Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 16 prej 108 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 1076
  1. #151
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    KUVENDI E MIRATOI PROPOZIMIN PËR FILLIMIN E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE


    Deputetët në seancën e sotme të 97-të, njëzëri e miratuan Propozimin për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit Lupço Jordanovski tha se ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Parlamenti mori edhe vendim me të cilin e angazhoi Qeverinë që në një afat prej 60 ditëve ta përgatis dhe Kuvendit t'ia parashtrojë tekstin me propozim amendamentet.

    Jordanovski pas miratimit të këtij propozimi e ndërpreu seancën e 97-të dhe e vazhdoi punën e seancës së 92-të, në të cilën deputetët e votuan Ligjin për procedurë të përgjithshme udhëheqëse.

    Ministrja e Drejtësisë Meri Mlladenovska - Gjorgjievska, duke e arsyetuar Propozimin e Qeverisë, tha se ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që është një nga qëllimet dhe nismat prioritare për vitin 2005 të Qeverisë, do të kontribuojnë drejt zhvillimit të standardeve evropiane në sferën e jurisprudencës, si dhe në përforcimin e pushtetit gjyqësor.

    "Ndryshimet e Kushtetutës kanë të bëjnë me reformat e parashikuara për gjyqësi efikase dhe të pavarur. Me to nuk do të ndryshohet koncepti i Kushtetutës, por do të krijohen kushte për inicimin e ndryshimeve të ligjeve", tha Mlladenovska - Gjorgjievska.

    Paraprakisht, deputetët në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë i mbështetën propozimet e Qeverisë për miratimin me procedurë urgjente të Propozimeve për nxjerrje të ligjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për energjetikë, me Propozim të ligjit dhe të Propozimit për miratimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ujëra, me Propozim të ligjit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #152
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cirk politik pa kufij

    Qytetarët hynë në shtëpinë e tyre!

    Kujt vallë iu kujtua ta organizojë këtë manifestim stupid? Çfarë duan të na porosisin “Ditët e Kuvendit” – se qytetarët (shiko-liri të madhe dhe kulm i demokracisë) në çdo Ditë të Evropës, një herë në vit do të mund të hyjnë në Parlament?

    LOBI 202, 9 Maj 2005

    Para dyerve gjerësisht të hapura në hyrjen zyrtare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit, Lupço Jordanovski, të hënën, më 9 maj, iu drejtua qytetarëve të tubuar me fjalët: “Nuk dua të them ‘Sezam hapu!’, meqë brenda s`ka kurrfarë pasurie, por vetëm – ‘Urdhëroni, hyni në shtëpinë tuaj’!”.

    Kjo mirëseardhje ishte potencuar edhe me mënjanimin paraprak të rrethojës “policore”, që ndërtesën e Kuvendit e ruante nga demonstrantët e përditshëm që pakënaqësinë e tyre tradicionalisht e shprehin edhe këtu.

    Më pas qytetarët – tepër të lumtur dhe tepër të kënaqur nga mundësia e ofruar për të hedhur një shikim në shtëpinë ku 364 ditë brenda vitit 120 të zgjedhurit e tyre kujdesen për të mirën e tyre – hynë në “shtëpinë e vet”.

    Dhe jo vetëm kaq!

    Mediat (shumica e tyre siç duket të mahnitura nga manifestimi) ishin përplot me informata: se si koordinatorët e grupeve parlamentare e shëtitën popullin nëpër Kuvend, se si një student i Fakultetit Juridik në Shkup është ulur në kolltukun komod të spikerit dhe me këtë rast nuk ka pasur tremë, se si më e madhe ka qenë kërkesa për t`u ulur në vendet që janë të përcaktuara për ministrat, se si një zonje i është realizuar ëndrra që ta shikojë Kabinetin e kryetarit të Parlamentit dhe t`i pyes deputetët se si është ndjenja të jesh deputet, se si një qytetare nga Vinica apostafat për këtë rast ka ardhur në Shkup për t`i porositur të zgjedhurit e popullit që t`i kushtojnë më shumë vëmendje ekonomisë, veçmas bujqësisë, Bekimi nga Shesheva ka konstatuar se kolltuqet e deputetëve janë shumë komode dhe është mirë të ulesh në to, ashtu siç edhe u ka hije nikoqirët u dëshmuan – i qerasën mysafirët me lëng në byfenë e Kuvendit…

    Madje edhe deputetët e PDSH-së, duke mos e ndërprerë bojkotin e punës së Parlamentit, erdhën me këtë rast në Kuvend që të takohen me qytetarët. Kështu, informuan kolegët tanë “qindra qytetarë nga mbarë Maqedonia për herë të parë fituan nga rasti të hyjnë në dhomën ligjdhënëse, të hedhin një shikim në sallën plenare, të ulen në karriget e deputetëve dhe të bisedojnë me të zgjedhurit e popullit”. Duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për rast të vetëm, “qytetarët nuk lëshuan rastin që të fotografohen me deputetët në shkallët ku fotografohet çdo Qeveri e re”!

    Disa nga deputetët në mënyrë entuziaste deklaruan se për qytetarët dyert e Parlamentit duhet të jenë të hapura për çdo ditë, përderisa ata më të kujdesshmit porositën se për këtë nuk ka kushte, se prania e përditshme e qytetarëve për shkak të mungesës së kushteve për punë në Kuvend do të shkaktonte tollovi.

    Dita e dytë kaloi në shenjë të gazetarëve që i ndërruan rolet e veta me parlamentarët në “kontra-presin” – deputetët parashtronin pyetje të pakëndshme, gazetarët djersiteshin përderisa jepnin përgjigje – thyheshin shtiza rreth asaj se kush është më i korruptuar…

    Lidhur me atë se si kaluan gjimnazistët të cilët debatuan në temat për Deklaratën e Bolonjës dhe për arsimin te ne dhe në Evropë në seancat e përbashkëta të komisioneve për arsim, shkencë dhe sport dhe për çështje evropiane, ose si u gjendën deputetët kur i pyesnin studentët, ose për “Oratoriumin” e paharrueshëm dhe zgjedhjen e oratorit më të mirë, simultanet në shah dhe turneu në shah, nxënësit të cilët impresionet e veta nga Parlamenti i shprehën duke vizatuar, për ahengun e madh final dhe të gjitha ato çudira që ndodhën deri më 13 maj, deri kur ishte paraparë të zgjasnin “Ditët e Kuvendit”, në ndonjë rast tjetër.

    Me të vërtetë njeriu nuk di të qeshë apo të qajë kur të ballafaqohet me realizimin e ideve të këtilla soc-realiste.

    A thua kujt iu kujtua ta organizojë këtë manifestim stupid? Çfarë duan të na porositin “Ditët e Kuvendit” – se qytetarët (shiko-liri të madhe dhe kulm i demokracisë) në çdo Ditë të Evropës, një herë në vit do të mund të hyjnë në Parlament?

    Rrethanë e vetme lehtësuese për “Ditët e Kuvendit” është fakti se kishte shumë aktivitete për fëmijë dhe me fëmijë, me të cilët vetëm sasia e këtillë e naivitetit e përqendruar në një vend i shkon për shtati.

    Sipas trajtimit që e fituan këto Ditë, mund të supozojmë se dikush ka dashur të promovojë vlera të reja evropiane në hapësirat tona, të na bindë se tani kur jemi në rrugën e mirë drejt BE-së gjithçka që na mungon është të hyjmë në “shtëpinë tonë”.

    Por, me siguri shumicës së qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së manifestimet e këtilla do t`u tingëllonin “jashtëtokësore”. A ka nevojë për shumicën prej tyre t`u thoni se një herë në vit (për herë të parë) mund të hyjnë në Parlamentin e tyre (për të hedhur një shikim se çfarë po ndodh aty, me qëllim që të bisedojnë edhe me ata që i kanë zgjedhur), kur ai me një fjalë për çdo ditë është i hapur për ta. A ka nevojë qytetarëve të Hagës t`ua thoni këtë, kur me një fjalë nëpër ndërtesën e Parlamentit holandez kalon rruga për këmbësorë, nëpër të cilën lëvizin kalimtarë, një mur i sallës në të cilën punojnë parlamentarët është nga qelqi me qëllim që të mund t`i vëzhgoni nga jashtë deputetët se si punojnë, e të mos flasim për atë se në Parlament ekzistojnë hapësira për vizitorë, galeri për sa të doni qytetarë që duan t`i ndjekin debatet parlamentare…
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #153
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Në takimin me përfaqësuesin e posaçëm të KB-ve Metju Nimic,

    Republika e Maqedonisë e zyrtarizoi propozimin për formulën e dyfishtë. Kjo prakitikisht paraqet konkretizim për zgjidhjen e kësaj çështje me formulën e dyfishtë - deklaroi ambasadori i Maqedonisë në SHBA-të, Nikolla Dimitrov.

    Maqedonia, siç sqaron ai, mbetet konsekuente në pozitën për formulën e dyfishtë, gjegjësisht përdorimin e emrit kushtetues Republika e Maqedonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjetjen e emrit të pranueshëm për të dy palët në komunikimin bilateral me Greqinë.

    "Për hollësirat", tha Dimitrovi, "nuk mund të flas. Tani për tani në rend është pala greke".

    Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesi në bisedimet për zgjidhjen e kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, pas takimit me kreun shtetëror të Maqedonisë, tha se ka marrë propozim i cili siç tha do të thotë operacionalizim të qëndrimit të Qeverisë së Maqedonisë për përdorimin e formulës së dyfishtë të emrit, që në të vërtetë ishte edhe pozita e deritanishme e Qeverisë. Mbetet të bisedohet edhe me palën tjetër për këtë propozim dhe do të shohim se si do të zhvillohet procesi"

    "Në këtë proces qasja ime është t'u ofroj propozime të ndryshme palëve dhe zakonisht për to nuk flitet në opinion. Propozimi Republika e Maqedonisë - Shkup fitoi publicitet, por megjithatë Qeveria e Maqedonisë nuk e pranoi, por mbeti në qëndrimin për formulën e dyfishtë", tha Nimici.

    Sipas Nimicit, takimet e ndara që i mban me të dy palët paraqesin tentim që të gjehet zgjidhje e thjeshtë dhe e dobishme që do të jetë e pranueshme për të dy palët
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Jam ish gazetar(me profesion dhe thirrje profesionale) qe tashme punoj dicka tjeter dhe asnjehere nuk kam qene pjese e Faktit apo mozo ma keq te naj grupimi politik.Eshte bukur te relativizohen gjerat sepse ashtu mundesohet vazhdimi i sages sone sepse gjithnje vlen ajo "por gjerat e mira vijne ngadale" e ne tashme jemi ne vitin e katert te implementimit te Marreveshje se Ohrit... te kujtohen afatet e percaktuara te realizimit?

    BDI eshte strukture e cila e ka (kishte) kapitalin me te larte dhe si e tille duheshte te jete promovuesi i ndryshimeve te rrenjesishme ne perditshmerine tone.Si "shpetimtar" e morren verdiktin e popullit (vetem ne nje pare zgjedhje se keto te dytat ishin ala kallash zgjedhje) vetem per arsyen e larteshenuar.

    PPD-PDSH dhe te tjeter nuk mund te krahasohen me kapitalin qe e kishte BDI-ja.Marreveshja e Ohrit u gjunjezua deri ne skajshmeri dhe prej nivelit kombtar(Republikan apo si te duash) ajo me mjeshtrine e LSDM-se zbriti ne nivel lokal te realizimit.Me kaq edhe nuk perfundoi poshterimi por vazhdoi akoma me relativizimin e asaj qe eshte percaktuar ne kushtetute dhe perfundimisht kualiteti i te drejtave tona te parapare me Marreveshjen e Ohrit si dhe me Kushtetuten e re tashme eshte zbehur saqe "i ka ra boja krejt"Cdo person qe nuk ka favorizime partiake mund ta shijoje kete ne cdo skute te Maqedonise pervec pushtetmbajtesit shqiptar(per shqiptaret) te cilen akoma vazhdojne me glorifikimin e te arriturave te tyre.
    Edhe nje gje nuk kam nevoje as te perbehem sepse une personalisht nuk i kam takuar as PPD-se(perkundrazi kam qene kritikuesi i tyre me i madh) por as PDSH-se.Keto dy parti te mjera shqiptare akoma nuk e kane gjetur pozicionin e vet dhe veshtire se do ta gjejne ne nje te ardhme te afert.

  5. #155
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Filloi Forumi Dyditor Rajonal NË Varna

    Në iniciativë të presidentit të Bullgarisë Georgi Përvanov sot dhe nesër në Varna do të mbahet Forum rajonal "Korridoret kulturore në Evropën Juglindore - e kaluara e përbashkët dhe trashigimia e ndarë, çels për partneritetin e ardhshëm", ku delegacionin e Maqedonisë do ta udhëheq presidenti Branko Cërvenkovski.

    Qëllimet kryesore të takimit, siç lajmëron korrespodenti special i MIA-s nga Varna, janë masat konkrete për mbrojtjen dhe zhvillimin të karakterit specifik dhe origjinal të trashigimisë kulturore në Evropën Juglindore si udhëkryq ndërmjet civilizimeve dhe religjioneve dhe si urë për hapjen dhe integrimin e rajonit në Evropë.

    Në forum marrin pjesë nikoqiri Georgi Përvanov, presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, i Turqisë, Ahmed Mexhdet Sezer, i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i Greqisë, Karlos Papulas, kryesuesi i Kryesisë së Bosjë e Hercegovinës, Borisllav Paravac, si dhe drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s, Moiçiro Macura dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Teri Dejvis.

    Në delegacionin e Maqedonisë është edhe ministri i Kulturës Bllagoj Stefanovski dhe kryetari i këshillit për kulturë pranë Ministrisë së Kulturës Ferid Muhiq.

    Pritet që presidentët ta nënshkruajnë deklaratën për mbrojtjen, shfrytëzimin dhe popullarizimin e korridoreve kulturore në Evropën Juglindore. Si vazhdim i konferencës është planifikuar edhe forum rajonal i ekspertëve për korridoret kulturore në EJL në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2006 të cilat në bazë të deklaratës së Varnës do të miratojnë plan për veprim.

    Në forum fjalim do të mbajë presidenti Cërvenkovski, i cili do të realizojë edhe takime dypalëshe me presidentin e Turqisë, me presidentin e Malit të Zi dhe me sekretarin e përgjithshëm të UNESKO-s Koiçiro Macura.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #156
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kryeministri do ta shpallë strategjinë për kthesën ekonomike në vend

    Shkup, 09:15


    Kryeministri i Maqedonisë sot në mesditë do t`ua shpallë qytetarëve strategjinë e qeverisë, të paralajmëruar një kohë të gjatë, për kthesë ekonomike të vendit, që e hartoi ekipi i përbërë nga ekonomistë autoritativë.


    Kryeministri Vllado Buçkovski u bëri thirrje para do kohë njerëzve të mençur të ekonomisë në vend që të japin sugjerime për dalje nga situata e rëndë ekonomike në të cilën hasi Maqedonia pas konfliktit etnik në vitin 2001 dhe e cila gjatë viteve të kaluara nuk tregonte shenja të shërimit.


    Në ekipin e këshilltarëve të Qeverisë së Maqedonisë u hasën emra të njohur të ekonomistëve nga radhët e anëtarëve të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, profesorë universitarë, doktorë të shkencave ekonomike, bankierë dhe biznesmenë nga vendi dhe bota.


    Strategjia e re ekonomike e Qeverisë, ndonëse detajet ruheshin si sekret, sipas burimeve të afërta të këshilltarëve qeveritarë, parasheh hapje të ciklit të ri investues përmes krijimit të kushteve për hyrje të kapitalit të huaj, program për zvogëlimin e papunësisë shkalla e të cilës është një ndër më të lartat në Evropë, rritje të prodhimtarisë, zvogëlim të shkallëve kamatore dhe nxitje të bizneseve familjare. /Makfaks/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #157
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Eshte e vertete se presidenti i Maqedonise vuan nga ndonje semundje e rende?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #158
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Papa e mbështet hyrjen e Maqedonisë në BE

    Vatikan, 17:00, 20 maj 2005

    Vatikani e mbështetë aderimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, tha prijësi i ri i Kishës romëkatolike. Papa Benedikti XVI gjatë ceremonisë së dorëzimit të akredicioneve të ambasadorëve të Maqedonisë në Vatikan

    Duke i pranuar letrat akredituese të ambasadorëve të Maqedonisë Bartollomej Kajtazi, Papa Benedikti i XVI përkujtoi fjalët e Papës së ndjerë Gjon Palit të Dytë se "Evropës i nevojitet Ballkani, aq sa Bllkanit i nevojitet Evropa".

    Duke e mbështetur aderimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Papa Benedikti i XVI, siç lajmëroi agjencia "Katolik vollrd njuz", paralajmëroi se këtë nuk duhet shikur si një mjet për ta tejkaluar krizën ekonomike. /Makfaks/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #159
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    NË ROMË FILLON MANIFESTIMI "MAQEDONIA NË NDER TË SHËN CIRILLIT

    Delegacioni shtetëror dhe kishtar i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Vllado Buçkovski qëndron për vizitë disaditëshe në Romë dhe në Vatikan me rastin e manifestimi "Maqedonia në nder të Shën Cirilit".

    Në përbërje të delegacionit shtetëror janë edhe ministri i Kulturës Bllagoja Stefanovski, zëvendësministri i Ekononisë Sasha Andonovski dhe kryetari i komisionit për bashkësi fetare dhe religjioze, Cane Mojanovski, njofton raportuesi special i MIA-s nga Roma.

    Në delegacionin kishtar janë mitropoliti i Dibrës dhe Kërçovës, zoti Timotei dhe administratori i apostollit në Ipeshkvisë së Shkupit dhe i kishave lindore, Kiril Stojanov.

    Në kuadar të vizitës në Romë dhe në Vatikan, kryeministri Buçkovski sot do të realizojë takim tet-a-tet me kryetarin e Kishës Romane Katolike, papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë, pas së cilës do të pasojë audienca tek pontifi.

    Kryeministri Buçkovski do të bisedojë edhe me sekretarin shtetëror pranë Selisë së Shenjtë, Anxhelo Sodano.

    Pas përfundimit të takimeve në Vatikan, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë me një pjesë të delegacionit do të shkojë në Napoli, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandantit suprem të krahut jugor të NATO-s.

    Në orët e mbrëmjes në qendrën kulturore Dionisija - Vila Pikolomini do të mbahet koncert i ansamblit të valleve dhe këngëve popullore Tanec, ndërsa do të paraqiten edhe muzikantët emininetë të Maqedonisë Vllatko Stefanovski dhe Toshe Proeski
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #160
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    SeancË Solemne E Komisionit TË Arsimit, ShkencËs Dhe Sportit Me Rastin E 24 Majit

    Komisioni i Kuvendit për arsim, shkencë dhe sport sot me seancë solemne e shënoi 24 Majin, Dita e Shën Cirilit dhe Metodit.

    Para anëtarëve të Komisionit dhe para mysafirëve të pranishëm u drejtua kryetari i Kuvendit, Lupço Jordanovski, i cili theksoi se mendimin e vet për statusin e arsimit në Maqedoni e shprehu si profesor dhe qytetar akademik.

    "Evropës nuk i duhen ekspertë dhe mjeshtri të specializuara, por vetëm njohuri. Për këtë edhe e vlerësoj Deklaratën e Bolonjës, e cila nuk kërkon kushtetutë të përbashkët arsimore, por vendosje të rendit ndërmjet sistemeve të ndryshme", tha Jordanovski.

    Ai vlerësoi se universitetet në Maqedoni kanë mbetur mjedisi më konservativ gjatë 15 viteve të fundit.

    Zëvendësministri i Arsimit dhe i Shkencës, Tale Geramitçioski ishte i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me Komisionin e Kuvendit, duke theksuar se tani vjen periudha më e vështirë.

    Kryetarja e Komisionit të Kuvendit për arsim, shkencë dhe sport, Sonja Lepitkova pastaj e prezantoi Raportin për punën e këtij trupi. Ajo theksoi se anëtarët e Komisionit kanë parashtruar deri në Kuvend 29 amendamente prej të cilave 90 për qind janë miratuar.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 16 prej 108 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •