Roland Cama ka hapur zjarr dje paradite mbi gruan dhe dy prindėrit e saj. Mė pas me armėn e punės ka vrarė edhe veten
Humbi shtėpinė, ekzekuton familjen
Pak orė pas divorcit nga gruaja e tij Miranda, Rolandi, ka ekzekutuar tė gjithė familjen. Jetim djali 2-vjeēar
Ened Janina
TIRANĖ- Efektivi i FNSH-sė disa orė pas divorcit vret gruan e tij, vjehrrin, plagos vjehrrėn dhe nė fund vret veten. Ngjarja e rėndė ka ndodhur paraditen e djeshme nė fshatin Qesaraktė kryeqytetit. Efektifi i forcave speciale Roland Bajram Cama ka qėlluar me pistoletėn e punės mbi tė shoqen Mirandėn, vjehrrin Mustafa Grymshi dhe vjehrrėn Fatime Grymshi. Plumbat e tij kanė lėnė tė vdekur nė vend tė shoqen dhe vjehrrin ndėrsa Fatimja ndodhet nė spital jashtė rrezikut pėr jetėn. Pas kėsaj, ai ka dalė jashtė shtėpisė dhe me njė plumb pas koke ka vrarė veten. Ngjarja e djeshme ka lėnė jetim djalin dyvjeēar tė ēiftit Cama, Kevinin. Dje paradite ēifti Roland dhe Miranda Cama ishte ndarė zyrtarisht nė gjykatė dhe shtėpia sė bashku me djalin dyvjeēar Kevin i kishin takuar gruas. Kaq ka mjaftuar qė Rolandi tė kalojė nė depresion nervor dhe tė shkrehė armėn e punės nė drejtim tė sė shoqes dhe prindėrve tė saj. Ngjarja ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė policisė sė kryeqytetit. Sipas tyre, ajo ka ndodhur rreth orės 13.00 tė ditės sė djeshme.
Konflikti
Ēifti Roland dhe Miranda Cama kishin kohė qė grindeshin me njėri tjetrin. Sipas fqinjėve tė tyre, prej rreth gjashtė muajsh ata kishin pasur konflikte tė ashpra dhe Rolandi nuk jetonte nė njė shtėpi me tė shoqen. Ai kishte shkuar tek prindėrit e tij nė Allias ndėrsa nė shtėpinė e tyre bashkėshortore kishin ardhur dhe jetonin dy prindėrit e gruas. Prej disa javėsh, ata kishin hapur edhe gjyqin pėr divorc. Dje nė Gjykatėn e rrethit Tiranė ėshtė dhėnė edhe vendimi pėrfundimtar qė ka ndarė ēiftin Roland dhe Miranda Cama. Sipas vendimit tė gjykatės, gruas i takonte shtėpia e pėrbashkėt dhe djali dyvjeēar, Kevini. Kjo ka irrituar tej mase efektivin e repartit tė policisė numėr 711, FNSH. Shtėpinė e kishte ndėrtuar ai sė bashku me njerėzit e gruas. Sipas fqinjėve, Rolandi kishte blerė tokėn ndėrsa njerėzit e gruas i kishin dhėnė paratė pėr tė ndėrtuar shtėpinė, gjė tė cilėn ai e kishte bėrė vetė. Dje, pas vendimit tė gjyqit, Rolandi nė gjendje depresioni ka shkuar nė shtėpi. Atje e kanė pritur prindėrit e gruas, tė cilėt nuk e kanė lėnė qė tė hyjė brenda. Pas njė debati tė gjatė ai ka arritur tė hyjė nė shtėpi ku ndodhej e shoqja sė bashku me dy prindėrit e saj. Nė shtėpi ata janė zėnė pėr disa minuta dhe prindėrit e Mirandės kanė kėrkuar qė Rolandi tė dalė jashtė.
Vrasja
Gjatė zėnies, efetivi i FNSH-sė Roland Cama ėshtė nxehur edhe mė shumė. Nė gjendje depresioni ai ka nxjerrė pistoletėn e punės dhe ia ka drejtuar gruas dhe njerėzve tė saj. Ai i ka kėrkuar tė shoqes qė tė pajtohen sėrish dhe tė vazhdojnė jetėn bashkė. Kjo kėrkesė ėshtė refuzuar nga e shoqja dhe Rolandi i ka kėrkuar asaj qė ti japė djalin dyvjeēar Kevinin dhe tė mbajė shtėpinė. Edhe kjo kėrkesė ėshtė refuzuar nga e shoqja dhe njerėzit e saj. Atėherė efektivi i FNSH-sė Roland Cama ka shkrehur pistoletėn e tij nė drejtim tė tė shoqes dhe dy prindėrve tė saj. Si pasojė e plumbave tė marrė e shoqja Miranda dhe i ati i saj Mustafa Grypshi kanė vdekur nė vend. Ndėrkohė Fatime Grypshi ėshtė plagosur. Kur ka parė tė tre njerėzit e shtrirė pėrdhe dhe tė mbuluar nga gjaku Roland Cama gati ėshtė ēmendur. Ai ka dalė jashtė shtėpisė njėkatshe dhe ėshtė vėrtitur rreth saj pėr disa sekonda. Mė pas Rolandi ka hyrė nė njė dhomė tė shtėpisė, e cila nuk kishte pėrfunduar ende sė ndėrtuari dhe pasi ėshtė ulur nė gjunjė ka qėlluar veten me njė plumb nė tėmth. Fqinjėt pohuan dje se pas ngjarjes kanė lajmėruar policinė, e cila ka shkuar menjėherė nė vendin e ngjarjes. Trupat e Mirandės dhe Mustafat dergjeshin pa jetė nė shtėpi ndėrsa e plagosura ėshtė transportuar menjėherė pėr nė spitalin civil. Trupi i Roland Camės ėshtė hequr i fundit nga vendi i ngjarjes dhe ėshtė dėrguar pėr nė morgun e Tiranės.
Viktimat
Roland Bajram Cama, punonjės nė Repartin 711
Miranda Cama 30 vjeē (bashkėshortja e Rolandit)
Mustafa Grymshi, 60 vjeē (i vjehrri)
Fatime Grymshi 55 vjeē (e vjehrra) ėshtė e plagosur
Krijoni Kontakt