Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Veton Surroi zgjedh te konkurroje ne zgjedhjet e tetorit

    Publicisti i njohur kosovar, Veton Surroi vendos tė garojė nė zgjedhjet e tetorit

    Surroi: Pres votat e shumicės sė elektoratit kosovar


    Faton Osmani

    PRISHTINĖ - Veton Surroi, publicisti i njohur kosovar i cili sivjet ka hyrė nė garėn zgjedhore me iniciativėn qytetare “Ora”, nė zgjedhjet parlamentare tė vjeshtės pret votat e shumicės sė elektoratit kosovar. Nė njė intervistė pėr agjencinė e lajmeve “KosovaLive”, ai thotė se modeli aktual i bashkėqeverisjes nuk ka qenė i suksesshėm, ndėrsa zotohet se nėse arrin rezultatin e pretenduar, nė Kosovė do tė ketė politikė mė dinamike. Iniciativa “Ora”, nė listėn e kandidatėve tė sė cilės janė futur personalitete tė njohura kosovare, ėshtė ēertifikuar pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare, dhe futja e saj nė garė ka zgjuar interesim si pėr nga pėrbėrja, ashtu edhe pėr nga njė varg debatesh tė organizuara deri mė tani. Bartėsi i listės qytetare “Ora” beson se do tė ketė ndryshim tė madh nė rezultatin e zgjedhjeve, krahasuar me zgjedhjet e mėparshme. “Pres votat e shumicės, sepse shumica ėshtė e pakėnaqur me kėtė gjendje, e ka humbur besimin nė strukturat e tanishme politike qė qeverisin. Gati gjysma e popullatės nuk doli nė zgjedhjet e kaluara, ndėrsa niveli i pakėnaqėsisė ėshtė nė rritje”, -u shpreh Surroi. Ndėrsa lidhur me njerėzit qė ka mbledhur kjo iniciativė, Surroi thotė se ata janė njerėz tė suksesshėm nė fushat ku kanė vepruar. “Me kėtė listė, unė mendoj se do tė krijojmė njė shumicė tė mjaftueshme pėr tė vendosur mbi qeverisjen e Kosovės”. I biri i njė diplomati, Veton Surroi, i njohur nė fushėn e gazetarisė dhe shpesh i cilėsuar si lideri i shoqėrisė civile tė Kosovės, thotė se ka vendosur tė hyjė aktivisht nė politikė pėr dy arsye kryesore. “Arsyeja e parė ėshtė se nuk po shoh qė me kėtė strukturė politika mund tė avancohet nė ēėshtjen e konsolidimit, qeverisjes, nė ēėshtjen e ofrimit tė njė vizioni tė ndryshimit, dhe nė ēėshtjen e pėrpunimit tė njė rruge afatgjatė tė transformimit tė Kosovės drejt njė shteti evropian”. Sipas tij, ngjarjet e marsit treguan njė krizė tė thellė dhe ishin indikator i degradimit tė Kosovės duke ēuar kėshtu nė njė situatė paradoksale tė humbjes sė besimit ndėrkombėtar, “kredi kjo qė na ėshtė dhėnė me rastin e ēlirimit tė Kosovės”. “Arsyeja e dytė ėshtė se, unė ndiej njė obligim qytetar qė me ato ide, me atė veprim, me atė angazhim qė e kam pasur tė pėrpiqem tė ndryshoj gjendjen, jo mė nėpėrmjet kritikės ndaj Kuvendit, por nėpėrmjet vetėveprimit brenda Kuvendit dhe brenda qeverisjes sė Kosovės”, -shtoi ai. Veton Surroi tha se pret edhe tensione nė kėto zgjedhje. “Por, unė, pres po ashtu se nė kėto zgjedhje, dhe ky ėshtė njė prej qėllimeve tė hyrjes sonė nė garė, do ta sjellim nivelin e debatit nė shoqėri nė nivel konkret, e jo nė nivel tė parullave, tė premtimeve…, pra nė nivel tė analizės dhe tė ofrimit tė zgjidhjeve. Kjo do tė thotė se pėr herė tė parė duhet tė bisedojmė konkretisht se ēfarė duhet tė bėjmė me papunėsinė, ēfarė do tė bėjmė me zvogėlimin e varfėrisė, si do tė krijojmė njė sistem ekonomik i cili do tė krijojė punėsim dhe do tė zvogėlojė varfėrinė, si ta rrisim vėllimin e buxhetit tė Kosovės derisa ai bie”. Sipas tij, partitė aktuale nė pushtet, ēėshtjet e sipėrpėrmendura i kanė anashkaluar, “sepse janė vetėmjaftuar me premtime boshe dhe me rrahje gjoksi pėr pavarėsinė”. Sipas tij, nėse nuk ndryshojnė institucionet e Kosovės, edhe UNMIK-u do ta ketė tė vėshtirė tė ndryshojė vetveten. Ai vlerėson se UNMIK-u do tė duhej tė merrej vetėm me ēėshtje tė mbikėqyrjes sė gjyqėsorit tė pavarur, sigurisė sė brendshme, ndėrsa misionet e BE-sė dhe OSBE-sė tė ishin tė ndara nga ai, duke kryer tė pavarura punėt qė i kanė specialitet.
    I pyetur lidhur me ēėshtjen e dialogut Prishtinė- Beograd, Surroi shprehet se Kosova nuk ka pėrse tė inicojė ēėshtje tė dialogut nė lidhje me pėrcaktimin e statusit tė vet. “Kosova ka nevojė tė hapė dialog me Beogradin pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me pasoja tė luftės, ēėshtje qė kanė tė bėjnė me pasojat e aparteidit, pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me rregullimin e jetės sot. Dhe nė tė somten e nė tė ardhmen, pėr ēėshtje tė krjimit tė njė partneriteti eventual, pėr krjimin e kushteve pėr jetė tė serbėve, pra kemi parasysh Kartėn e Helsinkit, nė drejtim tė krijimit tė fqinjėsisė sė mirė dhe sigurimit tė tė drejtave tė minoritarėve”.



    24/07/2004



    Suksese Surroi, ke edhe votėn time dhe besoj tė shumicės.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Bosi I Medias se Kosoves Leshon Oferte Zgjedhjesh

    Gazetari I mirenjohur I futet karrieres politike duke u zotuar se do te shtyej per me shume qeverisje efektive dhe menaxhim ekonomik.

    Nga Arben Qirezi ne Prishtine (15 Korrik, 04)

    Gazetari I bere politikan Veton Surroi, ka vendosur qe te marr pjese ne zgjedhjet ne tetor si nje udheheqes I listes se qytetareve te rinj te Ores, thote se ai deshiron te ngre fokusin e politikes ne teresi dhe pranine e tij ne paraqitjet para zgjedheseve duket se do te gjalleroj fushaten zgjedhore.

    Ora, sjell se bashku nje numer te bereseve te opinioneve dhe aktivisteve. Ne tubimin e mbushur plot ne nje kinema te Prishtines me 29 Korrik, Surroi I tha audiences se qytetaret duhet te votojne per ndryshime, per te cilat qeveria e tanishme duket e pa-afte per te nisur.

    Surroi u fokusua ne stagnimin ekonomik dhe rritjen e varferise, nje mungese e qeverisjes efektive ne te dy pjeset e bashkeqeverisjes dhe Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK-ut, dhe shkalle e ulte e vete-qeverisjes e gezuar nga Kosovaret.

    Si pronar I gazetes me te madhe ditore te Kosoves, Koha Ditore, plus nje stacioni televiziv kombetar, elementet e platformes se Surroit do te kene qene familjare per audiencen - me se shumti te para ne qendrimin kritik perballe UNMIK-ut, te cilin ai e adaptoj gjate periudhes se ish perfaqesuesit special te Kombeve te Bashkuara, Michael Steiner.

    Surroi beri thirrje per lirim te fondeve te arritura permes privatizimit te ndermarrjeve te prones shteterore dhe krijimin e ministrive per ceshtjeve te brendshme dhe te jashtme. Bashkeqeverisja e tanishme, perfshire Ligen Dekomkratike te Kosoves, LDK-ne, Partine Demokratike te Kosoves, PDK-ne, dhe Aleancen per Ardhmerine e Kosoves, AAK-ne, eshte duke bere te njejtat kerkesa, por Surroi thote se ata krejtesisht kane deshtuar te vendosin nje argument efektiv mbi bashkesine nderkombetare.

    Njejte, pozita e tij qe ka te bej me ceshtjen e stasusit perfundimtar per rajonin nuk eshte e ndryshme nga ajo e partive te tjera kryesore, por pikepamja e tij se si kjo ceshtje duhet zgjidhur ndryshon ne menyre domethenese.

    Qysh nga fundi I bombardimeve te NATO-s ne Qershor 1999, Kosova ka qene e drejtuar si nje protektorat I Kombeve e Bashkuara, pershkruar ne Rezoluten e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara si nje pjese perberese e Jugosllavise "ne pritje te statusit perfundimtar."

    Duke shtyer mbeshtetesit e tij te nxitojne pavaresine duke ndertuar shoqerine e Kosoves permes qeversjes dhe konsolidimit efektiv te ekonimise, Surroi kritikoj pikepamjet e atyre qe thjeshte jane duek pritur per njohjen, ose duke shpallur "pavaresine" pa kerkuar qe te sigurojne nje te ardhme te solide.

    Fund-javen e kaluar ne Prishtine, ai tha ne nje konference nderkombetare per te ardhmen e rajonit, "Ne mbase nuk mund te dime cfare do te jete statusi perfundimtar I Kosoves, por se paku njerezit duhet te kene te qarte cfare nuk do te shtrihet perpara. Kosova kurre me nuk do te udhehiqet nga Beogradi, por as nuk do te 'njihet fomalisht pavaresia' e saj ne ate menyre qe disa jane duke kerkuar ne menyre argetuese" - duke ju drejtuar jo drejteperdrejte referimeve te Presidentit Ibrahim Rugova.

    Udheheqesi tjeter I Ores, Ylber Hysa, ish editor I Kohes Ditore, tashme shef I Kaci NGO, ishte madje edhe me I qarte ne takimin ne Vushtrru. "Pavaresia nuk do te arrij me telegram," ai I tha audiences, duke shtuar se Ora eshte krijuar pershkak se graviteti i situates ne Kosove kerkoj nje nje avancim te ri ne afrim te ceshjteve ditore.

    Caku I qytatareve te Ores perfshin votuesit e rinj, te cilet nuk kane zhvilluar besnikeri te fiksuar te ndonje parti politike, plus ata qe jane bere te zhgenjyer dhe kane nderprere se votuari. Ne zgjedhjet e fundit, pjesemarrja ishte nen 60 perqind.

    Edhe pse ata akoma nuk kane leshuar nje pamje te manifestos se si ata propozojne te arrijne objektivat e tyre, Surroi dhe Hysa kane mbajtur manifestime ne qytete te Kosoves, duke perfshire Gjilanin dhe Pejen, Vushtrrine dhe Vitine, ne menyre qe te ndertojne rrenjet e rrjetit te mbeshtjetjes.

    Gjersa votimet sugjerojne se shumica e votuesve vendosin si te votojne perpara fushates, Ora ka fokusuar me shume nga vemendja e saj ne bashkesite e zhgenjyera urbane dhe nen-urbane. Nismat lokale tashme kane nisur ne keto vende dhe mbajtesit e medias se Surroit garantojne mbulim te bollshem per fushaten e Ora-s.

    Por me filllim te fushates elektorale afer dy muaj me pare, partia e re mund te kete humbut anijen e saj, nje figure politike komentoj tek IWPR. Koha optimale te leshojne nje parti te re duhej te kete qene me 19 Mars, nje dite pas revoltes, kur njerezit ishin te pa-qarte se cfare ishte duke ndodhur rreth tyre. Tani ne jemi ne kulm te veres, dha ata jane me shume te brengosur per pushimet e tyre," tha ai.

    Ne te predikuarite mesazhit per ndryshi, Ora do te jete ballafaquese e peritjeve te nje grupi domethenes te elektoratit, I cili pelqen te pranoj siguri te "mos kthimit te pushtimit Serb" se sa te pranoj se disa reforma sociale dhe ceshthe nuk mvaren ne statusin perfundimtar te Kosoves, dhe duhet te adresohet para kohes. Ne te njejten kohe, shume votues jane tashme thellesisht te zhgenjyer me udheheqjen e tanishme politike, qe Surroi dhe Hysa mund te qendrojne ne nje mundesi me te mire tani se sa ne ndonje kohe tjeter ne te kaluaren.

    Ne ate perfundim, Surroi I ofroj konferences nderkombetare me 10 Korrik nje te vizion te pa-knaqshem per te ardhmen. "Me e keqja qe mund te ndodh do te ishte nje perseritje e dhunes se Marsit, nje shfajesim per UNMIK-un qe te mos reformoj veteveten dhe insistimi ne mirembajtjen e Status-kuos."

    Arben Qirezi eshte nje kontribues I rregullt I IWPR.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Veton Surroi, Dardan Gashi, Blerim Shala, Anton Berisha, Dukagjin Gorani, Ernest Luma, Albin Kurti etj. duhet tė marrin frenat e politikės dardane dhe ti largojnė nga politika Ibrahimat, Hashimat, Bajramat etj.

    Me kėta rezultatet do tė jenė shumė mė tė mėdha nė tė gjitha fushat, si dhe edhe ribashkimi i Dardanisė me Shqipėrinė do tė jetė shumė mė i shpejtė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Veton Surroi, Dardan Gashi, Blerim Shala, Anton Berisha, Dukagjin Gorani, Ernest Luma, Albin Kurti etj. duhet tė marrin frenat e politikės dardane dhe ti largojnė nga politika Ibrahimat, Hashimat, Bajramat etj.

    Me kėta rezultatet do tė jenė shumė mė tė mėdha nė tė gjitha fushat, si dhe edhe ribashkimi i Dardanisė me Shqipėrinė do tė jetė shumė mė i shpejtė.
    Shtoja edhe 90% te popullatės DARDANE,duhet lirohen nga mjegulla qe i ka perfshirė mjegulla e zezė...,duhet zgjuarė nga gjumi e t'a kuptojn se jemi ne luftė e te punojmė shum e me shum se q'kemi bėrė deri dje...pėr t'a ngriturė ekonomin dhe vendin ne kemb dhe t'i marrim frejt ne duartė tona...,mos i fajsoni vetem 3 politikana apo sa jan qe drejtojn partit ne Dardani....

    Pėrndryshe UNMIK kurr sdo largohet nga aty....

    Kontributin me te madhė duhet dhene Populli,e jo 3 politikanat,....


    Shmeki/ilias dardani
    Shkenca na e premton tė vertetėn...por ajo kurrė nuk na e premton as paqen as fatin!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Vendimi i Surroit duhet respektuar, pasi eshte e drejta e tij si shtetas i lire qe te kerkoje te zgjidhet nga populli i tij. Por kjo per mua nuk perben nje eveniment pozitiv, perben nje eveniment negativ per te ardhmen e demokracise ne Dardani.

    1. Surroi nuk ka kombesi shqiptare por turke.

    Problemi i pare i imi me Surroin eshte se ai nuk gezon kombesi shqiptare pasi nuk ka gjak shqiptari. Kombesia e tij eshte kombesi turke, nipi i nje oficeri turk qe ka ngelur ne Dardani pas renies se perandorise otomane. Ky fakt eshte publikuar pak ne shtypin shqiptar dhe mbaj mend te kete dale ne drite menjehere pas clirimit te Dardanise nga serbet, kur Surroi vete hapi fjale ne rrethet shqiptare se ai ishte presidenti i mundshem i Dardanise, fale kontakteve te tij me diplomate amerikane dhe qendrimeve te tij "te moderuara" ne Rambuje. Nuk do te kisha asnje kundershtim qe Surroi te zgjidhej deputet ne parlamentin e Dardanise, por do te isha kategorikisht kunder zgjedhjes se tij ne poste kyce si kryeministri apo presidence. Ekziston nje precedent i keq ne Shqiperi ne keto 7 vjetet e fundit ne kete drejtim.

    2. Pushteti i katert shkrihet me pushtetet e tjera

    Duke qene nje nga kreret kryesore te pushtetit te katert, pushtetit mediatik ne Dardani, Surroi po mundohet te mbaje dy kunguj nen sqetull. Nga nje ane vazhdon te qendroje ne profesionin e publicistit, nga ana tjeter kerkon te arrije pushtetin legjislativ apo ekzekutiv. Qe nje demokraci te funksionoje sic duhet, pushtetet duhet te jene te ndara dhe te barazpeshuara. Ky barazpeshim arrihet vetem me nje pushtet mediatik te pavarur qe mireinformon publikun dhe nxjerr ne drite te verteten ne lidhje me qendrimet e tre pushteteve te tjera. Surroi nuk perben nje precedent ne kete drejtim ne opinionin shqiptar, ai ecen ne nje hap me te tjere publiciste shqiptare ne Shqiperi, qe sot e gjejne veten ministra, deputete e kryetare partish. Keto nuk jane evenimente pozitive dhe Surroit i duhet te zgjedhi midis profesionit te politikanit dhe profesionit te publicistit.

    Ngelet per te pare se cfare qendrimesh do te mbaje Surroi ne fushaten e zgjedhjeve qe po afron. Objektivat e tij politike jane te ekzagjeruara ne ekstrem. Personalisht do ta quaja te suksesshem hapin e tij te pare ne politike, nese ai do te arrinte tia kalonte Demacit dhe Qoses duke kapur te pakten 5% te votave.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kush ėshtė shqiptar sipas jush, pėrveē juve e ndoshta edhe Gjergj Kastriotit.
    Origjina e largėt e familjes Surroi tė Prizrenit ėshtė nga Surroi i Shkodrės dhe nuk ka tė bėj asgjė me Turqinė e turqit. Surroi ėshtė puroshqiptar dhe nuk e di se si mund tė jetė ndokush mė shqiptar se Surroi. Me aq sa kam dijeni unė pėr tė, ai as musliman nuk e mban veten se lėre mė turk, qė nuk e di se si ka pasur mundėsi tė tė bluaj mendja nė kėtė mėnyrė.

    Pėr punėn e mediave, tė gjithė tani e tutje do tė lexojnė Kohėn Ditore, Javore, dhe shikojnė Koha Vizionin, si organe shtypi tė lėvizjes Ora, organe shtypi dhe media kanė shumė lėvizje e jo vetėm Ora.
    Prandaj, kjo nuk dtth. asgjė bile pėrkundrazi kjo ėshtė edhe mė mirė sepse ėshtė mė afėr publikut dhe ka mundėsinė e tė qėnit mė transparent me publikun, njė nga parimet themelore tė demokracisė.


    Veton Surroi dhe ata emra tjerė qė i pėrmenda mė sipėr duhet dhe do t'i marrin frenat sepse janė intelektualėt mė tė mėdhenjė, mė tė zotė, jo vetėm tė Dardanisė por edhe tė tė gjithė shqiptarėve dhe tė kalibrit europian e botėror.

    Veton Surroi, pa parti e pa asgjė, me vetėm njė gazetė tė tijėn dhe zhdėrvjelltėsinė, zgjuarėsinė e pakrahasueshme tė tij, ka arritur ti bėj miq shtėpie politikanėt kryesor europian e botėror.

    Veton Surroi dhe ata emrat tjerė qė i pėrmenda nė shkrimin mė lartė dhe qė shumica janė nė lėvizjen Ora tani, kanė botuar dhe ju botohen shkrimet e intervistat nė mediat kryesore europiane e botėrore.
    Kanė mentalitetin e tyre konfident nė veten e tyre, kompetitiv, fitimtar, dhe reformativ qė non-stop kėrkojnė nga vetja e tyre dhe tė gjithė.

    Suksese Surroit dhe gjithė kėtyre emrave qė i pėrmenda mė lart, edhe pse angazhim me vonesė, kanė votėn time dhe do tė kenė edhe tė shumicės. Rezultatet janė tė pashmangshme shumė mė tė larta se tė kėtyre politikanėve qė udhėhoqėn deri tani dhe edhe ribashkimi i Dardanisė me Shqipėrinė ėshtė ēėshtje ditėsh tani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 25-07-2004 mė 03:18
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    dodoni

    Se Vetoni eshte shqiptar nuk ka dilema por albo paska pa enderr apo i paska hi friga qe mos po merr vota ma shume se rugohiqi e ja paska fut kot se kinse eshte turk.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    surroi po e perēan levizjen politike ne kosove, duke e davaritur synimin e politikes kosovare PAVARESINE. francezet thone: nuk ndiqen dy lepra ne te njeten kohe. ne politike gjithashtu, fiton ai qe BASHKON dhe jo ai qe NDAN (ndiqmeni mua, se vetem une e kam mire ndersa te tjret gabim).

    te gjitha rymat politike jane te perfaqesuara ne kosove, bile ka parti me teper sa duhet. problemi eshte keto parti ti mbedhesh ne nje te vetme, e jo te krijosh dhe ti grupin tend me disa perqind zgjedhes.

    vetoi dhe te tjeret po te jene burra te zote, marrin drejtimin e ndonjeres prej partive TE MEDHAJA atje, e nepermjet saj dominojne e mbizoterojne situaten politike e ate shqiptare.

    vetem njerez te tille TE FUQISHEM, mund dhe detyrimisht e PAVARESOJNE nje vend. raste historike; skenderbeu, pashai janines, ai i egjyptit, etj.

    vetoni kam frike se s'eshte veē llafollog kafesh, e per rrjedhoje as i zgjut. megjithese shume nga artikujt e tij kane pasur ate ēfare quhet "le bon sens".

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Disa qė e pėrkrahin dhe mbrojnė me ēdo kusht Veton Sorosin- Suroin ( me origjinė tė ditur dhe tė deklaruar turke ) ,vetėm pėrse ai nėpėrmejt gazetės sė babait tė tij shpirtėror SOROSIT pėrallisėn ( shpifėn ) kundėr Dr. Rugovės personalisht dhe tė Djathtėve pėrgjithėsisht ,e kanė tė kotė njėherė ,dhe se gjithashtu e vėrtetojnė tezėn se kėta janė qenie qė janė mėsuar qė gjithmon tė tjerėt ti tėrheqin pėr kapistalli .

    Janė mėsuar kėta ,qė tjetėr kush tua ngrehė ( drejton frenat ) .
    E kanė trashėgim nga dulla dhe vėllezėrit e tij - mugosha, tempo, vukmanoviēi e tė tjerė .

    Veton Sorosi Suroi ,edhe brina tė ketė nga ēėshtja e diturisė -zgjuarsisė , nė Kosovė nuk i takon mė shum se njė vend kėshilltari - deputeti nė Kuvend si pėrfaqsues minoritar .

    por nuk e kuptoj edhe njė diēka se :-
    pėrse Adem Demaēi e Veton Soros Suroi nuk dalin nė garėn politike kosovare me ish partitė e tyre tė famshme PPK-nė gjegjėsisht '' JULI '' ,por na dalin me parti ( emra tė reja ) ???!!!!!!!!!!

    Suroi i Sorosit mundohet ti kacaviret edhe njėherė poltikės Kosovare ,por tani nėpėrmjet ( e lyer me kos ) shpoqėrisė civile .
    Por e ka KOTĖ .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kosova mbase ka nevoje per intelegjencen e Veton Surroit, por Kosoves I duhet edhe vendosshmeria e tij perballe vendimeve madhore ne interes te kombit, gje qe populli I Kosoves dyshon ne te shume.

    Surroi mundet fare lehte te gjej veten te humbur turperisht para votes se ndershme te popullit ashtu sikur Rexhep Qen Qosic, partia e se cilit kishe fituar me pak vota se ajo e Ashkalive.

    Mbase ky do te jete nje nder testet e tij me serioze perballe perkrahjes se tij qe gezon ne popull.

    Surroi mbeshtetet ne programin e tij ne gjoja mundesine per permisimin e gjendjes se rende ekonomike ne vend. Ekonomia ne vend do te filloj te permisohet vetem pas zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves dhe investimeve te huaja. Paraqitja e partise se tij si "shpetimtare" e situates se krijuar vertete nuk ka fare kuptim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 25-07-2004 mė 21:36
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Qeveria shqiptare mban peng zgjedhjet e tetorit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-10-2003, 00:01
  4. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •