mbledhjet e Qeverisė dhe mallkimet opozitare. Nė rast se kuptohen drejt kėto kritika, thelbi i tyre dhe merrem masat e pėrshtatshme pėr tė eliminuar rrezikun e kthimeve prapa, ēdo qytetar shqiptar do tė dalė i fituar dhe kuvendimi me emisarėt e Bashkimit Evropian do tė kryhet nga pozita mė tė sigurta e tė shėndosha
Krijoni Kontakt